Por ne jetojme edhe ne nje bote te se drejtes !Njerezit kane te drejte te pasurohen , dha askush nuk mund te te kufizoje, dhe ne se dikujt mund ti heqesh gjerat materiale, si ngelet gje !
Hapi perpara mund te ndodhte veten kur gjen ( natyrisht qe dhe materialja ka pjesen e vet) edhe dicka tjeter vec grumbullimit te pasurise .
Fjalet e urta thone qe ajo qe zoterojme ,na zoteron , dhe kjo nga ana e saj ,na sundon , na ben te zoteruar . Ne fakt cfare do te thote te "zoterosh"?
Duhet te rrish ulur mbi ate qe ke ne menyre qe te te mos ta rrembejne .Do te thote qe nuk mund te besh dot gje tjeter, do te thote qe nuk mund te levizesh lirisht dhe duhet te jesh vigjilent dhe mos humbasesh vemendjen, ne se nuk do te rrezikosh ta humbasesh ate qe zoteron!
Por kjo nuk do te thote te predikosh lumturine zhgenjyese te gjerave materiale .
Me mire te thuash qe ka edhe dicka me mire dhe le ta kerkojme apo gjejme.
Cmenduria e situates se sotme qendron pikerisht ne kete kontradikte : Njeriu nuk ka me idene e gjerave te mira ne jete ,por ne te njejten kohe eshte ndertuar ne menyre te tille qe te ndieje kenaqesi vetem nga me "mira" qe egziston , dhe qe vetem njeh.... apo ndoshta eshte ndryshe per ju !
Ne jemi pragmatike, praktike ,imediate , dhe kjo na con ne ate qe veme parane ne vend te pare : Zgjedhja ime e professionit , p sh , do te jete komplet ndryshe nga sa mund te ishte per mua,ne se do te egzistonte dicka me e rendesishme se paraja --ajo qe me pelqen dhe di te bej , idealet, bukuria, shoqeria , bota shpirterore , deshira e raporteve njerezore me te sinqerta......
Ne diten e sotme shume njerez zgjedhin profesionin me kriterin per te bere sa me shume para te mundin!
Por cfare do te ndodhe ne njerezimin e sotem ne se egsitojne miljona njerez qe punojne vetem per te fituar maksimumin e mundshem ,dhe ata qe fitojne pak enderrojne qe heret a vone te perfundojne ne ndonje firme (apo futen politikes) ku parate behen me te vertete ?
Ndodh ajo qe njeriu behet impotent sepse "nuk mund" te demostroje ate qe vlen dhe eshte i detyruar te kerkoje lemoshe "per nje vend" duke rene ne duar te pak arbitrave arrogante qe percaktojne rregullat e LOJES .
Do thoni ju : Po ka njerez qe as punen nuk e ka , dhe do ti pershtatej gjithckaje vetem e vetem per te fituar ate qe duhet per te jetuar.
E pra , Edhe papunesia eshte nje pasoje dramatike e rendesise absolute qe paraja ka ne mentalitetin perendimor dhe eshte pikerisht gara e cmendur ne grumbullimin e pasurise qe bllokon qarkullimin e parase , duke vene ne dyshim principet e demokracise dhe te gjitha vlerat tradicionale. Te punoje dikur ,ishe njeri i respektuar, ishte vlere dhe kishte vlere!
"Kerkoj pune ,por nuk e gjej dot" - thuhet , sikur puna te ishte dicka ektstraterreste dhe jashte botes se nje njeriu , apo sikur dikush te ben nje nder, dhe jo si nje sherbim apo nevoje , shperhje talentesh apo aftesish ! Mund te fillojme te themi : qe sot e tutje do heq dore se konsideruari parane si vlere supreme te jetes- si per te pasurit dhe te varferit , dhe nuk do te thote qe paraja nuk ka asnje rendesi- natyrisht qe dokete, por do te ishte nje bote ndryshe ku njerezit konsiderojne parane qellim ose mjet!
Krijoni Kontakt