Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-01-2007
    Postime
    139

    Estetika e ndryshimit

    KRITIKĖ LETRARE DHE ESETETIKĖ

    ESTETIKA E NDRYSHIMIT ( I )
    Kėlithje pėr Kosovėn e ndryshuar

    Dhunimi i Kosovės ne moshėn rinore(Pamje sociologjike:shteti I ri I Kosovės nė precesin e formimit)

    Shkruan:REXHEP AHMETI,(
    filozof,sociolog shqiptar)

    Libri I poetit dhe publicistit z.Bahtir Hamza, me titull interesant”Pastrohu Kosovė,” bėnė atė qė mnd tė bėjė mė sė shumti njė poet: klith poetikisht dhe sociologjikisht kunder padretėsive nė Kosovė, sfidonatmosferėn mbytėse shpirtėrore qė dominon, tash nė Kosovė:
    Kosovė,
    Botė e trazuar.
    Shqipe nė mėrgim,
    Nė moshėn rinore dhunohesh.
    Zvarritesh,s’fle e qtė.

    Dhunohet sot Kosova si shtet I ri nė formim.Dhunohet nga Brenda dhe dhunohet nga jasht.Dhunohet nga “shqiptarellat”,dhunohet nga Unmikistani.
    Pse I ka ndodhur Kosovės sonė tė dashur kėshtu? I ka ndodhur trazimi,mėrgimi,dhunimi ngase tani nuk ėshtė lėnė tė pastrohet vet,dhe poeti thėrret:”Pastrohu Kosovė”!
    I ka ndodhur kėshtu sepse “shqiptarellat e tu (Kosovė), kėrkojnė dashuri rrugėve tė Europės” – ironizon poeti.Kjo do tė thotė se e lėnė Kosovėn, nuk e duan,disa shqiptarė tė tjetėrsuar qė poeti I quan shqiptarella. Dhe kjo nuk mund tė cysė mendimin se Kosova ėshtė kėshtu si ėshtė nga shkaku se ata shqiptarella qė e kanė lėnė nė pritje ēėshtjen e Kosovės dhe e kanė rrokur interesin personal,nėrend tė parė, mu ata janė shkaktarėt kryesor tė gjendjes ekzistuse nė Kosovė,pasi janė dalė jashtė esencės sė vet shqiptare,kėrkojnė dashuri rrugėve tė huaja,nėnėn e shpėrdorojnė,zhvillojnė me krenari korrupsionin nė Kosovė, dhe kėshtu Kosvėn e kanė qitur jashtė esencės sė saj, e kanė larguar nga vetvetja, e kanė bėrė qė edhe deri diku, mu tani ta haj edhe vetveten.Me njė fjalė,siē ka njė shprehje poeti,Kosova tani ėshtė jashtė Kosovės,jashtė vetvetes dhe kemi mendimin, qysh nė poezinė e parė:
    Kosova jashtė Kosovės,nuk ėshtė Kosovė.
    (pamje filozofike pėr vuajtjet qe shkakton joshteti juridik)
    Pėrse kėshtu pyt poeti ? dhe pėrgjigjet:
    Mėrgimtar I pastėr,
    I cenzuruar, I pėrbuzur,I ngacmuar,I burgosur me deshmitarė tė rrejshem
    I shtypur dhe I harruar.
    Nė ēdo copė tė shėmtuar tė kėsaj Bote tė prishur.

    PSE KOSOVA JASHTĖ VETES ?

    Kosova ka mbetur jashtė vetes sepse sepse shqiptari nė Kosovė dhe jashtė saj ka mbetur”mėrgimtar I pastėr, I pėrbuzur,I burgosur, I shtypur, dhe I harruar”
    Kėshtu ndodh jo me nėrin, por me tė gjithė,pos shėrbtorėve tė krijimit tė kėsaj atmosfere nė tė cilėn njė komb (dhe minoritet qė jetojnė afėr tij) po shtypet pa mėshirė.
    Rrobėt po burgosen dhe cenzurohen, cenzurhen dhe burgosen e shtypen edhe luftėtaret e lirisė nė “shoqėrinė kosovare” e cila ėshtė lėnė kėshtu siē ėshtė nė shtypje e mjerim pėr t’I humbur vlerat shqiptare pėr t’u gjunjėzuar dhe pas gjunjezimit pėr t’iu dorėzuar si dhuratė dikujt tjetėr e jo pėr t’iu lėnė atyre qė u takon,njerėzve qė kanė jetuar e jetojnė aty, qė nga pellazgėt e lashtė.

    Prandaj poeti me arsye thret:
    Kosovė,
    Kurrė mos u gjunėzo.
    Ngritu me dy faqe,
    Nė pasqyrė tė Kohės .
    Pastrohu Kosovė !
    DASHURI,LAPIDAR.

    Poeti I sinqert ,ka guxim qė ta shikojė edhe veten nė pasqyrė, prandaj I kėrkon me sinqeritet qė edhe Kosova e tij dhe jona ta bėjė tė njejtėn gjė.Dhe poeti, ia gjen pasqyrėn mė objektiv Kosovės qė tė shikohet nė te.Kjo pasqyre ėshtė njė pasqyrė interesante”luftėtarėt e lirisė , UĒK-ja dhe qėndrimi “ I shoqėrisė kosovare”ndaj ēlirimtarėve potencial,tė cilėt edhe pse nuk mundėn objektivisht ta finalizojnė ēlirimin e Kosovės, (pėr njė kohė tė shkurtėr ) krijuan themelet e ēlirimit tė ardhshėm tė sigurt tė saj.

    KOHĖ E BURRĖRISĖ SHPIRTĖRORE
    ( Pamje psikologjike, ndeshja mes psikologjisė sė vjetėr dhe tė re )


    Ndėrsa sot kur tė jet kohė e burrėrisė shpirtėrore shqiptare, kur duhet tė ngritet “kulti” I ndryshimit shpirėror pozitiv,le tė shikohemi tė gjith nė pasqyrė pot a duam KOSOVĖN NDRYSHE.VĖRTETĖ, ka nevojė tė shikohet nė pasqyrė njė shoqeri qė jo vetėm se nuk e trajton institucionalisht UĒK-nė, siēe meriton,por e shanė dhe ka qėndrim armiqėsor ndaj saj: Ndja regaon fuqishem poeti nė poezinė, interesante “Elegji pėr UĒK-nė”,ku shpėrthen guximshėm dhe si re e mllefur:
    Komunistė,Leninistė,Enveristė!!!!!!!
    Shajne e shpifin pėr nje fėmijė
    Qė nė Kosovė porsa ka lindur
    E ka emrin ushtri,

    UĒK, unė e ti.
    I janė sulur turravrap,
    Ēdo luftim ia shajnė nga pas,
    Shkrimtarė.poletikanė,artistė,
    Institucionalishtė,
    Tėrė urrejtje pas saj rendin.

    Me turr vazhduan tė vjellin si vollėn
    Nė orkestrėn me tė huajt kundėr UĒK-ės,
    Pėr interesa tė Serbisė.
    Dashuria ndaj tė sė vėrtetės
    (ose prirja dhevetia filozofike)

    Sikur qėndrushmėria e poetit pėr ta mbrojtur tė vėrtetėn shkaktohet”Nga dhuna mbi tė vėrteten”(Poezia:Skena tė dhimbshme”)
    Poeti e do tė vėrtetėn ndaj edhe ka guxim qytetar ta thotė atė,siē e ka thėnė kėtu dhe nuk e ka dėgjuar kėshillėn e fėmiut tė tijabi, kujdes kur rri atje…..
    ……nga pseudoshqiptarėt, shėrbėtorė me diplomė,….

    Aty ku dashurohet e mbrohet e vėrteta, aty ka shpirtėsi qė ėshtė burimi I artit.
    A nuk ėshtė gjynah ( ku ta ndiej gjynahun njė shoqėri e tillė”kosovare” e cila pranon tė jetė anti_UĒKnė,gjithė kėtė arenė tė ēuditshme a laboratorium tė madh qė quhet Kosovė nėn UNIK !)kur poeti I pėrskajuar ( imargjinalizuar) jeton edhe me shqetėsimin e ndjekjes se tė vrasjes nga vrasėsit tradicionalė profesionistė tė shqiptarėve !

    Poeti sinqerisht tregon:
    Liria u fitua disi.
    Dhe pse…..
    Unė pėrsėri I frikohem krimit,
    Por jetoj disi.
    (poezia ;”I frikohem krimit”)

    Dhe, kėtė shqetėsim e frikė nė ē’vend e pėrjton poeti ?

    Kėtė shqetėsim e ka mu nė zemėrn e Kosovės tė cilėn e kėndon, dhe tė cilės I shprehet, I rrėfehet me sinqeritet, me vargun e fuqishėm: “Vetėm te Ti nuk jma I huja Kosovė”.
    Natyrisht, asaj qė I rrėfehet poeti, tek ajo qė gjen prehje dhe fuqi shpirtėrore, mu asaj nuk ka se si tė mos I drejtohet artistikisht e realisht:
    Kosovė,pjesė ė shirtit tim ZGJOHU !
    Fėmijėve tu kthehet buzqeshja.
    Vetėm te Ti nuk jam I huaj Kosovė.
    Jeta nuk numrohet.

    Pra, duhet shikuar,duhet vėrejtur se:edhe pse kjo poezi duket e thejshtė ėshtė, nė brendi e thellė, mendimore dhe moderrne, ngase mbėrthen vlera tė pamohushme dhe kėndon e qanė sinqerisht e burrėrsiht,pra shqiptarisht guxon dhe shpreh tė vėrtetėn edhe nė kėtė jokohė, e cila pėrsėri ėshtė, pėr tė tjerėt dhe jo pėr ne.
    A nuk ėshtė gjynah (Ēfarė gjynahi,ej !- do tė thonė ca kosovarė tė tjetėrsuar, disa qrmiqė “institucional” tė UĒK-ės, dhunus tė lirisė ) kur aq shumė shqetėsohet fėmiu, pėr prindin poet- trim tė fjalės, se mos poi a vrasin babin tė cilin me sinqeritet fėmiu e kėshillon:

    Babi, jam e frikėsuar shumė !
    Kujdesė kur rri atje !
    Ti e di se ē’na kanė bėrė,
    Shėrbėtorėt me diplomė,
    Kujdes !
    Kujdes Babi im nga pseudoshqiptarėt
    Se edhe njė dhėmbė po t’u mbetej,
    Pėrsėri do tė kafshojnė…………
    (Poezia:”I frikohem krimit )

    Babi im vrasja nė art vazhdon…
    Nuk mund tė krijohet e reja me krime dhe korrupcion.

    Por edhe nė mes tė asaj tragjike qė ka krijuar robėruesi, kur ėshtė rrezik tė jesh pro UĒK-ės,( dhe kėtė poeti e di ) ai shpallė dhe realizon parimin:

    Kurrė, nuk mund ta ndjesh veten Shqiptar,
    Po nuk e njohe Luftėn e fundit, Tė popullit tonė.

    Kjo ėshtė ė thėnė thjeshtė, nga njė poet I thjesht shqiptar,por qė ėshtė pėrsėri mė I “nderlikuar”se ai poet “kosvar” qė ka teknikė artistike shkrimi, por ėshtė shqiptar I paideal dhe kur tė shikohet nė pasqyrėn e UĒK-ės, e fajson pasqyrėn….
    Shqiptari me idal thotė:
    Nė kėrkim tė diellit
    I gatshėm jam
    Tė shkrihem e tė bėhem hi !
    Nė gjirin tėnd Kosovė,
    Unė dua liri !.
    Vėllau im mėrgimtar,Ramadan Hamza,
    Ma tha kėtė poezi.
    Pėr shqiptari.

    Edhe pse shumė e thjeshtė, mednoj se ky lloj I poezisė, nuk mund tė quhet anakronik, pasi tregon dhe mbron vlerat e luftės sonė tė fundit dhe tė qentė shqiptar.Por kėto, kjo poezi I bėnė duke qenė edhe krejt kritike dorėlirė ndaj tyre (UĒK-ės,dhe Luftės sė saj.)

    Poeti idealin shqiptar pėr liri sot e lidh me tri germa symbolĒK.
    Siē, pamė edhe mė gjer kėtu poeti UĒK-ėn, e vė si pasqyrė qendrore reale ku duhet tė shikohet Kosva nė pėrgjithėsi ( Kosova anti-UĒK dhe Kosova –UĒK)

    Ideali pėr liri nuk vdes kurrė
    Veēse ndrron formė.
    Kėtė radhė u shfaq me uniformė,
    UĒK-ja dje, TMK- sot.

    Dhe koha dhe “kosovaret” qė nuk e pėrfillin kėtė ideal janė tė matėshem dhe tė dukshėm nė pasqyrėn e kėtij simboli:

    UĒK-ja, kėrkoi pėr ne virtytin,
    Dhe hasi te ne ligėshtinė.
    Ajo kėkroi pėr ne dashurinė,
    Dhe hasi ten e armiqėsinė.

    Dhe kėshtu siē ėshtė sjellur, shoqėria “kosovare” (jo e tėra) me UĒK-nė, dhe ashtu siē janė sjellur pėrkrahesit e atyre qė thonė, me punėn dhe sjelljet e tyre “Unė jma Kosova”,kanė dėshmuar se janė dy Kosova.Kosva e shumcės, e sėmuar, e ligė dhe armiqėsore ndaj Ushtėrisė se vet Ēlirimatre dhe Kosva e pakicės, me trup, shpirt e vepėr pėr UĒK-nė.
    Prandaj Kosova e shumcės, Kosova anti-UĒK e ka pritur dhe shpėrblyer UĒK-ėn me ligėsi, armiqėsi,sharje – denigrime,shpifje, burgim,mjerim,varfėri, “pėrkujdesje instutucionale”e tj.
    Kėshtu mbase Kosovėn anti-UĒK,siē “kėndon” poeti e pėrbėjnė ata qė “Veē nga tė huajtė detyra tė marrin ! Spiunojnė veē shqiptarė ! Ca politikanė,ca maskarenjė. Tė shkombėtarizuar E edhe ma injorancė na vrajnė”.
    Kosvėn anti –UĒK e pėrbejnė edhe ata “shqiptar t’pa ideal” qė “Me intriga. Mashtrime,bllokime,Me sy e lot krokodilėsh, hajni e vrasje, luajnė me lirinė.
    ”Kosovėn anti- UĒK e pėrbejnė edhe ata qė “Pėrferojnė bėrllogun e Zvicrės Tė pastrojnė, E natėn shesin drogė.Ditėn dėshmi tė rrejshme bėjnė “Kosovėn anti – UĒK e pėr bėjnė ata qė janė faktikisht “dhunuesit e lirisė”, e pėrbejnė edhe disa bijė ballistėsh spiunė dhe policė tė Serbise….. qė u gjallėruan edhe me UĒK-nė, e pėrbejnė edhe ata qė janė “keqėpėrdorues, hajdutė e gėnjeshtarė me vulė dhe gradė shkencore, Gojė fliqur.” e pėrbejnė “Mjeranėt shqiptaro-serbo – titistė, me gėnjeshtra e pengonin rrugėn e lirisė.Pengonin vallen e poezisė”.
    Kosovėn anti- UĒK, sipas poetit e pėrbejnė edhe “kerberėt tė vetėlarė nė gjak”, e pėrbėn edhe “kau I zi spanjoll” qė kėrkoi ail nė Zvicėr ! Mbajti Konferenca me shqiptarė duke shpėrndarė drogė ,…Sot e shoh nė Prishtinė,…..Me qafė tė trashė, ish taraku I Serbisė, Prapė ngjitur partisė.

    Nė kėtė copė lirie tė cunguar
    Nė Prishtinė,
    Pėrfiton pėrsėri drogmeni ynė !
    ( Nė kėrkim tė diellit .14)
    Nė Kosovėn anti-UĒK – ndoshta, padahtas hyjnė edhe ata profesorė qė I prejashtojnė studentėt nga mėsimi edhe kur”….vonojė autobusėt,Drenicė – Prishtinė” !
    Kosovėn anti- UĒK e pėrbejnė “qetė shqiptarė” qė “ kurrė besė nuk kanė, kur dikush u jep e hanė ! ” Kosovėn anti- UĒK e pėrbejnė edhe ata tė cilėve poeti iu drejtohet:
    Ju ishit titistė,
    Lira e Kosoves erdhi edhe pa ju !
    Unė ju njoh kahera,
    Edhe kur Kosova kishte Diell !
    Por nuk kishte as Vera e as Pranvera,
    Sepse drejtoshit ju !
    E tash pėrseri e shprehi:
    “Kosova jam unė”
    Kosovė si e duron kėtė turp,
    A, a edhe nė Liri ? !
    ( Nė kėrkim tė diellit,poezia e tėrė )

    Pasi qė kjo poezi bukur shumė pėrbėnė sintezėn e Kosovės anti – UĒK,po ndalimi edhe te njė poezi, sintetizuese nė kėtė pamje, pikėrisht te poezia me titull”Ekzekuto krimin,Kosovė”, ku poeti me mllef e indinjatė kėndon:

    Nuk mund ta nderoj
    Grigjėn tėnde miope Kosovė.
    Bisha tė gjalla, gjithfarė bėrllogėsh,
    Me tituj e pa titull, shkencėtarė,
    Kėta qė kanė ardhur nė mėrgim,
    As pėr roje tė vdelurish nuk bėjnė.
    Ē’fatkeqėsi pėr fėmijtė e kosovės.

    Pra,del e natyrshme, qė poeti dhe ēdo njeri me moral shqiptar nuk mundet ta nderoj Kosovėn anti-UĒK: “ Nuk mund ta nderoje / Grigjėn tėnde miope Kosovė”.
    Poeti me tė drejtė ka vrejtur se:
    As gazetat tua nė liri,
    S’e thonė tė vėrtetėn Kosovė !
    Nuk mund tė shohesh dritė ,
    Po nuk bėre ndryshimin e shpirtit Kosovė.
    Nė pasqyrėn e kohės, le ta njoh bota !
    Ekzekuto krimin
    Thuaj tė mirėn dhe tė keqen tėnde.


    PASTROHU KOSOVĖ

    Nė librin me poezi tė z.Bahtir Hamza,”Pastrohu Kosovė”, del e natyrshme, e sinqertė dhe e domosdoshme nevoja pėr KATARSIS e Kosovės, pas gjithė atyre tragjedive qė I ka pėrjetuar dhe pas gjithė kėtyre tragjedive shpirtėrore dhe fizike qė po I pėrjton edhe tani.( Na kujtohet teoria estetike e Aristotelit rreth Katarsisit).
    Marrė nga gazeta “Pena shqiptare” ( VIJON )
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bahtir Hamza : 28-12-2007 mė 19:43

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2007
    Postime
    95
    Postimet nė Bllog
    1
    artikulli estetika e ndryshimit, ėshtė jashtė nivelit tė botimit.Bahtir Hamza me sa di
    unė ai nuk ėshtė poet shqiptar, po romė-ashkali afėr Gllogovcit.Nė njė emision nė
    tė RTK-sė vetė Bahtir Hamza ėshtė deklaruar se nuk ėshtė shqiptar,
    prandaj, poezinė e tij nuk po e vlerėsoj se ata rreshta tė prezentuar nga "filozofi"
    vetėm poezi nuk mund tė jenė.Andaj, kujdes formumit pėr botimin e shkrimeve tė
    tilla.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    65
    Postime
    2,690
    Z. Rrustem Geci! Urime se pari per postimin e pare tuajin ketu ne forum. Meqe ndjek dhe lexoj krijimtari, kritike dhe debate, vleresoj gjithmone mendimin e plotesuar dhe jo keshillat e gjysmuara. Pse? Sepse ne nje ballafaqim shkrimesh e mendimesh, duhen te dy anet e plota te tyre, per te mundur te anojme ne vleresim. Lutem te sillni ketu plotesime te tilla mendimesh, qe do pasurojne njohurite tona per personin ne fjale.
    Respekt

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshilla Estetike/Nė kushte shtėpiake
    Nga Mina nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 05-02-2015, 13:50
  2. Papandreu: Qėndrimi grek ndaj Kosovės nuk do tė ndryshojė
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 04-01-2010, 16:11
  3. Si ta ndryshosh vetveten
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2008, 13:25
  4. Kongresi i demokratėve: "Koha pėr ndryshim"
    Nga BlueBaron nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 17:13
  5. BERISHA: MITINGU I NDRYSHIMIT
    Nga Dita nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 02-04-2003, 01:04

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •