Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-12-2007
    Postime
    2

    Ndërprerjet e dritave pas festave, çfarë mund të bëjmë?

    a duhet te bejme dicka per kete gje? keto ditet e fundit kemi qene shume mire me elekticitetin dhe gjithcka ka shkuar mire ne prodhim etj por pas fetave te fundvitit do te kete perseri nderprerje. a duhet te vazhdojme te rrime egoje mbyllur? a mund te bejme dicka per kete? a mund te bejme nje peticion si forum?

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga mr.druk Lexo Postimin
    a duhet te bejme dicka per kete gje? keto ditet e fundit kemi qene shume mire me elekticitetin dhe gjithcka ka shkuar mire ne prodhim etj por pas fetave te fundvitit do te kete perseri nderprerje. a duhet te vazhdojme te rrime egoje mbyllur? a mund te bejme dicka per kete? a mund te bejme nje peticion si forum?
    Peticioni dhe protestat jane forma demokratike por vetem kur aplikohen me vend e jo pa vend. Lexoj shpesh ne kete forum tema per "peticion per pavaresine e Kosoves" apo "peticion per dritat", qe jane jo vetem humbje kohe por edhe kunder-produktive. Peticioni dhe protesta vlejne vetem kur qeveria nuk po punon per zgjidhjen e problemit ose kur Kosova nuk ka nje burre shteti qe te kerkoje pavaresine. Por kur Shqiperia dhe Kosova kane institucionet perkatese qe merren me keto probleme, shqiptaret nuk duhet te pengojne por te ndihmojne.

    Si mund te ndihmoje nje qytetar i thjeshte?

    Konsumo me pak energji se zakonisht per nevojat e tua familjare; denonco ne KESH te gjithe ata persona qe ti njeh qe e vjedhin energjine dhe nuk e paguajne ate pasi per faj te tyre ti ngelesh pa drita; informohu perdite mbi punen qe po ben KESH apo qeveria per adresimin e problemit dhe nese nuk je dakord me kete gje dhe ke mendime apo ide me te mira, shprehi edhe ne forum apo dergojua me leter /email drejtuesve perkates.

    Problemi i furnizimit me energji elektrike eshte problemi me i madh me te cilin perballet shteti shqiptar dhe do te jete nje problem qe nuk do te gjeje nje zgjidhje afatshkurter por nje zgjidhje afatgjate. Qe do te thote qe kufizimet do te vazhdojne por ato duhet te vijne duke u permiresuar nga java ne jave e nga muaji ne muaj. Dhe sikur kriza me te cilen perballet Shqiperia te mos mjaftonte, zhvillimet ne Kosove dhe nderprerja e furnizimit me energji nga ana e Serbise per Kosoven, do te beje qe ne muajt ne vazhdim nje pjese e mire e energjise qe prodhohet ne Shqiperi te exportohet ne Kosoves.

    Dhe duke qene se aktualisht burimi i vetem i energjise elektrike ne Shqiperi jane hidrocentralet, ajo qe shqiptaret mund te bejne eshte edhe ti luten Zotit per sa me shume shira e rreshje debore ne kete stine dimri.

    Albo

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Eshte e drejte qe te mendojme se çfare do te behet me energjine pas festave. Sigurisht qe do te kete nderprjeje te energjise elektrike, pra do te vazhdoje rituali i vjeter. Gjendja aktuale e KESH, megjithese qeveria mundohet qe te ndihmoje kete koorporate, mbetet tejet e veshtire. Ka disa arsye per gjendjen e mjeruar te KESH, po rendis disa me te rendesishmet:

    1- KESH nuk arrin te mbledhe me shume se 50-60% te faturave. Kjo eshte nje gje teper e rende per kete koorporate, pasi nuk arrin te mbledhe ate qe harxhon per konsumatoret. Duhet theksuar se nje borxh teper te madh kane institucionet shteterore ose kompanite e medha private qe nuk kane shlyer borxhet e tyre.

    2- Thatesira kete vit ka qene teper e madhe, kane vuajtur kete pasoje jo vetem Shqiperia, por dhe te gjitha vendet e rajonit e me gjere. Kjo ka ndikuar drejt per se drejti ne furnizmin e konsumatoreve me energji elektrike.

    3- Humbjet ne rrjet jane shume te medha, per shkak te rrjeteve tejet te amortizuara. Llogaritet qe humbja ne rrjet te jete rreth 10-20% e energjise te prodhuar ne vend, pa llogaritur ketu humbjet e energjise se importuar.

    Keto jane dhe 3 shkaqet kryesore qe Shqiptaret nuk kane energji elektrike te mjaftueshme.

    Tani lind pyetja se si do vijohet me tej? Kjo gjendje eshte e papranueshme, pasi po ndikon drejt per se drejti ne ekonomine e vendit tone. Mendimi im eshte qe te ndertohen sa me shpejt hidrocentralet e vogla, projektet e te cileve jane gati dhe te perfunduar. Menyra me e mire per ndertimin e tyre do te ishte ajo e koncesionit, por firmes koncensionare duhet ti vihen kushte dhe nqs thyen kontraten te kete masa nga gjobitja e deri ne debim.
    Gjithashtu duhet te ndertohen TEC-e ne zonat ku ato do te jene sa me produktive dhe qytetaret Shqiptare kurrsesi nuk duhet te behen pengese per ndertimin e TEC-eve, pasi ato jane ne te miren e tone dhe ekonomise se vendit tone.
    Gjithashtu, qeveria duhet te punoje shume ne drejtim te mireqenies se popullit, pasi vetem ne kete menyre Shqiptaret do te mund te paguanin energjine elektrike ne nje mase te gjere. Tani nuk mund ti kerkojme nje familje qe mbahet me te ardhurat e mara nga perkrahja sociale te paguaje energjine, pasi eshte jashte mundesise se tyre. Gjithashtu, dhe Shqiptaret duhet te mendojne te perdorin energjine elektrike ne menyre efikase, jo ta harxhojne ate kot se koti, pasi kjo eshte vetem ne demin tone. Duhet te mendojne per alternativa, psh te ngrohen me ane te gazit ose druve.

    Teper e rendesishme do te jete dhe rikonstruktimi i linjave te shperndarjes, pasi tani ato jane ne gjendje te mjerueshme, çka shpjegon dhe humbjet e medha ne rrjet. Me mire te harxhohen shume para tani dhe humbjet te jene minimale se sa te kemi humbje ne rrjet ne mase te madhe per vite ne vazhdim.
    Nje mase tjeter e rendesishme do te ishte dhe privatizimi i KESH, pasi dihet, privati menaxhon me mire se shteti nje ndermarrje, pasi do te luftonte per perfitimet e veta, pra i bie qe nuk do te kete me njerez qe nuk paguajne energji, do te behen permiresime ne rrjet etj. Gjithashtu dhe qeveria nuk do te financonte me kete koorporate, te cilen tani po e financon me shuma te medha te mara nga taksapaguesit Shqiptare. Keto para do te futeshin ne xhiron e ekonomise se vendit dhe do te ndikonin ne rritjen ekonomike te vendit dhe nuk do te fundoseshin ne gropen e KESH.

    Shpresoj qe 2008 te jete nje vit me i mire nga pikpamja energjitike.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Ndërprerjet e dritave pas fetsave, çfarë mund të bëjmë?
    grusht shteti. bojkot zgjedhjesh. panele diellore.

    ceshtja eshte c'je ti gati per te bo per me pas drita?

  5. #5
    Fare e thjeshte (ne kushtet e nje shteti te vertete ligjor)!

    Hidhi nje sy kontrates qe ke lidhur me KESH.

    Lexo mire kushtet e saj, te drejtat dhe detyrimet e ndersjellta.

    Kontrollo nese ti si klient i ke permbushur kushtet e kontrates (pagesat, aparatet e plumbosura, lidhjet e brendshme sipas rregullave teknike etj).

    Nese je me te gjitha ne rregull, atehere hidhe KESH ne gjyq, pra ngrej nje padi civile per mospermbushje te kushteve te kontrates.
    Kerko furnizim te rregullt dhe demshperblim.

    Mirepo si eshte e verteta?

    A kane te gjithe konsumatoret nje kontrate me KESH (per fat te keq vetem nje furnitor i cili mban monopolin e furnizimit)?

    A kane te gjithe konsumatoret nje mates?

    A behet rregullisht leximi i tij? Si faturohet energjia?

    Nese KESH si furnitor nga ana e tij nuk i permbahet kontrates, atehere ai s'ka se cfare te prese nga konsumatoret, sepse kontrata parasheh detyra dhe detyrime per te dy palet!

    Urgjente!

    Privatizmi i KESH (shperndarja);

    Liberalizimi i tregut te energjise (konkurenca permireson sherbimin dhe ofron larmi cmimesh);

  6. #6
    jepja KESH-in grekut e italionit thu ti... ide e mire


    tregu i lire => lol

  7. #7
    bashkoni KESH-in me KEK-un, them une. po duhet ai 'grushti' siper

  8. #8
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ndërprerjet e dritave pas festave, çfarë mund të bëjmë?

    -Ate qe ke mundur ta besh para 10 vjetesh. Ja, kete mund ta besh dhe mund ta besh kur te duash dhe sa here qe te duash ne te ardhmen...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Fare e thjeshte (ne kushtet e nje shteti te vertete ligjor)!

    Hidhi nje sy kontrates qe ke lidhur me KESH.

    Lexo mire kushtet e saj, te drejtat dhe detyrimet e ndersjellta.

    Kontrollo nese ti si klient i ke permbushur kushtet e kontrates (pagesat, aparatet e plumbosura, lidhjet e brendshme sipas rregullave teknike etj).

    Nese je me te gjitha ne rregull, atehere hidhe KESH ne gjyq, pra ngrej nje padi civile per mospermbushje te kushteve te kontrates.
    Kerko furnizim te rregullt dhe demshperblim.

    Mirepo si eshte e verteta?

    A kane te gjithe konsumatoret nje kontrate me KESH (per fat te keq vetem nje furnitor i cili mban monopolin e furnizimit)?

    A kane te gjithe konsumatoret nje mates?

    A behet rregullisht leximi i tij? Si faturohet energjia?

    Nese KESH si furnitor nga ana e tij nuk i permbahet kontrates, atehere ai s'ka se cfare te prese nga konsumatoret, sepse kontrata parasheh detyra dhe detyrime per te dy palet!

    Urgjente!

    Privatizmi i KESH (shperndarja);

    Liberalizimi i tregut te energjise (konkurenca permireson sherbimin dhe ofron larmi cmimesh);
    eshte veshtire ti dale ndonje konkurrent KESHit se nuk eshte e lehte te futesh ne tregun e energjise. Eshte shpenzim shum i madh fillestar dhe eshte e pasigurte nese do te te nxjerri fitim ne te ardhmen.

    Ajo eshte ide e mire qe the ne fillim. Te ngrihet nje padi kunder KESH nga qytetaret qe paguajne gjithmone rregullisht. Te mblidhen bashke e ta hedhin ne gjyq, se nje nga nje besoj se eshte e shtrenjte te paguash per gjyqin e avokatin.

    Megjithate dhe kjo nuk siguron energjine. Thjesht do detyroje KESHin tu ktheje parate atyre qe paguajne e nuk marrin energji.

Tema të Ngjashme

  1. Si u kthye bredhi në simbolin e festave
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-01-2007, 02:12
  2. A keni filluar të ndjeni ardhjen e festave të fundvitit?
    Nga alnosa në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 10:57
  3. Miam.Gjellat E Festave Te Vitit E Ri.
    Nga rolua në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 15:27
  4. Atmosfera e Festave!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-04-2004, 09:25
  5. Si te ruajme linjat pak dite para festave.
    Nga Mina në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 23:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •