Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Me Rastin E 90 Vjetorit Të Mëvetësisë...

    PËRGËZOJ dhe FALËNDEROJ të gjithë ata që më dërguan URIME për rastin e Jubileut të 90 vjetorit të Ngritjes së Flamurit të Mëvetësisë në Vlonë.
    Krejt befas u ula dhe shkrova këtë vargëzim, se në të kundërt do plasja nga inati!
    Pa hile me askend
    Agim Doçi


    KOT SË KOTI…JU DASHTË ZOTI!…

    Ej, shqiptarë ju thafshin kraht’
    Ju shkoj jeta, kot së koti.
    Ju që s’vleni as sa gratë
    Kush s’ju don, veç ju dashtë Zoti!…

    E shkutë jetën veç me pshtyma
    Tre herë n’ditë kërkoni sherr.
    “Bijt e shqipes” rritë me kryma
    farën tuej Dreqi s’e merr!…

    shkuan shekuj e shkuan mote
    endé sot nuk din kah shkon.
    Fatkeqsitë e kësaj Bote
    Në Shqypni veç i takon.

    Rrugë pa rrugë në Shqipëri
    Benza, kurva, vijnë e shkojnë
    Veç hajduta në Qeveri
    pensionista që mallkojnë…

    veteranë me prostat truri
    lekët bukës i blejn gazetë(!)
    era shurrë vjen pas çdo muri
    Era *** posht e përpjetë

    Kisha, tyrbe e xhami
    Priftër, dhjako e hoxhallarë
    *** me lule Shqipëri!
    *** mbi *** kombi shqiptarë!

    Ngrihen çmimet, ulen brekët!
    Lart, më lart se Mali i Dajtit
    Nuk t’u sosën kurr fishekët!
    qytetarët’ nën hyqëm t’fshatit(!)

    vend ku vritet Deputeti
    sikur t’ishte qen rrugaç…
    Vrasësi merr Medalje Shteti(!)
    Sa hap gojën të thonë: - plaç!


    Vend që s’ka Ligje dhe Norma
    (nga Athina erdh’ Kushtetuta)…
    Vit për vit shpikin reforma(!)
    “Dje m’a fute,…sot t’a futa!…”

    Futja kot, me bazë hakmarrjen!
    Bini Toskë e bini Gegë!
    karakurvë ke gazetaren
    Bandë me rrogë në çdo gazetë…

    Vend ku vidhet historija
    Origjina e kombit tim!
    Vend ku ngrihet qeverija
    Të rrëzojë…Shqipërinë(?)

    Ndër ministra, shtat janë grekër
    gjysh stërgjysh e baballarë
    Bajnë orgji e hanë si mbretër
    Ku një komb rron si lypsarë(!)…

    Ku pëllcet kërrcet dyfeku
    Shkollat plot me… heroinë
    Ku hedh valle sërbi e greku
    Që “mendojnë” për Shqipërinë(!)…

    Vend ku çezma e pallatit
    Nuk nxjerr ujë por lang fekalesh…
    Vend ku vjen hajduti i fshatit
    Dhe blegrin me jehon malesh.

    Vend ku vjen Cjapi me Zile
    Dhe mbush rrugët me kakërdhi
    Vend ku shitet krimi me kile
    Ku nuk thuret një poezi…

    Ku gjëmojnë kangët jevgjite
    Herë me dajre herë me buzuq
    “Moj rrospi sa shpejt m’u rrite!
    Pse m’i lyve thonjt e kuq?…”



    Pse je veshun zhele – zhele?
    Dhe dyshoj s’do bahesh kurrë!
    Prap me gisht në gojë ti ngele,
    “Ballëlarta me Flamurë?”

    Ja kaluan 90 vite
    Kur në Vlonë ngritën Flamurin
    Sot ku je, dhe ku arrite!?
    Là më là po ngre ushkurin…

    Shtrirë përmbys lëngon mbi glob
    Gjakun po t’a thith “shushunja”.
    Ke marrë vrapin me galop
    Kërmë që qelbesh nëpër plumba…

    Vend ku gjen baltë e batak
    drogë, alkool, Euro, dollarë,…
    vend që vritesh veç për Gjak!
    Shurragjaksit s’janë shqyptarë!

    Dil e shit dëshmorët e Kombit!
    Dil, moho Martirët e tu.
    Shqipëri ****** e Globit
    Ti lavirja gjithashtu…

    Ku asht shpirti i Naimit?
    Ku asht fryma e At Fishtës?
    Ku janë trimat e çlirimit?
    Ku janë mendt e F.Konicës?

    Janë tek plagët e Kosovës!
    Janë tek varret në Çamëri!
    Janë tek Fushë e Domosdovës!
    Hot e Grudë, Plavë e Guci!

    Janë tek britmat e Gjo Lulit!
    Huta e gjatë e Boletinit!
    Salari dhe djemt e Sulit
    Janë tek gjoksi i Azem Trimit.



    Nandëdhjetë vite shkunë sa ora.
    Kujt t’i them: - Të qofsha falë?
    Ku janë djemt që kishte Vlora?
    Shqipëri moj rrënjëdalë!?..

    Zemra ime nis merr vrapin
    Don me puth në gjunj Flamurin.
    Hajnat rrugën nuk m’a hapin
    Hajnat fort shtërngojn ushkurin…

    Ia hyp Atit të Inatit
    Kaloj male si i marrë
    Veç të shkoj tek Guri i Cakut
    T’a puth Flamurin Shqiptarë!

    Bubazhelë dhe buburreca
    Jargë e qurra atdhetare
    Para Flamurit seç ngeca
    S’pashë anji fytyrë shqyptare!

    Hipokritë me dhambë ckërmitur
    Njerz që flisnin çuditërisht
    Në mes sheshit të uritur
    Iso burrash labërisht:

    “Po ku je Ismail Vlora?
    Ngrihu, zgjohu ti nga gjumi!
    Ngrihu burrë e bëja fora.
    Shqipërinë e morri lumi!…”

    …Dhe u zgjova i trumhasur
    ishte andërr… mos e zgjat!
    Mosha plakë m’a kishte rrasur…
    Kisha pshurrun në krevat!…

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agim !

    Gezuar 28 nentorin !

    Gezuar dhe ju bashkatdhetareve te tjere !


    Ne Vlore mblidhen dhe atdhetaret per feste dhe te mjereve u a kuptoj sikletin kur do jene te detyruar gjate ceremonive te shikojne dhe fytyrat e kapobandave rebele te 97-es dhe miliarderet me kostume Armani e benza luksoze duke renkuar nga rendesa e barqeve e mullaqeve te majmura me fukarallekun e nji Populli.


    Me shprese per dite me te mira!!!

  3. #3
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anëtarësuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Gimo, e mrekullueshme, nuk di c'te them tjeter. Pasi e lexova te gjithe, mu duk sikur sapo mbarova nje novele, aq shume shpreh, edhe pse jane vargje te brengosura, qe te plagosin shpirtin.
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgët e jetës kjo udha ime e gjatë,
    unë rrëxohem dhe... ngrihem prapë!

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ja si do duhej te dukej kjo poezi...


    PASHALLARËT E KUQ



    Nga rreshtat e mi ghithkah pikon gjak
    Dhe i merr fjalët e lira në largësi i flak
    I hedh në kufijtë e pushtuar të ndërgjegjes
    Ku ndjehet mall për fantazinë e buzëqeshjes


    Ndër të vrarë e të fyer njerëz përjetë
    Flen një dashuri legjendare e vërtetë
    Që të djeg ne zemër e në shpirtë të vran
    Kur e ndjen mallin për natën e mbramë


    Don ta shohësh jetën,don ta shohësh botën
    E flak nga libri të mjerën të kotën
    Nga libri i shkretë me ngjyrë te gjaktë
    Ia fyen “ mençurinë” një te çmenduri plak


    I dehur në vete flet profeti i çalë
    Nga uria turmës i bëhen zorrët palë-palë
    Njeriu është i gjykuar të jetojë në liri
    -thotë ai-për këtë duhen lexuar rreshtat e mij


    Ky libër i kuq (ndoshta edhe i zi e i bardhë)
    E thëret një idhull që kurrë s’ka për të ardh
    Në një kohë të degjeneruar nga besimi në vete
    Lutuni për mëshirë,për shpirtmirësi të kësaj jete


    Ah,pashallarët e kuq dinë se si të flasin
    Kur me fjalë dhimbsurie shpirtin ta plasin
    Me libër në dorë e lajka në gojë
    Nuk është asgjë tjetër veçse një lojë


    Ku qëndron bukuria e jetës pashallarët e mij
    Apo ka kohë ende për ta mësuar
    Disa thonë se qëndron në liri
    Por a t’ju besoj të lutem më thuaj


    Libër i kuq,libër ngjyrë gjaku
    Idol i vërtetë idhull i dëshiruar
    Ty do të lexojmë fëmitë më së paku
    Ndoshta ata madhështinë kanë për ta çmuar


    Ku janë ata budallenjtë që s’ta dinë vlerën
    Vetëm ti je diçka reale
    Për ty çirrem e digjem kot më kot
    Ti histori deliriumi fascinante

    Lojë e përgjakët e historisë njerëzore
    Urdhëroni - pështyni mbi idhujt arbërore
    Nuk na ka mbetur asgjë përveç zemrës
    e këndojmë këngën e dhembjes...

    Ah,mbretër të kuq mbi bedene të larta
    Ç’kërkoni atje nëpër kështjella të arta
    Ku flejnë misteret e tmerret e jetës
    Në harresë të paharuar të së vërtetës

    Ku çdo gjë është dyfytyrëshe si dhe ju
    Pjata,lugë,e trofe diamanti qëndrojnë vetëm ashtu
    Nga jashtë verbuese në brendi të vyshkura
    Në ndërgjegje thellë të pështyra

    Pashallarët e kuq,zotërinj të nderuar
    Gjeni të talentuar të mendimit të drejtë
    Terrori i bardhë mbi sedra të juaja ka kaluar
    Dhe e ka vrarë lirinë shpejt e shtrenjtë

    Libri është fëlliqur...nga dorë të huaja
    I prekur në shpirt-dorën e flak!
    Don ta lajë librin në detëra të juaja
    Por jo...ai detin e skuq dhe e përgjak...!


    2001



    Un'

    P.S. Ua uroj festen te gjithe atyre qe jane me buze ne gaz...

  5. #5
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Protesta poetike e shpirtit te Agimit, qe ishte shume e bukur dhe fatkeqesisht per te gjithe ne, shume e vertete, po me nxit te shkruaj nje pershtypje personale lidhur me festen e Pavaresise.

    Ketu ku jam une pervjetorin e Pavaresise e festuam te djelen. Kjo per arsye qe merren me mend lehte ( e djela eshte pushim, kurse gjate javes njerezit punojne e nuk ju jep leje kush etj. etj.) Na mblodhi nje shoqate e re bashkeatdhetaresh dhe e festuam ne nje klub privat. Ne program ishte dreka, muzike popullore nga te gjitha trevat, dy tre fjalime-pershendetje e gjera te tilla. Ishim rreth 300 veta, familjare e rini nga te gjitha rrethet e Shqiperise.

    Pershtypja qe doja te ndaja me ju lidhur me kete feste, nuk eshte aktiviteti ne vetvete, por nje aspekt ne dukje dytesor, apo fare i parendesishem, por qe per mua flet shume dhe tregon qarte realitetin Shqiptar.

    Pjesa derrmuese e pjesemarresve ishin emigrante te valeve te para. Pra familje e njerez qe jane larguar qe ne '90-'91-'92-shin dhe qe sot jane integruar mjaft mire ne shoqerine e huaj ku jetojme. E pra pavaresisht nga ky fakt, te bente pershtypje varferia relative e ketyre njerezve, qe binte ne sy fillimisht nga veshjet dhe pastaj shfaqej qarte edhe ne bisedat personale qe zhvilloje me ta ( ku tregoheshin halle e veshtiresi, arritje, suksese e perpjekje te ardhshme ). E pra festa ishte nje ngjarje me rendesi, sikur te ishte dasem, dite e madhe gezimi, dhe dihet se kujtdo ne dite te tilla i pelqen te veshi robat me te mira dhe te shfaqe frymen me optimiste qe zoteron! Fakti eshte se pjesemarresit ishin "pajisur" me "pajimet" materiale e shpirterore me te mira qe zoteronin!! E praseprape.... .

    Cfare kontrasti me lluksin e shume festave ne Atdhe!!!

    Emigracioni nuk te pasuron. Maksimumi mund te krijoje nje mirqenie relative te paguar shume ( teper!! ) shtrenjte. Kete e di gjithekush eshte perpjekur e perpiqet te jetoje ndershmerisht jashte shtetit. Por athere, nese i veme vize te ardhurave ne emigracion nga puna e ndershme, me cfare parash "dhjamen" mor aman "tangerlliksat" ne Shqiperi?? Se aty pune ka pak dhe ajo qe eshte paguhet mizerje. Tregetia, per nje qe pasuron, si ligj, duhet te "shkaterroje" permes falimentimit dhjete te tjere. Industria eshte embrionale. Shteti nuk ka pare per te arrnuar breket e veta e jo me te hedhe ne investime infrastrukturore etj etj.

    Nga burojne keto pare? A eshte e mundur qe per hir te nje lluksi fals ( se as ai nuk eshte real ) e kalimtar te mbyllim syte te gjithe si komb, para te vertetes tragjike se te ardhurat kryesore vijne nga trafiqet qe me kohen do na mbysin krejt??

    BA

  6. #6
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Haj ti hije edhe une valles pesimiste, por cka me be, nuk mundena vetveten ta genjejm, keshtu qendrojn punet!


    pse ne kohe jemi kaq vonë?
    ka faj dikush per fatin tone?
    ardhmeria valle, si do te jet?
    ndoshta si da bejm ne vet?

    presin burra, gra, femije
    te vije dita e lumturisë
    qe do hjek mall e lakmije
    te jem si tjeret, jasht shypnisë

    An e mbane pse po shiqona?
    larg kembve tona shpetim kerkona?
    gjith ne dore, a i kemi vet?
    mund shypnijn t'bejm t'leht per jet?

    Udhë pa udhë t'shkojn pun't shypnije
    mbyten, zhyten njerz't për besë
    besë e shqiptarit shpejt nuk bije
    veç koka e trusun, ska qendresë

    Kush ja trus koken shqiptarit?
    Shkau, turku, grek o' taljani?
    Po per bese, kush ma i pari?
    ben pjese ketu dhe vet shqiptari?

    Leht e kena me gjykue
    Kur puna, me ka mbarue
    Por hallit tone fundi si duket
    Gjykim dona, shpirti te zbutet

    Ne ket kaos me kohe do sillena
    Vazhdojm rrugen deri ne skaj
    Shpresoj fjale tjera do kina
    Kur qindvjetshi do vije pastaj



    Flm
    albanish by nature

  7. #7
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    Urime Festa e Flamurit 2002, E 90-ta: atyreve qe u kane mbete dyfije mend ne krye, edhe atyre qe jane te helmuar, iu deshiroj sherim, poashtu edhe atyre qe nuk kane shpetim, e jane ne agoni - prehje e qetesi ne boten e amshueshme - por, me se shumeti iu uroj rinise shqiptare dhe atyreve, qe prehen ne Qetesi
    te amshueshme - per lirine e atdheut - Atyreve, qe mbajten kete Flamur Shqiptar ne balle betejash... Them, rinise shqiptare, qe mos te pije keto gota helmi, te kesaj rrjetfaqje, sepse po duket, sikur ta zbrazim qellimisht krejt atdheun, e ta marrin tjeret perrreth, ashtu sikur na moren adembabaadem (dembabadem)

    2. kuptohet biseda vllazerore, kur qajne hallet bashk, por kur ka halle serioze, shkohet dikund ku nuk merr vesh kush (nuk tregohen prralla me shtriga, femijve pasmesnate, kur ata shkojne te flejne)edhepse jane prralla, por kur jane te verteta (dhe shihen shtrigat e shtriganat me sy) - tmerrohet edhe i madhi, se lere me i vogli...

    Gjykoni ne cfare rrethanash te tmerrshme, u shpall vet Mvehtesia e Shqiperise, 1912...qite kryet perbire, e qite nje fjale pergoje...kujtoni ne cfare kushtesh e rrethanash, e qendisi Marigona Flamurin... se lehte eshte te flasesh ne pazarbote...nese ti e ke nje strajce, une e kam nje thes trishtime, por duhet te gjindet vendi ku me u shpraze strajca e thesi...Me 1912, bota nuk te ka njofte as ne figure te njeriut (por njeri me bisht), sa jane cudite, kur pane shqiptarin, qe ecen si njerezit tjere te botes edhe duke e shikuar nga prapa (ku e paska bishtin)
    Tash, a eshte edhe ky ne realitet...?!

    Pse veshet njeriu, kur del ne rruge, shesh bote...edhe kur eshte i perlloqur (perbaltur) punetor (shkundet pakez, kur hyn ne vende publike... E po ketu ne internet, cka meson rinia jone (te gezohesh qe je jasht - je dale jashte, jok) edhe ne dite feste kombetare? Dikush tha: 'u uroj festen atyre, qe kane buzen ne gaz...', une mendoj se vetem armiqet, qe dijne shqipen, e lexojne keto shkrime buzeqeshin...sepse nuk ka ndonje shqiptar, qe buzeqeshet me keto fjale e shprehje te juaja... Nje shprehje e urte grash eshte: 'po kjajme e kuvendojme, e shoqjashoqen, nuk po e randojme...' Po edhe burrat, duhet te kjajne e kuvendojne?
    Jo, burrat kuvendojne, e ne vend te vajit, marrin kengen e pushkes se kohes, sikur ajo e "Anes se lumenjve" e drejt e ne atdhe, kur vendi eshte kaq ne rrezik... 'tok or marathonomak'...A ende nuk po shihni se Shqiperia eshte nje trup pa koke Shqipje?
    A nuk po shihn ende, se i mungojne gjymetyret (duar e kembe) dhe e terheqin zvarre hipokrizite armike ekonomikisht, politikisht e kulturalisht...? A nuk po dini ende se qellimi i Madhnive, eshte te ia marresh buken, e ta harroj edhe djathin - se po prishet harta e Helsinkut, e vetem shqiptaret duhet e po u dashka ta ruajne? A nuk po shihni se shqiptarit edhe sot, po i nxierret gjaku gradualish me pinceta, derisa te shterroj i teri dhe te dorezohet dikujt - sikur nje mekatare, qe do t'i dorezohet dikujt per nje grusht lek (shpoje poshte e mbushe larte)? Po u dashka tash te cmendemi, apo, te gjejme shtegdalje?

    Lehte eshte te festohet festa e flamurit, ne rrokaqiejt e Nujorkut, Parisit, Londres...tretdheut, por, si festohet ne atdhe, aty ku u ngrite ai Flamur? Kush eshte fajtor? Na qe dehemi rrugeve, e cmendemi duke pare kushtet tona dhe te botes se civilizuar (qe sot ka marre edhe ajo teposhtezen, e lene me na)... apo te lidhemi ne: forume, lokale, biseda, tubime, ta ofrojme njeritjetrin, ta shpetojme nga cmenduria (se helmi ta sielle vdekjen), ta cmojme njeriun tone te afte, mos ta xhelozojme ne aftesite e tij, por te ia japim vendin e merituar (mos te nderrojne vendpunimet-koltuket sahatxhiu me kerraxhiun, oretari me qerrepunuesin, se rrotullat e ores nuk krahasohen me rrotat e kerrit, a makines); mos te masin me peshoje bote, mallin tone; 'me mire nje thes kashte, se sa nje thes fjale' - ta ndihmojme ate popull - ose te heshtim; as mos te thome: 'le ta din bota mbare, se Gj. Fishta nuk eshte me...'

    Atij qe i vie era, hjekja dushkun, ma nenplaf, e jo ne sheshbote!

    Kujto se edhe ata qe ishin ne fuqi, sot po shkojne bukur gjunjazi!

    ruanazo mendet... nuk mund ta ershkruaj nje as dy-tre - tere nje popull... ku ishit ju qe shpresonit ne zgjedhjet...elektoratin, presidencat, mbreterite, monarkite, protektoratin, marreveshtjen e Ohrave ... keshtu e ka puna, kur vdesin burrat, e qajne qyqet e femijet per bukegoje...e edhe nuk ua din askush as hallin e vdekjes heronjve - as hallin e urise - femijeve...!!!

    Vjet a parvjet, dy parti shqiptare ne Nujork, e kane mbajte Festen e Flamurit ne nje ndertese - njera ne katin e pare, e tjetra ne katin 12., kurse sivjet, mbi 10 sosh ne nje vend... Duhet ta kuptojme njehere e pergjithmone, se pa bashkim, nuk ka fuqi!

    E kush nuk don bashkim - le e pret vuajtje e helme!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Nuk e ke keq ilirian o1! Lexoje edhe këtë!

    Lexojeni edhe këtë!

    JA NA ERDHI VITI I RI!

    Ikin vitet, të çuditur
    Ja na erdhi Viti i Ri!
    çdo fëmijë më shumë i rritur.
    Vetëm Beni ka uri!...

    Beni është jetim i shkreti.
    Nuk ka nënë, nuk ka babà.
    Poshtë një ure, flë i shkreti.
    bukë e gojë 2 vakte ha...

    Ulur Beni mbi bordurë
    ka vënë para një gazetë
    ca qindarka hedh një burrë
    Beni shtrin dorën e zbehtë...

    "Jam jetim! Më fal diçka!"...
    Belbëzon në rrugë lypsari
    Lana rrjedh, nuk është shakà!
    Plot me lypsa trotuari...

    Bulevardi brinjëdalë
    Pak më tej një ulërimë.
    çmimet ngrihen si të marrë(!)
    vajzat marrin petidinë...

    Ambasadat rradhë për vizë.
    Hotel "Rogner" prenoton...
    një kinez shet djath e gjizë(!)
    gjuha greke mbretëron!...

    Beni pret krejt i shastisur
    Që t'i fal dikush lëmoshë
    3 ministra kapardisur
    dalin rrugëve osh e oshë.

    Përshëndesin militantët
    me ata që u dhanë Votën.
    Në një sallë janë diskutantët
    që "luftojnë" të ngopin Botën!

    Beni futet tek kjo sallë
    Zë një vend andej nga fundi.
    Me lugë shprazur vijnë vërdallë:
    "Kush e bëri, e kush e tundi?..."

    Në tribunë ka dhe të ftuar
    Nga UNESCO dhe Europa
    Beni ikën i trishtuar:
    "Me kto rrenca boll u ngopa!"...

    Ikën Beni me bark bosh
    shkon tek ngrihet Piramida(!)
    Një këmbanë me gzhoja bosh
    rri e shurdhër dhe bën "sfida"...(!)

    Ikin ditët, ikin netët
    Beni flë tek këmbë e Urës
    Lana rrjedh dhe vadit jetën
    Lana lum i lashtë i shurrës!!!!.....

    ...........................................
    Ja na erdhi Viti i Ri
    Kush gëzon në Shqipëri?.....


    Agimi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agim !

    Te uroj nji vit te gezuar ne familje e te bollshem ne krijimtari !

    I lexova krejt cke shkruar kohet e fundit dhe u knaqa..

    Agim rrofsh e te lumte penda !

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    ne Perendim. Se ku e dashkeni ju?
    Postime
    2

    Vaji i flamurit

    Kete shqiponje dy krereshe
    njeqindesh ma beri ky dimer
    kopila qe kerkojne perkedhelje
    qe si bij me ulen ne preher

    ku ta dija une e ngrata
    se kjo pune do me kishte zene
    me Gjergjin duhej ulur shpata
    se po me lavderojne edhe partizane

    ah kjo shqiponje dykrereshe
    cila te vajtoje me pare
    cila isha, e ne c'u ktheshe
    te mite dolen tradhetare....

    e prej Varrit u ngrit shpata
    dykrereshin ta ndaje
    merreni nje ore lamasha
    hani qe hani bashke me Hamzane!

Tema të Ngjashme

  1. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  2. "Dr Gjilpera" i shekullit 21. Me rastin e 132 vjetorit te lindjes se Konices.
    Nga macia_blu në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 10:35
  3. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 14-03-2006, 14:53
  4. Mos e humbini rastin me marr pjes ne kete festë
    Nga invisible girl në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 02-01-2005, 15:08
  5. Mesazh i Presidentit Bush me rastin e Bajramit
    Nga Kallmeti në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-12-2002, 12:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •