Flamuri Shqiptar valëvitet krenar përkrah Flamurit Amerikan në qendër të Nju Jorkut

28 Nëntori 2007 e gjeti qytetin gjigand, Nju Jorkun me një mëngjes të kthjellët dhe të freskët, ndryshe nga të ftohtët e pak ditëve më parë.
E tërë natyra njujorkeze buzëqeshte atë mëngjes; dukej sikur edhe vetë moti i kthjellët ishte në favor të Komunitetit Shqiptar me banim në Nju Jork, për të festuar ditën e shenjtë, 95 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngritjen e Flamurit Shqiptar përkrah Flamurit Amerikan në qendër të qytetit të Nju Jorkut.