Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Siguracionet shoqërore dhe sigurimi i pensionit në moshën e pleqërisë

    Besoj Se Eshte Nje Pjese Shume E Vogel E Qytetareve Shqiptar Qe Mendojne Per Pensionet E Tyre,ne Te Ardhmen.duhet Qe Cdo Indivit Te Marri Per Baze Se Mosha Ben Te Veten.
    Mendoni Sigurimet Tuaja Tani Qe Eshte Heret.luftoni Punen E Zeze Duke E Denencuar Ate.mos Prisni Me Pune Te Zeze Te Keni Shperesa Ne Te Arthmen,ne Radh Te Pare Per Ju Dhe Pastaj Per Familjen Tuaj.e Zeza Eshte Erresir,ne Erresir Nuk Jetohet.shqptar Kudo Qe Jeni Zgjouni.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    me sa shoh nuk doka tja dika asnjeri per te arthmen e tij.por besoj se po nuk menduam sot per te nesermen, nuk do mendoje as e nesermja per ne.ne vendet e perparuara , siguracioni i njeriut qofte private apo shteterore, eshte nje nga problemet kryesore per zhvillimin e te ardhshmen e nje vendi.
    ne greqi eshte nje numer shum i madh qe nuk do tja di per sigurimet shoqerore,por shyqyr qe eshte shteti grek qe e detyron pronarin te siguroj puntorin, se te ishte per shqiptaret as qe nuk e vrasin mendjen.ka shume nga ata qe thone,qe sigurimet i merka shteti, dhe keta nuk kane asnje perfitim. une dua te them per ne greqi,se ne vendet e tjera nuk kam dhe shume informacion. nje i martuar me nje femije,ne qofte se ka bere 1800 dit pune. e theksoj se keto dite pune sigurohen me siguracionin e personit qe i behet nga pronari.ne fund te vitit ka te drejte te mari nga shteti nje shume prej 1400 deri ne1800 euro per cdo vit. eshte gati gjysma qirase qe paguajne per banim, kam dhe shume interesa te tjera qe shumica e shqiptareve nuk i jep rendesi sigurimeve shoqerore.gjithashtu ka dhe te drejten e bleries te shtepise per banim.sepse financohet nga shteti.dhe shtepia ne fund mbete pasuria etij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga oliver55 : 13-12-2007 më 10:29
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    Kisha një pyetje nëse më lejon oliver55.

    Vitet e shkollës (universitetit) jasht shtetit, a njihen si vite pune në Shqipëri? Pra a shënohen në librezën e punës? Sepse mesa di unë vitet e shkollës në Shqipëri shkruhen në librezë.

    Ju falemniderit!
    "Atdheu mbi gjithçka."
    Zogu I

  4. #4
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Siguracionet e (pa) sigurta te emigrantit

    Agim Jazaj

    Emigranti Muco Goxhaj, nga Hekali i Mallakasters eshte i moshes 34 vjec. Ai ka 10 vjet qe ndodhet emigrant ne Greqi, ne Luca, periferi e kryeqytetit helen. Ka punuar ne ndertim dhe tashme gjendet ne krizen e mungeses se punes. Ka mundur te mesoje nga te fshehtat e sistemit dhe te ligjit. Ai ka "guxuar" te ngjise shkallet e ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale, dhe me pas ne ministrine e Jashtme te vendit fqinj, ku punon e jeton, pa drojtje dhe me siguri. Ne takimin me te, ai mundi te riprodhoje qellimin dhe dialogun ne takimin me perfaqesuesit e larte te ministrive respektive, si nje inkursion i rralle sa dhe i admirueshem per t'iu referuar.

    "Kisha mesuar nepermjet numrit te njohur te informacionit 1464 se; IKA-t, siguracionet shoqerore ne rast se mund te ikesh ne nje vend tjeter, apo dhe ne vendin tend, duhet t'i legalizosh edhe ne ministrine e Punes dhe te Ceshtjeve Sociale dhe me pas te marresh dhe vulen e Ministrise se Jashtme. Keto nenshkrime dhe vula jane ligjore dhe te njohura jashte vendit, per saktesine dhe te drejten ligjore te kujtdo poseduesi. Ne kete menyre emigranti, kur e ku eshte larguar, ka marre me vete edhe kontributin qe ka dhene ne siguracionet shoqerore, ne ate vend per efekt njohje dhe pensioni gjithashtu" tregon emigranti. Me pas, rrefen sesi me nje tufe shkresash te Sigurimeve Shoqerore, trokiti ne zyrat e Ministrise se Punes te Athines. "Ju lutem me jepni nje vule. Dua te cikloj sigurimet shoqerore, kontributin tim, te dhene ketu". Nepunesja per momentin u befasua per kete kerkese te pa mohuar dhe te pa bere nga askush.

    I tregova shkresat zyrtare

    "A jane zyrtare dhe te leshura nga institucionet tuaja ligjore, kembengula duke i lene ne tavoline asaj tufen me shkresa zyrtare, ku ishin te shenuara gati 1200 IKA, ose pulla te sigurimeve shoqerore"?! "Per ku i do, me tha nepunesja e larte e ministrise, sepse me Shqiperine nuk kemi marreveshje, nuk njihen siguracionet." "Qofte dhe per Gjermani i dua" iu pergjigja. E gjendur perballe kembenguljes time ligjore u detyrua te hidhte firmen dhe te vinte vulen. Pas kesaj, shkova ne Ministrine e Puneve te Jashtme, sepse kjo eshte vula fundore per t'u njohur jashte vendit. Edhe atje te njejten kerkese bera dhe perballe te se njejtes habi u gjenda. Nepunesi i ministrise se Jashtme, edhe ky hezitoi, ndoshta nga qe kishte perballe nje emigrant shqiptare, qe kerkonte te legalizonte ne kete menyre siguracionet shoqerore, te merrte me vete, t'i transferonte kontributet e veta per perfitim te pensionit mepas. "Nese nuk do te perfitoje gje une nga keto kontribute te ligjshme, i thash nepunesit te Ministrise se Puneve te Jashtme, do t'i fal per organizatat humanitare, ose grupet qe jane ne nevoje, fjala vjen ne Gjermani, ku ekziston dhe arreveshja, mundesia e transfertes, tani per tani. Edhe nga ministria e Puneve te Jashtme mora vulen dhe firmen perkatese per 1200 IKA, pullave te siguracionit. Tashme i kam te siguruara, ligjerisht keto kontribute. Para pak diteve bera te njejtin veprim, mora firmen dhe vulen nga te dy ministrite e mesiperme, por tashme pa perballuar me habine e nepunesve edhe per 200 IKA-t, pulla te siguracioneve. Dhe nese nuk i fitojme sot, mund t'i fitojme neser. Nese nuk i fitojme drejtperdrejt, mund ta fitojme kete te drejte fondamentale, nga vendi ku funksionon marreveshja dhe ku kane shkuar shume emigrante shqiptare, ne vendet e Bashkimit Evropian. Por pa e bere kete veprim ligjor?!

    Kete veprim ta bejne gjithe emigrantet

    Shume prej emigranteve jane larguar nga Greqia per ne vendin e tyre, apo dhe shume te tjere per ne vendet e tjera te Europes e jashte saj. Por, veprimi i emigrantit, Muco Goxhaj eshte nje rast i thjeshte, sa dhe apelues per emigrantet dhe i munguar nga emigrantet! Te gjithe njerezit mendojne per ardhmerine e tyre te pashmangshme, pleqerine, perfitimin e te ardhurave per efekt pensioni, nga kontributi i vetvetes. Eshte i njohur kontributi i madh nga emigracioni, edhe per te ardhurat kombetare te vendit.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  2. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-09-2006, 11:33
  4. Privatizimi ne Kosove
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2002, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •