Sėmundjet qė kuron mbretėresha e bimėve, Aloe Vera
Si tė forconi imunitetin e trupit tuaj me kėtė bimė. Kėshillat qė rekomandojnė mjekėt popullorė pėr tė dalluar cilėsinė e lartė tė Aloe Verės te produktet e ndryshme
Shpesh ne nuk jemi tė ndėrgjegjshėm pėr shėndetin tonė derisa e humbasim atė. Papritur e kuptojmė tė gjithė pėrmbajtjen e kufizimeve qė sjellin sėmundjet nė jetėn tonė. Njė shėndet i mirė ėshtė thelbėsor pėr njė jetė tė kėnaqshme, gjė qė po bėhet gjithmonė e mė e rėndėsishme kėto ditė, nė tė cilat ēdonjėri prej nesh gjendet para detyrash shumė tė rėndėsishme. Por megjithė zhvillimin nė rritje tė mjekėsisė pėrėndimore, megjithė trajtimet dhe gjithė aparaturat shumė tė ndėrlikuara e shumė tė shtrenjta, sasia e tė ashtuquajturave sėmundje tė civilizimit rritet nė mėnyrė dramatike. Stili ynė i jetės plot stres, mungesa e ushtrimeve trupore, ushqimi ynė qė rritet nė njė tokė tė dobėsuar pėr nga ushqimi e qė ndotet nga dita nė ditė e me njė prodhim tė ulėt, njė ambient i mbushur me toksinė, skemat negative tė tė menduarit dhe tė sjelljes, po shpien nė njė rritje tė sėmundjeve tė zemrės dhe qarkullimit tė gjakut, alergjive, ulcerave gastrike, kėrpudhave dhe defekteve nė sistemin e imunitetit. Pothuajse askush nuk ėshtė kursyer prej kėtyre problemeve. Pėr shkak tė metodologjisė sė orientuar, pėr nga simptomat dhe pasojat e kėtyre trajtimeve, njė numėr i madh njerėzish janė tė sėmurė. Njė mjekėsi e orientuar nga e pėrgjithshmja, e bazuar nė pėrdorimin e forcės shėruese tė natyrės, po bėhet gjithmonė e mė popullore nė botėn pėrėndimore. Ky afrimitet e vendos shėndetin nė tė njėjtin nivel me vitalitetin, entuziazmin pėr jetėn dhe cilėsinė e jetės. Kėshtu, substancat dhe trajtimet qė e mbėshtesin trupin tonė pėr tė realizuar balancėn e tij natyrale dhe pėr tė fituar rezistencė janė shumė tė kėrkuara.
Ēfarė ėshtė Aloe Vera
Bima nga ana e jashtme mund tė ngjajė si njė kaktus, por Aloe Vera i pėrket familjes sė bimėve zambakore, qė rriten gjithmonė tė blerta nė klimėn subtropikale nė tokė tė pasur me minerale, por gjithashtu edhe nė rajone tė thata. Pėr kėtė arsye, kjo bimė e jashtėzakonshme qė depoziton ujin njihet edhe si zambaku i shkretėtirės. Rreth 300 lloje tė ndryshme tė kėsaj bime rriten nė Afrikė, Australi, Amerikėn e Mesme dhe atė Jugore, nė Rusi si dhe nė rajonet aziatike si Japoni, Kinė dhe Indi. Brenda njė numri tė madh tė kėsaj ekzistojnė vetėm katėr lloje, tė cilat dalin si mė efektive. Aloe mjekėsore (Aloe Barbadensis Miller) ėshtė me vlera shumė tė mėdha pėr mirėqenien njerėzore. Bima arrin efektivitetin e plotė tė saj pas tri apo katėr vitesh tė njė rritjeje pa probleme. Aloe Vera grumbullon njė shumė tė madhe lėngu brenda gjetheve tė saj 40-60 cm tė gjata dhe 6-10 cm tė trasha. Ky lėng i pangjyrė nė formė xhelatine mbrohet nga njė shtresė e dylltė dhe siguron njė pėrqendrim shumė tė lartė lėndėsh ushqimore. Pėr shkak tė aftėsisė sė saj tė lartė lidhėse dhe tė njė niveli tė lartė tė pėrbėrėsve aktivė tė kėsaj depozite lagėshtie, Aloe Vera njihet si njė bimė shėruese shumė e kėrkuar, 3-4 herė mė shumė se ēdo bimė tjetėr dhe pėr njė kozmetikė popullore prej mijėra vitesh.
Efektet dhe pėrbėrėsit aktivė tė Aloe Verės
Aloe Vera, me mė shumė se 200 pėrbėrės tė verifikuar shkencėrisht qė aktivizojnė dhe forcojnė aftėsinė tonė pėr vetėshėrim, e ka treguar veten si njė ndėr bimėt mė tė mira mjekėsore. Kėrkimet shkencore kanė provuar se efekti kryesor i Aloe Verės, domethėnė aktivizimi i sistemit tonė tė imunitetit, bazohet nė pėrbėrėsin aktiv Acemannan, njė kompleks karbohidratesh, i cili thithet nga zorrėt dhe grumbullohet nė membranat e qelizave. Kjo rrit rezistencėn e ēdo qelize tė veēantė kundėr viruseve tė dėmshme dhe baktereve. Pėrbėrėsit e ndryshėm aktivė pastrojnė dhe forcojnė nė mėnyrė simultane zorrėn dhe i japin njė mbėshtetje tė madhe organit mė tė madh tė imunitetit nė trupin e njeriut. Pėrbėrja e tė ashtuquajturve antioksidues qė gjenden nė Aloe Vera, vitaminat A, C dhe E, tė cilat pėrdoren pėr tė luftuar sėmundjet e civilizimit dhe masat paraprake pėr kancerin, ia vlen tė pėrcaktohen si tė mira. Pėrbėrėsit dytėsorė bimorė tė Aloe Verės e ndihmojnė trupin tonė qė ti thithė me lehtėsi kėto substanca jetėsore 11 prej 20 aminoacideve mė tė njohura, modulet e proteinave qė shpenzohen gjatė jetės si dhe 7 aminoacide kryesore. Njė nivel i lartė i aminoacideve nė gjakun tonė ēon nė forcimin e kockave, muskujve, njė shpėrndarje tė mirė tė oksigjenit brenda organizmit, njė sistem tė fortė imuniteti si dhe njė mendje tė mirekuilibruar. Pėr mė tepėr, pėrbėrja e mineraleve, elementėt e gjurmėve nė Aloe Verės janė tė njė rėndėsie tė madhe. Pėrveē hekurit, kalciumit dhe magneziumeve, tė cilat janė substanca thelbėsore pėr tė pasur dhėmbė dhe kocka tė shėndetshme dhe pėr njė metabolizėm tė mirė, bima shėruese siguron gjithashtu sasira shumė tė mėdha potasi, tė nevojshme pėr tė rregulluar balancėn e ujit nė trupin tonė dhe pėr njė tension mė tė ulėt tė gjakut. Zinku e forcon sistemin e imunitetit, ndėrsa magnezi e ndihmon trupin gjatė dezintoksikimit.
Pėrdorimi i brendshėm
Ilaēi mė i pėrshtatshėm pėr trajtimin e brendshėm ėshtė lėngu i Aloe Verės. Ai mund tė qetėsojė problemet heterogjene dhe shkaqet e tyre. Efekti i saj nė zorrė si organi mė i madh imunitar nė trupin e njeriut ėshtė shumė i vlerėsuar. Fuqia shėruese e kėtij ilaēi tė vjetėr dhe tė mirat e tij nė sistemin e imunitetit pėrforcojnė tė gjithė organizmin, balancojnė aftėsitė vetėshėruese tė trupit tė njeriut, krijojnė harmoni dhe ndihmojnė nė parandalimin e sėmundjeve. Kėrkimet shkencore tregojnė se kur Aloe Vera merret pėr pėrdorim tė brendshėm ka njė ndikim pozitiv nė rruazat e bardha duke rritur rezistencėn e tyre kundėr viruseve tė infiltruara. Njė shumė e madhe ushqyesish vitaminozė dhe mineralesh mbėshtesin shėndetin dhe mirėqenien duke krijuar bazėn pėr vitalitetin dhe entuziazmin pėr jetėn. E rėndėsishme ėshtė tė bėhet dallimi ndėrmjet produkteve Aloe Vera qė pėrmbajnė aloin, tė cilėt janė kryesisht laksativė, dhe produkteve pa aloinė, tė cilėve u referohemi nė kėtė tekst. Aloina pėrftohet nga prerja e shtresės sė aloinės sė gjethes dhe pėrmban substanca laksative. Vetėm vitaminat dhe substancat jetėsore tė palcės pėrdoren pėr pėrdorim tė mėtejshėm. Kėto substanca nė pėrdorim tė jashtėm apo tė brendshėm e ndihmojnė trupin tonė tė vetėshėrohet dhe tė qėndrojė i shėndetshėm.
Pėrdorimi i jashtėm
Metodat e trajtimit tė Aloe Verės janė zhvilluar qysh prej mijėvjeēarėsh dhe vazhdojnė edhe sot me produktet e reja tė specializuara Aloe. Trajtimet me Aloe Vera kanė dhėnė provat e tyre nė rastet e neurodermatitit, ekzemės apo urtikarieve. Lėkura pasurohet me lagėshtirė dhe ushqyes jetėsorė pėr tė ndihmuar rigjenerimin e plagėve dhe pėr tė pėrshpejtuar rritjen natyrale tė qelizave. Duke pėrdorur Aloe Vera, qelbėzimet, djegiet, pickimet e insekteve dhe gėrvishtjet shėrohen mė shpejt se zakonisht. Lėngu ose xheli i Aloe Verės mund tė pėrdoret gjithashtu si njė alternativė balsamike nė sportet e pėrgjithshme dhe produkt kundėr tėrheqjes dhe bllokimit muskulor gjatė terapisė nė rastet e dėmtimeve sportive. Mjekėt popullore rekomandojnė qė nėnat tė pėrdorin prodhime natyrale tė Aloe Verės pėr tu kujdesur pėr lėkurėn e ndjeshme tė bebeve tė tyre nė vend qė tė pėrdorin kremra tė prodhuar kimikisht, tė cilėt pėrmbajnė pėrbėrės qė mund tė shkaktojnė alergji. Pėr kėto trajtime, Aloe Vera pėrfaqėson njė alternativė tė mrekullueshme.
Si ta dalloni Aloe Verėn nė treg
Prodhimet natyrale do tė bėhen gjithnjė e mė tė rėndėsishme pėr njeriun modern, i cili e kupton se shėndeti dhe mirėqenia janė tė lidhura me harmoninė shėndetėsore tė tė gjithė trupit tė tij. Ushqyesi absolut natyror, pastrues dhe forcėdhėnės Aloe Vera, me mė shumė se 200 pėrbėrės aktivė tė provuar shkencėrisht, po kėrkon statusin e saj tė rėndėsishėm nė njė shoqėri tė drejtuar pėr nga shėndeti. Qė Aloe Vera tė ketė efekt maksimal te trupi i njeriut, duhet tė jetė: xhel i pastėr i marrė nga gjethja, pasi ėshtė qėruar me dorė dhe xhel me pėrqindje mė tė lartė nė produkte. Duke qenė se Aloe Vera ka vlera unike nė natyrė, nė ditėt e sotme spekulohet shumė me emrin e kėsaj bime. Shumė firma dhe prodhues tė ndryshėm nė tė gjithė botėn prodhojnė produkte me pėrmbajtje Aloe Vera, por jo tė gjitha kanė cilėsinė dhe sasi tė lartė nė produktet e tyre. Si mund tė dalloni nė treg njė produkt me cilėsi dhe sasi tė lartė Aloe Vera nga njė produkt me cilėsi dhe sasi tė ulėt Aloe Vera? Pėr kėtė ka njė shpjegim ligjor qė ėshtė deklarimi i detyruar i pėrbėrėsve nė produkt. Ēdo produkt nė treg ėshtė i detyruar tė deklarojė tė gjithė pėrbėrėsit e tij nė tabelėn Ingredients ose pėrbėrja. Vendosja e pėrbėrėsve nė tabelė duhet tė jetė sipas radhės sė pėrqindjes. Ai pėrbėrės qė ka pėrqindjen mė tė lartė nė produkt duhet tė vendoset i pari nė radhė, pas tij vendosen pėrbėrėsit e radhės sė dytė, tė tretė, tė katėrt, etj. Kompani serioze e deklarojnė pėrqindjen e Aloe Verės xhel nė produkt. Nė kėto raste, zgjedhja e njė produkti me cilėsi dhe pėrqindje tė lartė Aloe Vera ėshtė mė e lehtė dhe e sigurt.
Armiqtė e Aloe Verės
Pėrveē forcimit tė aftėsive vetėshėruese tė trupit tė njeriut, efektet e mėposhtme tė Aloe Verės janė provuar shkencėrisht: pastron zorrėt dhe nė kėtė mėnyrė mbėshtetet i gjithė sistemi i imunitetit.
Harmonizon metabolizmin. Ka efekte dezintoksikuese dhe antioksiduese.
Ul vlerat e yndyrnave nė gjak. Zgjeron arteriet (e rėndėsishme nėse vuani nga tensioni i lartė).
Ka veti antibakteriale. Lufton mikrobet, kėrpudhat (kėrpudhat e lėkurės dhe Candidėn, sindroma e zorrėve tė irrituara) Shėron plagėt. Zbut dhembjet.
Qetėson kruarjet. Shėron shenjat dhe djegiet. Hidraton lėkurėn. Lufton qelbėzimet.
Jonida Tashi
Krijoni Kontakt