Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 47
  1. #1
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Protesta kundër keqqeverisjes, Opozita: Bashkë të rrëzojme Berishën!

    Protesta kunder keqqeverisjes, Opozita: Bashke te rrezojme Berishen

    • “Sot unë jam këtu për t'i ftuar të gjithë njerëzit e thjeshtë e të ndershëm të këtij vendi që ta refuzojmë përmes një Bashkimi të Ri Politikën e Vjetër, e cila në të vërtetë s'është as e majtë e as e djathtë po e pashpirt, e paditur dhe e korruptuar”, tha kreu I Socialisteve Edi Rama

    Ora 17:58 Pas thirrjes se perbashket te opozites, mijera protestuesit ne sheshin Skenderbej jane zhvendosur ne drejtim te Kryeministrise ku do te protestojne ne menyre paqesore.

    Ora 17:47
    Meta: Viti 2008 duhet ta ndaje Shqiperine nga Sali Berisha
    Kreu i LSI-se Ilir Meta duke folur ne protesten e sotme ka thene se ky miting jashtezakonshem pikerisht tani ne fund te ketij viti nuk eshte gje tjeter, vecse shprehje e padurimit te shumices derrmuese te Shqiperise jo vetem per te nderruar sa me shpejt vitet, por per te nderruar qeverine e Sali Berishes. “Shumica e Shqiperise eshte sot ketu jo vetem me trup, por edhe me mendje dhe zemer, sepse varferia ka goditur ne menyre kriminale shumicen e shqiptareve ne te gjitha skajet e vendit, sepse erresira ne kete dimer te acarte eshte nje kercenim i frikshem per femijet e shumices se shqiptareve te cileve jo me larg, por nje vit me pare iu premtua nga ky kryeminister i paparegjegjshem dhe i pacipe se ne vitin 2007, jo vetem do kishin 24 ore drita, por Shqiperia do te eksportonte e do te ndriconte edhe boten. Dhe sot ne jemi deshmitare te asaj se Sali Berisha, krizen energjitike e ktheu nga nje e nga dy stine, ne nje krize qe nuk njeh stine, ne nje shkaterrim te vertete per biznesin, ne pasiguri per investimet e huaja, ne nje makth per te gjithe shqiptaret“, tha kreu i LSI-se Ilir Meta duke u uruar shqiptareve nje vit te mbare dhe duke uruar qe viti 2008 do jete vit vendimtar per ta ndare Shqiperine nga tranzicioni, erresira dhe nga Sali Berisha

    Ora 17:42 Gjinushi: Sot kerkojme nje Shqiperi pa shokun Sali
    Ju jeni sot ketu per shprehur revolten, protesten dhe indinjaten qatetare ndaj qeverisjes aktuale. Jeni ketu te shprehni zhgenjimin nga qeveria me e paafte dhe me te korruptuar ne keto 17 vjet. Me keto fjale u eshte drejtuar qytetareve ne shesh, kreu I socialdemokrateve Skender Gjinushi duke shtuar se pas 3 vjet qeveri nuk jane zhgenjyer vetem te majtet, por edhe te djathtet. “Kerkojme nje Shiqeri pa shokun Sali. Ju te gjithe jeni te zhgenjyer nga mashtrimet e kryeministrit qe cdo vit e nis me buxhete historike dhe e mbyll me kriza energjtike”, tha Gjinushi. “Qeveria aktuale eshte e paafte per ta nxjerre vendin nga kriza energjitike, pasi kjo qeveri ra ne krize edhe ne 2006 edhe ne 2007, prandaj kerkohet te rritet energjia, qe ju te paguani paaftesine dhe vjedhjet e qeverise”. Gjinushi shtoi se tashme te gjithe e kane kuptuar se me nje shumice tjeter me nje qeveri tjeter do siguronte nje tjeter zhvillim dhe kete, sipas Gjinushit mund ta beje vetem e majta.

    Ora 17:35 Ceka: Qe sot ditet e qeverise do numerohen se prapthi
    Pas Milos, fjalen e ka marre Kreu I PAD-se Neritan Ceka I cili ka thene se ky miting do te mbahet mend gjate pasi u mbajt ne fund te vitit, nga nje opozite e bashkuar qe nxori ne shehs kaq shume qytetare. Ceka tha se qe sot, ditet e kesaj qeverie do numerohen se prapthi. “Dua t’ju uroj gezuar festat e fund vitit, gezuar nje qeveri tuajen, gezuar nje Shqiperi evropiane”.

    Ora 17:30 Milo: Protesta e sotme kartoline per Maxhorancen me rastin e festave
    Ne fjalen e tij para mijera protestuesve Paskal Milo e ka konsideruar mitingun e sotem si kartolinen me te bukur qe opozita e bashkuar po i dhuron kryeministrit Sali Berisha dhe qeverise se tij per vitin e ri. “Eshte kartolina e nenshkruar nga qindra e mijera pensioniste te papune, nga dhjetra mijera arsmitare, nga mijera oficere ne lirim nga dhjetra mijera invalide, nga te gjithe ata njerez qe aspironin qe sot te kishin nje Shqiperi demokratike, nje Shqiperi me prosperitet qe shkon e sigurt ne integrimin ne NATO dhe BE”, tha Milo duke e konsideruar mitingun e sotem vertet paqesor e demokratik, ndryshe nga mitingjet e maxhorances. “Duhet te jemi te bashkuar deri ne fitoren tone perfundimtare ne vitin 2009 ne zgjedhje. Vetem te bashkuar mund te fitojme, te ndare jemi te gjithe te humbur”, tha Milo

    Ora 17:00 Ka nisur ne sheshin Skenderbej, protesta e opozites se bashkuar, ku jane te pranishem 5 kreret e partive opozitave Edi Rama (PS), Ilir Meta (LSI), Neritan Ceka (PAD), Paskal Milo (PDS) dhe Skender Gjinushi (PSD). Para mijera qytetareve qe kane mbushur plot sheshin, me parulla ne duar, kane folur perfaqesues te studenteve, ushtarakeve, mesuesve, minatoreve te cilet kane kerkuar nga qeveria me shume drita, uje, pune, me pak varferi, rroga e pensione me te larta.

    Ora 16:50 Pritet te filloje pas pak protesta e opozites se bashkuar ndaj keqqeverisjen. Eshte protesta e 3-te e organizuar nga opozita pas zgjedhjeve te 3 korrikut. Sipas gazetares se News24 e cila ndodhet ne Sheshin Skenderbej, raportohet se numri i pjesemarresve deri tani eshte shume i madhe dhe se sheshi eshte mbushur plot, pas thirrjeve te vazhdueshme te opozites. Thirrjen e fundit sot e ka bere Levizja Socialiste per Integrim qe u ka kerkuar qytetareve te reagojne per keqqeverisjen pasi sot eshte dita e tyre. Nderkaq LSI dekalron se protestat do te intensifikohen. Nderkohe vete kreu I partise me te madhe ne opozite, asaj Socialiste, Edi Rama u ka bere thirrje qytetareve te Tiranes dhe gjithe Shqiperise qe te bashkohen ne protesten e sotme. “Eshte koha e refuzimit te politikes se erresires, korrupsionit, etjes”, - deklaroi Rama. “Une besoj se çdo qytetare dhe qytetar i ketij vendi qe deshiron te ndertoje te ardhmen e vet dhe te familjes se vet, rrugen e femijeve te vet, ne kete vend, ka arsye per te qene sot refuzues dhe protestues ndaj nje politike te vjeter, pa asnje vizion dhe pa asnje perspektive”, - deklaroi dje Rama. “Eshte koha per te deshmuar edhe nepermjet kesaj shfaqjeje te refuzimit dhe protestes, se kerkojme nje ndryshim te madh pertej te majtes dhe te djathtes, pertej kufijve te vjeter, te vendosura dhe te mbajtura nga nje klase politike e vjeter dhe e deshtuar”, - nenvizoi kreu i PS-se. Sipas tij, “kultura demokratike dhe politika e re, si nje instrument per te krijuar nje kulture solide e demokratike, e sheh dhe nenkupton protesten qytetare si nje shfaqje te qytetarise, qe eshte refuzim ndaj pengesave te ngritura artificialisht ne rrugen e zhvillimit dhe mireqenies”

    balkanweb

    te them te drejten, me shume u shokova me ato komentet qe kishin lene lexuesit se sa me artikullin........
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ishte dhe Skender Gjinushi???? Dhe Neritan Ceka me duket se ishte!!!!! I mbani mend keta emra dhe trupa njerezore, sidomos Skenderushin e patundshem nga instikami karrekllor?
    Paskan stervitur mire figuracionin foles, por vetem kaq ama. Se kur eshte fjala per vepra, ju ngel fjala ne gryke.
    Ja e hoqet, apo rrezuat(c'thenie "burrash" ne trimeri) Berishen, ja po ju degjojme dhe besojme me gjithe mend dhe po ju japim voten. Pastaj??? Pak me pastaj???? Do na c'varferoni dhe c'fukarallosni? Do na ndriconi cdo skaj te shtepise dhe Atdheut??? Me se? Me te njejtat sorollatje justifikimesh dhe premtimesh si Berisha? Me jepni dicka me shume ne zbutjen e minuseve te Berishes dhe pas do me keni. Por zor te na nxirrni dhe ju nga minusgrada 17 vjecare. Ju, shoku Gjinushke dhe Cetke, nuk doni Berishen, jo se na doni ne. Ketu qendron difekti tuaj, por edhe i Berishes bashke me ju. Sepse dhe Berisha "harroi" lojrat tuaja, pasi rra vete ne te tjera lojra.
    Kenaquni pra te dy palet me mitingjet. Njerezit s'kane c'te bejne me shume, vetem se te dalin ne rruge dhe t'ju degjojne, sic kane degjuar nje jete te tere mitingberesit. C'fatkeqesi per nje popull qe tjeter pozite dhe opozite meriton. Por........
    --------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  3. #3
    Shyqyr me ne fund qe pame opoziten te dale nga skutat plot merimanga te selive te partive te tyre.
    Problemet te cilat i kane ngritur ato, jane probleme te njohura dhe qe nuk kane nisur ne vitin 2005.
    Ajo qe te bie ne sy ne kete rast eshte mungesa e moralit e drejtuesve opozitare.
    Cili nga ta ka moralin e duhur qe t'ju dale perballe problemeve te mbartura?
    8 vite ishin ne pushtet Meta, Milo, Gjinushi, Rama & Co dhe Shqiperia ishte e zhytur ne erresire te paaftesise pushtetare, ne erresire te krimit politik dhe atij ekonomik, ne erresire te bandave kriminale qe terrorizonin shqiptaret.
    Pse nuk e ngopen me uje dhe me drita keta Shqiperine?
    Kush i ndaloi te rrisin pensionet e pensionisteve, qe te ulnin numrin e te papuneve, qe te ushtronin tolerance zero ndaj krimit dhe korrupsionit?
    Cila eshte politika e re qe ata ju ofrojne shqiptareve?
    Cilat jane alternativat me te mira qe ofrojne ata per te zgjidhur problemet e mbartura?
    Kush e ndalon Ramen qe ta beje Tiranen nje pasqyre te asaj se si mund ta beje ai Shqiperine nese vjen ne pushtet?
    Para dy viteve pata hapur nje teme me titull: "Ku ishe deri dje Edi Rama", me te cilen u mundova qe te pasqyroj injorancen e tij dhe te te gjithe atyre qe hyjne ne politike pa njohur gjendjen ne fshatrat dhe qytetet shqiptare?
    Vetem kohet e fundit ai po ndermerr ture neper zona te ndryshme, ture qe ngjajne me shume me perpjekje per te sunduar PS se sa per te njohur gjendjen dhe per te dhene alternativa.
    Rama nuk po kryen as funksionin e Kryetarit te Bashkise e as ate te kreut te PS!
    Ai ngjan me teper me ndonje drejtues OJQ qe organizon ndonje aktivitet sa per sy e faqe per te perftuar fonde nga donatoret!
    Gabimi me i madh qe ka bere qeverisja e pas 3 korrikut eshte mosmbajtja e fjales per venjen para ligjit te krimit dhe korrupsionit politik dhe ekonomik!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 21-12-2007 më 17:29

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gabimi me i madh qe ka bere qeverisja e pas 3 korrikut eshte mosmbajtja e fjales per venjen para ligjit te krimit dhe korrupsionit politik dhe ekonomik!
    Nuk ka si ta beje kete pozita sepse duhet te fuse edhe veten brenda, me ne krye saliun te parin!

    Kenaquni pra te dy palet me mitingjet. Njerezit s'kane c'te bejne me shume, vetem se te dalin ne rruge dhe t'ju degjojne, sic kane degjuar nje jete te tere mitingberesit. Por........
    Dardha e ka bishtin prapa.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvini ..mashtruesi i sofistikuar.. ka gjetur jo kot bashke me vampiret e tjere gjinush milo neritan meto zabit e sorrollop.. qe ne pervjetorin e lindjes se kanibalit stalin.. idolit te tyre te dashur.. te hedhe ne fush beteje per marrjen e pushtetit.. tëre llumin e shqiperise..
    ka kohe qe ed-ver stervin- hoxha me limë ne dore dolli cep me cep te shqiperise per te nuhatur ku i ka cakenjtë.. xhambazet vampiret injorantet e kriminelet e tu a mprehe dhembet mire e pastaj me ta te dale ne kasaphanen e re qe po pergatit..
    te gjithe vampiret ishin dje ne shesh.. mungonte vetem nexhmija e ramizi altin arapi e jaho salihi..
    megjithse shenjat i ka dhene banda hakmarrja qe eshte aty ne shqiperi gati per aksione te reja..
    kush do ta pesoje nje 97 tjater .. sikurse e pesuan ata qe jane ne varrezat e vlores e tepelenes.. e mbare shqiperine .. le te dale aty ku e therret edvin ceko gjinush milo-meta..
    kush do progresin e qetesine.. ti ktheje shpinen vampireve.. te cilet i njohim mire ne 50 vite stalinizem te felliqur e ne 8 vitet banditeske ..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Me cfare fytyre del ai Rama dhe flet kur nuk ben me minimalen per Tiranen, mbledhjen e plehrave ne cdo cep te Tiranes. Pastaj kerkon te behet Kryeminister ky shoku !!!

  7. #7
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Citim Postuar më parë nga Barlet23 Lexo Postimin
    Me cfare fytyre del ai Rama dhe flet kur nuk ben me minimalen per Tiranen, mbledhjen e plehrave ne cdo cep te Tiranes. Pastaj kerkon te behet Kryeminister ky shoku !!!

    Une Ramen ndoshta nuk do arrija ta kuptoja se me ç'fare fytyre ai del dhe flete, por,nje lloj ideje do ta kisha. Do te thosha se e ben per stol, karrige.

    Ajo qe nuk kuptoj ne te vertete, eshte se me ç'fare fytyre, apo kulture, shqiptaret i hedhin plehrat vend e pa vend ne rruge, ashtu si lopa balgen, dhe pastaj bejne si dhija e zgjebosur, e çirren e bertasin, por harrojne se e kane bishtin perpjete dhe ju duket gjithshka.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2005
    Postime
    30
    Ky miting sido qe te jete te paktem mbas dy vjeteve beri qe me ne fund te shohim fytyrat e krereve te opozites ne ajer te paster (megjithese nuk eshte ndonje kenaqesi e vecante).
    Fatekeqesisht dhe kete here mbetet e varfer ne ide opozita jone dhe kjo eshte nje minus i madh per te gjithe politiken e sotme.
    Do te vecoja si pozitive vetem ate gjysem denimi qe u mundua ti beje diktatures per here te pare nje lider i te majtes shqipetare.
    Uroj qe opozita te heqi dore nga kundeshtimi i gjithckaje ne menyre apsolute per te aritur nje bashkepunim frtydhenes pozite opoziote per te miren e atij vendi.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Edhe nje here u pa se cfare don opozita.Ajo nuk eshte e interesuar per nje perparim,nuk eshte se ka ndonje ide si ta coj vendin perpara.Ajo cfare i intereson opozites eshte rrezimi i qeverise Berisha.Ata as qe mundohen te fshehin qellimet e tyre.Ata ende kan ide komuniste.Cdo gje qe nuk u pelqen e shkaterrojne.Ndjenja e "revolucionit"eshte e ngulitur thelle ne kokat e tyre.
    Hajde shqiptare hajde.Dy vite nderto,dhe menjehere shkaterro ne menyre qe per pese vite te tjera mos te vije aty ku ka qene.
    Edhe motoja e komunisteve e tille ka qene:dy hapa para tre mbrapa.

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Mir-se-na-gjete fatos djali, se asnjerin nuk e kish mare malli!

    Je kah i shkon historise "nga mbrapa", tamam tip reaktiv.

  11. #11
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Opozita, 12 mijë vetë kundër qeverisë

    Rreth 12 mijë simpatizantë të opozitës kërkuan dje largimin e kryeministrit Sali Berisha nga qeveria. Të drejtuar nga kryetarët e pesë partive të koalicionit opozitar, ata protestuan për më shumë drita, ujë, për punë dhe një Shqipëri me më pak korrupsion. Ka nisur me këngë mitingu i djeshëm i opozitës. Turma e madhe me në krye Edi Ramën, Ilir Metën, Skënder Gjinushin, Neritan Cekën e Paskal Milon, ka përshkuar paqësisht në bulevardin kryesor para Kryeministrisë dhe Presidencës. Madje, me këngën himn; “Për ty Atdhe”, janë ngjitur në tribunën e improvizuar në shkallët e Pallatit të Kulturës edhe drejtuesit e opozitës. E menduar si një protestë që kryefjalë të saj kishte krizën e rëndë energjetike, nuk kanë munguar simbolet kundër errësirës. Në protestën e opozitës ishin bashkuar të gjithë të pakënaqurit, që nga ushtarakët në rezervë, punonjësit e administratës të flakur në rrugë nga reforma, pensionistët, të rinjtë, mësuesit, por edhe minatorët. Në fjalimet e tyre, liderët e opozitës uruan që viti 2008 të sjellë edhe ndryshimin e Qeverisë së djathtë. Kryetari socialist, Edi Rama në fjalën e tij hoqi një paralele mes qeverisjes së Berishës dhe Fatos Nanos. Ai i ka kritikuar të dy, se nuk kanë mbajtur premtimet që kanë dhënë para elektoratit.
    “Kjo është Shqipëria e politikës së vjetër, Shqipëria e Sali Berishës dhe e Fatos Nanos, Shqipëria e Presidentit të dalë nga shitblerja e mandateve të popullit, Shqipëria e Parlamentit të dalë nga shitblerja e votave të popullit, Shqipëria e Qeverisë së dalë nga shitblerja e deputetëve të popullit, Shqipëria e Kushtetutës së shkelur dhe e drejtësisë së munguar”, - u shpreh Rama në fjalën e tij. Ai akuzoi politikanët si “politikanë telenovelash, që dalin nga kutia e televizorit vetëm kur ka fushata elektorale”. Rama u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen “përtej kufijve të vjetër partiakë dhe të t’i japim jetë një politike të re me zemër, për të ndjerë hallet e çdo shqiptareje e shqiptari të ndershëm”. Ndërsa kryetari i LSI-së, Ilir Meta tha dje duke i uruar shqiptarëve një vit të mbarë se, “vit të mbarë me një qeveri të mbrapshtë është e vështirë që të ketë për shumicën e shqiptarëve, por unë jam i bindur që viti 2008 do jetë vit vendimtar për ta ndarë Shqipërinë një herë e mirë me tranzicionin, me errësirën, me etjen, me varfërinë dhe me Sali Berishën”. Ai paralajmëroi se do të ketë të tjera protesta në ditët në vijim. Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi tha se “Qeveria aktuale është e paaftë për ta nxjerrë vendin nga kriza energjetike”. “Të gjithë sot e kanë kuptuar se me një shumicë tjetër, me një qeveri tjetër dhe Kryeministër normal, Shqipëria do të siguronte ritme më të larta zhvillimi. Këtë mund ta bëjë vetëm e majta, një qeverisje e të majtës së re, të ndryshuar dhe të bashkuar që di të përqafojë dhe të zbatojë një politikë dhe zbatojë një program të ri”, - tha Gjinushi.
    Liberté, égalité, fraternité

  12. #12
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Mijëra në shesh kundër qeverisë

    Opozita protestoi dje kundër qeverisjes "Berisha" dhe problemeve që ka shkaktuar në vend

    TIRANË- Së bashku me mijëra qytetarë të Tiranës, partitë e opozitës kanë protestuar kundër qeverisë "Berisha", situatën kritike në të cilën kjo qeveri e ka çuar vendin tonë dhe probleme të shumta që ajo i ka shkaktuar të gjithë shqiptarëve, me mënyrën se si ajo po qeveris prej më shumë se dy vjetësh. Nën tingujt e këngës "Për ty Atdhe" krerët e partive të opozitës kanë ngjitur podiumin e improvizuar para sheshit "Skënderbej" dhe kanë përshëndetur mijëra protestues që gjendeshin në shesh dhe që mbanin në duar pankarta, në të cilat shprehej pakënaqësia e tyre ndaj qeverisjes aktuale. "Kur do i lani duart zoti Berisha?", "Qeveria e uzurpimit të institucioneve", "Jo mashtrimit të pensionistëve", "Ndal diktaturës së korrupsionit", "Duam ujë, duam Drita", shkruhej në disa prej pankartave, që mjaft qytetarë mbanin dje në duar, ndërsa mbështesin partitë e opozitës në protestën e tyre kundër qeverisë, ndërsa nuk pushonin thirrjet kundër kryeministrit Berisha dhe ato në mbështetje të opozitës.

    Protesta është hapur me fjalën e një studenteje, e cila ashtu siç bënë më pas pensionistët, ushtarakët apo arsimtarët, shprehu vështirësitë në të cilat gjendet sot shtresa e studentëve. Pasi morën me radhë fjalën kundër qeverisë, liderët e opozitës u drejtuan, së bashku me qytetarët, drejt Kryeministrisë dhe Presidencës, duke përcjellë protestën e tyre përpara godinave në fjalë. Pak minuta, para selisë së kryeministrit Berisha dhe më pas, para asaj të presidentit Topit, krerët e opozitës zhvendosën refuzimin e tyre dhe të qytetarëve për gjendjen në të cilën ndodhet sot vendi. Ajo çfarë ra menjëherë në sy për të gjithë, përveç numrit të madh të qytetarëve që shoqëronte opozitën në këtë protestë, ishte dhe numri i madh i punonjësve të Policisë së Rendit dhe të Gardës, që kishin rrethuar dy institucionet përkatëse.

    Deklaratat

    Duke folur para qytetarëve që merrnin pjesë në protestën e djeshme në sheshin "Skënderbej", kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka bërë thirrje për një bashkim të ri për Shqipërinë dhe fatin e saj të përbashkët, që sipas tij, është përtej të majtës dhe së djathtës. Kreu i socialistëve tha se, opozita dhe qytetarët shqiptarë janë mbledhur në shesh për të dëshmuar se, 17 vjet më pas, Shqipëria nuk është ajo e të drejtave dhe lirive të garantuara për çdo shqiptar. "Ku është Shqipëria e dritave dhe ujit 24 orë?",- tha Rama. Ndërkohë, kreu i LSI-së, Ilir Meta e konsideroi protestën e djeshme veçse një shprehje të padurimit të shumicës dërrmuese të Shqipërisë për të ndërruar sa më shpejt qeverinë "Berisha". "Shqiptarët u lodhën nga premtimi i pacipë, se do kishte 24 orë drita në fund të vitit 2007. Jemi sot në këtë shesh dhe do të jemi në të gjitha sheshet e Shqipërisë, se i kemi konsumuar përpjekjet konstruktive në Parlament",- theksoi Meta. Nga ana e tij, kreu i PDS-së, Paskal Milo tha se protesta është një kartolinë që "opozita i dhuron Berishës për Vitin e Ri, e nënshkruar nga të papunë, pensionistë, arsimtarë, ushtarakë, nga të gjithë ata që aspirojnë për një Shqipëri realisht demokratike". Ndërsa kreu i PSD-së, Gjinushi, duke e konsideruar qeverinë "Berisha" si qeverinë e korrupsionit dhe mashtrimit, tha se ajo ka zhgënjyer jo vetë të majtët, por edhe të djathtët.

    Ushtarakët: Sot protestojmë për krizën në vend

    TIRANË- Edhe ish-ushtarakët kanë protestuar dje kunder qeverisë, së bashku me opozitën, në sheshin "Skënderbej". Presidenti i Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë, Mehdi Pogaçe i është drejtuar pjesëmarrjeve në protestë, duke i bërë thirrje që të protestojnë edhe në të ardhmen për problemet e tyre. Pogaçe e ka konsideruar shtresën e ushtarakëve në vrezervë si një nga shtresat më të keqtrajtuara të qeverive të të gjitha kohërave, por veçanërisht nga qeveria aktuale. "Shpeshherë krijohet përshtypja sikur ushtarakët marrin pensionet maksimale, por ato marrin pensionet minimale prej vitesh, si mijëra e mijëra të tjerë, si mësuesit apo minatorët. Prandaj, ne kemi ardhur së bashku me ju që të protestojmë jo vetëm për pensionet tona, por të protestojmë për ato probleme që sot janë përkeqësuar më shumë se më parë, e vijnë përditë duke u përkeqësuar",- u shpreh Pogaçe, duke vënë theksin në mungesën e energjisë elektrike, mungesën e ujit të pijshëm apo korrupsionin galopant, dhe në nevojën e protestave në të ardhmen.

    Pensionisti, Kotobelli: Berisha na dha vetëm një pulë

    "Pensionistët përbëjnë shtresën e shoqërisë që po përjeton më shumë keqqeverisjen dhe mashtrimin e qeverisë së korruptuar". Kështu e ka nisur fjalimin e tij të shkurtër në protestën e djeshme pensionisti Meleq Kotobelli i cili, duke shprehur protestën ndaj situatës që po kalon shtresa e pensionistëve sot, përmendi disa nga premtimet e bëra nga kryeministri Berisha dhe që sot janë të parealizuara. "Kryeministri na premtoi rritjen e pensioneve, por më shumë na rrit çmimet. Na premtoi 24 orë drita, e po na jep çdo ditë zhurmën e gjeneratorëve. Na premtoi rritjen e rimbursimit të ilaçeve e po na jep çdo ditë ilaçe kontrabandë dhe të skaduara. Na premtoi nga një tufë me gjela, por na jep në fund të vitit vetëm një pulë",- u shpreh përfaqësuesi i pensionistëve, duke theksuar se qeveria e Berishës është një qeverie e korruptuar, së cilës dita-ditës i shtohet mashtrimi, numri i të papunëve dhe varfëria. Në këtë kuptim, sipas tij, largimi nga pushteti i qeverisë "Berisha" dhe klani i tij, është një domosdoshmëri.

    Arsimtarja, Zanaj: Berisha mbushi shkollat me militantë

    TIRANË- Ashtu si pensionistët dhe ushtarakët, edhe arsimtarët kanë shprehur zërin e tyre kundër qeverisë, në protestën e zhvilluar dje nga opozita e majtë. Natasha Zanaj, një mësuese prej 30-vjetësh, ka treguar para liderëve të opozitës dhe pjesëmarrësve të tjerë në protestë se, si ajo ishte bërë dëshmitare e largimit nga qeveria aktuale e shumë mësuesve në një nga shkollat e Tiranës, që sipas saj u zëvendësuan më pas me militantë politikë, që u përdorën nga e djathta në zgjedhjet vendore. "Jam dëshmitare se si brenda javës, pa asnjë lloj motivacioni, të gjithë mësuesit e shkollave të një prej njësive të Tiranës u larguan nga puna, për t'u zëvendësuar me mësues militantë, që më pas do të uleshin në tavolinat e numërimit të votave për zgjedhjet vendore. Kjo situatë u ndoq në të gjithë Tiranën",- është shprehur ajo, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë që ta shohë arsimin si një ndër prioritet kryesore dhe ta shprehë këtë me vepra, e jo me demagogji. "Zëri ynë i protestës nuk do të heshtë",- përfundoi ajo.

    Qytetarët protestojnë paqësisht para Kryeministrisë e Presidencës

    TIRANË- Ndryshe nga çfarë ndodh çdo ditë, opozita dhe qytetarët kanë shprehur dje protestën e tyre kundër qeverisë "Berisha". Për më shumë se një orë, në sheshin "Skënderbej" dhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është ngritur zëri për problemet e shumta që po kalon shoqëria dhe vendi ynë sot. Në duart e përfaqësuesve të opozitës dhe të qytetarëve shqiptarë nuk kanë munguar as shfaqja e pankartave, në të cilat shkruhej me fjalë pakënaqësia ndaj qeverisjes.


    Ato ishin të ndryshme dhe përçonin mesazhe të ndryshme. Shumica i drejtoheshin kryeministrit Berisha dhe lidhen me mjaft probleme jetike, si mungesa e energjisë elektrike, ujit të pijshëm, varfërisë, papunësisë, por edhe korrupsionit. "Kur do i lani duart zoti Berisha", "Qeveria e uzurpimit të institucioneve", "Shqipëria vendi më i varfër në Evropë", "Qeveria kundër vlerave intelektuale", "Jo mashtrimit të pensionistëve", "Ndal diktaturës së korrupsionit", "Duam drita, duam Ujë, duam Punë", ishin disa prej parullave që shkruheshin në pankartat që mbanin në duar të pranishmit në protesta. Gjatë protestës nuk munguan as thirrjet në mbështetje të opozitës.

    Një prej tyre ishte dhe "Duam ujë, duam drita, shpresa jonë opozita", e cila u shqiptua nga protestuesit gjatë gjithë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", ndërsa protesta u zhvendos drejt Kryeministrisë dhe Presidencës, e drejtuar nga krerët e partive të opozitës. Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të saj, protesta e djeshme shfaqi nota paqësore, të cilat u dëshmuan nga vetë kreu i PS-së, Edi Rama. Ky i fundit, nuk ka lejuar protestuesit të përdornin parulla që në përmbajtje ishin fyese ndaj kryeministrit Berisha. Kështu, ndërsa para Presidencës një grup protestuesish po thërrisnin me fjalë fyese kundër Berishës, kreu i PS-së i është drejtuar atyre duke i kërkuar me duar që të pushonin.
    Liberté, égalité, fraternité

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Edhe nje here u pa se cfare don opozita.Ajo nuk eshte e interesuar per nje perparim,nuk eshte se ka ndonje ide si ta coj vendin perpara.Ajo cfare i intereson opozites eshte rrezimi i qeverise Berisha.Ata as qe mundohen te fshehin qellimet e tyre.Ata ende kan ide komuniste.Cdo gje qe nuk u pelqen e shkaterrojne.Ndjenja e "revolucionit"eshte e ngulitur thelle ne kokat e tyre.
    Hajde shqiptare hajde.Dy vite nderto,dhe menjehere shkaterro ne menyre qe per pese vite te tjera mos te vije aty ku ka qene.
    Edhe motoja e komunisteve e tille ka qene:dy hapa para tre mbrapa.
    O Gon daja a vlen dhe per Salen ky diskutim?

    Apo ai eshte komunist i mire ?

  14. #14
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Edi Rama me politiken e re te tij e bon me politikan pleq te cofur sic eshte Gjinushi, Milo, Meta dhe ai kryebardhi tjeter.


    Politika e re e Edi Rames eshte te coj vendin sic e kan deklaruar ai dhe Meta me gojen e tyre: ne nje mesim tjeter te dyt Berishes pas atij qe i dhan me 97ten.

    Politika e re e Rames eshte te duash edhe yllin e Stalinit dhe te dalesh me yll per jashta neper plazhet kurvare te botes.


    Politika e re e Rames, eshte qe te ngjall njerez te cofur ne politike.


    Pra politika e re e Rames, nuk eshte gje tjeter vecse nje politike dinamiti komuniste, korrupsini dhe krimi.....


    Maxhoranca e sotme, qe nuk perkufizohet vetem me emerin e Berishes, ka percjellur nje boom ekonomik ne SHqiperi, ka rrit rrogat, pensionet, po nderton rrugen me madhore ne te gjith ballkanin,--mbase nje rruge madhore e tille do na cmalli ne Shqiptaret e ndare pre njeri tjetrit qe 50+ vite, maxhoranca e sotme nenshkroi marrveshjen e stabilizimit me Europen, hoqi kriminelet rrugeve qe merrnin ne qaf jete shqiptaresh dit per dit-Rama, Meta e nuset tjera nuk e moren veten asnjeher nga largimi i Nehatit me kriminele tejre...kto jan arritjet e maxhorances se sotme....ku jan arritjet e PSse per 8 vite qeveri?


    Me vjen keq qe SHqiperia nuk ka nje opozite solide, qe te jet e afte dhe te mbaj pergjegjesite e saj si qeverisja ne hije, por kemi nje Rame e nje Brace qe kush e ka inat PSne thot ata kurr mos u nderrofshin se me ta ne krye ata nje pordhe me pe kan me qen gjothmon.

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga Ujku'80 Lexo Postimin
    Opozita, 12 mijë vetë kundër qeverisë

    Rreth 12 mijë simpatizantë të opozitës kërkuan dje largimin e kryeministrit Sali Berisha nga qeveria. Të drejtuar nga kryetarët e pesë partive të koalicionit opozitar, ata protestuan për më shumë drita, ujë, për punë dhe një Shqipëri me më pak korrupsion. Ka nisur me këngë mitingu i djeshëm i opozitës. Turma e madhe me në krye Edi Ramën, Ilir Metën, Skënder Gjinushin, Neritan Cekën e Paskal Milon, ka përshkuar paqësisht në bulevardin kryesor para Kryeministrisë dhe Presidencës. Madje, me këngën himn; “Për ty Atdhe”, janë ngjitur në tribunën e improvizuar në shkallët e Pallatit të Kulturës edhe drejtuesit e opozitës. E menduar si një protestë që kryefjalë të saj kishte krizën e rëndë energjetike, nuk kanë munguar simbolet kundër errësirës. Në protestën e opozitës ishin bashkuar të gjithë të pakënaqurit, që nga ushtarakët në rezervë, punonjësit e administratës të flakur në rrugë nga reforma, pensionistët, të rinjtë, mësuesit, por edhe minatorët. Në fjalimet e tyre, liderët e opozitës uruan që viti 2008 të sjellë edhe ndryshimin e Qeverisë së djathtë. Kryetari socialist, Edi Rama në fjalën e tij hoqi një paralele mes qeverisjes së Berishës dhe Fatos Nanos. Ai i ka kritikuar të dy, se nuk kanë mbajtur premtimet që kanë dhënë para elektoratit.
    “Kjo është Shqipëria e politikës së vjetër, Shqipëria e Sali Berishës dhe e Fatos Nanos, Shqipëria e Presidentit të dalë nga shitblerja e mandateve të popullit, Shqipëria e Parlamentit të dalë nga shitblerja e votave të popullit, Shqipëria e Qeverisë së dalë nga shitblerja e deputetëve të popullit, Shqipëria e Kushtetutës së shkelur dhe e drejtësisë së munguar”, - u shpreh Rama në fjalën e tij. Ai akuzoi politikanët si “politikanë telenovelash, që dalin nga kutia e televizorit vetëm kur ka fushata elektorale”. Rama u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen “përtej kufijve të vjetër partiakë dhe të t’i japim jetë një politike të re me zemër, për të ndjerë hallet e çdo shqiptareje e shqiptari të ndershëm”. Ndërsa kryetari i LSI-së, Ilir Meta tha dje duke i uruar shqiptarëve një vit të mbarë se, “vit të mbarë me një qeveri të mbrapshtë është e vështirë që të ketë për shumicën e shqiptarëve, por unë jam i bindur që viti 2008 do jetë vit vendimtar për ta ndarë Shqipërinë një herë e mirë me tranzicionin, me errësirën, me etjen, me varfërinë dhe me Sali Berishën”. Ai paralajmëroi se do të ketë të tjera protesta në ditët në vijim. Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi tha se “Qeveria aktuale është e paaftë për ta nxjerrë vendin nga kriza energjetike”. “Të gjithë sot e kanë kuptuar se me një shumicë tjetër, me një qeveri tjetër dhe Kryeministër normal, Shqipëria do të siguronte ritme më të larta zhvillimi. Këtë mund ta bëjë vetëm e majta, një qeverisje e të majtës së re, të ndryshuar dhe të bashkuar që di të përqafojë dhe të zbatojë një politikë dhe zbatojë një program të ri”, - tha Gjinushi.
    Po nuk morem vesh se cila do te jete Shqiperia e politikes se re?
    Nuk e morem vesh se cilet do te jene mbartesit e Shqiperise se kesaj politike te re?
    Rama nuk drejton dot nje bashki! Ka vite te tera qe dridhet e perdridhet dhe Tirana nuk ka ende nje ide se cfare drejtimi do te ndjeke!
    Tirana me gjithe premtimet e medha nuk ka ende nje plan urbanistik te kohes!
    Ne Tirane digjen njerezit neper banesat e ndertuara pa asnje kusht teknik dhe kryetari i kesaj bashkie as qe i bie ndermend se kush e per cfare u dogj!
    Tirana nuk eshte me e kontrollueshme dhe rrjedhimisht nuk eshte me as e qeverisshme, sepse nuk ka drejtim!
    Ngjyra e fasadave po iken dhe bashke me te po bie dhe ngjyra e naivitetit politik te Rames!
    Ne gjithe keto kohe qe ai po sillet verdalle, nuk ka bere asgje me teper se nje show teatral, duke luajtur me naivitetin e atyre qe shkojne dhe e degjojne.
    Eshte per te te ardhur turp se cfare niveli intelektual ka opozita e sotme!

    Shqiperia dhe shqiptaret kane shume probleme dhe sigurisht ne dhenjen e rrugezgjidhjes se tyre do te duhej te jipte ndihmesen e vet dhe opozita, mirepo ajo nuk prodhon me ide dhe ne kete rast do te ishte me vlere per te qe te fitonte pervoje dhe kohe duke bashkepunuar ne menyre konstruktive me poziten ceshtjet kryesore qe ka vendi dhe mos te bjere ne nivelin e rrugideve te tipit Brace apo ne nivelin e bujkideve te tipit Dokle!

    Opozita mund te mendoje te vije ne pozite, vetem atehere kur ta kete shnderruar vetveten ne nje force qe prodhon ide, qe administron energjite dhe qe di te rreket me sfidat ne nje menyre moderne dhe nga njerez mbartes te vertete te idealit te nje shoqerie socialdemokrate!

    Deri tash nuk shihet asgje e re ne sheshin e kambisteve! Sic duket ne tregun e tyre te shkembimit te politikes, me teper rendesi ka zhvleresimi i Nanos dhe rivleresim i Rames, mirepo sic duket vlera e Rames ne bursen e politikes nuk po rrin te ngjitet ne kuotat e deshiruara.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 23-12-2007 më 07:30

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    O Gon daja a vlen dhe per Salen ky diskutim?

    Apo ai eshte komunist i mire ?

    Ja vlen te diskutohet edhe per Berishen, por ne kete rast ne nuk kemi nje model tjeter alternativ qe te na ndihmoje te bejme krahasimin!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    I gjithe personeli i bashkise dhe i minibashkive te Tiranes u urdheruan te mos ikin ne shtepi ,por me apel te ishin qe ne oren 16 ne mitingun e Edvinit.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  18. #18
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Po thot homza, (me disa pasaktesira orthografike):

    Me vjen keq qe SHqiperia nuk ka nje opozite solide, qe te jet e afte dhe te mbaj pergjegjesite e saj si qeverisja ne hije, por kemi nje Rame e nje Brace qe kush e ka inat PSne thot ata kurr mos u nderrofshin se me ta ne krye ata nje pordhe me pe kan me qen gjothmon.
    Qe ka nostalgjike e kripto-adhurues te enverit, duke filluar prej saliut, kete e kam ditur, por se paska edhe nostalgjike te fatosit, kete po e mesoj ne kete forum.

    Sa te rrojme, do te mesojme!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    KYYY ti qeverise shqiptart, jo jo , sguxon te ndodhe, skan ftyr kto te shqiptarit , kto jan te rrezikshem per kombin, mund te na shesin dikund , sikur Aljasken , asnjeher Edi Rama ne qeverisje .
    Berisha duhet ta luftoje krimit dhe korupcionin, pa frik hic, ne vend se te ndertohet ishull per turizem , let ndertohet nje ishull per burg , dhe ta pastrojm kombin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-12-2007 më 06:52

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rd

    --

    Zëdhënësi i PD shprehet se edhe vetë Stalini do të kishte mbetur i zhgënjyer nga pjesëmarrja aq e vakët në ditëlindjen e tij


    Rama, politikë e vjetëruar e tipit stalinist


    Partia Demokratike reagoi dje ndaj protestës së Ramës me parrulla, flamuj dhe simbole të komunizmit. Zëdhënësi i partisë më të madhe në vend, Gerti Bogdani, theksoi se me anë të kësaj proteste, Rama shpalosi filozofinë e politikës së tij të re, me simbolet e regjimit diktatorial më të egër në Europë. "Në mitingun e djeshëm, nëse mund të quhet i tillë, zoti Rama u tregoi shqiptarëve politikën e tij të re, me parrulla të vjetra dhe flamuj të vjetëruar të Partisë së Punës së Shqipërisë", tha Bogdani, duke hedhur kritika të ashpra edhe për thirrjet për protestë pikërisht në një ditë feste si Dita e Bajramit. "Zoti Rama proklamon politikë të re, por hedh hapa prapa, duke e mbajtur mitingun më 21 dhjetor, pikërisht në ditëlindjen e ish-diktatorit Stalin. Ai gaboi edhe kur zgjodhi Ditën e Bajramit për të bërë apelin për protestë, duke dhënë mesazhin e përçarjes në një ditë që, ashtu si të gjitha ditët e festave fetare, janë ditë mirëkuptimi, vëllazërimi dhe tolerance", tha më tej zëdhënësi i PD-së. Në këtë kontekst, partia kryesore në vend i bëri thirrje kryetarit të PS-së që të jetë më i kujdesshëm ndaj ndjeshmërive të qytetarëve dhe të mos përdorë evenimente apo terminologji fetare për interesat e tij personale. "I bëjmë thirrje zotit Rama të jetë më i kujdesshëm ndaj ndjeshmërive të qytetarëve shqiptarë, që një herë u deklaron se po u shpall enciklikën kishtare të bujqësisë dhe herën tjetër zgjedh pikërisht Ditën e Bajramit për t'u rënë sirenave të konfliktit dhe protestave", vijoi më tej Bogdani. Megjithatë, vijoi më tej ai, e rëndësishme është që qytetarët shqiptarë kuptojnë se trumpetat e politikës së re të zotit Rama po i bien melodisë së një politike të vjetëruar, çka e tregon edhe protesta e djeshme, ku edhe vetë Stalini do të kishte mbetur i zhgënjyer nga pjesëmarrja aq e vakët në ditëlindjen e tij.


    Xhumelina Dervishi

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Opozita: Protesta po cënoi votën Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:22
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •