"New York Times": Të dielën Evropa do të ketë një shtet të ri - Kosovën
• Të dielën Evropa do të ketë një shtet të ri - Kosovën, dhe kjo i jep fund 17 viteve të përgjakshme të luftërave në ish Jugosllavi.
Ky është një rast për të festuar, shkruan në numrin e sotëm gazeta prestigjioze "The New York Times". Gazeta vlerëson se pavarësia e Kosovës është e justifikuar, unike në llojin e vet dhe e pashmangshme dhe nuk ka rrugë tjetër, ndërsa konstaton se Serbia e humbi lojën e nacionalizmit në Kosovë shumë kohë më parë. Në fillim të javës tjetër, fuqitë e mëdha, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën, Britaninë dhe Gjermaninë do ta njohin shtetin e ri. Një shumicë e qartë e 27 vendeve anëtare të BE së pritet ta njohin shpejt Kosovën e pavarur.
Qiproja, me pjesën e vet të pushtuar në veri, do kryesojë vendet që nuk do ta njohin Kosovën. Disa nga vendet e tjera të BE së që janë dyshuese për shtetin e ri janë Spanja, Slovakia, Greqia dhe Bullgaria. "Nëse BE ja do fliste me një zë, do të ishte diçka e këndshme, por mbështetja në shkallë të gjerë është e mjaftueshme për Kosovën e pavarur. Kjo mbështetje në rradhë të parë i dedikohet punës së ambasadorit gjerman në Britani, Wolfgang Ischinger. Ajo që është më e rëndësishmja, është se BE ja dhe SHBA të do ecin me një hap, çfarë nuk ka ndodhur shpesh kohëve të fundit", shkruan mes tjerash kolumnisti Roxher Koen në "The New York Tjmes", i cili ka raportuar për luftërat në ish-Jugosllavi.(B SINA - INA)
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)