Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1

    Pse femra dhe mashkulli nuk kanë të drejta të barabarta?

    qka jua merr mendja pse nuk mujne me kan Burri edhe Gruja ose Mashkulli me Femren kurr te barabart .
    ose edhe Burri ose Gruja edhe pse nga te gjith kerkohet barazi gjinore po ne praktik nuk eshte ashtu .
    por ky eshte mendimi im e mendimet tjera po ja lu juve do te ishte tem interesante ...
    Inter Campione d'Italia!!
    2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500

  2. #2
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Sepse jemi ne meshkujt ata qe i vendosim rregullat dhe ligjet me te cilat diskriminojm femrat..
    Po te ishte e kunderta ateher ne do te ishim viktimat
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  3. #3
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Dhuna Në Familje (Barazia Gjinore)
    Nje fenomen qe dukshem vazhdon te perjetohet ne trevat tona, me intenzitet qe ende eshte mjaft i nderlikuar por fillimisht ngërthen në vetvete disa anë të mprehta të zhvillimit historiko-social.
    Në shoqëritë e pazhvilluara, dhuna ndaj gruas është më e egër e më brutale gje qe rezulton me pabarazin midis burrit e gruas dhe dëshmon për një diskriminim serioz të gruas në shoqërinë dhe familjen e sotme.
    Fillimisht perballemi me faktin se kemi te bejme ende me traditat patriarkale të familjes dhe të regjionit ku ende jetojmë në një shoqëri të dhunshme që përcillet në familje dhe anasjelltas.
    Pikërisht në këtë hapësirë duhet kërkuar edhe burimi i rritjes së dhunës ndaj gruas, e cila në thelbin e vet është dhunë ndaj të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

    Shoqeria jone, e perballur me kete fenomen, gjithemone duke e mshefur nga njerzimi, ndikon tepër negativisht në edukimin e fëmijëve. Fëmija rritet me shembëlltyrën e prindit, ne njeren ane djali përpiqet t’i ngjajë të atit ndersa vajza nënës.
    Në qelizën e shoqërisë së ardhshme edukohen burra të dhunshëm dhe gra, që durojnë dhunën. Krijimi i shembujve të tillë përbën një ndër pasojat më negative të dhunës ndaj gruas dhe një plagë të vërtetë sociale për të ardhmen nëse nuk parandalohet dhe luftohet si duhet.

    Përballë kësaj gjendjeje të pavorshme për gruan, është e domosdoshme të aktivizohen mekanizma ndërgjegjësuese, kulturore, sociale, politike për të zbutur dhunën në shoqërinë Kosovare.

    Per te nen-vizuar perbersit, ne rende te pare duhet permendur KULTUREN, si element i kesaj qeshtjeje qe pason me dhunen ndaj gruas apo dhunen në shoqëri. Me asnje liber nuk munde te mesohet kultura, ajo mirret pergjate edukimit nga familja (prinderit), nga shoqëria, por patjeter eshte pjese vitale qe ka të bëjë me traditën e një populli, siç ka të bëjë me sjelljen e secilit individ në raport me të tjerët.

  4. #4
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Barazia Gjinore dhe Ndikimet në Familje dhe Shoqëri

    Shkruar nga Gjeneza Budima

    Përveç stratifikimit sipas moshës, e vetmja universalje tjetër kulturore sipas të cilës bëhet shpërndarja e roleve sociale është ajo në bazë të seksit. Rolet e femrave, përgjatë kulturave dhe historisë, në përgjithësi janë karakterizuar me diskriminim. Pse ndodhë e gjithë kjo në të gjitha shoqëritë botërore!?
    Për të folur për këtë problematik duhet kuptuar së pari dallimin në mes të termit seks dhe atij gjini. Sikurse shumë sociolog, edhe Jan Robertson e sheh ndarjen e qenieve njerëzore në dy kategori fundamentale të bazuar në seks – në dallimin biologjik në mes të femrave dhe meshkujve. Të gjitha shoqëritë, megjithatë, e elaborojnë këtë fakt biologjik si nocion sekondar jobiologjik të “gjinisë mashkullore” dhe “gjinisë femërore”. Këto koncepte nuk i referohen seksit po gjinisë – dallimeve të mësuara kulturore në mes të meshkujve dhe femrave. Ashtu siq e gjejmë edhe tek Anthony Giddens, mashkull dhe femër është ajo çfarë me lindje jemi, por gjini mashkullore dhe gjini femrore është ajo që përmes një socializimi të caktuar ne bëhemi. Me gjini pra i referohemi karakteristikave sociale, si dallimeve në prerjen e flokëve, mënyrën e veshjes, sjelljes, roleve të punës dhe aktivitete të tjera të mësuara përmes kulturës. Mirëpo, kur jemi këtu, duhet cekur se ekzistojnë edhe shumë kritika që konsiderojnë dallimet seks/gjini si dihotomi të rrejshme në mes të biologjikes dhe shoqërores. Filozofi francez Michael Foucalt, me ndikim të madh në sociologji që nga vitet e 70-ta, mohon të ketë çfarëdo dallimi biologjik, pra dallim seksi, e që është në çfarëdo mënyre jashtë shoqërores. Po ashtu sociolog të tjerë dallimin biologjik e konsiderojnë si diçka ekstra-sociale dhe ngriten kundër pikëpamjes që gjinive ua mohon rëndësinë e vërtetë të trupit. Kritika tjetër ka të bëjë me mënyrën sipas të cilës gjinia si koncept fokusohet në dallimet në mes të femrës dhe mashkullit në bazë të pushtetit dhe dominimit, andaj disa sociolog preferojnë që të përdoret termi patriarkalizëm si koncept kryesor organizues. Madje, disa thonë se fjala gjini është futur në fjalorë vetëm për t’i ikur fjalës seks. Atëherë, për të vazhduar më tutje me analizimin e dallimeve të sekseve dhe ndikimit të tyre në ndarjen e roleve sociale mund të thuhet se “nëse pranohet se është e nevojshme të konsiderohen dallimet biologjike dhe struktura e pushtetit në raport të elaborimit të konstrucionit shoqëror të dallimeve, koncepti gjini ka përparësi në studimin e mashkullores dhe femrores, raporteve mes sekseve, pozitës sociale të femrës si dhe të pranimit të llojllojshmërisë kulturore e historike dhe të ndryshimeve në vend të përgjithësimit të analizave” (Gordon Marshall).

    Dallimet mashkull-femër

    Për t’iu përgjegjur pyetjes se sa në të vërtetë dallojnë sekset, sociologët kanë shtruar argumente nga tri diciplina: biologjisë, që tregon për dallimet fizike në mes të meshkujve dhe femrave dhe efektet e mundshme në sjelljen e tyre; psikologjisë, që na tregonë për natyrën e origjinës së dallimeve të mundshme të personaliteteve në mes të sekseve; dhe antropologjisë, që tregonë për dallimet në rolet gjinore përgjatë kulturave të botës (Jan Robertson). Pra, meshkujt dhe femrat janë të ndryshëm biologjikisht dhe atë në gjenet e tyre, të cilat japin kopje të trashëguar për zhvillimin fizik. Meshkujt dhe femrat kanë po ashtu dallime në hormonet e tyre, substanca kimike që sekretohen përmes gjëndrave të ndryshme të trupit. Pos kësaj, ekzistojnë dallime të qarta në anatominë e sekseve apo në strukturën fizike dhe në dukje. Të gjitha këto dallime biologjike janë shumë të rëndësishme për shoqërinë meqenëse bëjnë më të lehtë përcaktimin e seksit të individëve dhe, e hidhur por e vërtetë, bëjnë që meshkujt të jenë më të fuqishëm fizikishtë sesa femrat. Nga kjo del se fuqia e tyre u jap meshkujve potencial që t’i dominojnë femrat përmes forcës, fakt ky që shpjegon se pse nuk ka ekzistuar kurrë asnjë shoqëri në të cilën femrat kanë pasur status më superior sesa meshkujt. Por, sikurse anatomia të jetë vendimtare dhe gjinitë të jenë kryesishtë të determinuara nga dallimet në lindje, atëherë statuset dhe rolet e meshkujve dhe të femrave do të duhej të jenë përafërsishtë të njëjta në të gjitha kulturat. Mirëpo, nëse këto karakteristika sociale ndryshojnë në masë të madhe nga një kulturë në tjetrën, atëherë gjinitë mund të jenë shumë më fleksibile se sa që është menduar në të kaluarën. Pra, përkundër evidencave biologjike, psikologjike dhe antropologjike, është e qartë se njerëzit mund të socializohen në modele të ndryshme të roleve gjinore, por shumë shoqëri mbeten në ruajtjen e pabarazisë në mes të meshkujve dhe femrave. Pse ndodhë kështu?

    Ruajtja e (pa)barazisë


    Si shoqëri e sapodalë nga robëria e lufta, e që nga shumë konsiderohet si e çliruar nga çdo detyrim i mundshëm, respektivishtë e lirë edhe nga tradita e kultura kombëtare, jemi duke kopjuar dhe përjetuar pothuajse të njëjtat transformime të roleve sociale (kryesishtë në popullatën urbane), që dekada më parë i kanë kaluar shoqëritë perëndimore. Mirëpo, si duket ne ende nuk po e kuptojmë rëndësinë e këtyre ndryshimeve, rëndësinë e kopjimit të kulturave tjera, se sa janë të dobishme apo se sa janë të dëmshme. Ne, siq ka shkruar Gani Bobi, e keqkuptojmë universalizmin kulturorë, duke u munduar të bëjmë shkëputje totale nga tradita për të “kërcyer” në një kulturë tjetër. Nëse dallimi dhe pabarazia në mes të gjinive në shoqërinë tonë konsiderohet si diçka negative, atëherë duhet kërkuar zgjidhje, por njëkohësishtë duhet paraparë të ardhmen duke qenë të përgatitur për pasojat që ky “shpërthim revolucionar i femrave” mund të sjellë me vete.

    Gjatë dekadave të fundit mund të thuhet se me qindra njerëz kanë sfiduar marrëdhëniet tradicionale të sekseve, sidomos në shoqëritë urbane të vendit. Poashtu, numër gjithnjë e më i madhë i grave kanë hyrë në jetën ekonomike dhe duke bërë këtë kanë fituar jo vetëm të ardhura materiale, por edhe pavarësinë. Kjo mbështetet edhe nga pikëpamja e teorisë së konfliktit (Engels), sipas së cilës rolet tradicionale gjinore reflektojnë konfliktin e pushtetit në mes të meshkujve dhe femrave, dhe kjo do të ndryshojë kur femrat do të marrin më shumë pushtet duke luajtur role ekonomike edhe jashtë shtëpisë. Dhe, është e vërtetë se shumë ndryshime kanë ndodhur. Role të reja ekonomike i kanë sjell femrave barazi më të madhe me meshkujt si dhe mjaftë mundësi të reja, në veqanti shancën për të përjetuar se çka është karriera dhe arritjet në botën jashtë shtëpisë. Por, grat që punojnë nuk i kanë këmbyer thjeshtë punët shtëpiake me karrierën – ato kanë marrë përsipër që të dy obligimet, punët në shtëpi dhe punën me pagë. Meshkujtë pranojnë të ndihmojnë në punët shtëpiake, por jo të konsiderohet kjo si obligim, përderisa femrat janë mësuar përmes traditës që punët shtëpiake t’i konsiderojë si respekt ndaj vetes dhe të tjerëve.

    Përfitimet dhe humbjet

    Sa i përketë meshkujve, ata në përgjithësi kanë reaguar pozitivishtë në rritjen e barazisë së femrave. Në fakt, vetë rolet e tyre, që konsideroheshin më të “plotësuara” se rolet e femrave, janë poashtu në një llojë fluksi. Meshkujve u lejohet tani një personalitet më i butë dhe shprehës e që do të ishte konsideruar si i papërshtatshëm para disa dekadave. Shembull, stili “John Wayne” i viteve të 50-ta nuk lë më përshtypje as tek meshkujt e as tek femrat (Ian Robertson).

    Kjo që u tha tregon se në rrjedhën e ndryshimeve të shumta sociale që kanë kapluar pothuajse të gjitha shoqërit perëndimore, gjithnjë e më shumë individët zgjedhin se çfarë duan ata për veten – apo çfarë duan të jenë! Nëse për një moment kujtoni se çfar sot mund të shihni nëpër rrugët e qyteteve tona, nëpër media, nëpër shkolla, atëherë lirisht mund të thuhet se aty jemi – kemi hyrë në ciklonin e ndryshimeve që nuk dallon më gjinin, mund të dukesh si femër apo si mashkull, është çdo ditë e më shumë qështje personale.

    Sociologu Jonathan Gershuny pas hulumtimve që kishte bërë më 1970 dhe dhjetë vite më vonë, më 1980, lidhur me raportet mashkull-femër dhe punët e shtëpisë thotë se po bëhet një ndarje gjithnjë e më e barabartë e punëve të shtëpisë midis burrit e gruas dhe ky fenomen është i pranishëm në të gjithë botën e zhvilluar si pasqyrim i ndryshimeve të mëdha sociale që po ndodhin. Ai thotë se sa më i zhvilluar ekonomikisht të jetë vendi aq më pak punë shtëpie bëjnë gratë dhe aq më shumë burrat. Pjesëmarja e burrave ishte rritur pikërisht në punët rutinë, në pastrimin e shtëpisë dhe në përgatitjen e ushqimit. Mirëpo, është e dukshme se mënyrat e ndërveprimit mashkull-femër (si biseda) ende i përmbahen modeleve të marëdhënieve tradicionale. Agjencionet e socializimit si familja, shkollat dhe mediat i sforcojnë modelet ekzistuese. Edhe pse shumë prej femrave sot punojnë, ato janë të koncentruara në punët e ashtuquajtura “mantel roze”. Hulumtimet tregojnë se shumica e grave që punojnë janë të kënaqura me punën e tyre dhe për arsye ekonomike dhe të tjera nuk do të donin të jenë “vetëm amvise”.

    Ndryshimet në familje

    E dimë se çdo revolucion ka pasojat e veta, përfitimet dhe humbjet. Revolucioni në rolet e sekseve, ka ndihmuar që të riformohen vendet e punës, familja dhe marrëdhëniet në mes të sekseve. Rezultatet e këtij ndryshimi me të vërtetë paraqesin një ndryshim të rëndësishëm në statusin e grave, por ndryshim që njëkohësisht ka hapur rreziqe dhe mundësi të reja. Sipas pikëpamjes funskionaliste, diferencimet në rolet mashkull-femër, konsiderohen si të dobishme në shoqëritë tradicionale, dhe disa teoriticientë pohojnë se kjo është ende realitet, se rolet e ndryshme të mashkullit dhe femrës brenda familjes janë kushtë themelor i funksionimit të shëndoshë të saj si institucion social.

    Ka shoqëri që edhe pse favorizojnë përmirësimin e pozitës së femrës, ndodhë e kundërta. Shembull, Suedia është e para ndër vendet perëndimore sa i përketë legjislacionit për rritjen e barazisë midis sekseve, duke ofruar ndihma për rritjen e fëmijëve, pushim pas lindjes për babain, orar të reduktuar për nënat etj. Por, shumë gra suedeze nuk dëshirojnë t’i lënë fëmijët nëpër qendra ditore e ato të mund të punojnë dhe kështu ato vazhdojnë të jenë përgjegjëset kryesore për shtëpinë dhe fëmijët.
    Sipas hulumtimeve të kohëve të fundit, për shumë femra karriera kuptohet si një hutim madje edhe dhembje. Femrat që shikojnë përpara për t’i kapur “të gjitha” çdo ditë e më shumë po e kanë të vështirë që në kërkim të karrierës të mbajnë balancin me marrëdhëniet intime dhe rritjen e fëmijëve. Disa, që karrierën e qesin para martesës me qëlllim që të ndjejnë se kanë arritur “të pamundurën” ndjehen të tradhëtuara. Tani në të katërdhjetat ato e konsiderojnë veten si viktima të revolucionit të tyre, sidomos nëse ato nuk janë martuar dhe tani ballafaqohen me rrezikun se kurrë nuk do të martohen e të kenë fëmijë. Po ashtu, gjeneratat postfeministe të grave sot përfitojnë nga të arriturat për liritë e grave, por prapëseprapë mëdyshen për barrën e të qenit bashkëshorte perfekte, nënë dhe karieriste. Për momentin, mund të thuhet se femrat po ndjehen të mbetura në mes të revolucionit që ka filluar të shuhet.

    Ndryshimet në rolet e femrave kanë patur ndikim të paevitueshëm në strukturën e familjes. Gjeneratë e tërë e fëmijëve tani janë duke u rritur nga nënat punëtore, të cilat i lënë fëmijët në një formë të kujdesit ditor. Pos kësaj, pavarësia e re e femrave u ka bërë të mundshme që të jetojnë një jetë jo të lumtur martesore apo që t’i rrisin vetë fëmijët e tyre. Pjesërisht, si rezultat i kësaj pavarsie, është rritur numri i shkurorëzimeve, numri i lindjeve jashtëmartesore dhe numri i familjeve me gruan si zot shtëpie. Pos kësaj, shumë nga këto femra klasifikohen si persona të varfër, që jetojnë në kushte të rënda jetësore. Andaj, një efekt indirekt dhe i paparashikueshëm i kërkesës së grave për pavarësi në shoqëritë perëndimore ishte “feminizimi i varfërisë”: një nga çdo katër gra të shkurorëzuara jeton nga ndihmat sociale dhe një nga çdo tri familje të udhëhequra nga gratë është në varfëri. Në përgjithësi, 57 për qind e të varfërve janë femra (Rodgers, 1986). Arsyeja kryesore, kuptohet, është se femrat kanë paga më të ulëta se meshkujt.

    Pse është kështu mundohet të shpjegojë një menaxher kompanie: “Meshkujt priren të sundojnë në nivele të larta thjeshtë sepse gratë shkëputen për të lindur fëmijë dhe gjëra të tjera lidhur me këto…Unë nuk mendoj se kjo është një ngritje selektive në përgjegjësi, por një fakt jetësor që gratë tentojnë të largohen, të martohen dhe të kenë familjet e tyre e për këtë arsye ato kanë një karrierë të copëtuar. Ato kthehen përsëri, por kanë një boshllëk në përvojë ose në kualifikim dhe kur ju ndeshni këtë dhe seleksiononi kandidatët, nuk është seksi i kandidatëve, por ajo çka mund të japin ato për punën e tyre që ndikon në këtë seleksionim (Homans, 1987)”.

    Madje në vendet perëndimore gjykatat tani i shpërblejnë gratë e shkurorëzuara me alimentacion apo shtesa për fëmijët më të ulëta se më parë, meqë tani konsiderohet se femrat munden vetë të sigurojnë ekzistencën e tyre.

    Por, sikurse rolet e femrave edhe rolet e mashkujve sot janë gjithnjë e më shumë të dykuptimta, më fleksibile dhe janë të diskutueshme nga interpretime të ndryshme individuale. Zgjidhja e këtyre dykuptimësive është pjesë e sfidës së ndryshimeve sociale dhe kulturore. Nën sistemin e vjetër, të gjithë e dinim se cili ishte roli i ynë, dhe shumica e njerëzve pa ndonjë mëdyshje janë sjellur ashtu siq është kërkuar. Sistemi i tillë na ka detyruar, por edhe na ka liruar nga nevoja për të zgjedhur. Sot, ka shumë pak detyrime, por sot individi e ka lirinë, apo barrën, që të zgjedhë rrugën drejtë vetëplotësimit të tij, ashtu si në shoqëritë e reja individualiste.

  5. #5
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Barazia gjinore, nevojë e zhvillimit të shoqërisë
    Z. Kosta Barka

    Shanset e barabarta dhe barazia gjinore për shoqërinë dhe shtetin shqiptar janë dhe duhet të konsiderohen si nevojë e brendshme e zhvillimit ekonomik, social, kulturor dhe politik. Por, para së gjithash, barazia dhe krijimi i mundësive të barabarta për të gjithë shtetasit duhet të fillojë të konsiderohet si misioni i përbashkët i shoqërisë dhe hallkave të shtetit, në përmbushje edhe të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese.

    Ndryshimi i mentalitetit patriarkal të shoqërisë dhe bindja e saj se gratë meritojnë dhe duhet të jenë pjesëmarrëse në të gjitha hallkat e qeverisjes së vendit, në çdo fushë të rëndësishme, në përputhje me numrin dhe kontributin që ato japin në zhvillimin e shoqërisë, duhet të bëhet pjesë e filozofisë së lëvizjes për barazi gjinore.
    Sigurimi i barazisë gjinore nuk duhet të konsiderohet një problem vetëm i grave, por i të gjithë shoqërisë, as vetëm i një organizmi apo institucioni, por i të gjithë levave të shtetit, pasi vetëm atëherë dhe në këtë mënyrë do të mund të thyhen barrierat dhe të arrihet në realizmin e një barazie të vërtetë.

    Prej kohësh, vendi ynë ka ratifikuar një numër të madh konventash të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës, të cilat adresojnë aspekte të ndryshme të barazisë dhe drejtësisë sociale. Në zbatim të tyre, shteti dhe institucionet e tij kanë marrë përsipër dhe po realizojnë detyrime imediate dhe afatgjata për përmirësimin e kushteve, standarteve dhe cilësisë së jetesës së popullsisë.

    Në këtë kuadër, pak kohë më parë, në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, u ngrit një strukturë e re, Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta, e cila me punën e vet do të ndihmojë në hartimin e politikave sociale përfshirëse dhe aktive, duke siguruar, ndër të tjera, edhe perspektivën gjinore.

    Barazia gjinore është një ndër aspektet më të rëndësishme të barazisë dhe drejtësisë sociale. Ajo përbën një element të rëndësishëm të strategjisë së Bashkimit Europian, që synon rritjen dhe përmirësimin e kushteve për gratë dhe burrat në të gjitha fushat e jetës, realizuar kjo nëpërmjet eleminimit të të gjitha formave të diskriminimit. Krijimi i kushteve për barazinë reale gjinore bëhet më detyruese pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizmit dhe detyrimeve që rrjedhin prej saj.

    Ministria e Punës, e ngarkuar nga Qeveria, tashmë ka filluar punën për hartimin e Strategjisë për Barazinë Gjinore, strategji që hartohet në zbatim të programit të Qeverisë për reformimin dhe përsosjen e mekanizmit të trajtimit të problemeve të barazisë gjinore, pas miratimit të Ligjit përkatës, nga Kuvendi i Shqipërisë.
    Objektivi i Strategjisë është zhvillimi i një shoqërie kohezive, të drejtë dhe funksionale, e cila do të ketë në themel të saj edhe objektivat e Strategjisë së Lisbonës, e cila vendos theksin në mënyrë të veçante në eleminimin e barrierave për pjesëmarrjen e grave.

    Që në fillim të nisjes së punës e bëmë të qartë për të gjithë aktorët dhe faktorët e interesuar se do të jemi të hapur të dëgjojmë çdo opinion dhe zë që dëshiron të kontribuojë në këtë fushë, sidomos përfaqësuesit e shoqërisë civile që veprojnë në fushën e barazisë gjinore, bashkëpunim që nuk do të jetë formal, por funksional dhe, besojmë, produktiv. Duke punuar kështu besojmë të arrijmë të përgatisim një dokument të hapur, me akses për të gjitha grupet e interesit; një dokument institucional, ku të jenë të përcaktuar qartë rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve në proceset legjislative dhe ekzekutive; një dokument efektiv dhe eficient, si dhe koherent, me politikat dhe masat e tjera të Qeverisë dhe në lidhje funksionale me to.

    Hartimi dhe implementimi i kësaj Strategjie, drafti paraprak i të cilës parashikohet të përfundojë në nëntor të këtij viti, pritet të sjellë impakte të dukshme në fushën e barazisë gjinore, në arritjen e të drejtave për gratë, në rritjen dukshëm të përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet e drejtimit, etj.

  6. #6
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Qendi te falemnderoj per postimet me vlere qe bere ne kete tem me mjaft interes..
    Per nje popull qe shum pak eshte i informuar(andaj edhe pabarazia eshte ne nivel te lart),keto postime kan rendesi..
    vetem vazhdo..
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    per mendimin tim me shum te drejta ka femra se sa mashkulli.


    dhe eshte si ti thuash dajes hall kjo pune



    shnet.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  8. #8
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Ndoshta Emri I Temës Është Pak Gabim Duhet Të Jetë "Barazia Gjinore". U Mbetet Moderatoreve Të Ndryshojnë..

    o BaBa , Gruaja Komandon , Gjith Natën Gruaja I Jep Burrit Instruksionet , Ditën Burri Kinse Vendos Sipas Dëshirës lol

  9. #9
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Mendoj se kjo teme nuk i referohet dhunes ndaj gjinise femerore, por pabarazise ne pergjithesi, ne pune e ambiente jashte familjes...
    Nejse, sot kemi perparuar ne demokraci e jam e mendimit qe te gjithe jemi dakort qe shoqeria patriarkale ka perfunduar edhe tek ne. Ne nje familje sot si burri ashtu edhe gruaja kane te drejta te barabarta me aq sa kam vene re duke filluar me familjen time e me te gjithe njerezit qe njoh.
    Per sa i perket pabarazise neper ambiente pune: besoj se i jepet me shume perparesi akoma djemve. Por ky rezultat nuk me cudit se tepermi sepse e njejta gje ndodh ne te gjitha vendet e botes. I vetmi Shtet ne te cilin ka barazi ndermjet numrit te meshkujve e femrave eshte ne qeverine e Spanjes, qe drejtohet nga Josè Luis Rodriguez Zapatero, politikan me personalitet te perkryer ne shkalle nderkombetare.
    Sidoqofte mozbarazite arrijne si rrjedhoje e shume rrethanave historike (rrethana ne te cilat nepermjet konflikteve boterore kane pare si personazh kryesor burrat) qe me kalimin e kohes po zbuten duke harmonizuar edhe menyren e jeteses ne shoqeri.
    Sot nuk behet me fjale per pushtime apo per shoqeri ne zhvillim. Te gjitha stadet e jetes se nje vendi jane ne mbi-zhvillim e kjo do te thote qe mos-barazite duhet te marrin fund, sepse sot gjithcka mund te behet si nga nje femer ashtu edhe nga nje mashkull (duke pasur parasysh edhe mundesite fizike te qenies njerezore per te cilen behet fjale).
    Si perfundim, mund te them qe njeriu edhe vete si qenie ekzistuese eshte egoist (sa me shume te kesh aq me shume kerkon=sa me shume te zhvillohesh aq me nevoje ke per hapesire: e thote edhe Darwin, panvaresisht se behet fjale per bimet ne teorine e tij). Prandaj duke marr edhe parasysh elementin "egoizem", besoj se mosbarazite nuk kane te sosur (Jam e sigurte qe sor me shume flitet per pabarazi ndermjet grupeve shoqerore te ndryshme se sa nderjet gjinive te ndryshme)...Prape se prape jemi me mire sot se sa prinderit apo gjysherit tane ne kohen e vet...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    era me ke prekur sinqerisht e shkruaj
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  11. #11
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga BaBa Lexo Postimin
    era me ke prekur sinqerisht e shkruaj
    Eh ti BaBa BaBa: e shkruan sinqerisht e ia fut nje te qeshme nga mbrapa. "Hai una facia da schiaffi" così.... hahahahhhahaha (batute kjo nqs nuk e kupton qe do te thote, je simpatik ne te shkruar por edhe i poshter ama)

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga Fitim Shala Lexo Postimin
    qka jua merr mendja pse nuk mujne me kan Burri edhe Gruja ose Mashkulli me Femren kurr te barabart .
    ose edhe Burri ose Gruja edhe pse nga te gjith kerkohet barazi gjinore po ne praktik nuk eshte ashtu .
    por ky eshte mendimi im e mendimet tjera po ja lu juve do te ishte tem interesante ...
    Ke qene dru kur e ke hapur kete teme???

    Qoft femra edhe mashkulli, i kane te drejtat e barabarta, jane te barabart ne cdo aspekt!!!
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  13. #13
    Made_In_Gallata Maska e Angjelini
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Tu Gjujt
    Postime
    473
    Citim Postuar më parë nga Fitim Shala Lexo Postimin
    qka jua merr mendja pse nuk mujne me kan Burri edhe Gruja ose Mashkulli me Femren kurr te barabart .
    ose edhe Burri ose Gruja edhe pse nga te gjith kerkohet barazi gjinore po ne praktik nuk eshte ashtu .
    por ky eshte mendimi im e mendimet tjera po ja lu juve do te ishte tem interesante ...
    Eshte shume e thjeshte dhe se di pse i futni vetes te tilla mendime

    Mashkulli Mashkull Femra Femer sic i ka ba natyra (perendia) nuk jan as sdo jen kurre te barabarte sepse ate qe ben mashkulli se ben femra dhe anasjelltas, gjith secili ne rolin e tij ...
    Futja kot

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Islami Ndërmjet Lindjes E Perëndimit
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  3. Mashkulli nuk është standardi
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 14:46
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •