Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695

    Shqisa e gjashtė - Telepatia!

    Shqisa e gjashtė

    Habia nuk eshte ndjenja e vetme qe ka njeriu kur para tij qendron personi qe ka aftesi mbinatyrore, edhe pse nga kjo mund te fillojme kerkimin e shqises se gjashte.

    Sa me shume zbulime qe behen per trurin e njeriut, thuaja po aq pyetje lindin per kete materie. Eshte zbuluar se: Truri I njeriut eshte shume me I madh ne krahasim me mesataren e jetes qe ai e jeton, nga 60-80 vite. Nga kapaciteti I madh I trurit, ne, net ere ato 60-80 vite, nuk perdorim me shum se 10%. Shume pjese te trurit mbesin te paprekura, te pashpenzuara dhe per to nuk dime asgje. Truri ka aftesi te prodhoje me se 1000 simbole ne minute dhe nga gjithe kjo, ne kemi aftesi vetem te lexojme, te shkruajme dhe te themi disa fjale brenda nje minute. Ne krahasim me kapacitetin tone mendor, gjuha qe perdorim eshte shume e thjeshte. Ky konklusion na ben te shtrojme disa pyetje dhe te konstatojme disa gjera interesante: Si mund ta kemi trurin aq te madh, per kohe aq te shkurter jete? Pse perdorim aq pak nga truri? Pse natyra, nga gjenerata ne gjenerate, do te bente kete organ te perdoret aq pak, perveq nese ky organ(truri), vertet, do te kishte nje qellim?(te braktisur nga ne) Pse komunikimi yne gjuhesor eshte aq I ngadalesuar dhe elementar, kur aftesit mendore I kemi ne nivel aq te larte? Me kalimin e viteve, expertet e parapsikologjise, lidhur me kapacitetin e trurit, kane arritur ne perfundime dramatike:

    -Njeriu nuk eshte I destinuar dhe as qe ka qene, te jetoj 60-80 vite. Destinacioni I tij primar eshte 800-1000 vite, qe eshte logjike, nese merret parasysh kapaciteti I trurit.

    -Ne tani shfrytezojme aq pak aftesi te trurit, per ate se vdesim ende pa u pjekur, pa patur ende mundesi te shfytezojme me shum nga tere ajo qe na ofron truri.

    -Gjuha nuk eshte menyra origjinale e komunikimit mes njerezve, se paku nuk ka qene. Ka dallim te madh mes gjuhes qe ne perdorim dhe aftesis se trurit. Ne realitet, gjuha dhe fuqit e saj artificiale ngadalsojne punen dhe zhvillimin e aftesive mendore.

    -Komunikimi gjuhesor(te folurit, leximi, shkrimi), thene ne menyre subtile, eshte arritje e vonshme e histories se njerezimit. Te themi se eshte e vjeter, nga 10.000 deri 12.000 vite, eshte e improvizuar dhe e krijuar nga humbja e menyres sone te vertet te komunikimit.


    Komunikimi me mendime dhe telepati.

    Expertet, nga keto konkluzione formulojne edhe teorine e pare per shqisen e gjashte dhe zhdukjen e saj. Te paret tane ishin qenie extra-inteligjente, qenie qe kan jetuar deri 1000 vite. Kane komunikuar me telepati. Kane patur teknike dhe dije shkencore qe jane larg nga civilizimi I sotem. Me pastaj planeti Toke eshte goditur nga forca termo-nukleare nga gjithesia. Nga kjo, toka eshte rrotulluar rreth bushtit te saj dhe ka rene ne sistemin diellor, me q’rast jane bere shume ndryshime ne Toke. Civilizimi eshte shkaterruar, kurse banoret e tokes kane vdekur nga vershimet dhe rrezet termonukleare. Shume pak nga ata kane mbijetuar. Keto zbulime te experteve, te deshmuara me studime dhe pune shumevjeqare na bejne te kuptojme se tek secili nga ne ekziston shqisa e gjashte, vetem duhet ditur menyren e zgjimit te kesaj aftesie..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 04-03-2008 mė 13:01 Arsyeja: Ndryshova disa fjale si 'startoj/poseidoj/konfuzoj'
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  2. #2
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  3. #3
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Edhe pse un nuk kam mundur te siguroj me shum material per kete tem(1her per 1her),ju kisha lutur qe nese keni ndonje ta postoni,sepse eshte nje tem per te cilen mund te diskutojm me dit te tera..
    ----ResPekte----
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  4. #4
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Telepatia ose ndryshe transmetimi i mendimit,eshte kapaciteti ipotetik per te komunikuar me anen e mendjes.pra pa perdorur instrumente te tjere.telepatia ben pjese ne te ashtuquajturat perceptime ekstrasensoriale,ose ne ato qe quhen fenomene paranormale.hyn ne fushen e studimeve te parapsikologjise.Per momentin nuk ka demostrime shkencore per egzistencen e ketij fenomeni.
    Ne fakt eshte nje mister egzistenca e telepatise.personalisht njehere kam patur nje ndjenje te cuditshme te keqe per nje njeriun tim(babain tim) qe me kerkonte te me kishte prane,pas pak oresh me lajmeruan qe kishte ndodhur e keqja.nuk di si tja ve emrin kesaj,ndoshta ishte koinēidence!!

  5. #5
    Per momentin nuk ka demostrime shkencore per egzistencen e ketij fenomeni.
    Ku e bazon kete deklarate dhe a ka mundesi te ma provosh...sic mund te te provoj une te kunderten qe ka te pakten 35 vjet qe jo vetem ka demonstrime shkencore por edhe perdoret ne disa agjensi te caktuara.

  6. #6
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Un e di se disa sherbime policore, dhe agjenci federale, kan ne sherbimin e tyre me aftesi telepatike, por prap(ne baz te njohurive qe kam)nuk e di qe ndonjeher eshte bere publik ndonje sundim lidhur me kte!!
    Por nese jam gabim, do te kishte qen mir Darius qe te postoni ndonje material rreth studimeve telepatike qe jan kryer, dhe qe ju posedoni njohuri rreth tyre..!!
    pershendetje
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  7. #7
    Tema e hapur nga ty eshte ne mbeshtetje te ekzistences se ketij fenomeni. Pra deri ne kete moment une nuk e shikoj te arsyeshem postimin e asnje materiali nga ana ime. Pres te me jepet nje pergjigje per citimin e mesiperm.

  8. #8
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Ku e bazon kete deklarate dhe a ka mundesi te ma provosh...sic mund te te provoj une te kunderten qe ka te pakten 35 vjet qe jo vetem ka demonstrime shkencore por edhe perdoret ne disa agjensi te caktuara.
    Deklarata ka te beje me ate qe nuk eshte e vertetuar plotesisht,pra nuk kemi nje siguri 100%per egzistencen e fenomenit,por kjo nuk do te thote qe nuk egziston si fenomen,ndoshta shkenca nuk eshte e afte te provoje ne stadin aktual.Pra per para normalen ka edhe skepticizem.
    Telepatia eshte nje fenomen qe persona te veēante ja dalin ta zhvillojne por potencialisht te gjithe jemi ne gjendje te dergojme mesazhe telepatike.
    studime te gjata kane treguar qe ēdokush qe mendon intensivisht per nje person per rreth 20 dite,i transmenton ketij te fundit mendimet e veta.
    Shkencetaret megjithse kane tentuar ta spjegojne ne menyre racionale,mbetet esencialisht nje fenomen spontan,ndodh pikerisht kur nuk e presim,psh kur ngrejme telefonin dhe e dime nje moment me pare se kush po na merr etj.
    Megjithate telepatia mbetet ne kontrast te plote me ligjet e fizikes qe ne njohim,sepse ne vije teorike do te anullonte ne nje cast te vetem barrierat e hapesires dhe kohes(e kupton ku e kam fjalen).
    Por duhet te kete diēka qe ne na shpeton dhe qe ne nuk e spjegojme dot mire,pra egziston fenomeni por ne nuk e spjegojme dot mire.
    respekte
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 03-02-2008 mė 14:35

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Aftesite telepatike e ekstrasensoriale , sidomos Projektimi Astral jane perdorur dhe perdoren per spiunazh. Rusia sidomos thone qe ka qene nder te parat qe ka perdorur medium per te perftuar informata sekrete.
    Fenomenet paranormale jane FAKT ashtu si dhe telepatia , eshte tjeter gje nese ne nga injoranca nuk i shpjegojme dot plotesisht, por nuk mund te mohohet aspak se eshte diēka reale dhe aspak fantastike.
    Mjafton te mendojme per njeriun si nj makine perfekte, si nje ideal i inxhinierise, qe edhe sot shkencetaret perpiqen ta arrijne ose ta imitojne.
    Te gjithe e dime si funksionon nje radiomarrese apo trasmetuese, ne ditet e sotme eshte banale, elementare. Dhe kur mendojme qe truri jone eshte superior ndaj ē'do lloj aparature elektronike qe ekziston sot, a nuk mund te pranohet se truri eshte i zoti te transmetoje dhe marre vale elektromagnetike apo te ndonje lloji tjeter per te komunikuar ne distance? Une do thoja qe do ishte habi sikur te mos ishte ne gjendje ta bente kete.
    Eshte minimumi qe pres prej nje organi kaq kompleks, me i mistershmi i trupi tone, ai qe permban ose krijon intelektin.

  10. #10
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Une nuk e mohova fenomenin ,xfiles,vetem se ka shume paqartesi se si ky ndodh!!!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga diocleziano Lexo Postimin
    Megjithate telepatia mbetet ne kontrast te plote me ligjet e fizikes qe ne njohim,sepse ne vije teorike do te anullonte ne nje cast te vetem barrierat e hapesires dhe kohes(e kupton ku e kam fjalen).
    ketu gabon rende, qe thua qe telepatia bie ne kontrast me ligjet e fizikes.
    a i njohim ne 100% ligjet e fizikes dhe universin? Jo, njohim shume pak.
    Por edhe me kaq pak sa njohim telepatia si e shpjegova me lart eshte konform ligjeve te natyres.
    Mund te me thuash ne ē'menyre bie ne kundershtim me ligjet e fizikes?

  12. #12
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Po bie ne kontrast po te marrim parasysh 5 shqisat e njohura.ben pjese tek i ashtuquajturi shqisa e gjashte(sesto senso,sixth sense,paranormalja)pra pak a shume ne e konsiderojme telepatine si nje radio marese dhenese,pra mendja jone qe eshte e afte te japi dhe te marri mesazhe duke superuar dimensionin e hapesire/kohes........mjetet e tjera te komunikimit perputhen me hapesire/kohen
    Supozohet qe mendja ka aftesine te transmetoje nepermjet mendimit dhe jo fjales,natyrisht pa ndihmen e mjeteve te komunikacionit.......pra si perfundim desha te thoja qe si funksionon komunikimi me mobile phone psh dihet,por si funksionon telepatia nuk dihet.don't u agree with that?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 03-02-2008 mė 15:35

  13. #13
    Citim Postuar mė parė nga diocleziano Lexo Postimin
    Une nuk e mohova fenomenin ,xfiles,vetem se ka shume paqartesi se si ky ndodh!!!
    Paqartesi ka per ate qe nuk e njeh (pa dashur te te fyej aspak). Ndersa per ata qe e kane kete lloj aftesie si dhe per ata qe e studiojne eshte shume i qarte, madje shume i llogjikshem dhe njerezor. Cdo njeri lind me kete 'aftesi' por qe qendron e memecte brenda trurit tone. Disa 'fatlume' e kane te zhvilluar qe ne lindje ndersa te tjere e fitojne nepermjet disiplinave mendore dhe sidomos atyre shpirterore. Yoga eshte njera nga ato disiplina qe te mundeson kete komunikim ekstrasensorial ose telepatik ne distance. Shkencerisht eshte e pranuar qe truri i cdo njeriu emeton nje rrezatim te ulet elektromagnetik i nje karakteri qe quhet valet ELF (Extremely Low Frequency) pra Frekuence Jashtezakonisht e Ulet. Dhe eshte kjo frekuence ajo qe mundeson komunikimin telepatik. Nje aftesi e tille sic e thashe qendron e fjetur ne trurin e cdo qenie njerezore. Sekreti eshte te zbulosh menyren sesi ta 'zgjosh' dhe ta perdoresh. Andrea Puharich, nje shkenctar dhe mjek me banim ne amerike (me duket se eshte rus me origjine) eshte i famshem per praktikimin dhe perdorimin e kesaj aftesie ne favor te organeve te inteligjences si spiunazhi dhe kunderspiunazhi. Njihen mire programet e hartuara prej tij per CIA-n sic njihet dhe promovimi qe ai i ka bere njerezve te ndryshem sot ne bote qe e kane kete aftesi te identifikuar. Rasti me i famshem eshte ai i cifutit Uri Geller sic eshte dhe e gjithe shkolla e famshme e PSI corps qe eshte parapsychological phenomena e perdorur per spiunazh dhe operacione sekrete (ketu perfshi dhe remote viewing per te cilen kam shkruar disa here me detaje). Eshte mese e studjueshme dhe sidomos Departamenti i Psikologjise ne Universitetin Stanford i kushton shume rendesi dhe kohe, madje ka qe ne vitin 1911 qe e ka filluar kete studim etj etj etj... Qe mos zgjatem ideja eshte kjo qe per kete fenomen/e flitet pak dhe dihet pak ne pergjithesi por eshte shume me vigan dhe aktual sesa mendohet.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2008
    Postime
    1
    TELEPATIA

    Telepatia ose biokmunikimi ėshtė njėri nga fenomenet shumė tė njohura tė lėmit tė parapsikologjisė ose psikotronikės. Fjala “telepati” rrjedh nga gjuha e vjetėr greke dhe do tė thotė: “tele” - largėsi dhe “pathe” - ndjeshmėri. Si themelues i saj njihet Fredrick Meiers, qė ėshtė edhe njėri ndėr themeluesit e Shoqatės britanike pėr kėrkime psikike, qysh nė vitin 1882.
    Ē’ėshtė nė tė vėrtet telepatia? Telepatia mund tė definohet si njė manifestim psikotronik, gjatė tė cilit vrojtohen mendimet, fotografitė psikike, dėrgesa sensibėl e njė personi, respektivisht e dėrguesit, nga ana e njė personi tjetėr, qė nė kėtė rast ėshtė pranuesi. Kėto mendime, kjo dėrgesė sensibėl, qė emitohet vetėdijshėm apo pavetėdijshėm nga dėrguesi, ėshtė e “shpėrndarė” nė hapėsirė, ashtu qė me pesė shqisat normale tė komunikimit, tė cilat ne si qenie njerėzore i posedojmė, nuk ėshtė e mundur tė pranohen dhe me to tė komunikojmė. Pra, mund tė thuhet se telepatia ėshtė komunikim valorė i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalė, por vetėm me anė tė mendimit, pavarėsisht largėsisė sė tyre.
    Aftėsi tė komunikimit telepatik kanė tė gjitha qeniet e gjalla, por ato qė e kanė mė tė zhvilluar aftėsinė e emetimit tė “neuro-rrezeve”, e kanė mė tė theksuar kėtė dukuri. Vetė jeta ėshtė e mbushur plot me raste telepatike, tė cilat paraqiten nė mėnyrė spontane, midis personave qė janė tė lidhur ngushtė emocionalisht siē ėshtė rasti i nėnės dhe fėmijės, motrės e vėllait, burrit e gruas etj.
    Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin nė formimin e marrėdhėnieve midis prindėrit dhe fėmijės. Dashuria nė mes nėnės dhe fėmijės ėshtė e formuar kryesisht nė parimet telepatike. Komunikimet telepatike ekzistojnė mė sė shpeshti nė vitin e parė tė jetės, kur fėmija nuk mund tė flasė e dashuria nė mes tė nėnės dhe fėmijės nuk ėshtė e “vetėdijshme” ose funksion i dėshiruar. Ky ėshtė njė fenomen, po e quaj “jashtėshqisor”, i cili mund tė shpjegohet vetėm si lidhje telepatike. Pa kėso lidhjesh nuk do tė ekzistonte as dashuria e vėrtetė.
    Gjatė luftės sė dytė botėrore kemi rastin e nė nėne tė njė luftėtari nė front, e cila papritur ndien dhembje nė gjoks dhe bėrtet: “Biro, tė vrau armiku!” Lajmin pėr vdekjen e tė birit, tė cilin e mori mė vonė, pėrputhej plotėsisht me atė ditė dhe atė moment kur edhe ju kishte lajmėruar dhembja nė gjoks. Rasti i mėsipėrm ėshtė vetėm njė, nga shumė raste tė ngjashėm qė na ndodhin nė pėrditshmėrinė tonė (siē i ka ndodhur edhe Laura72), por qė ne i interpretojmė, varėsisht prej bindjeve dhe kėndvėshtrimeve tona...
    Gati nė tė gjitha vdekjet, tė afėrmit e familjes, nė ēastin kur ndėrron jetė i dashuri i tyre, nė mėnyra tė ndryshme e ndjejnė kėtė. Kėtė fenomene sqaron edhe psikologu i njohur K. Jungu nė teorinė e tij tė sinkronicitetit, por edhe populli ynė i njeh shumė mirė kotė shenja, qė zakonisht quhen “isharete” (arab, isara - shenjė).
    Kėrkimet e ndryshme pėr, pėr sqarimin e telepatisė nė mėnyrė shkencore, kanė filluar qė nga koha e Mesmerit, Pjer Zhana-s, Sharl Rishe-es e vazhdojnė dhe nė ditėt tona. Tentativa e parė fillon me Mesmerin. Edhe telepatinė, sikurse tė gjitha fenomenet e parapsikologjisė, ai e shpjegon si dėrgim tė informacioneve nėpėrmjet energjisė magnetike universale, e cila i lidhė tė gjitha qeniet e gjalla. Telepatia e tėrhiqte vėmendjen e Mesmerit sepse edhe ajo, si shumė dukuri jashtshqisore, paraqitej shpesh gjatė gjendjes hipnotike. Mesmeri edhe mendonte se telepatia paraqitet vetėm gjatė gjendjes hipnotike.
    Mė vonė, Sharl Rishe, shkencėtar francez, fitues i Ēmimit Nobel pėr fiziologji, vėrtetoi nė mėnyrė eksperimentale se telepatia ėshtė e ndarė nga hipnoza, por nė gjendje hipnotike ajo ėshtė mė e theksuar dhe veprimi i saj ėshtė mė i suksesshėm.
    Bashkėkohėsi i tij, O. Zhana, gjatė eksperimenteve mjaftė interesante arriti qė tė provokojė hipnozė nė largėsi, nėpėrmjet sinjaleve telepatike. Pėr fat tė keq, Zhane nuk tentoi qė t’i komentoj kėto eksperimente,sepse frikėsohej se do tė rrezikonte autoritetin e shkencėtarit serioz. Eksperimente tė ngjashme bėri edhe Henri Didwick. I hipnotizuari i vizualizonte numrat e zgjedhur dyshifror dhe nė mėnyrė telepatike ia dėrgonte subjektit tjetėr. Deklarata e tij pėr kėtė eksperiment hyri nė histori tė parapsikologjisė si deklaratė e parė shkencore e kėtij lloji.
    Eksperimente intensive nė fillim tė viteve 30-ta zhvilloi edhe shkrimtari, Apton Sikler me tė shoqen, Meri K. Sinkler. Aptoni vizatonte figura tė ndryshme, ndėrsa e shoqja mundohej qė t’i pranonte nė mėnyrė telepatike dhe t’i reprodukonte. Nė serinė prej 290 provave, arriti nė 23% tė rasteve rezultate tė sakta; 53% rezultate tė pjesėrishme dhe 24% tė gabuara. Eksperimente e Sinkler-it bėheshin nė kontroll tė plotė. Nė disa raste pėrputhja e vizatimeve ishte plotėsisht e saktė, ashtu qė edhe gjeniu Albert Ajnshtajn, qė ishte prezent nė disa eksperimente, u magjeps aq shumė, sa qė ia shkroi edhe parathėnien e librit tė Sinklerit, “Radioja Mentale”, nė tė cilėn janė paraqitur tė gjitha rezultatet e eksperimenteve.
    Uejtili Kerington, mik i afėrt i Frojdit, pėrdori njė metodė tjetėr tė eksperimentimit. Ai merrej vesh me disa pranues tė valėve, tė shpėrndarė nėpėr vende tė ndryshme tė Britanisė sė Madhe, qė nė kohė tė caktuar t’i pranojnė nė mėnyrė telepatike mesazhet e tij. Nė kohėn e caktuar e hapte fjalorin dhe e zgjedhte njė fjalė, e cila mund tė paraqitej edhe nė mėnyrė figurative. E vizatonte nė njė letėr dhe pastaj me orvatje shpirtėrore mundohej t’ua emetonte pranuesve. Rezultatet i vlerėsonte duke i shikonte tė gjitha pėrgjigjet dhe secilės ia jepte vlerėn e vet. Nė ēoftė se objekti i vizatuar ishte “molla”, atėherė “dardha”, si pėrgjigje, kishte vlerė mė tė madhe se sa “rrushi”, ndėrsa “rrushi” vlerėn mė tė madhe se sa ndonjė objekt statik etj.
    Mungesė e eksperimentit tė tij ishte se personi i njėjtė. D.m.th. vetė Keringtoni ishte eksperimentuesi dhe vlerėsuesi i pėrgjigjeve, sepse subjektet shpesh nuk kontaktonin nė kohėn e njėjtė dhe ai nuk mund t’i kontrollonte.
    Kėtė mungesė, si dhe shumė tė tjera, i plotėsoi Rajni. Ai i mbante nėn kontroll tė gjithė variabilėt e rėndėsishėm. Rajni i pari i pėrdori me tė madhe tė ashtuquajturat “letrat e Zenerit”. Ky ėshtė njė komplet i pėrbėrė nga 25 letra, tė cilat ndahen nė 5 pjesė, dhe secila nga kėto pjesė pėrmban nga njė simbol grafik. Nė qoftė se gjatė eksperimentimit subjekti i qėllon letrat, nė bazė tė rastėsisė eventuale pa pjesėmarrje tė telepatisė, atėherė probabiliteti do tė jetė 1:5 ose 20%. Secila e qėlluar tjetėr, mbi kėtė mesatare, ėshtė e rėndėsishme.
    Duke komentuar punėn dhe rezultatet e prof. Rajnit dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij, si dhe tė Tajerit, tė Kringtonit e shumė tė tjerėve, dr. Taules arriti nė pėrfundim de kėto eksperimente “kanė larguar ēdo dyshim mbi ekzistencėn e telepatisė dhe kanė mundėsuar qė ajo tė paraqitet me metoda eksperimentale”...
    Si pėrfundim mund tė thuhet se shumica e eksperimenteve tė psikotronikės, tregojnė se perceptimet jashtėshqisore janė procese tė komunikimit tė materieve tė gjalla e jo vetėm tė qeniejev njerėzore. Kjo na bie deri te supozimi se telepatia ėshtė proces themelorė i interaksionit tonė me rrethin, eventualisht mė i vjetėr se sa komunikimi verbal, pėrmes tė cilit komunikojmė ne sot. Kjo dukuri gradualisht u zhduk me zhvillimin e funksioneve, tė cilat e zėvendėsuan dhe e lanė tė shtyrė nė prapavijė, sepse organet shqisore dhe funksioni i tė folurit janė mė tė pėrshtatshėm pėr komunikim dhe veprim nė rreth. Megjithėkėtė, perceptimet jashtėshqisore nuk u zhdukėn, por vetėm u mėnjanuan dhe, nė gjendje kur humbet kontrolli i qendrave tė larat tė vetėdijes, siē janė rastet e rreziqeve pėr jetė, tronditjet e thella shpirtėrore etj, kėto funksione dhe mekanizma jashtėshqisore, tė lėnė anash, aktivizohen.

Tema tė Ngjashme

  1. Umberto Eco
    Nga Pedro nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 07-10-2013, 21:13
  2. A egziston nje sens i gjashte?
    Nga Enush nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-01-2010, 19:23
  3. Gjashte Vende Arabe Vendosin Te Kene Teknologjine Berthamore
    Nga Darius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-11-2006, 16:39
  4. Anglezja, "Babai im nė krah tė Princ Vidit nė Shqipėri"
    Nga Shijaksi-London nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-07-2005, 11:59
  5. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 05:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •