Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460

    Banka e Shqipërisë: Pa të ardhurat e emigracionit do të jetonim me -2USD në ditë

    RAPORTI/ Publikohen të dhëna tronditëse. BSH: Pa dërgesat nga jashtë do të jetonim me 2 USD më pak në ditë

    Banka e Shqipërisë ka publikuar së fundmi një raport me të dhëna tronditëse sa u takon buxheteve të familjarëve shqiptar. Në këtë raport del qartë se të ardhurat e familjeve shqiptare nuk janë të qëndrueshme dhe varen në pjesën dërmmuese të tyre jo nga aktivitetet fitimprurëse që zhvillohen në vendin tonë, por nga dërgesat e emigrantëve që ndodhen jashtë Shqipërisë. "Stastistikat përshkruese të të ardhurat ditore për frymë tregojnë se, përjashtuar kontributin e remitancave, familjet në pothuajse 40 për qind të rasteve, do të rezultonin nën kufirin e varfërisë," thuhet në raportin e Bankës. Më shumë se 26 për qind e familjeve në Shqipëri përfitojnë nga dërgesat e emigrantëve. Por sipas një raporti të Bankës Botërore në Shqipëri, jetojnë në varfëri ekstreme rreth 4 për qind e familjeve dhe në varfëri relative 18 për qind e tyre. Nga kjo del se nëse do të mungonin dërgesat e emigrantëve, gati 35 për qind e shqiptarëve do të jetonin në varfëri me më pak se 2 dollarë në ditë. Kufiri i varfërisë është 1 dollarë në ditë për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se dërgesat e emigrantëve ose remitancat sicc njihen ndryshe përfaqësojnë një burim kritik të ardhurash për familjet, duke zënë mesatarisht 40.7 për qind të të ardhurave mesatare mujore. Në zonat rurale, ndikimi është më i theksuar dhe mesatarisht, vlerësohet në 45.7 për qind. Ndërkohë që, në zonat urbane kontributi i remitancave në të ardhurat mujore për familje, arrin në 36.7
    Shqetësimi
    Këto të dhëna tregojnë se sa të paqëndrueshme janë burimet financiare të familjeve shqiptare. Nisur nga kjo pak kohë më parë insitucionet ndërkombëtare që monitorjnë ekonominë shqiptare i kanë rekomanduar qeverisë sonë të fillojë të përpunojë strategjitë e duhura për të shmangur një krizë të mundshme. Statistikat botërore tregojnë se një emigrant dërgon të ardhura në vendin e tij të lindjes mesatarisht për 14 vjet. Më pas emigrantët ose kthehen përfundimisht ose fillojnë ta ndërtojnë jetën e tyre në vendin ku punojnë. Por paqëdnrueshmëria e këtyre dërgesave të emigrantëve ka qenë një shqetësim edhe i Bankës së Shqipërisë. Më shumë se 1 vit më parë guvernatori Ardian Fullani paralajmëroi se sektori i ndërtimit mund të goditet nga një krizë për shkak se burimet që financojnë atë nuk janë të qëndrueshme. Sipas të dhënave zyrtare dërgesat e emigrantëve dhe kredia janë dy financuesit kryesor të këtij sektori.
    Dërgesat e emigrantëve
    Sipas Bankës së Shqipërisë rreth 190 mijë nga 728 mijë familje ose afro 26 për qind e totalit të tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, përfitojnë dërgesa nga jashtë në formën e remitancave. Fluksi mesatar vjetor i dërgesave të emigrantëve për familje, vlerësohet afërsisht në 1 900 euro dhe ndryshon nga qyteti në qytet. Dërgesat janë më të shpeshta në zonat rurale. Rreth 59 për qind e familjeve pritëse banojnë në zonat rurale dhe rreth 41 për qind e tyre, në zonat urbane. Po kështu, në zonat rurale, totali i përfituar gjatë vitit përfaqëson rreth 64 për qind të totalit të përgjithshëm të remitancave vjetore.
    Burimet e tjera
    Sipas të dhënave zyrtare, për familjet e zonave rurale, të ardhurat nga aktivitetet bujqësore zënë vetëm 21 për qind të të ardhurave totale mujore, shifër kjo më e ulëta në rajon dhe me diferencë të theksuara nga vendet e tjera. Kjo tregon nivelin e prapambetur dhe problemet e shumta të bujqësisë shqiptare. Shifrat janë më tronditëse sa i takon aktiviteteve të biznesit. Në zonat rurale të ardhurat nga përshirja në sipërmarrje biznesi, zënë vetëm 4 për qind të totalit. Ndërsa në qytete përfitimet nga sipërmarrje biznesi, vlerësohen mesatarisht në 11 për qind të të ardhurave mujore.


    Paratë e emigrantëve, shumica për konsum

    Edhe pse ka më shumë se 17 vjet, që nga koha kur emigrantët shqiptar filluan të dërgojnë para nga jajshtë për familjet e tyre, pjesa dërrmuese e këtyre parave shkojnë për konsum. Ndonëse Shqipëria mbahet një nga vendet me dërgesa më të larta të emigrantëve në raport me Produktin e brendshëm Bruto, Banka Botërore ka vënë në dukje faktin se këto para deri më tani kanë shkuar në pjesën dërrmuese të tyre për konsum."Është shumë e rëndëishme, që tani të shohim disa nga këto fonde të kanalizohen në investime të rëndësishme, që të mbështesin rritjen ekonomike," thuhet në një raport të Bankës Botërore për Shqipërinë. Dërgesat e emigrantëve mendohet se përbëjnë gati 19 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto dhe deri tani kanë shkuar kryesisht për të financuar kërkesën e ekonomisë për mallrat e konsumit.
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Ja dhe nje lajm tjeter i ludhur indirekt me temen e me siperme

    Fuqia blerese, Eurostat: Shqiperia vendi me i varfer ne Europe

    Lajmi behet i ditur nga agjencia e lajmeve Makfax qe i referohet njoftimit te Byrose evropiane për statistika. Sipas të dhënat e Eurostat, nga 37 shtete gjithsej tri vendet me te varfra jane: Shqiperia, Bosnja dhe Maqedonia

    Shqiperia rezulton te jete vendi me i varfer ne Europe per fuqine blerese. Lajmi behet i ditur nga agjencia e lajmeve Makfax qe i referohet njoftimit te Byrose evropiane për statistika. Sipas të dhënat e Eurostat, nga 37 shtete gjithsej (27 vendet anëtare të BE-së, tri vende kandidate, në mesin e të cilave është edhe Maqedonia, tri vende të EFTA-s dhe katër shtete të Ballkanit Perëndimor), shqiperia rezulton e fundit ne liste me 21 për qind të fuqisë blerëse nga mesatarja e Bashkimit. Ndersa bashke me vendin tone, mes tre vendeve me te varfra jane edhe Bosnjë e Hercegovina me 26 për qind dhe Maqedona me fuqi blerëse, e cila arrin vetëm 28 për qind nga mesatarja e Bashkimit Evropian. Prej vendeve të rajonit më të pasur janë qytetarët e Greqisë (98 për qind), të Sllovenisë (88 për qind), pas te cileve vijojnë kroatët me rreth gjysmën e mesatares së Bashkimit. Me fuqi blerëse që është në suaza të një të tretës nën nivelin e BE-së janë rumunët, bullgarët, serbët, malazezët dhe turqit. Më të pasurit në BE, por edhe në kontinent janë qytetarët e Luksemburgut me fuqi blerëse prej dy e gjysëm herë më shumë se mesatarja. Në vendin e dytë në Bashkimin janë irlandezët me thuajse 50 për qind mbi mesataren. Në grupin e evropianëve më të pasur janë edhe norvegjezët, zvicranët dhe holandezët

    ballkanweb
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #3
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Gjithmone lajme te mira na vijne nga Shqiperia..

    Deri tani jemi nje nga vendet me te korruptuar, me te varfer, me dembele, me krimenele, ca ka ngel me me thone kena maru fare sipas shifrave, po sipas qeverise do behemi Superfuqi..

    Cfare skandali...
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Skemi nevoje per shifra o skuth, se e dime dhe vete se cbrume jemi...
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Do behet mire keto 100 vjet e ardhshme mos u merzisni

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    faleminderit be lalke (multumesc mult)

  7. #7
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Emigrantët “rrëzojnë” valutën

    Emigrantët “rrëzojnë” valutën



    Festat e fundvitit po sjellin një forcim të lekut, për shkak të prurjeve valutore të emigrantëve që kthehen pranë familjeve të tyre. Gjatë ditës së djeshme 1 dollar është këmbyer me 83.5 lekë, ndërsa 1 euro me 120.1 lekë. Prurjet e emigrantëve gjatë festave janë një fenomen që ka shoqëruar vendin gjatë këtyre 17 viteve duke u bërë një faktor kryesor edhe për uljen e varfërisë.

    Ndikimi në varfëri

    Ndikimi i remitancave në Shqipëri është i rëndësishëm sepse remitancat përbëjnë një burim kritik të ardhurash për familjet pritëse, duke përfaqësuar mesatarisht, rreth 41 për qind të të ardhurave mujore. Sipas studimeve del se niveli i varfërisë reduktohet ndjeshëm përmes familjeve që presin remitanca. Statistikat përshkruese të të ardhurave ditore për frymë, tregojnë se përjashtuar kontributin e remitancave, pothuajse 40 për qind e familjeve rezultojnë nën kufirin e varfërisë. Ndikimi i remitancave nuk ndjehet vetëm në nivel familjeje. Më shumë se gjysma e tyre shkojnë në sektorë të ndjeshëm. Sipas studimeve, 59 për qind e familjeve përfituese jetojnë në zona rurale dhe mëse 2/3 e tyre drejtojnë një aktivitet prodhues. Gjithashtu, remitancat e shpenzuara në zonat rurale mund të kenë një efekt më të madh se ato të shpenzuara në zonat urbane, pasi ato priren më shumë drejt konsumit të mallrave dhe shërbimeve lokale. Remitancat janë të orientuara, kryesisht, për konsum. Përpjesa e madhe e remitancave për konsum tregon qëllimin primar, pjesë e strategjisë së emigrantëve dhe e familjeve të tyre në Shqipëri, për të dalë nga varfëria dhe për të ngritur nivelin e jetesës. Shumë studiues të çështjes së remitancave, pranojnë që herët a vonë këto flukse monetare do të vijnë në rënie. Të dhënat e bilancit të vendit tregojnë se me kalimin e viteve në emigrim, vërehet një rënie në nivelin mesatar të dërgesave për emigrant. Për ruajtjen e ekuilibrit makroekonomik si dhe sigurimin në vazhdimësi të financimit të deficitit korent, prioriteti qëndron në kanalizimin e tyre drejt investimeve.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Ça dmth remitancë???

    Shqip nuk ka shpjegim?
    Transferta e parave nga emigrantet psh ose ndihma financiare që sjellin emigrantet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga elen : 27-12-2007 më 23:40
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  9. #9
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga elen Lexo Postimin
    Ça dmth remitancë???

    Shqip nuk ka shpjegim?
    Transferta e parave nga emigrantet psh ose ndihma financiare që sjellin emigrantet.
    Do te thote transferim parash nga emigrantet ne shtetin e tyre...

    Respekte Elen
    "Carpe Diem"

  10. #10
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Do te thote transferim parash nga emigrantet ne shtetin e tyre...

    Respekte Elen
    Faleminderit per pergjigjen e dhene.^engjello
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Po pra rrini dhe ma shpjegoni se cfare dmth... kur une e kam shkruar vete shpjegimin..

    Une e kam llafin se si nuk kaloi akoma kjo moda e huazimeve..u cane duke thene taram taram kur mund te thone 100 llafe te tjera..
    Gazetare thone pastaj....

    nejse, don't bother..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga elen Lexo Postimin
    Po pra rrini dhe ma shpjegoni se cfare dmth... kur une e kam shkruar vete shpjegimin..

    Une e kam llafin se si nuk kaloi akoma kjo moda e huazimeve..u cane duke thene taram taram kur mund te thone 100 llafe te tjera..
    Gazetare thone pastaj....

    nejse, don't bother..
    ata qe sperdorin fjale te huaja jane te pa ditur andej nga ne,kurse gazetaret tv dhe politikanet quhen te ditur qe flasin aq huazime pa qene nevoja.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  13. #13
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Pa te ardhurat e emigracionit, shqiptaret do i ishin vene punes dhe do e kishin bere Shqiperine pe se mbari. Pa te ardhurat e emigracionit qeverite parazite nuk do kishin mbijetuar as 24 ore. Te ardhurate e emigracionit kane qene morfine per shoqerine shqiptare, i kane hequr dhimbjen por jo kancerin.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  14. #14
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga skampin Lexo Postimin
    ata qe sperdorin fjale te huaja jane te pa ditur andej nga ne,kurse gazetaret tv dhe politikanet quhen te ditur qe flasin aq huazime pa qene nevoja.
    me keq se klasa pare.sa dobet kemi qene,disave ju behet qefi,pa lidhje fare, futja kot,prap dobet jam.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

Tema të Ngjashme

  1. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  2. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •