Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 56

Tema: Pagjumėsia

  1. #21
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    kam tre dit pushim tani fle gjum ne oren 11pm edhe cohem ne 12:30am
    kui ta gjej pushimin
    se kur iki ne pun ne oren 7am jam ne kemb :P
    Partizoni

  2. #22
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga mario_kingu
    kam tre dit pushim tani fle gjum ne oren 11pm edhe cohem ne 12:30am
    kui ta gjej pushimin
    se kur iki ne pun ne oren 7am jam ne kemb :P

    Shume e demshme per shendetin kjo lloj pagjumesie dhe po nuk ndryshove ritmin do ndjesh pasojat gjithmone dh me kalimin e moshes mund te te behet dhe kronike...
    "Carpe Diem"

  3. #23
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225
    Citim Postuar mė parė nga mario_kingu
    kam tre dit pushim tani fle gjum ne oren 11pm edhe cohem ne 12:30am
    kui ta gjej pushimin
    se kur iki ne pun ne oren 7am jam ne kemb :P
    Teme interesante por, smund ta mbaj dot te qeshurin edhe te mos shkruaj dicka ne lidhje me super marion me larte hahaha

    Diana me larte ka dhene pergjigje por sinqerisht nuk mund ta lidh dot pergjigjen me ate qe shkruan marioni me larte, ose anasjelltas. Mariua thote qe ka tre dite pushim, OK that's 72 ore pushim. Mariua thote qe fle gjume ne 11pm dhe zgjohet ne 12:30 am. Mariua fle 1.30 ore ose me qarte nje ore e gjysem ne kete periudhe. edhe te gjitha te dhenat me larte i formulon ne nje pyetje per Eksperten e gjumit Diana; Ku pyet: Ku ta gjej Mariua pushimin?
    Tani eksperti'a ne fjale i jep kete pergjigje pyetjes se Marios, Pak a shume thote, kjo gje eshte e demshme per trurin> C'fare eshte? the crack that he is on? Maybe, I don't know?? shit and after all this Mariua shpjegon qe kur iken ne pune ne mengjes ne oren 7am eshte ne kembe? hhahahahaaa This chit is to funny.
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  4. #24
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nje keqkuptim nga ana jote Albioni ose nga une me marion..Per eksperte ne fushen e gjumit nuk mbahem,thjesht kam ca njohuri!

    respekte
    "Carpe Diem"

  5. #25
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pse nuk fleme dot?

    Perse gjumi na iken me kalimin e kohes dhe me plakjen tone?

    A njihni ndonje gje me te bezdisshme se sa te kalosh nje nate te tere pa gjume,duke degjuar tik_takun e ores,qe ne ato ore te heshtura e te vona u ngjan te shtenave me top?
    Netet e pagjuma ua shterin njerezve deshiren per jeten.Nese nuk jeni shplodhur aq sa duhet,do te shihni qe me kalimin e kohes do te filloni te harroni,nuk do te mund te perqendroheni aq sa duhet,do te jeni me te predizpozuar per incidente dhe ne pergjithesi do te ndjeheni te irrituar dhe te acaruar.
    Kur jemi te rinj,te gjithe e kemi shume te qarte se nuk kemi ndonje veshtiresi te madhe per te fjetur dhe ne pergjithesi fleme shume mire dhe me shume.
    Ne pjesen me te madhe te rasteve,moshat e reja flene rreth 8 ore gjume ne nate.Me kalimin e kohes kjo shifer fillon e te behet gjithmone e me e ulet.
    Nje nder faktoret qe shkakton pagjumesineme kalimin e kohes eshte edhe marrja e ilaceve te ndryshme.

    Cfare ndodh gjate gjumit?
    "Gjumi eshte nje nevoje fiziologjike"_thote Margaret Molin,mjeke dhe studiuese te crrrgullimeve te gjumit."Ai eshte nje pjese plotesuese e nevojave te trurit dhe te trupit.Te flesh aq sa duhet,eshte nje luks dhe nje shanc i mire qe te ofron jeta.Gjumi nuk ka te beje me te mos qenit koshient",_vazhdon Molin."Gjumi eshte thjesht dobesimi i sensit rreth gjerave qe ju rrethojne.Cdo nate ata qe flene,qarkullojne neper endrra apo ndiejne ate qe ndodh perreth.Keshtu,ka nga ata qe flene nje gjume te thelle dhe nuk marrin vesh se cfare ndodh.Ka te tjere persona qe ndiejne cdo gje,si nje qen qe leh diku jashte,ashtu edhe partenerin qe leviz apo ngrihet nga shtrati".

    Pse gjumi na largohet?
    "Me kalimin e moshes,gjumi fillon te na largohet dhe behet me i lehte,shpjegon Molin,prandaj ,te moshuarit zgjohen menjehere nga zhurmat".
    Faktoret qe prishin gjumin jane.....

    1_Dhimbjet

    Njerezit qe vuajne nga artritet mund te kene veshtiresi ne fjetje apo te mos i zere gjumi per shkak te dhimbjes se kockave.Nje studim i 1996-es,ka arritur ne perfundimin se te semuret me artrit,ne 30% te rasteve,dhimbjet i ndiejne naten.
    Shifra kalon ne 60% kur behet fjala per persona mbi 50 vjec.
    Nese vuani nga artriti,duhet te kerkoni mjekun tuaj dhe te kuroni semundjen.
    Persona te tjere qe nuk arrijne te flene naten,jane nga ata qe vuajne nga dhimbjet e shpines,dhimbja e kokes,muskujt,kembet...

    2_Urthi

    Urthi i nates ben qe here pas here ju tju dale gjumi e te mos flini te qete.Keshilla me e mire eshte qe te merrni mjekimet perkatese.

    3_Semundjet e mushkerive

    Azma,semundjet e mushkerive dhe nje sere semundjesh te tjera neuromuskulore,mund te jene nje shkak i fuqishem i pagjumesise.Nga nje studim rezultoi se 74% e te semureve me azem,mbeten pa gjume cdo dite te javes.

    4_Menopauza

    Problemet e frymemarrjes,te kombinuara me ato te menopauzes,mund te jene shume shqetesuese gjate nates e tju lene pa gjume.

    5_Mjekimet

    Konsultohuni me mjekun apo farmacistin tuaj nese po merrni ilace dhe keshillohuni me te per dozat e duhura.Pyeteni gjithashtu nese ka ndonje ilac qe tju ndihmoje te flini.
    "Te moshuarit duhet te zgjohen disa here naten e te shkojne ne wc",-thote dr Molin."Kjo ben qe edhe tju kaperceje gjumi."

    6_Ndryshimet ne reaksionet kimike

    Prodhimi i hormonit melatonin,qe ndikon ne gjumin dhe pagjumesine,bie me kalimin e kohes,pikerisht atehere kur ju filloni te keni probleme me gjumin.

    Crregullimet e gjumit.............

    Ne nje studim te bere ne Amerike,eshte arritur ne perfundimin se 40 milione amerikane vuajne nga me shume se 80 lloje te ndryshme crregullimesh te gjumit.Disa nga llojet me te perhapura te ketyre shqetesimeve jane....

    Insomnia_

    Me shume se gjysma e te rriturve kane probleme me fjetjen shume vone,apo te zgjuarit shume shpejt ne mengjes.

    Apnea e gjumit_

    Frymemarrja e zhurmshme mund te behet shkas per pagjumesine.Ne rastet me te keqija,personi zgjohet disa here naten.

    Te flesh mire?!

    Si thoni per nje gote qumesht te nxehte?
    Ky zakon i vjeter shtepie,mund tju ndihmoje qe te flini te qete.Eshte shume e rendesishme qe ta provoni per te vetmin qellim..."Ajo qe eshte e rendesishme,eshte se ju jeni te zgjuar dhe aktive,e keni thyer rutinen e zakonshme,nuk ka per tju zene gjumi.Nese do te merrni nje liber ne dore e te nisni te lexoni,te pini nje gote qumesht,te relaksoheni ne nje vaske te nxehte etj....,te jeni te sigurte se me pas do te flini te qete per tere naten.
    Gjithashtu per te bere nje gjume te rehatshem,mos harroni....

    _Mundohuni te flini cdo nate ne te njejten ore.
    _Shtratin kijeni vetem per te fjetur e per te bere dashuri.Nese doni te shihni televizor apo te lexoni,zgjidhni nje ambjent tjeter.
    _Shmangni kafeinen,alkolin dhe cigaretnsidomos pasditeve dhe ne mbremje.
    _Mos u shtrini ne shtrat duke pare oren.Nese nuk ju ze gjumi per 30 mn,mundohuni te coheni dhe te degjoni nje muzike shplodhese ose te lexoni.
    _Beni ushtrime gjimnastikore 20-30mn te pakten 3 here ne jave,por jo te lodheni.
    "Carpe Diem"

  6. #26

    Pagjumesia

    Nuk e di nqs kjo teme eshte trajtuar here te tjera apo jo, po e hapa me shum se me eshte kthyer ne problem kohet e fundit pagjumesia. Gjate dites lodhem si me punen dhe me shkollen, dhe nuk me del koha per tu qetesuar shum. Epo nje njeri qe lodhet duhet ta zeri gjumi shpejt ... krejt e kunderta. Kur vjen koha per gjume, me te ven koken ne jastek ... booooo sikur kam pire gjithe esspresot e botes ... nuk me ze gjumi per qamet. Nuk eshte problem qe e kam pasur gjithmon vetem tani kohet e fundit po me merzit sa vet e di.

    Dini dicka qe vjen ne ndihme, perjashto ilacet?

  7. #27
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Kam te njejtin problem, me kane keshilluar Camomile tea dhe mjalte por te them te drejten nuk e kam provuar, mbase te ben mire

    • The rest is silence.


  8. #28
    Faleminderit per keshillen, e kam provuar dhe per me teper me qumesht te ngrohte ( thane se ishte me mire) po deri tani hic gje, njelloj sikur te pi uje me akull.

  9. #29
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    engjell te keshilloj nje ose dy gota vere te kuqe para se te fleshe
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #30
    Ti thua behu spat se te ze gjumi me lehte pastaj ncncnc goxha keshille ... nejse ti FLM po un s'konsumoj alkol.

  11. #31
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    engjell nuk te thashe pi nje shishe, pastaj vera e kuqe eshte ushqyese per trupin, te pastron gjakun, kshu qe te ben shum mire, edhe ne gjume te ve.

    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  12. #32
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Eshte problem vertet.une mendoj se eshte gjithe stresi i dites qe grumbullohet aty.truri i riorganizon ato te kane ndodhur gjate dites dhe ti ne vetvete jo koshjente i ke te ngarkuara ngjarjet hmm si mund te them(nuk e di kupton nga pc) psh si ram i nje pc kur mbingarkohet ngec e nuk i pergjigjet komandave.Dhe fillojme te eleminojme file per ti lene hapesire ashtu dhe truri.Per mendimin tim duhet thjesht te relaksohesh para se flesh,me pak fjale te stakosh trurin,kur te mbyllesh syte mos mendo per asgje(sepse si tek pc njesia qendrore nqs ti perdor nje file te kujteses vazhdon te punoje,e nuk mund ta fikesh).Provoje kete menyre,tek une ka funksionuar.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  13. #33
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Per mendimin tim kur nuk te ze gjumi, mendo per ndonje sinfoni edhe direkt te ze gjumi, e ngrihesh te nesermen per shtate pale qefe.

  14. #34
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    12 kėshilla pėr tė evituar pagjumėsinė

    Shkruar nga Elberta Spaho


    A duhet tė flemė njėsoj gjatė gjithė jetės sonė? Ne shpenzojmė njė kohė tė madhe tė jetės duke fjetur. Foshnjat flenė praktikisht 24 orė nė ditė. Fėmijėt e vegjėl bėjnė dremitje tė vogla. Tė rinjtė dhe adoleshentėt flenė nga 8-9 orė nė natė, ndėrsa tė rriturit flenė 7-8 orė ose edhe mė pak. Shumė persona mė tė moshuar kanė nevojė pėr mė pak orė, ndoshta 5 ose 6 dhe gjithashtu kanė tendencėn pėr ta pasur gjumin shumė tė lehtė.
    Pse tė moshuarit flenė mė pak?
    Personat nė moshė tė thyer, ndoshta nuk kanė nevojė tė flenė shumė ose janė tė aftė tė flenė po aq sa edhe tė rinjtė. Kjo mund t’i dedikohet stilit tė jetesės sepse ata flenė mė shumė gjatė ditės, pėr shkak tė kohės sė lirė. Gjumi i ditės i bėn ata tė mos flenė natėn.
    Ēfarė ėshtė pagjumėsia?
    Termi pagjumėsi i referohet paaftėsisė pėr tė fjetur ose pėr tė qėndruar nė gjumė pėr njė kohė tė gjatė. Kjo mund tė shkaktojė lodhje tė vazhdueshme dhe ndikon shumė negativisht nė jetėn tuaj tė pėrditshme. Studimet e fundit kanė treguar se nuk ėshtė i pakėt numri i personave qė vuajnė nga pagjumėsia, ata pėrbėjnė 39% tė popullsisė. Stresi, depresioni dhe shqetėsimet janė shkaqet kryesore qė ēojnė nė pagjumėsi. Sėmundjet e ndryshme janė njė tjetėr shkak i mundshėm dhe veēanėrisht nėse ka dhimbje apo siklet.
    Ēfarė masash duhet tė merrni kur pėrdorni pilulat?
    Ka shumė lloje pilulash qė pėrdoren pėr tė fjetur gjumė. Megjithatė ėshtė e rėndėsishme qė tė mos pėrdoren pilulat pėr tė fjetur. Kjo mund tė ndodhė sepse trupi juaj fillon tė varet nga mjekimet dhe me kalimin e kohės ju do ta keni tė vėshtirė pėr tė ndaluar sė marri tabletat qė ju sjellin gjumin. Ndoshta do t’u duhet tė merrni shumė dhe gjithmonė edhe mė shumė pėr tė arritur efektin e dėshiruar sepse trupi juaj bėhet shumė tolerant. Ato mund t’i lėnė ndjenjat tuaja tė pėrgjumura dhe letargjikė nė mėngjes.

    Kėshilla pėr personat qė vuajnė nga pagjumėsia:

    1. Ushtrimet ju ndihmojnė qė tė flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se tė shkoni nė shtrat.
    2. Shkruajini shqetėsimet tuaja nė vend qė tė filloni t’i risillni ato nė mend ndėrsa pėrpiqeni qė tė flini gjumė.
    3. Njė dush i ngrohtė para se tė shkoni nė shtrat do t’u vinte shumė nė ndihmė.
    4. Konsumimi i alkoolit mund tė shqetėsojė gjumin tuaj tė natės, kėshtu qė njė ēaj i ngrohtė me kamomil do tė ishte njė zgjidhje shumė e mirė pėr tė rėnė nė gjumė.
    5. Evitoni konsumimin e pijeve qė pėrmbajnė kafeinė (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natėn vonė.
    6. Sigurohuni qė tė jeni shumė rehat nė shtrat. Shtrati vetė duhet tė jetė i ajrosur dhe i ngrohtė.
    7. Nė dhomėn tuaj krijoni njė mjedis tė qetė dhe tė ngrohtė.
    8. Mos shkoni nė shtrat derisa tė ndiheni tė lodhur.
    9. Seksi para se tė jetė koha pėr gjumė mund tė jetė njė mėnyrė pėr tė pėrafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund tė flenė pas seksit, ndėrkohė qė femrat mund tė mbeten shumė energjike.
    10. Lexoni njė libėr derisa tė ndiheni tė pėrgjumur. Nėse nuk jeni nė gjendje tė flini, ēohuni pėrsėri. Uluni dėgjoni pak muzikė ose vazhdoni tė lexoni derisa tė kalojė gjysmė ore. Atėherė gjumi me siguri qė nuk do “t’u bėjė naze”.
    11. Zgjohuni nė mėngjes nė tė njėjtėn orė ēdo ditė. Vini orėn nė zile dhe ēohuni menjėherė nga shtrati, edhe nėse natėn e shkuar keni qėndruar zgjuar deri vonė. Nė kėtė mėnyrė, nė fund tė ditės ju do tė ndiheni mė tė lodhur dhe do tė flini nė kohėn e duhur. Nėse e bėni kėtė gjė pėr disa ditė tė mjaftueshme, do tė sistemoni me sukses kohėn pėr gjumė.
    12. Pėr udhėtime tė gjata me avion apo ose autobus, do tė ishte mirė qė tė merrni njė pilulė pėr gjumin nėse keni probleme me gjumin. Kjo duhet tė jetė njė pilulė shumė shpejt e efektshme me njė efekt tė limituar nga 5-6 orė. Duhet tė konsultoheni me mjekun tuaj personal para se tė merri medikamentin.
    Shumė njerėz kanė gjetur si zgjidhje mjekime barishtore pėr tė fjetur, nė vend qė tė pėrdorin ilaēe. Ata pėrdorin agnushe, sanės ose vajra aromatikė, si njė mėnyrė pėr t’u qetėsuar para se tė shkojnė nė shtrat. Kėto janė mė tė vėshtira pėr t’u provuar nga studimet shkencore, por shihen si njė eksperiment personal. Njerėzit mund tė gjejnė zgjidhjen e pagjumėsisė sė tyre duke pėrdorur mjekimet e lartpėrmendura, por duhet tė konsultohen me mjekun pėr shkak tė ndonjė efekti anėsor.

    Sėmundja e narkolepsisė
    Njė formė e hipersomnisė, narkolepsia ėshtė njė ērregullim i gjumit i karakterizuar nga goditje pa vend tė gjumit gjatė ditės. Personin e zė gjumi nė mėnyrė te paparashikuar gjatė ditės. Pėrgjithėsisht ėshtė njė gjendje qė prek tė moshuarit ose tė rriturit mbi moshėn 45-vjeēare. Personi i prekur nga ky ērregullim bie drejtpėrdrejt nė gjumin LSHS dhe pėrderisa kjo etapė lidhet me paralizimin muskulor, pėrbėn njė rrezik pėr individin. Shkaktohet nga njė goditje e fortė si emocion i fortė, tė qeshurit, befasimi, ndezja seksuale. Njė simptomė e narkolepsisė janė dhe haluēinacionet hipnagogjike.

    Pagjumėsia dhe truri
    Pagjumėsia mund tė shkaktojė ndalimin e qelizave tė reja nė tru, sipas sugjerimit tė njė studimi. Njė grup studiuesish zbuloi se pagjumėsia ndikon nė atė qė nė gjuhėn mjekėsore quhet Hipocampus dhe shpjegohet tė jetė rajon i trurit qė ka tė bėjė me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit tė trurit tregojnė se ato qė sjellin efekte nė tru janė pikėrisht hormonet e stresit. Studimet janė kryer te kafshėt duke marrė disa prej tyre dhe duke i lėnė 72 orė pa gjumė. Pastaj, janė krahasuar kafshėt e lodhura prej gjumit me ato qė kanė kryer procesin normal tė fjetjes dhe kanė zbuluar se ato qė nuk kishin fjetur, kishin njė nivel me tė rritur tė hormoneve tė stresit, qė quhet ndryshe corticosterone, shoqėruar kjo edhe me rėnien e ritmit tė prodhimit tė qelizave tė reja nė tru dhe pikėrisht nė zonėn e quajtur hipocampus.

    Ērregullimet e gjumit
    Ērregullimet e gjumit pėrfshijnė disomnitė dhe parasomnitė. Nė disomnitė, siē janė insomnia (pagjumėsia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore ėshtė ērregullimi i sasisė dhe cilėsisė sė gjumit tė bėrė. Nė kėto kushte trupi juaj do tė jetė gjithmonė i lodhur po ashtu edhe sistemi nervor. Nė parasomnitė, siē janė tmerrimi nė gjumė, urinimi nė shtrat dhe tė ecurit nė gjumė, simptoma kryesore ėshtė njė ngjarje e pazakonte qė ērregullon gjumin. Ky ėshtė njė ērregullim qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve prekin fėmijėt e vegjėl, gjendje e cila mund tė zgjasė deri nė moshėn 15-vjeēare.

    Ēfarė ėshtė insomnia
    Kėrkesa e madhe pėr ilaēe gjumi ėshtė njė simptomė e pėrhapjes sė insomnisė (pamundėsisė pėr tė tė zėnė gjumi). Njė vėzhgim tregonte se 6% e burrave dhe 14% e grave raportonin se vuanin nga ky lloj ērregullimi tė gjumit. Ka shumė shkaqe dhe lloje tė insomnisė. Disa insomniakė i zė gjumi lehtė, por shohin ėndrra sikur janė zgjuar. Si rrjedhojė kur zgjohen, ata ndjehen sikur po pėrpiqeshin ende qė tė flinin. Tė tjerė e kanė tė vėshtirė qė t’i zėrė gjumi pėr shkak tė ankthit, frikės, stresit, depresionit ose problemeve tė tjera. Drogat gjithashtu ērregullojnė ciklin normal tė gjumit. Disa insomniakė vuajnė nga njė gjendje e njohur si Apnea e gjumit. Ata i zė gjumi lehtė, por ēohen pasi u ndalet frymėmarrja dhe zgjohen duke gulēuar pėr ajėr.

    TiranaObserver
    "Carpe Diem"

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e pellumbi
    Anėtarėsuar
    30-04-2005
    Postime
    320
    Pagjumėsia mund tė shkaktojė ndalimin e qelizave tė reja nė tru, sipas sugjerimit tė njė studimi. Njė grup studiuesish zbuloi se pagjumėsia ndikon nė atė qė nė gjuhėn mjekėsore quhet Hipocampus dhe shpjegohet tė jetė rajon i trurit qė ka tė bėjė me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit tė trurit tregojnė se ato qė sjellin efekte nė tru janė pikėrisht hormonet e stresit. Njė ekspert anglez tha se do tė ishte shumė interesante tė shihej se si edhe gjumi shumė i shkurtėr ka tė njėjtin efekt. Studimet janė kryer te kafshėt duke marrė disa prej tyre dhe duke i lėnė 72 orė pa gjumė. Pastaj, janė krahasuar kafshėt e deprimuara prej gjumit me ato qė kanė kryer procesin normal tė fjetjes dhe kanė zbuluar se ato qė nuk kishin fjetur, kishin njė nivel mė tė rritur tė hormoneve tė stresit, qė quhet ndryshe corticosterone, shoqėruar kjo edhe me rėnien e ritmit tė prodhimit tė qelizave tė reja nė tru dhe pikėrisht nė zonėn e quajtur hipocampus. Rezultati i kėtyre eksperimenteve dhe vėzhgimeve tregon se niveli i rritur i hormoneve tė stresit, i krijuar nga pagjumėsia ose gjumi i pjesshėm, shpjegon reduktimin e prodhimit tė qelizave nė trurin e tė rriturve. Megjithatė, niveli i nervave nuk prishet edhe pėr njė periudhė pagjumėsie ose gjumi tė ērregullt dyjavor dhe truri gjatė kėsaj kohe rrit pėrpjekjet e tij nė mėnyrė qė tė kundėrveprojė ndaj pakėsimit tė qelizave.
    Nese ajo qe do te thuash nuk eshte me e mire se heshtja atehere me mire hesht.

  16. #36
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Mungesa e gjumit, armiku i nenave qe punojne


    Nenat qe punojne jane gjithnje e me te stresuara nga mungesa e gjumit, sipas nje ankete te realizuar nga revista britanike "Mother and Baby". "Prinderit sot kane shume pak kohe, femijet e ndjejne stresin e prinderve te tyre dhe qendrojne zgjuar. Ne vitet '60 ose '70, pjesa me e madhe e nenave nuk punonin dhe nuk ishin kaq te shqetesuara, kur behej fjale per te vene ne gjume femijet", shpjegon Elena Dalrymple, kryeredaktore e revistes, e cila e ka realizuar sondazhin me anketimin e 2 000 nenave britanike. Anketa tregon se nenat e te porsalindurve kane me pak kohe per te fjetur ne krahasim me para tridhjet? vjetesh, tri ore ne krahasim me pese ore qe kishin nenat e tyre. Sipas sondazhit, mungesa e gjumit prek fillimisht, sipas nenave te reja, aftesine e tyre ne pune. Tridhjete e shtate per qind e ketyre grave, pranojne se mungesa e gjumit mund t'i ēoje deri ne depresion. Anketa tregon gjithashtu se 68 per qind e nenave ndjenin nevojen per te pare femijen e tyre kur jane ne pune dhe 70 per qind ndihen fajtore qe i kishin lene. Shumica e ketyre grave (84 per qind) pranojn?e se duhet te merret me pjesen me te madhe te puneve ne shtepi, edhe kur punojne me kohe te plote.

  17. #37
    Une per vete gjumin e kam te rregullt?Ne ditet e shkolles dmth(E hene-E premte) fle nga ora 12-1 deri ne oren 7.
    Kurse ditet e pushimit (E shtune - E diele) Nga ora 10-2 deri ne 2-3 ne dreke.
    Keto jane oraret e mija ju pelqjne sju pelqejne nuk ka problem une nuk kam ca te bej...
    A po jam 14 vjec...
    Orar kam eeee...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  18. #38
    life is a flower Maska e maryp
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    per te pushuar mire une duhet te fle 10 ore ne dite..zakonisht nuk arrij ti bej kurre..momenti qe me pelqen me shume te fle eshte menjezi.nga ora 5 deri ne oren 9..por eshte veshtire qe une te fle para ores 1-2 te nates...

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-10-2007
    Postime
    7
    po shum me ka marr malli me flejt se moti skum flejt shum se jam ne pun a tung nga reqaklia

  20. #40
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pagjumėsia (Insomnia)
    Ērregullimet e gjumit pėrfshijnė disomnitė dhe parasomnitė.
    Nė disomnitė, siē janė insomnia (pagjumėsia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore ėshtė ērregullimi i sasisė dhe cilėsisė sė gjumit tė bėrė. Nė kėto kushte trupi juaj do tė jetė gjithmonė i lodhur po ashtu edhe sistemi nervor.
    Nė parasomnitė, siē janė tmerrimi nė gjumė, urinimi nė shtrat dhe tė ecurit nė gjumė, simptoma kryesore ėshtė njė ngjarje e pazakonte qė ērregullon gjumin. Ky ėshtė njė ērregullim qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve prekin fėmijėt e vegjėl, gjendje e cila mund tė zgjasė deri nė moshėn 15-vjeēare.
    Ēfarė ėshtė insomnia
    Kėrkesa e madhe pėr ilaēe gjumi ėshtė njė simptomė e pėrhapjes sė insomnisė (pamundėsisė pėr tė tė zėnė gjumi). Njė vėzhgim tregonte se 6% e burrave dhe 14% e grave raportonin se vuanin nga ky lloj ērregullimi tė gjumit. Ka shumė shkaqe dhe lloje tė insomnisė. Disa insomniakė i zė gjumi lehtė, por shohin ėndrra sikur janė zgjuar. Si rrjedhojė kur zgjohen, ata ndjehen sikur po pėrpiqeshin ende qė tė flinin. Tė tjerė e kanė tė vėshtirė qė t’i zėrė gjumi pėr shkak tė ankthit, frikės, stresit, depresionit ose problemeve tė tjera. Drogat gjithashtu ērregullojnė ciklin normal tė gjumit. Disa insomniakė vuajnė nga njė gjendje e njohur si Apnea e gjumit. Ata i zė gjumi lehtė, por ēohen pasi u ndalet frymėmarrja dhe zgjohen duke gulēuar pėr ajėr.

    Kėshilla pėr personat qė vuajnė nga pagjumėsia:
    1. Ushtrimet ju ndihmojnė qė tė flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se tė shkoni nė shtrat.
    2. Shkruajini shqetėsimet tuaja nė vend qė tė filloni t’i risillni ato nė mend ndėrsa pėrpiqeni qė tė flini gjumė.
    3. Njė dush i ngrohtė para se tė shkoni nė shtrat do t’u vinte shumė nė ndihmė.
    4. Konsumimi i alkoolit mund tė shqetėsojė gjumin tuaj tė natės, kėshtu qė njė ēaj i ngrohtė me kamomil do tė ishte njė zgjidhje shumė e mirė pėr tė rėnė nė gjumė.
    5. Evitoni konsumimin e pijeve qė pėrmbajnė kafeinė (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natėn vonė.
    6. Sigurohuni qė tė jeni shumė rehat nė shtrat. Shtrati vetė duhet tė jetė i ajrosur dhe i ngrohtė.
    7. Nė dhomėn tuaj krijoni njė mjedis tė qetė dhe tė ngrohtė.
    8. Mos shkoni nė shtrat derisa tė ndiheni tė lodhur.
    9. Seksi para se tė jetė koha pėr gjumė mund tė jetė njė mėnyrė pėr tė pėrafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund tė flenė pas seksit, ndėrkohė qė femrat mund tė mbeten shumė energjike.
    10. Lexoni njė libėr derisa tė ndiheni tė pėrgjumur. Nėse nuk jeni nė gjendje tė flini, ēohuni pėrsėri. Uluni dėgjoni pak muzikė ose vazhdoni tė lexoni derisa tė kalojė gjysmė ore. Atėherė gjumi me siguri qė nuk do “t’u bėjė naze”.
    11. Zgjohuni nė mėngjes nė tė njėjtėn orė ēdo ditė. Vini orėn nė zile dhe ēohuni menjėherė nga shtrati, edhe nėse natėn e shkuar keni qėndruar zgjuar deri vonė. Nė kėtė mėnyrė, nė fund tė ditės ju do tė ndiheni mė tė lodhur dhe do tė flini nė kohėn e duhur. Nėse e bėni kėtė gjė pėr disa ditė tė mjaftueshme, do tė sistemoni me sukses kohėn pėr gjumė.
    12. Pėr udhėtime tė gjata me avion apo ose autobus, do tė ishte mirė qė tė merrni njė pilulė pėr gjumin nėse keni probleme me gjumin. Kjo duhet tė jetė njė pilulė shumė shpejt e efektshme me njė efekt tė limituar nga 5-6 orė. Duhet tė konsultoheni me mjekun tuaj personal para se tė merri medikamentin.
    Shumė njerėz kanė gjetur si zgjidhje mjekime barishtore pėr tė fjetur, nė vend qė tė pėrdorin ilaēe. Ata pėrdorin agnushe, sanės ose vajra aromatikė, si njė mėnyrė pėr t’u qetėsuar para se tė shkojnė nė shtrat. Kėto janė mė tė vėshtira pėr t’u provuar nga studimet shkencore, por shihen si njė eksperiment personal. Njerėzit mund tė gjejnė zgjidhjen e pagjumėsisė sė tyre duke pėrdorur mjekimet e lartpėrmendura, por duhet tė konsultohen me mjekun pėr shkak tė ndonjė efekti anėsor.

    Tirana Observer
    "Carpe Diem"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjumi shmang realitetin
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-08-2007, 19:20
  2. Lajme nga mjekesia
    Nga Asteroid nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 01:02
  3. Pagjumesia
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 11:08
  4. Vuaj nga pagjumėsia!
    Nga INDRITI nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-10-2003, 14:29
  5. Pėr shėndetin
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 09:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •