Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 55
  1. #21
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga oliver55 Lexo Postimin
    TANI PER MUA KA RENDESI QE SHQIPERIA TE ECI PERPARA.te futemi dhe ne ne evrope sa me shpejt.te shikojne dhe shqiptaret dite te bardha.ligjet qe kane shtetet e Evropes jan me nivel te lart dhe me prespektiva te medha per te drejtat e njeriut ne te arthmen.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

    Pra ti ne parim,nuk mund te flasesh per Shqiperine,sepse te duash kombin tend mbi kombet e tjere dhe bashkeatdhetarin tend mbi te huajt eshte taksa baze,takse qe ti sdo te paguash...E kush nuk paguan taksat ska goje te hape,asgjekundi....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  2. #22
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Pasojė e Enverit qė nuk u la rehat ta mėsoni siē duhet trashėgiminė popullore, por shkoi vrau edhe ata pak pleq qė e dinin kanunin vetėm e vetėm qė tė harrohet kultura kombėtare.

    Ti thua qe Enveri vrau dhe zhduku njerez....
    Une them qe edhe kanuni vrau dhe zhduku njerez te pafajshem dhe fise te tera..
    Akoma njerezit vriten sot per hir te nje kanuni,akoma ka vende ku ai ekziston!
    Dmth qe Enveri paska lene shume te gjalle....ēudi!
    "Carpe Diem"

  3. #23
    Feniks. Maska e niktironci
    Anėtarėsuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Kanuni,kanuni, kanuni.
    Me duket ky kanuni po na mban larg nga bota, dhe nuk po na le te ecim perpara.
    Me duket si nje rrecke e vjeter e cila na eshte rrethuar perreth kembeve dhe s`po na le te ecim.Per mendimin tim, Shqipetaret duhet te harrojne kanunin, dhe te zbatohet ligji.
    Ne qofte se zbatimi i ligjit quhet diktature , atehere c`fare duhet ta quajme zbatimin e kanunit.
    Shqipetaret duhet ta fusin ne koke,mOS I BJER NE QAFE KOT NJE TE PAFAJSHMI OSE TE DOBETI, MENDOHU MIRE PERPARA SI TI BESH DICKA TE KEQE DIKUJT QE NESER DO TE HAKMERRET PER PADREJTESINE QE PO I BEN.
    Eliminohet gjake marrjen ose vellavrasjen,duke futur ne burg shkaktarin e vertete te sherrit personi qe ka vrare , ose ka kryer nje veper te gabuar e cila shkakton humbje jetesh ose fshehjen per mos tu vrare,ose ngujimi sic quhet.
    Per sa kohe te egzistoje kanuni i famshem mos te presim qe Shqiperia te behet nje shtet modern.
    (kanuni) I cili po trumbetohet me kaq simpati nga disa forumiste ketu, ligje te kohes se qepes per te cilin nuk thuhej ligj por quhej kanun.(keshtu thote kanuni) .
    Eshte e mira e Shqiperise te harrohet kjo menyre e vjeter gjykimi ne popull.Ka ligje te zbatohet ligji dhe jo zbatimi i disa rregullave te caktuara shekuj me pare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga niktironci : 20-12-2007 mė 10:08

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Tė madhėrosh kanunin sot, kujtoj se s' ėshtė gjė e menēur.
    S' jemi populli i vetėm qė kemi pasur njė lloj kodi tė drejtėsisė, pra kanunin. Megjithatė popujt e civilizuar nuk shėrbehen mė me kanune. Ata i mbrojnė qytetarėt me mekanizmat ligjor dhe rregullimin shtetėror.
    Tė votosh sot pėr kanunin, kur shkencat juridike kanė ecur aq larg, kujtoj se ėshtė injorancė ndaj at-dheut.
    Kanuni nė pjesėt e pazhvilluara po ngjallet, po e shtrin pushtetin e tij. Ne e ngjallim, i japim jetė, ne, injoranca jonė, shoqėria qė ende nuk ėshkė shkėputur plotėsisht nga errėsira.
    Malėsia po shėrbehet me kanunin.
    Athua dijet nė fushėn e jurispodencės ende nuk e paskan kaluar kanunin?

    rrėfim

    Nė njė katund jetonin nė fqinjėsi njė i Pasur dhe njė i Varfėr.
    I Varfri s' kishte gjė mbi shpirt, pos njė are tė vogėl qė e mbillte me miser. Me te i ushqente fėmijėt. Lopa e fqinjit, e atij tė Pasurit, qe futur atbotė nė arė dhe kishte bėrė dėm tė madh. I Varfėri nė shenjė pikėllimi e kishte rrahur lopėn keq. I Pasuri kishte mbledhur pleqnarėt qė ta pleqnonin ēėshtjen. Pleqnqrėt kishin analizuar punėn mirė e mirė dhe kishin vendosur. I varfėri ėshtė gabim, prandaj i pasuri duhet atij t' ia rrah nėnėn, dhe me kaq gjithēka do tė mbyllej.

    E kishin pyetur njėrin nga pleqnarėt, mė vonė, a ėshtė pleqėrim i drejtė ai qė bėtė. Ai ishte menduar pak, pastaj ishte pėrgjigjur: I Pasuri kishte meshkuj shumė dhe kishte pasuri tė madhe; po ta pleqnonim ndryshe, do ta vriste tė Varfėrin. Fėmijėt do tė mbeteshin jetimė dhe gruaja e ve...

    ___________

    Po tė kishim njė shtet tonin dhe ligjor, tė Varfėrit nuk do t' i rrihej nėna, nuk do tė vritej nga i pasuri nė asnjė mėnyrė dhe nuk do tė mbeteshin fėmijėt jetimė dhe gruaja e ve.
    Pėrpak harrova: Do tė dėnohej i pasuri...
    Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!

  5. #25
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028
    DI_ANA: Jepni mendimet tuaja pėrsa i pėrket arsyeve te krimit.
    A mund te njohi arsye "marrja e nje jete"?!

    Cili do te ishte ndėshkimi i duhur sipas jush?!

    Respekte
    Gjithēka qe nenkupton efektet negative qofshin akte te bera ne menyre individuale apo kolektive qe shkaktojne dhimbje , trazira , ērregullime duhet patjeter te ndeshkohen para gjykates.

    Eshte veshtire te jepet nje mendim i sakt ne kete aspekt mirepo , ne shumicen e rasteve njerezit qe bejne keq eshte mire te gjykohen aq sa e meritojne ndeshkimin.

    Cdo dite jam duke fituar bindjen se njerezit bejne keq sepse nuk dine se ēfare vlere ka e mira.


    Puna e gjykatesve me mire eshte te gabojne ne falje sesa te gabojne ne ndeshkim

    Menyra e ndeshkimit me vdekje ?! Veshtire te japesh mendim qofte edhe te perafert.

    Mirepo , cfare duhet bere rastit ne vijim :

    Nje njeri nga australia , merrej me prostitucion , me kalimin e kohes e fitoi HIV/AIDS-in ! Ēfare beri pas kesaj ?

    Shkoi ne Taiwan , ne nje shkolle te mesme dhe i paguante nxeneset nga 100 dollare amerikan qe te benin marredhenie me te , keshtu beri me 20 e dicka nxenese , arsyeja se ajo qe e infektoi HIV/AIDS-in ishte nje femer nga taiwani po cfare faji kishin femrat tjera , perse e shfrytezoi lekun tek nxeneset e varfera ?!

    Ēfare ndeshkimi duhet te merr ky person , ne shembullin konkret qe e mora ?!
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  6. #26
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ti thua qe Enveri vrau dhe zhduku njerez....
    Une them qe edhe kanuni vrau dhe zhduku njerez te pafajshem dhe fise te tera..
    Akoma njerezit vriten sot per hir te nje kanuni,akoma ka vende ku ai ekziston!
    Dmth qe Enveri paska lene shume te gjalle....ēudi!
    Kanuni ėshtė baza nga ku duhet tė nisemi, e pastaj duhet ta zhvillojmė tė drejtėn tonė, Jus Illyrica.
    Njė juriste e huaj qė kishte studiu Kanunin kishte thėnė, se po tė pėrmirėsohet trajtimi i femrės, dhe po tė zbutet gjakmarrja, Kanuni do tė ishte ligji mė i mirė nė botė.

  7. #27
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga gimi3 Lexo Postimin
    Puna e gjykatesve me mire eshte te gabojne ne falje sesa te gabojne ne ndeshkim

    Menyra e ndeshkimit me vdekje ?! Veshtire te japesh mendim qofte edhe te perafert.

    Mirepo , cfare duhet bere rastit ne vijim :

    Nje njeri nga australia , merrej me prostitucion , me kalimin e kohes e fitoi HIV/AIDS-in ! Ēfare beri pas kesaj ?

    Shkoi ne Taiwan , ne nje shkolle te mesme dhe i paguante nxeneset nga 100 dollare amerikan qe te benin marredhenie me te , keshtu beri me 20 e dicka nxenese , arsyeja se ajo qe e infektoi HIV/AIDS-in ishte nje femer nga taiwani po cfare faji kishin femrat tjera , perse e shfrytezoi lekun tek nxeneset e varfera ?!

    Ēfare ndeshkimi duhet te merr ky person , ne shembullin konkret qe e mora ?!
    Edhe drejtesia nuk eshte gjithmone e drejte....mbas nje bluze te zeze gjykatesi eshte njeri nga ne,ka qe jane me shume tolerues dhe i bazohen psikollogjise,ka et tjere me te rrepte qe kerkojne denimin maksimal per diēka maksimale!

    Ne rastin qe ti jep me siper....

    1___Transmetimi i semundjes i dhene me paramendim..

    2___Rrezikim i jetes te nje personi me paramendim....

    3___"Akt provokues" i bere me paramendim per te shkaktuar vdekjen e personit..

    4___Shkelje e ligjit te mbrojtjes te te drejtave te njeriut dhe jetes se tij..

    Dmth nga ana penale konsiderohet si krim dhe merr denimin maksimal.
    Ne shtete ku nuk ekziston ligji i vdekjes personi denohet me 20 deri 25 vjet heqje lirie dhe plus denohet me nje lloj shume leku qe duhet ti japi viktimes...
    Po cfare duhet ai lek para marrjes se jetes?!

    Per mendimin tim ky person meriton vdekjen pa pike meshire...
    "Carpe Diem"

  8. #28
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Njė juriste e huaj qė kishte studiu Kanunin kishte thėnė, se po tė pėrmirėsohet trajtimi i femrės, dhe po tė zbutet gjakmarrja, Kanuni do tė ishte ligji mė i mirė nė botė.
    Kjo juristja paska thene "Po te permiresohet trajtimi i femres dhe po te zbutet gjakmarrja"!!!
    Jam plotesisht dakort me te,pasi nje zbutje gjakmarrjeje mund te jete pozitive,mund te jete falje dhe jo masakrim te familjareve te pafajshem.

    Kush jane ligjet e tjera te kanunit?!

    Kanun e Kuvend


    Kanuni ėshtė njė monument kulturor historik i sė drejtės tradicionale tė shqiptarėve. Shqiptarėt kanė trashėguar deri nė shekullin e 20-tė dy kanune: "kanunin e lekėve" - Kanunin e Lekė Dukagjinit, qė kishte pushtet nė viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegėve" - Kanunin e Skėnderbeut, qė kishte pushtet nė gjithė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė veriore. Nė viset jugore tė Shqipėrisė e drejta zakonore tradicionale ka mbėrritur fragmentare. Modeli mė i plotė i organizimit tradicional tė jetės sė shqiptarėve ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit.

    Kanuni nuk kishte vlerė pa kuvendin, pa pleqtė e stėrpleqtė, pa dheun qė mblidhej pėr tė ndarė tė drejtėn. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrėveshje), ky ėshtė thelbi i sė drejtės zakonore shqiptare. Vetė fjala "kanun" ėshtė huazuar nga greqishtja "canon", qė do tė thotė rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", qė do tė thotė "parlament", ėshtė huazuar nga njė rrėnjė neolatine "convente", marrėveshje.
    Tradita vendėse e zgjidhjes sė problemeve tė sė drejtės ėshtė dėshmi lashtėsie e qytetėrimi. Vetėm njė popull i ngulitur prej kohėsh mund tė arrinte tė pėrpunonte nė atė shkallė me tė vėrtetė tė lartė elementėt e vetėdisiplinės dhe tė autopėrgjegjėsisė. Njė popull qė arrin tė krijojė njė kod tė normuar bashkėjetese duhet tė ketė zotėruar mė parė njė kulturė tė ngulitur etnike. Njė mėnyrė bashkėjetese e pranuar pa kushte nga tė gjithė do shekuj tė tėrė tė rregullohet me norma tė njėsuara. Kanuni shpreh ekzistencėn e njė jete urbane qytetare dhe tė njė ndėrgjegjeje bashkėsie tė hershme.
    Kanuni i malėsisė, qė lidhet me emrin e Lekė Dukagjinit, por nė shumė elementė mund tė jetė edhe mė i vjetėr se kjo figurė e njohur e historisė, ėshtė njė univers juridik i lashtė, nėnshtresa tė tė cilit, pėr nga burimi, shkojnė deri nė antikitet. Formulat e betimit nuk zėnė nė gojė hyjnitė me emėr. Betimi "pėr qiell e dhe", "pėr kėt’ gur", "pėr kėt’ peshė", "pėr kėt’ bukė", shpreh njė besim mitologjik. Vetėm njė gjė me tė vėrtetė shumė e vyer mund tė kapėrcente shekuj tė tėrė pėr tė ardhur gjer nė ditėt tona. Kėto betime janė tė njėjta me ato tė grekėve tė vjetėr: Pėr Uranin (pėr qiellin), pėr Demetrėn (pėr tokėn) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit tė njeriut tė betohet pėr to. Kurse betimi pėr bukėn tė kujton kultin hebraik pėr "manna-n", ushqimin e shenjtė hyjnor.
    Ishte ky kanun jo vetėm e drejta e rregullimit tė bashkėjetesės (convente), por edhe e drejtė familjeje, e drejtė civile, e drejtė pune e procedure, njė ansambėl i vėrtetė drejtėsie, ku pėrcaktoheshin nė mėnyrėn mė tė sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqėsinė, me flamurin e me atdheun.
    Dihet se normat morale, rregullat e ndėrtimit tė jetesės sė pėrbashkėt, nė popuj tė ndryshėm, sipas pėrkatėsisė sė tyre fetare, janė identifikuar shpesh me pėrcaktimet e librave tė shenjtė. Tek shqiptarėt nuk vihet re njė gjė e tillė. Kategori tė tilla themelore tė etikės popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirėsjellja, mikpritja etj. ndėr shqiptarėt janė pėrcaktuar nga "nomet e tė parėve".

    1. Barazia dhe Pabarazia nė Kanun
    Me gjithė ashpėrsinė e tij, Kanuni ka mundur t’i mbajė shqiptarėt nė kushte tė njė barazie tė rreptė ndaj rregullit, "qoftė edhe i Gjomark", qė do tė thotė, qoftė dhe i shtėpisė qė kishte pėr detyrė mbikėqyrjen e kanunit. Sipas kanunit, "jeta e tė mirit asht nji me jetėn e tė keqit", dhe "gjaku shkon pėr gisht", qė do tė thotė tė njėjtėn gjė.
    Shkrimtari I. Kadare ka folur pėr hapėsirėn juridike tradicionale tė popullit tonė, tė ruajtur nė Kanunin e Lekė Dukagjinit, duke vėnė nė dukje njė gjymtim tė saj, pėrjashtimin e gruas nga ēdo lloj veprimtarie qė kishte tė bėnte me pėrcaktimin, ndarjen, dhėnien apo fitimin e sė drejtės, duke pėrfshirė edhe kuvendin nė odėn e miqve. Kanuni, del nga barazia edhe nė njė pėrcaktim tjetėr: tė pozitės sė privilegjuar tė klerit nė kuvend. Kanuni sanksionon qė "prifti nuk bjen mė gjak e nuk ēohet nė be" (nyje 4, § 10). Edhe "me ndollė qi meshtari tė ēohet nė be, a pėr me dlirė vendin a pėr porotnik (dėshmitar), ky vetėm do tė njihet e do tė zehet pėr 24 vetė" (po aty). Po kėshtu, sanksionohen edhe favoret e kishės si institucion. Ajo "nuk giobitet e s’ka peng mė kend" (nyje 1, § 2), pra, qendron mbi kanun. Kanuni i Lekė Dukagjinit, sikurse tė gjithė kanunet, ėshtė produkt dhe pasqyrė e sė drejtės feudale. Dy pėrjashtimet prej barazisė: pėrjashtimi i kishės prej detyrimit ndaj bashkėsisė (krahinės, flamurit) dhe pozita jashkėkanunore e gruas, janė gjurmė tė kohėrave mesjetare. Tė tjerėt, "me qenė edhe i kullės sė bajrakut", i nėnshtrohen njėsoj tė njėjtit rregull. ("Edhe pse pari a krye, pengun do t’a lėshojė n’dorė tė pleqve e t’vogjlis, po bani kush vaj me tė"- nyje 141 § 1014). Paragrafė tė tillė, si "ēmimi i jetės sė nierit asht nji" (nyje 124, 1 887); "secili mbahet rrumbull katėrqind derhem nė kandar (nė okė) tė vet" (§ 889); pėrmbajnė njė barazi tė ashpėr tė njerėzve.
    Mund tė pohohet pa druajtje se barazia e rreptė qė ka sanksionuar e marrė nė mbrojtje kanuni ėshtė njė vlerė e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare.
    Nė anėn tjetėr, edhe privilegjet e pabarazitė e kanunit janė relative. Sepse nė traditėn shqiptare kanuni nuk mund tė ndahej nga kuvendi. Ēfarė e ndalonte njėri mund ta lejonte tjetri. Ēfarė e lejonte njėri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonėse kanuni e nėnēmonte e nuk e lejonte gruan tė rrinte nė odėn e burrave, shpesh kuvendi e ka pranuar atė, duke i vlerėsuar menēurinė dhe zotėsinė pėr tė ndarė tė drejtėn.

    2. Mikpritja nė Kanun
    Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe tė mikpritjes tek shqiptarėt. Kulti i mikut shenjohet nė pėrkufizimin e shtėpisė, si "e zotit dhe e mikut" ("Shtėpia e shqiptarit ėshtė e zotit dhe e mikut"). Nė kanun zoti dhe miku para shtėpisė barazohen. Nuk mund tė ketė hyjnizim mė tė madh se ky pėr mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe nė formulime tė tilla, si: "shtėpia e shqiptarit - e mikut dhe e shtegtarit", "dera e shpisė i hapet kujdo qi ia msyen, me kenė edhe pėrdersi" (lypsi), pėrmban njė mendėsi tė lashtė, parakristiane, judaike, biblike, qė vjen prej kohėrash profetėt mund tė shfaqeshin nė dyer besimtarėsh me rrobėn e njė shtegtari tė mjerė. Nė mendėsinė e shqiptarit, miku qė troket nė portė duhet pritur me tė gjitha nderet qė i takojnė, sepse "nuk dihet a asht lypsi a shenjti".
    Nė traditėn shqiptare miku nuk kėrkon leje pėr tė hyrė nė njė shtėpi, por "ia mėsyn", qė do tė thotė se i zoti i shtėpisė ėshtė i detyruar t'ia hapė portėn me dėshirė tė vet, sepse, pėr ndryshe, miku ka tė drejtėn e vet "me hy".
    Privilegji mė i madh i mikut nė kanun ėshtė ndorja. Kjo do tė thotė se miku nuk bjen nė gjak dhe ėshtė i mbrojtur prej hasmit sa kohė qė "asht me bukė tė tė zotit tė shtėpisė". Nėse miku binte nė pusinė e hasmit, mjafton tė thėrriste: "jam me bukė tė filanit" apo "jam ndorja e filanit" - domethėnė e tė zotit tė shtėpisė qė e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpėtonte jetėn, i hapte rrugėn.

    3. Nderi nė Kanun
    Nga kohėra shumė tė hershme vjen pėrmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarėt ndryshon nga kodet e kalorėsisė europiane tė pragut tė Rilindjes. Bėhet fjalė pėr njė nder tė ashpėr, por dinjitoz e madhėshtor nė ashpėrsinė e tij. Nderi nė kanun nuk ėshtė njė kategori morale nė kuptimin e ngushtė. Pėr kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime tė tjera. Njė familje shqiptare, para se tė vendoste pranimin e njė krushqie tė re, duhej tė hetonte nėse largėsia midis brezave tė gjakut e tė tamblit (nė linjė mashkullore dhe femėrore), ishte mė shumė se shtatė breza. Kishte rajone qė duhej tė kalonin 12 breza.
    Pėr vendin qė i ka dhėnė popullsia malėsore nderit, qė shkrinte dy kulte, atė tė bujarisė (tė mikut) dhe tė urtėsisė (tė pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafėve tė njėpasnjėshėm tė kodit:
    "Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, § 598);
    "Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave nė kuvend".
    Vetė kuvendi i burrave ka etikėn e vet tė mbipushtetshme, qė pėrbėn kodin e spektaklit, tė njė spektakli qė shfaqet gjithnjė vetėm njė herė dhe nuk pėrsėritet mė, tė njė spektakli qė nuk njeh provė gjenerale. Eshtė kjo etikė qė ka krijuar atė dendėsi tė mendimit pėrherė tė pranishėm nė bisedėn malėsore, atė mirėsjellje fisnike, atė dialog aq tė kulturuar, qė vė nė peshė urtėsitė dhe mban nė eficiencė tė plotė mekanizmin e kėrkimit tė sė vėrtetės.
    "Shqiptari rron pėr dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhė", janė dy pėrcaktime themelore pėr nderin nė kanun.
    Nderi nė tė drejtėn zakonore shqiptare ėshtė e kundėrta e turpit. Po tė krahasohen "zonat" e nderit dhe tė turpit nė kanun, del se hapėsira e nderit ka qenė shumė e ngushtė dhe brenda kėsaj hapėsire njeriu shqiptar duhej tė krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni pėrmban njė varg tė gjatė ndalimesh e tabush, qė e mbronin njeriun prej "zonės sė turpit".
    Nderi bėn shtėpinė, thuhet nė kanun, por shtėpia nuk bėhet me njė brez. Pėr tė ngritur njė shtėpi duhet njė faqe, domethėnė tre breza nder radhazi.
    Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe tė shtetit.

    4. Besa nė Kanun
    Me kultin e nderit ėshtė i lidhur kulti i fjalės sė dhėnė, ose, siē njihet ndėr shqiptarėt, "kulti i besės". Kjo ėshtė njė fjalė qė nuk ekziston nė shumicėn e gjuhėve tė botės. Nė gjuhėt ballkanike ekziston si fjalė e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, nė pėrkthime prej shqipes, fjala "besė", duke mos pasur barazi kuptimore me njė fjalė a frazeologjizėm tė gjuhės tjetėr, jepet nė formė shėnimesh shpjeguese, si njė dukuri e botės shqiptare, si albanizėm.
    Besa, ose kulti i fjalės sė dhėnė, lidhet nė burim me mitin biblik tė fjalės: "Nė fillim qe fjala!". Mė parė se tė ishte shkrimi, kontrata, marrėveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetė, ishte fjala. Ky kult madhėshtor, i cili, nė popujt euro-perėndimorė, pak nga pak mori karakterin e njė idiome fetare kishtare, tek shqiptarėt ruajti gjurmėn e burimit.
    Lidhja nė fjalė (pėr fjale) pėrbėnte pėr kanunin autoritetin mė tė lartė. Tė gjitha marrėdhėniet: nė gjini, nė fis, nė famulli, nė bajrak dhe nė nivelin e bashkėsisė etnike, madje edhe marėdhėnie ndėretnike, mbaheshin nė fjalė.
    Besa ėshtė testamenti moral i shqiptarėve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat mė tė rėndėsishme tė folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi pėr ngritjen e njė ure dhe ngritja e vėllait nga varri pėr tė kthyer motrėn nė familje) lidhen me mbajtjen e fjalės sė dhėnė.
    Nė kanun thuhet se "e folmja asht e falme": ēfarė premtohet, duhet tė kryhet.
    Besa shqiptare, e njohur tek bullgarėt dhe rumunėt pikėrisht me emrin "besa", kurse tek sllavėt e jugut si "arbanaska vjera" (fj. pėr fj. "ajo qė besojnė shqiptarėt") ėshtė virtyt themelor i tyre, trashėguar prej tė parėve.

    5. Kanuni ose "Jus Albanicae"
    Shqipėria qe e pushtuar pėr pesė shekuj nga perandoria otomane, por Kanunin ajo nuk arriti ta nėnshtrojė. Nė shekullin e 19-tė nė Shkodėr funksiononte njė zyrė e veēantė, qė njihej me emrin "Xhibali", dhe qė kishte pėr detyrė tė hetonte se ku nuk pėrputheshin ligjet e perandorisė dhe tė sheriatit me kanunin, pėr t’u tėrhequr para konfliktit. E drejta zakonore shqiptare mund tė jetė e vetmja ndėr ato tė popujve ballkanikė qė mbeti si e drejtė paralele. I. Kadare, nė njė ese tė tij, figurativisht kėtė e ka quajtur "jus albanicae".
    Sot kanuni ėshtė njė "opus finita" njė herė e pėrgjithnjė, ėshtė "njė botė e mbyllur". E. Ēabej, qysh nė vitin 1935, nė veprėn "Elemente tė literaturės dhe tė gjuhės shqipe", e pėrfshiu Kanunin nė antologjinė e vlerave letrare tė pėrzgjedhura pėr nevojat e shkollės. Nė kėtė parashtresė Kanuni gjithashtu do tė shihet si njė botė juridikisht e mbyllur dhe artistikisht e pasur. Kanuni u pėrcoll nga brezi nė brez me tė njėjtin mekanizėm si gjuha apo folklori, si njė traditė orale, nė qarkullim tė shumėfishtė gojor.
    Kanuni nuk u botua dot deri nė dekadat e para tė shekullit qė jetojmė. Kjo ka shpjegimin e vet. Nė radhė tė parė, nuk duhet harruar qė e drejta zakonore e malėsisė pothuajse gjithnjė ka qenė njė e drejtė ilegale, qė nuk njihej nga pushtetet zyrtarė, sado kalimtare qė kanė qenė. Pėrveē kėsaj, kanuni mėsohej pėrmendėsh si njė trashėgim kulturor i madh, njėsoj siē mėsoheshin rapsoditė, legjendat, rrėfenjat. Ai ishte edukata juridike dhe ndėrgjegjja juridike e malėsorėve, zgjedhja e pėrbashkėt e mėnyrės sė jetesės. Mbi bazėn e tij ndėrtohej e ndryshohej morali. Prandaj pasqyrimi i vlerave shprehėse tė bisedės nė odėn e miqve, i frymės sė pėrcaktuar tė procedurės dhe rregullave tė saj tė brendshme, duke dėshmuar qytetėrimin e popullit tonė, mbron historinė e sulmuar tė tij, pra, mbron tė drejtėn e ekzistencės dhe tė zhvillimit tė lirė tė tij.
    Njė popull qė e ka rregulluar me norma tė njėsuar bashkėjetesėn qė sė lashti, njė "popull me aftėsi tė shquara ligjvėnėse", siē do tė shprehej Kadareja; tregon se ai di tė vetėqeveriset, pa pasur nevojė tė marrė mėsime dhe shansi i tij nuk gjykohet nga momenti i krizės. Shansi i tij mund tė jetė pėrpara.
    Vepėr e pėrbashkėt e njė populli tė tėrė, e pėrvojės historike shumėshekullore tė tij, kanuni ėshtė lidhur ngushtė me emrin e njė duke tė pėrmendur tė arbėrve tė shekullit tė 15-tė, me emrin e Lekė Dukagjinit. Kronikat e kanė treguar atė si njė nga figurat e shquara tė qendresės antiosmane, prijės e komandant tė malėsorėve, bashkėluftėtar tė Skėnderbeut. Por edhe pa kėto cilėsi, pa trimėrinė dhe titujt e fisnikėrisė qė i atriubon historia, pa pjesėmarrjen nė luftėrat pėr mbrojtjen e trojeve arbėrore dhe vetėdijen e tė qenit arbėr, Lekė Dukagjini do tė mbetej njėsoj i lavdishėm nėpėr kohėra vetėm me atė nder qė i bėri populli duke preferuar nė vend tė anonimatit emrin e tij si autor pėr kanunin e malėsisė.
    S’ka dyshim qė as Lekė Dukagjini dhe as ndonjė individ tjetėr nuk mund tė kishte njė aftėsi tė tillė prej ligjvėnėsi, sa tė hartonte njė - asnjė fjalė tjetėr nuk do tė ishte kuptimisht e mjaftueshme - njė univers tė tėrė juridik, lakonik e tė kompletuar, siē ėshtė kanuni i malėsisė. Shumė-shumė, ai mund tė ishte njė Gjeēov i pesė shekuj tė shkuar, por njė Gjeēov qė e sistemoi me gojė e jo me shkrim tė drejtėn arbėrore. Ajo u pėrcoll nga njė shekull nė tjetrin si njė testament juridik. Nė mesjetė, nė epokėn e qendresės sė madhe ndaj perandorisė otomane, ndoshta u bė normimi i parė i saj, duke e ngritur atė mbi kanunet me pėrdorim tė ngushtė krahinor. Integrimi politik i arbėrve pėrballė rrezikut tė pėrbashkėt sigurisht e lehtėsoi kėtė proces.
    Njė karakterizim lakonik i ka bėrė kanunit gjuhėtari i shquar E. Ēabej, nė njė nga punimet e tij mė tė hershme, pikėrisht nė tekstin "Elemente tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe", botuar mė 1935. Nė kėtė libėr ai thekson shprehimisht:
    "I ndjeri baron Nopsca ka lėnė edhe ky njė vepėr dorėshkrim mbi kanunin. Pas kėtij dijetari burimi i kanunit duhet kėrkuar nė ligjet gjermane tė Langbardėve, tė cilat hyjtėn nė Shqipėri me anėn e Venetikut. Mirėpo ne jemi tė mendimit se nga ekzistenca e gjurmėve tė forta tė kanunit nė Labėri na del njė vatėr e re e kėtij ligji nė Shqipėrinė Jugore. Me kėtė del i besuarshėm njė burim mjaft i vjetėr dhe shqiptar i kėtij kanuni. Pėrveē kėsaj ky kanun duhet krahasuar, besojmė, jo vetėm me ligjet gjermane tė Italisė, por edhe me ligjet e popujve tė Ballkanit".
    Pėr herė tė parė kanuni u mblodh, u sistemua dhe u botua nė shqip prej at Shtjefėn Gjeēovit nė vitin 1933. Gjeēovi ishte njė prelat i shquar i kishės romane, prift i urdhėrit franceskan, qė jetoi midis malėsive tė veriut dhe ishte nė kontakt me veprimin e sė drejtės sė kanunit mbi marrėdhėniet nė shoqėri. Kanuni kishte pushtet jo vetėm mbi autoritetet laike, por edhe mbi kishėn, sido qė tė pjesshėm. Gjeēovi kishte kulturė tė shėndoshė filologjike, teologjike, arkeologjike dhe juridike. Ai pėrktheu vepra tė letėrsisė botėrore nė shqip dhe shkroi letėrsi origjinale vetė. Ishte njė prej koleksionistėve tė parė tė gjetjeve arkeologjike shqiptare. Fati i koleksionit tė tij nuk dihet. Kanuni i Lekė Dukagjinit u pėrkthye fillimisht nė gjuhėn italiane, pastaj serbisht, frėngjisht, rusisht, anglisht dhe nė ndonjė gjuhė tjetėr.

    Dr. Shaban Sinani

    Pas leximit them qe ka shume gjera pozitive dhe shume negative...
    "Carpe Diem"

  9. #29
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Aman si ka mundesi qe ka shqiptare kaq injorante kur vjen fjala per traditat e tyre qe jane perfshire apo quajtur ligj ne kanun... Injorance qe e kane edhe ndaj ligjit te importuar nga jashte... Gjithe ata burra me mend ,perfshire Kadarene kane thene fjalet me te mira,kurse ketu na dalin ca buzequmesht ne ceshtjet ligjore,te krimit e ndeshkimit(meqe eshte tema e tille) e japin leksione se c'eshte kanuni e ligji modern...

    Difekti i kanunit eshte se per shkak te enver hoxhes u zhduk,mundesia per ta modifikuar e per ti dhene mundesine femres te perfitonte edhe ne kanun ato cka po fitonte ne mbare europen si dhe te pershtaste disa ndeshkime,nga personale ne shteterore....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #30
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pas leximit them qe ka shume gjera pozitive dhe shume negative...
    __________________
    Po e pėrsėris se ėshtė baza nga ku duhet tė nisemi. Ata qė studiojnė Kanunin e shohin se bazat e Kanunit janė:

    1. Racizmi
    2. Barazia
    3. Nderi
    4. Bujaria (qė pėrfshin dhe mikpritjen)
    5. Besa
    6. Shtetėsia

    Racizmi konsiston nė ndalimin e martesave brenda fisit dhe stimulimin e martesave jashta komunitetit fetar si psh katolik me ortodokse ose me musliman, tė gjitha kėto pėr pėrmirėsimin dhe evoluimin pozitiv tė racės.
    Bujaria pėrfshin edhe mikpritjen edhe ndoren, ndėrmjecėn, pse tė gjitha kėto janė veprime bujare qi bahen pėr hir tė ndalimit tė vėllavrasjes, por edhe pėr t'i ndihmu dikujt qi ka nevojė.
    Shtetėsia ėshtė mė se e qartė, Kanuni ka tė gjitha funksionet e njė shteti: mbron njė mėnyrė tė caktuar tė prodhimtarisė, ka forcėn e organizuar e tė armatosur (djelmninė), e cila udhėhiqet nga bajraktarėt, kapedanėt (shteti), dhe kryen shėrbime pėr hir tė malėsorėve (shtetasve), si psh gjykimet, pleqėritė, etj.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Medh'hebet ne Islam.
    Nga ERIKSON nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 17:07
  2. Pėrse na duhet Mendimi?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-11-2007, 14:09
  3. Mendimi juaj pėr veten dhe mendimi i tė tjerėve pėr ju
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 17:59
  4. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  5. Mendimi Ekstrem
    Nga green nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-11-2004, 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •