Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Dhuna në familje, gratë kanë frikë të denoncojnë

    Dhuna në familje, gratë kanë frikë të denoncojnë

    Gjykata e Tiranës: Po shqyrtojmë 30 raste. Psikologët: Gruaja s‘është "pronë"


    Krimi në familje, burrat e shohin gruan si pronë

    Psikologia Eglantina Gjermenji deklaron se krimi në familje është rritur. Për 10 muaj shënohen 24 raste



    Vrasja në familje është degjenerim që vjen si shkak i mentalitetit të gabuar, kryesisht të meshkujve që e shohin gruan si pronë. Eglantina Gjermenji, që është marrë mjaft me çështjet e familjes dhe në veçanti të gruas në vitet e fundit, jep disa nga shkaqet që çojnë në krim, por parashtron edhe masat parandaluese. Ajo përjashton dënimin me vdekje nga lista dhe sheh si zgjidhje implementimin e ligjeve që janë. Po kështu, vlerëson se strukturat shtetërore dhe shoqëria civile duhet të bashkëpunojnë më tepër në këtë drejtim. Gjermenji punon në qendrën "Aleanca gjinore për zhvillim".

    Cilët janë faktorët që çojnë në një krim brenda familjes?

    Krimi në familje ka një sërë faktorësh, përkatësisht, social, kulturor, historik dhe ekonomik. Nga ndërthurja e këtij kompleksiteti lind dhe vazhdon dhuna deri te krimi në familje. Pabarazitë gjinore që ekzistojnë historikisht, ku vajza dhe gruaja është trajtuar si pronë, si objekt që mund t‘i marrësh edhe jetën për gjërat më të vogla, janë problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare. Kjo pabarazi është rrënjosur në mentalitetin patriarkal dhe është vështirë të çrrënjoset ky mentalitet nga populli. Faktor tjetër që ndikon në përkeqësimin e marrëdhënieve është ai ekonomik. Sigurisht edhe stresi, si një faktor personal apo problemet që individi ka me personalitetin, ku shpeshherë ata kanë qenë vetë viktima e dhunës. Modeli që kanë marrë personat vrasës në fëmijëri e përcjellin edhe në familjen e re që ndërtojnë.

    Cili është komenti juaj për rastin e Lurës dhe a mendoni se mund të ishte parandaluar?

    Është vështirë të gjesh një argument për këtë vrasje të dyfishtë, pasi ende vazhdojnë të trajtohen disa variante si shkaktarë të ngjarjes. Vrasjen apo dhunën për nder ne e etiketojmë si rregull i caktuar nga Kanuni. Unë mendoj se Kanuni nuk ka fuqi vepruese, ka vetëm disa elemente të tij në zona sporadike ku në shumë raste keqpërdoret se sa përdoret. Për mua është krejt e mundur që rastet të parandalohen. Nisur që nga mënyra se si i edukojmë fëmijët për të mos e pranuar kurrë dhunën.

    Cilët janë rrugët që duhen ndjekur për të frenuar krimin në familje. A është dënimi me vdekje zgjidhja?

    Unë personalisht nuk di të ketë ndonjë studim që tregon se implementimi i dënimit me vdekje ul numrin e krimeve. Shqipëria ka bërë hapa para, në rastin e heqjes së dënimit me vdekje nga kuadri ligjor. Mendoj se në Shqipëri ka një ligj të mirë për të dënuar ata që kryejnë krim brenda familjes dhe që shërben edhe si parandalues. Por ligji është një element për të dënuar ata që bëjnë krimin. Ajo që unë theksoj se duhet bërë është të merren masa ndërsektoriale për të luftuar krimin në familje. Shteti duhet të bëjë më tepër në këtë drejtim, duhet të forcojë strukturat që godasin krimin, strukturat që e dënojnë atë, si dhe duhet të koordinojnë punët mes organeve kompetente dhe ato të shoqërisë civile. Por, mbi të gjitha, duhet të zbatojë legjislacionin.


    Meshkujt vrasin për nder, duhet ndëshkim maksimal

    Psikologu Theodori Karaj, dekan i Shkencave Sociale, parashtron arsyet e krimit në familje dhe masat ndaj tij


    Profesori i Psikologjisë dhe drejtuesi i Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë, e vë theksin te mentaliteti, teksa diskutohet për krimin në familje. Karaj është për miratimin e nenit për dënimin me vdekje. Sipas tij, Shqipëria ka një shoqëri patriarkale, ku burri e konsideron gruan si pronë dhe e vret me gjakftohtësi. "Për këto raste, kur krimi kryhet me paramendim, duhet të jepet masa ekstreme, dënimi me vdekje", thotë Karaj në intervistën për "Shqip". Sipas tij, këtë ligj e ka edhe Amerika. Evropa jo, por këto shtete nuk i kanë kushtet tona.

    Cilat janë shkaqet që çojnë në kryerjen e krimit brenda familjes?

    Ka raste të shtuara të krimit të familjes dhe duke iu referuar ngjarjeve të fundit mund të them se ato janë kryer për punë nderi, për çështje mentaliteti, siç është edhe rasti në Dibër (Lurë). Por ka edhe raste të tjera, që kanë ardhur si pasojë e dhunës, nga streset e përditshme apo problemet ekonomike. Për çështjen e mentalitetit është fakt se akoma bashkëshortja konsiderohet si pronë e burrit. Kështu, nëse burri e gjen gruan në faj, teksa ka cenuar nderin e familjes e vret atë si të ishte pronë e tij. Pra nuk ka barazi, nuk besoj se keni dëgjuar ndonjëherë të kundërtën, se gruaja e ka vrarë burrin për çështje nderi.

    Cilat janë masat që duhen marrë për të parandaluar këto krime dhe a duhet ndërhyrë në ligj?

    Masa kryesore është forcimi i ligjit. Unë jam për ndëshkime ekstreme, pasi llojit të veprës penale i duhet përgjigjur edhe masa ndaj autorit. Nuk mund të japësh dënim me burg për një person që në kushtet e vetëdijes ka bërë një krim me paramendim. Masa në këto raste duhet të jetë dënimi me vdekje për ata që marrin jetë njeriu. Dënimi me vdekje aplikohet edhe në Amerikë.

    Ndërsa Evropa e kundërshton, por mund të them se vendet evropiane nuk kanë të njëjtat kushte social-ekonomike si Shqipëria. Nuk kanë të njëjtat probleme të personalitetit të individit. Nisur nga fakti se krimi në familje është shtuar dhe vazhdon të ketë raste të përsëritura me të njëjtin skenar e me njëjtat arsye, atëherë them se është i domosdoshëm dënimi me vdekje. Thashë edhe më parë, organet kompetente duhet të vlerësojnë se kur kemi të bëjmë me një krim të kryer në kushtet e vetëdijes dhe të parapërgatitjes. Natyrisht që nuk mund të dënohet një person që vret aksidentalisht, apo një tjetër që është nisur vetëm të rrahë gruan dhe në kushtet e depresionit të thellë e ka vrarë. Çdo rast duhet gjykuar veçmas, si nga juristët ashtu edhe nga psikologët.

    A mendoni se ka ndikuar emigracioni në rritjen e rasteve kriminale?

    Emigracioni për mua, ndryshe nga sa komentojnë të tjerët, është një lloj emancipimi. Ata që vijnë nga jashtë nuk ekspertojnë krim, por mund të ketë ndikuar edhe në ekuilibrimin e çështjeve familjare. S‘është shkak në vetvete emigracioni, por mentaliteti patriarkal i burrave. Në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me modele të imituara të vrasjes në familje, por në situata të rënda të kushteve në familje, për situata dhune dhe depresioni. Për raste të keqperceptimit, për shkak të mentalitetit.

    Dhuna në familje, rreth 30

    çështje në Gjykatën e Tiranës


    Shumica janë për rrahje dhe plagosje të ndryshme


    Florion Serjani



    Pjesa më e madhe e çështjeve që po gjykohen aktualisht në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet dhe që lidhen me fenomenin e dhunës në familje, kanë të bëjnë me rrahje, plagosje apo keqtrajtime të tjera. Gjithsesi nuk mungojnë edhe rastet e vrasjeve, të cilat mbeten më të pakta në numër. Zyrtarisht gjykata e ka të vështirë të nxjerrë një statistikë të saktë të çështjeve që janë duke u gjykuar për këto lloj krimesh, për shkak se vlerësimi i tyre në Kodin Penal nuk është i veçuar. "Legjislacioni nuk e ndan vrasjen, plagosjen apo veprat e tjera kundër personit, nëse janë kryer brenda familjes apo jashtë saj. Për ligjin ato cilësohen njësoj", shpjegoi dje për "Shqip" një zyrtar i kësaj gjykate. Gjithsesi, nga një përmbledhje e të dhënave kryesore të adresës zyrtare të gjykatës në internet rezulton se gjatë këtij viti, në këtë institucion janë gjykuar rreth 30 çështje, objekt i të cilave kanë qenë vepra penale të kryera brenda familjes.

    Duke ju referuar të njëjtit burim informacioni rezulton se rrahjet dhe plagosjet, që në pjesën më të madhe janë pasojë e këtyre rrahjeve, janë rastet më të ndeshura në tryezat e gjyqtarëve. "Gratë janë ato që denoncojnë në shumicën e rasteve, por denoncimi i tyre bëhet atëherë kur dhuna ka arritur nivele që nuk mund të mbahen më të fshehta dhe madje ka rrezikuar edhe jetën e tyre", thotë një gjyqtare e çështjeve penale. Viktimat shpesh vijnë të trembura dhe madje druajnë të vazhdojnë procedimin penal ndaj bashkëshortëve të tyre, për shkak të opinionit, apo edhe të rrezikut që mund t‘u vijë më pas atyre. Tre muaj më parë, në Gjykatën e Tiranës u dha masa e sigurisë burg pa afat për një burrë, i cili pasi e kishte keqtrajtuar ish-bashkëshorten e tij në banesën e saj, e kishte ndjekur atë dhe e kishte rrahur edhe brenda ambienteve të policisë ku ajo kishte shkuar për të bërë denoncimin.

    Më e ndryshme paraqitet situata lidhur me përplasjet midis fëmijëve dhe prindërve. Këto raste duket se janë më shumë të lidhura me sherre të lindura në gjaknxehtësi e sipër dhe që më pas vijnë duke u shuar në gjykatë. Përjashtim bëjnë rastet kur shkak për përplasjet janë bërë çështjet e pronësisë, të cilat sipas gjyqtarëve mbeten rrezik real për të gjeneruar edhe më tej dhunë apo krim në familje.


    Përplasjet fizike edhe në gjykatë

    Në jo pak raste, përplasjet gjyqësore midis çifteve apo edhe familjeve të tyre janë pasuar edhe me përplasje fizike në ambientet e brendshme të gjykatës. Punonjësit e shërbimit të sigurisë së Gjykatës së Tiranës thonë se në disa, raste familjarët kanë vazhduar të debatojnë, madje edhe të ndeshen me njëri-tjetrin sapo dalin nga zyrat e gjyqtarëve ku janë dhënë vendimet përkatëse. Në këto raste, punonjësit e shërbimit kanë ndërhyrë, duke i shoqëruar ata jashtë ambienteve të gjykatës, por nuk kanë nguruar edhe të njoftojnë shërbimet e policisë së rendit për t‘i shoqëruar ata në komisariate.

    Rastet


    Aishe Pojana


    Është duke u gjykuar për vrasjen e bashkëshortit të saj, Hasan Pojana, më 11.03.2006. Në seancën e ardhshme të procesit pritet pretenca e prokurorit


    Nik Luci

    Ish-polici i Repartit 324 u dënua me 14 vjet burgim, pasi më datë 11.05.2007 vrau me armë zjarri vëllain e tij, Gjergj Luci, dhe nipin, Pëllumb Luci


    Sabah Osmani

    Është dënuar me 18 vjet burg, sepse më datë 12.02.2007, pas një debati për motive xhelozie, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, Liljana Osmani


    Medai Balliu

    Është dënuar me 6 vjet burg për "Vrasje me dashje" të mbetur në tentativë. Më 08.12.2006 ai ka qëlluar me armë vëllain e tij, Luan Balliu, për një mur


    Nazmi Kulla

    Është dënuar me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie, sepse më datë 30.09.2006 ka qëlluar me thikë, duke e plagosur rëndë bashkëshorten e tij, Vjollca Kulla


    Safete Malaj

    Prej vitesh me çrregullime nervore, ka qëlluar me armë, duke plagosur vajzën e saj. Gjykata vendosi "Mjekimin e detyruar në një institucion mjekësor"


    Frika

    Viktima kërkon të tërhiqet nga akuza



    Frika nga burri i dhunshëm e ka detyruar një grua të kërkojë të tërhiqet nga padia, megjithëse është ende duke vuajtur pasojat e keqtrajtimit. Rasti konfirmohet nga një gjykatëse e Gjykatës së Tiranës, e cila gjithsesi nuk preferon të zbulojë identitetin e gruas së dhunuar. "Gati i ka këputur gishtin, për shkak të rrahjes së vazhdueshme, por ajo ndihet e trembur", thotë gjyqtarja. Duket se dhuna ndaj saj ka kohë që vazhdon, por po ashtu edhe frika, jo vetëm për fatin e saj personal, por edhe për pamundësinë që ka për ta vazhduar jetën e vetme, me dy fëmijë të mitur. Gruaja ka kërkuar të tërhiqet nga padia, por tashmë çështja i ka kaluar në dorë prokurorisë, e cila pasi ka administruar provat dhe raportin mjekoligjor ka vazhduar procedimin penal. "Ka ardhur dhe më ka kërkuar që ta mbyll çështjen, megjithëse dosja ende nuk ka ardhur për gjykim", vazhdon gjyqtarja, e cila megjithëse shprehet e bindur për të zbatuar vetëm ligjin, nuk nguron ta shohë të vështirë gjykimin e kësaj çështjeje, për sa kohë që dëshmitarja kryesore që është edhe viktima, mund të ndryshojë tërësisht deklarimet e saj në proces.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anëtarësuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    Shume e vertet. Ka shume raste kur femra nuk e paraqesin rastin ne polici , jo vetem te shqiptaret por ne mbare boten. Kjo eshte shume keq sepse ne kete menyre ata qe ushtrojne dhune mbi to , jetojne te lire dhe vazhdojne me tutje ushtrimin e dhunes ndaj viktimes por edhe ndaj tjereve. Sigurisht qe duhet te denoncohen rastet e tilla ne polici dhe vendet perkatese , per keto probleme ,ne menyre qe te zgjidhen.
    Tung.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Auroraa : 15-12-2007 më 15:31
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

  3. #3
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Edhe une jam dakort qe duhet te denoncohen e sidomos te denohen raste te tilla. Sepse s'ka faj gruaja qe te kete frike te denoncoj burrin nese burrit nuk i bejne asgje.
    Por shumica e grave shqipetare nuk denoncojne edhe prej turpit per mendimin tim.
    Duhen akoma vite qe edhe ne te marim nje lloj mendimi e nje lloj krenarie si femra qe jemi, por sidomos si persona humane.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anëtarësuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    Amerika gjithashtu eshte e njjohur me raste kur femra nuk e denoncon rastin.DMTH nuk ndodh vetem te shqiptaret. Dhe nuk eshte pune turpi ketu sepse ska pse te vie turp por jane te nderlidhura disa gjera tjera edhe psikologjike, te cilat duhet shume me shkru per mi tregu. Mjafton kjo njehere.
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

  5. #5
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga Meritaaa Lexo Postimin
    Shume e vertet. Ka shume raste kur femra nuk e paraqesin rastin ne polici , jo vetem te shqiptaret por ne mbare boten. Kjo eshte shume keq sepse ne kete menyre ata qe ushtrojne dhune mbi to , jetojne te lire dhe vazhdojne me tutje ushtrimin e dhunes ndaj viktimes por edhe ndaj tjereve. Sigurisht qe duhet te denoncohen rastet e tilla ne polici dhe vendet perkatese , per keto probleme ,ne menyre qe te zgjidhen.
    Tung.


    Po cka te denoncojne ne Shqiperi per dhun familajre mi goce, aty behet cdo katastof edhe ligji e ka te veshtire te gjej autoret edhe tju bie mbas, edhe do humbi koh per ti vajt mbrapa nje mashkulli qe ka rreh grun e vet,



    Edhe nje plake e vjeter, pra nje femer e vjeter ne RTK, e kam nigju kur tha, qe sapo qe i esht nda rreha fmis edhe grues, bota ka marr per keq....edhe ajo per mua shte femra me e avancume ne Kosov e Shqiperi der me sot

Tema të Ngjashme

  1. Varfëria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  3. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43
  4. Internimet
    Nga erzeni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2002, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •