Close
Faqja 5 prej 29 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 286
  1. #41
    L I B R I I D Y M B D H E T Ė T




    S H L I R I M E E P E R J A S H T I M E


    KRYE I NJIZETĖTETRETĖ.

    Pjestarėt e perjashtimevet.

    KRYE I NJIZETĖTEKATERT.

    Deka.

    §.1221. Kanūni i Malevet tė Shqypnis shliron e perjashton: I. Kishen:

    a) prej ēdo teloznet,
    b) prej dhetimit tė tokvet e tė gjās sėgjallė;
    c) prej giobet e ēdo ndeshkimit,
    d) prej ēdo angarije kah katundi e flamuri,
    e) e bān pjestar nė ēdo giobė,
    f) ndoren e ndermjetsin i a ruen.

    §.1222. Il. Priftin, i cilli:

    a) āsht jashtūem prej ushtrije,
    b) po u lyp nė bé, vehtja e tij xźhet per 24 Poronikė,
    c) po vrau kend, s'ndiqet per giak, prīndja e tij biejn nė gjak,
    d) s'ndjekė kend per gjak tė prīndės.

    §.1223. III. Krenėt e Flamurit:

    Pō u lyp per Poronik nii nder Pleq tė mdhaj, vehtja e tij xźhet per 12 Poronikė tė paniefun.

    §.1224. IV. Kasnecat: Jashtohen prei ushtrije.

    §.1225. V. Farketarėt: Jashtolien prej ushtrīje.

    §.1226. VI. Tė vorfnin djalė tė vetem, qi i ką mbetė mbi krye shpija e e āma : āsht i jashtūem pre ushtrije.

    §.1227. VII. Gruen: mos pelqimi i saj kah kanūją:

    a) per Plak,
    b) per Kapucar,
    c) per Poronik, as beja s'i gjegjet,
    d) s’ką za as vend nė kuvend,
    e) s'ką trashīgim as tź prīndja as tź burri,
    f) nuk ndiqet per gjak;
    h) ndermjetsija s'i dhunohet.

    §.1228. VIII. Virgjinat (femnat, qi veshen si burrė): S'veēohen prei grash tjera, posė qi jānė tė liar me ndźjė nder burra, porsé pą tager zanit e kuvendit.

    §.1229. IX. Deken:

    Ata, qi kąn deken nė shpi, jashtoehn prej ēdo pūne si kah katundi si kah flamuri, si edhč kah tė reshunt e ujit tė mullijvet. Ket tager e kąn prej kanūnit per nji javė ditė rresht. Si tė mbushet java, do tu pergjegien detyrvet si kah katundi si kah Flamuri, edhč nė kjofčt krye a Dera e Giomarkut.

    §.1230. Kanūni i Malevet nuk bān qi t’i shkaktohet kuej trazim mbi trazim.

    §.1231. Kur t'i desė kush njij shpije nė katund, per nji javė ditė rresht mbas deket nuk młnd t’i bzajė kush tź dera per kurrnji pūnė, qi t'a ketė vendi me e bā katundisht.

    §.1232. Jaslitohet me gjith giinden e shpis prej ēdo angarije si kah katundi, si kah flamuri, si edhč prej vijash t'arve e tė mullinit.

    §.1233. Po desht kush me pritė per "krye shndosh" perte javen, tė presė: porsé krye tetė ditėsh kanūja i a don pūritorin me kźnė edhč i Derės sė Gjomarkut.

    §.1234. Si tė des kush, do tė dergohen lajmtarėt, per me thirré ne mort.

    §.1235. Tu bā gjāmė burrnimi, grrishten edhč tundin krahnorin.

    §.1236. Grat vaitoin, por nuk grrishten.

    §.1237. Porsa tė vźjn kamben nė katund tė tė dekunit miqt, do tė vźjn nė krye jakzat e gjurdijavet.

    §.1238. Kanū āsht me bā gjāmė mbė tė dekunin tri herėsh. tuj persritun fjalen "I mjeri unė!" nandė herėsh.

    §.1239. Burrnimi nuk bertasin mbė gra, por po i biri mbė t'āmen e i vllai nbė tė motren.

    §.1240. Kur tė niset kush per me shktie nė mort, nuk thotė "Lamtumirė", as i thotė kush "Udha e marė".

    §.1241. Tuj kalue rrāzė vorresh, pūntorvet, qi ēilin vorrin, nuk u thohet "puna e mbarė!"

    §.1242. Nė kjoshin miq, u shndoshin kryet, kjenė shokė, u thonė: "a u lodhėt, or juni?"

    §.1243. Si shokėt e katundit tė tė dekunit, si miqsija, 'si tė pijn kafen, kupzen e pshtesin nė tokė, tuj thąnė: "Zoti ju dhashėt gajret!" '’Per tė mirė" nuk thohet.

    §.1244. Tė treten ditė mbas deket, kushdo qi tė vījė,lė per "Krye shndosh" si mbas kafjet, si edhč mbas buket thotė: "Zoti ju dhashėt gajret! Per tė mirė mbas sodit!" Nuk thohet: "Ju shtrofčt per tė mirė!"

    §.1245. Gjāmatarėt rreshtohen, tuj perba gjymės rrethit me ftyrė kah i dekuni.

    §.1246. "Perejellsat me tė dekmin nuk młnd t’i kaloin kuej per derė, posė nė kjofėt udha e madhe a udhė katundi".

    §.1247. Tuj dredhue prej vorresh, s'do tė ndalet kush n'udhė, por do tė shkoiė fill nė shpi tė tė dekunit.

    §.1248. Si tė mbrrijn n'oborr, u dalin perpara shokėt e shpis sė tė dekunit, u mbajn armėt, u qesin ujė duervet pą hi nė shpi e u prijn ké treveza, per me hąnger Drekė.

    §.1249. Pa krye sė hąngermit tė gjith, nuk do tė ngrehet kush prej buke.

    §.1250. Si tė ēohen prej buke, do tė dalin jashtė tė gjithė e lain duert para derės sė shpis nė shekė, e cilla do tė gjindet plotė me ujė.

    §.1251. Miqt, qi grishten ftyre nė dekė tė mikut nuk do t’i lain faqet e pergjakuna as nė shpi, as nė katund tė tė dekunit e as per udhė, por ,si tė mbrrijn nė shpi tė vet.

    §.1252. Zija per tė dekun tė shpis (per burrnim, por jo per gra.) do tė mbahet nji vjetė.

    §.1253. Per fmi nuk mbahet zija.

    §.1254. Zija hiqet a per ndo’i tė kreme, qi lutet me miq, a per ndo'i ditė tė motmotit.

    §.1255. Nė drekė do tė gatuej bukė grueja e vźjė.

    §.1256. Grueja me burrė nuk młnd tė gatuej nė drekė, as me qitė ujė duervet, as me qitė raki e as bukė me thye.

    §.1257. Po ju desht grues me burrė tė gjall me gatue nė drekė, nė darsem nuk młnd tė gatuej.

    §.1258. Grueja e vźjė nuk młnd tė gatuej nė darsem, as nuk młnd tė qesė ujė duervet, as raki, as me thye bukė, as me veshė e me iu afrue nuses.

    §.1259. Me ardhė nė shpi tė prīndes nė pasi bija e martueme e me dekė aty n'at kohė, drekėt do t’i bajė prīndja. Tė prishunat e drekvet do t’i bajė shpija e prīndės e jo e burrit.

    §.1260. Po u dha ndo'i ndimė shpija e mikut, kjo xźhet nderė nė kanū, por jo detyrė.

    §.1261. Me u ēue prīndja e me bajtė trupin e dekun tė sė bīs sė vet nė shpi tė burrit, katundi e giobitė per at siellje shnjerzimi.

    §.1262. Né, rrios pasėt me sč me shti nė dhé tė bin e vet prīndja, vllaznija e fisi do t’i apin uhą.

    §.1263. Tė prishunat e uhat e drekvet do tė lahen nė krye tė mojit, 'si tė hījė i dekuni nė dhé, e nuk mund tė shtyhen pertej.



    Fund
    [/B]

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e LuLiKraS
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    180
    Darius sdi qfare te them apo vetem o njė pėrshendetje diretke ne ty shkon kjo dhe per gjithe qte durrs qe je duke perfaqsu me nick. Shum postim i bukur.

  3. #43
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Po asht marre e madhe more Krasniq, shpija e shqiptarit me pas bibel e kuran, tevrat e zebur, e mos me e pase Kanunin ne balle te oxhakut.

    Po a ka gja ma marre se me te ardhe musafiri i atjehit me ta pa cdo lloj libre e qitapje vec Kanunin mos me e pa?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #44
    Citim Postuar mė parė nga styx
    Baptist, kush/si u krijua Kanuni?
    Mora shkas nga kjo pyetje e styx ne nje teme tjeter qe ti drejtohem atyre qe kane njohuri te thelle nga kanuni. Une personalisht e kam lexuar qe ne vitet 80-te por njohuria ime kufizohet aty. Skam patur rast te lexoj ndonje studim serioz mbi origjinen dhe hartimin e tij dhe sidomos mbi impaktin qe ka patur ne jeten e popullit tone. E di qe eshte shume i lashte. Mbase me i lashte se mund te mendojme ne. Pra brenda mundesive te informacionit do doja te dija me shume nga ata qe e kane kete njohuri.

    p.s. Qofsha i gabuar por kam pershtypjen qe pjesa e kishes eshte shtuar me vone ndersa pjesa tjeter eshte shume here me e vjeter.

  5. #45
    Nuk paska njeri ketu ne forum qe te dije me shume per kanunin? Nga komentet e lexuara mendoja se kishte. Eshte pjese e kultures dhe lashtesise sone si popull dhe duhet mesuar me shume per te nga te gjithe. Mekat qe informacione te tilla mbahen te ndrydhura

  6. #46
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Une per vete i kam dhene pergjegjen Styx ne lidhje me ate pyetje nuk ia vlene te shtyhemi me tej. Pergjegja ne te nenkupton ekspozimin e "aparatit magjik" me cka behet i rrezikshem sidomos per ne dhe nuk eshte per publik.
    Te tjera gjera qe kane te bejne jo me konstrukcionin e tij por me prodhimin e tij mund t'i diskutojme gjer e gjate pa asnje kursim. Po ti e kreve me postimin e plote te kanunit?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #47
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Po asht marre e madhe more Krasniq, shpija e shqiptarit me pas bibel e kuran, tevrat e zebur, e mos me e pase Kanunin ne balle te oxhakut.

    Po a ka gja ma marre se me te ardhe musafiri i atjehit me ta pa cdo lloj libre e qitapje vec Kanunin mos me e pa?
    Po de, marre e madhe.
    Tani, edhe mos me pas oxhak marre eshte lol?

    PS: Une e kam per vete Kanunin e Laberise dhe Kanunin e Lekes. Bile, ne fakt, nqs do ankoheshim per kanune, apo per mos-interesim sic eshte shprehur Darius, atehere njekohesisht duhet ankuar per njeanshmeri ndaj Kanunit te Lekes, ne krahasim me kanunet e tjera.

  8. #48
    Ne fakt mua me ka shpetuar ta permend kete detaj. Fatkeqesisht Kanunin e Laberise nuk e kam lexuar. Thjesht fraza te shkeputura ketu e aty dhe kam pare ngjashmeri. Nga kjo me lindi dhe pyetja nese behet fjale per nje trup te vetem qe vjen nga lashtesia dhe me pas eshte 'copetuar' neper krahina te ndryshme duke pershtatur pjese te caktuara sipas krahinave dhe mentalitetit apo behet fjale per gjera komplet ndryshe. Nga mospergjigjia me duhet te deduktoj qe behet fjale per ndonje lloj forbidden knowledge

  9. #49
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Darius, ti e di sa qejf i kam une teorite konspirative .

    Tani, kush do t'i mendoje si forbiden knowledge etj, eshte e drejta e tyre.
    Per mua, ceshtja eshte disi me e thjeshte. Shoqeria shqiptare (qofte pellazge, ilire, arberie etj) ishte shoqeri si gjithe te tjerat qe kishte nevoje per ligje, n'dac lokale, fisnore, krahinore etj. Keto ligje mbeten te tilla si rrjedhoje e mungeses se nje bashkimi te mirefillte kombetar deri vone, apo mungese te zhvillimit te komb-shtetit vis a vis psh Europes perendimore. Por po t'i shohim keto shoqeri pri-Westphalia, sidomos medievale, kishin ligjet, kanunet e tyre te posatcme, sidomos ato me klanore nga natyra, psh Irlanda apo Skocia.

    Mistifikimi i Kanuneve per mendimin tim eshte absurd sepse ne thelb do te thote qe "cudi e madhe" qe paskemi pasur ligje. E dyta i rrezikshem ne kuptimin e deshires se adoptimit te tyre, dmth adoptimit te ligjeve te qindra shekujve me pare, ligje klanore, ne shoqerine e sotme te shek 21. Ketu po flas dhe per Kanunin e Laberise.
    Por kjo s'do te thote qe s'duhet t'i njohim dhe t'i vleresojme si pjese e historise, apo e tradites kombetare.

  10. #50
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Po de, marre e madhe.
    Tani, edhe mos me pas oxhak marre eshte lol?

    PS: Une e kam per vete Kanunin e Laberise dhe Kanunin e Lekes. Bile, ne fakt, nqs do ankoheshim per kanune, apo per mos-interesim sic eshte shprehur Darius, atehere njekohesisht duhet ankuar per njeanshmeri ndaj Kanunit te Lekes, ne krahasim me kanunet e tjera.
    Sipas mendimit tim nje KANUN ka nuk jane njeqind. Kanuni i Lekes eshte kanuni qe e ka miratuar edhe Skenderbeu dhe eshte nje nder me reprezentativet. Madje nuk do ta kishim as kete po ta zbulonte me heret punen e At Shtjefen Gjecovit sigurimi serb se do ta vrisnin pak me heret dhe nuk do ta kishim as kete doreshkrim ende te pagatitur as te perfunduar te punes se tij.

    Kanuni i njohur si i Lekes eshte ne realiet kanuni shqiptar i standardizuar ne mbledhjen e fundit te krereve dhe pleqnareve me te medhenj dner te cilet Leka IV si me i riu ishte ai qe e rindreqi ate ne shume pika te devijuara ne mesjete kur secila shtepi e madhe farkonte monedha te veta dhe ligje qe i zbatonte lokalisht. Kesaj i erdhi fundi me kete ripleqerim mbarkombetar ku kontestet me te medha mbeten te zgjidheshin mesh kanuneve te Lekes dhe shikimit te Gjergjit mbi disa pika kyce.

    Ne fund u ra dakord se pleqeria e Lekes ne lidhje me konetstin ishte me fundamentale dhe me e drejte. Eshte kjo ngjarje ajo qe e beri te njohur si Kanuni i Lekes, dhe per here te pare Kanuni i Shqiptareve (i cili fatkeqsisht u thermua si cdo gje tjeter ne mesjete) fitoi edhe dicka qe mund te quhet autorsi. Ndonese as parimeet e Lekes nuk do te kishin zene vend po te mos ishin ne pajtim me zemren
    e Kanunit origjinal.

    Ja ta zeme ketu Darius ka harruar te sjell thelbin e thelbit te parimit fundamental te Kanunit i cili ekziton ne dy forma te thena ndryshe por qe transfigurojne te njetjin parim.

    Ftyren e vrugnueme ne dac laje, ne dac zezoje edhe ma

    ose

    je i lire ta mbash burrerine tende, je i lire te cburrerohesh

    etj thenie qe pershtaten e rithuhen ne baze te periudhes e situates historike e qe pershkruhen me fjale e koncepte tjera.

    Ky parim eshte zemra e kanunit, -ajo qe kete Ligj e ben hyjnor.

    Eshte ligji me 'demokratik' ne historine e njerezimit, ai nuk te detyron asgje!!!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 5 prej 29 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjakmarrja
    Nga Ferdinandi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 19-11-2022, 14:02
  2. Kanuni i Lekė Dukagjinit dhe shqiptarėt
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 28-02-2021, 18:54
  3. A eshte i vleshem Kanuni i Lek Dukagjinit apo jo?
    Nga Kallmeti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 22:42
  4. Kanun e Kuvend .
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 22:21
  5. Kanun e Kuvend (trojet Shqiptare)
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 07:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •