mondishall, faleminderit për konsideratën dhe pëlqimin tuaj, të nejtat mendime edhe unë i kam për ty.
me respekt të veçantë
xheladin hamza
mondishall, faleminderit për konsideratën dhe pëlqimin tuaj, të nejtat mendime edhe unë i kam për ty.
me respekt të veçantë
xheladin hamza
Mik i nderuar, poeti është si një minator - sa më shumë gërmon, aq më shumë xehe të çmuara zbulon, e në rastin konkret, ti na dhurova një xhevahir të bukur.
Ti vazhdo të "gërmosh" e do të zbulosh edhe shumë gurë të tjerëtë çmuar!
Me respekt!
Miku im i nderuar Agim Metbala, kam kënaqësi shpirtërore se të kam mik të vërtetë dhe mburem me ty.
respektë të veçantë
xheladin hamza
POEZI PËR RAMUSHIN
(akrostih)
Kosovë nuk të lejojnë Dielli të shkëlqejë mbi Ty
Ujqit nga të gjitha anët tërbueshëm ulërojnë
Shumë të etshëm për gjakun Dardan janë
Trimat lindin që të mos vdesin kurrë
Ulëroni egërsira ulëroni sa të doni
Asnjë moment nuk mund të na frikësoni
Ramushin kurrë nuk do ta gjunjëzoni
Robërinë e popullit nuk e durove dot
Armët me vëllezërit i shtrënguat
Mbështetje shpirtërore nga gjithë Kosova e kishe
Urata e jonë le të mbërrijë tek i Madhi Zot
Shërbëtor i askujt nuk dëshirove të jesh
Heroizmin në luftë dhe në paq e tregove
Afërsinë Tënde të gjithë ne e shijuam
Radhitemi pas teje të gjithë një nga një
Agresorit ballë për ballë pa frikë t’ia dalim
Dardaninë tonë të përgjakur ta mbrojmë
Ishe Komandant që mburret e gjithë shqiptaria
Nëna që Ju lindi qoftë e bekuar nga i Madhi Zot
Agu i mëngjesit dhe drita e Diellit për Kosovë je Ti
Jeto përgjithmonë o RAMUSH se Ti je engjëlli hyjnor
Ti je shndërruar në çdo pikë të gjakut në trupin tonë.
10. 03. 2005.
xheladin hamza
PLAGË TË SHPIRTIT
Derisa plagë të shpirtit
I arnoj me arna të këputura
Nga lëkura ime e tharë
Net të frikshme
Në qiell
Agu i mëngjesit i merr...
Pëlhurë e mëndafshtë
E qëndisur me ndërgjegje
Të pastër a të vrarë
Është një paravan
Mes ëndrrës dhe së vërtetës...
Ashtu, me plage te arnuara e te paarnuara vllaçitem dhe une, derisa ne vargjet e juaja gjej ekuiliber, nder netet e medyshjes e te frikes qe ia puthis agut te mengjesit te vargjeve te juaja.
Ne poezite e juaja dashuria ime e fjales gjunjezohet ne adhurim, por kur lexoj mes rreshtave hulumtoj i teri e atehere bota juaj eshte dhe e imja ...dhe (mendoj) gjithashtu e çdo dashamiresi arti.
Urime!
Me respekt Pellumb Syku.
Shumë i resektuari z. Pëllumb Syku,
Njihemi përmes vargjeve e që janë urë lidhëse mes shpërtërave tanë. Të ndjej afër shpirtit meqë jemi udhëtarë në të njejtën rrugë.
Me respekt të veçantë
xheladin hamza
Vargu yt eshte i bukur,melankolik e prekes....
Ke shume talent dhe te uroj sa me shume suksese ne fushen e krijimtarise Xheladin.
Te lumte,sinqerisht.
Respekte
Diana
"Carpe Diem"
Tem e papame po eshte nje rremuje marramendese edhe s`arrita te kuptoj gje![]()
Trimi Mire Me Shoqe Shume
Faleminderit DI_ANA për respektin tuaj, të njejtën gjë edhe unë kam ndaj teje.
xheladin hamza
Krijoni Kontakt