-
Për ditëlindjen e bashkëshortes sime ia kushtoj këtë poezi
TË NGREMË DOLLINË
Edhe për ditëlindjen tënde
Ma dhurove dashurinë
Të thellë gjerë në qiell
Ku u ngjitëm në shkëlqim drite
U bëra aromë trëndafili
E nëpër damarët e trupit tënd
Shpirti im të lundroj
Pa kufi...
Dhe me ngadalë
Shkrihem në te
Përjetësisht porsi një meteor
Se kjo është dashuri hyjnore!
13. 10. 2009.
Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-10-2011 më 02:15
-
-
NJË GOTË ME UJË
Një gotë me ujë
Ma jep or miku im
Ta shuaj etjen
E jetës në ikje
T’i lagi buzë të qara
E vdekjen ta arnoj me të...
Tek gabzherri ulur
Vdekja e bardhë
Durueshëm pret
Shpirti të del...
Një gotë ujë
Sall edhe një pikë ujë
Bënë rahmet
Se s’bënë mëkat
Or miku im!
Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-10-2011 më 02:15
-
-
NE HESHTJE PËR TY QAJ
Në mendimet e mia
Të kristalta
Ti sërish shkëlqen
Në spektrin
E të gjitha ngjyrave
Të kësaj pranvere...
Ah,
Sikur të ishe e imja
E të të kem pranë
Në përqafimin tim
Të zjarrtë
Si dikur!
Në heshtje për ty qaj
Plagët dhembin kur ftohen
E unë kujt t’ia tregoj
Gjithë këtë boshllëk që kam?
Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-10-2011 më 02:15
-
-
EJA PLEQËRI EJA
Jo, jo
Nuk kam vështirë
Ta përqafoj pleqërinë...
Ajo mbi gjoksin tim
Çdo ditë pa u ndalë
Troket, troket e troket...
Jo, jo
Fare frikë s’kam
T’ia hapi parzmën time...
Le të vijë, le të vijë
T’më puthë përmallshëm në ballë
Mbi rrudhat ku rinia përjetësisht iku
Eja pleqëri eja, me ëndje të presë!
Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-10-2011 më 02:15
-
-
RAMUSH HARADINAJ
(Akrostik)
Rigjykimit të Hagës o trim, o hero edhe tani frikën fare s’ia ke
Aty edhe më parë shpirtbardhësinë tënde trimërisht tregove
Me mburrje në mbrojtje të çeliktë gjithë shqiptarinë pas e ke
Udhëtimi nëpër korridoret e kohës të bëri legjendë të gjallë
Shumë herë u munduan te të fikin e shuajnë si qiririn pa vaj
....................................... Jo, jo kot e kanë që të fikin o fanar!
Hijen e zezë që qëndronte mbi Kosovë tok me vëllezërit larguat
Anekënd tani bilbilat lirshëm e me vrull këngës për ju këndojnë
Rapsodët çdo ditë thurin rapsodi mbi heroizmin që ju treguat
Atdhetar, luftëtar e besnik gjerë në vdekje i idealeve të lirisë
Dritë hyjnore që shkëlqen pandërprerë mbi këtë tokë të bekuar
Ithtar i së drejtës PAVARARËSINË KOSOVËS me gjak ia solle
Në historinë tonë kombëtare emri me shkronja të arta të është qëndisur
Asgjë nuk mund t’i shlyej as emrat e Luanit, Enverit, Shkëlzenit dhe Dautit
Janë bijtë e Kosovës që lirinë mbi supet e njoma me dashuri kanë stolisur!
-
-
RRUGA PA KTHIM
Eh, ëndrrat dhe jeta na duket s’kanë të sosur
Përsëri vazhdojnë nga vendi ku pushuan
Ashtu të palodhur rrugëtojnë rrugëve të veta
Një nga një ditë ikën dhe s’kthen dot kurrë
Oh, sa e gjatë apo sa e shkurtër është kjo jetë
Heshtazi zemërhapur të gjithë e presim dhe e përqafojmë
Rrugëtimi shtigjeve të saj na duket ngadalë, por vrapojmë
Bash asaj rrugës që na e caktoi i Madhi Zot
Qoftë ajo e gjatë apo e shkurtër e që për ne është
.......................................... RRUGA PA KTHIM!.
Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-10-2011 më 02:15
-
-
PIKTURAT E MËNGJESIT
Çdo natë
Më vije në ëndërr
E heshtur dhe e vetmuar
Tamam si shpirti im...
Ëndrrat mbesin të virgjër
Sërish mëngjeset zbardhen
Bosh bash si ëndrrat e mia
Pa mbarim...
Për ty
Çdo ditë
Ndjej boshllëk shpirti...
Askush s’mi pikturon më
Mëngjeset me fjalë të arta
Si ti...
Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-10-2011 më 02:15
-
-
ZGJOHU KOSOVË ZGJOHU
Era e natës
Vërtit qiellin Kosovar
Dhe këndon këngë
Të tmerrshme...
Zogjtë nga frika
Moti kanë ikur...
Shqiponja të bardha gjakpirëse
Lirshëm shëtisin shesheve tua
Oj Kosovë...
Ah, Mitrovicë oj shpirt Kosove
Je shndërruar në ajsberg
Noton mbi ujëra të turbullta ndërkombëtare
E Ibri në shkumë gjëmon gjëmën e vdekjes...
Zgjohu Kosovë zgjohu
Se po të morri gjumi
Nën kthetrat e acarit
Nuk do të zgjohesh kurrë më!
ZGJOHU KOSOVË ZGJOHU
Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-10-2011 më 02:15
-
-
SHPIRTRA TË PAKUPTUARA
Nga shqiponja të bardha
Të brishta e shpirtzi
Që fare ndërgjegje s’patën
Shpirtra të pakuptuara
Fluturojnë mbi brigjet
E qytetit të përgjakur
Ku flenë trupat e tyre
Të pajetë...
Mëngjeset në heshtje
Çdo ditë i përkulen gjakut
Të derdhur të dëshmorëve
Mbi të cilin fluturojnë
Pëllumba të bardhë...
Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-10-2011 më 02:16
-
-
TI, SHPIRT
Kur t’më vije koha
E gjumit që t’më merr përjetësisht
Frymëmarrjen e lehtë
Si flladi i verës
Dhe gjëmimet
E rënda të ëndrrave të mija
Do ti lë në këtë botë të brishtë
Jo, jo me veti s’i marr
Se janë shumë të rënda!
Ti, shpirt
Nga trupi im
Largohu i qetë
Me shikimin tënd
Më të butë se mëndafshi
Më shiko edhe njëherë
Më përkëdhelë butësisht edhe njëherë
Dhe ik, ik merr rrugën tënde
Drejtë ku të drejtojnë engjëjt
Mbi krahët e tyre e që është rruga pa kthim...
Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-10-2011 më 02:16
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt