Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 176
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Ditë e zymtë

    shkruan: xheladin hamza

    DITË E ZYMTË

    Dielli i zbehtë
    Ndritë ditën e vdekur

    Shpresa humbet në kujtimet
    E iluzioneve të pavdekshme

    Mes gishtrinjëve
    Shpalosi qiellin palë palë

    Qetësia që këndon
    Lexon në ballin tim
    Këngët e plagëve ...

    Në rrudhat e fytyrës
    Mbeti e shënuar ditë e zymtë
    Dhjetë shkurti dymijë e shtatë
    E larë me gjakun e njomë

    Mbi toprakun tonë
    Djajtë edhe një herë
    Hedhën vallen e çmendurisë ...

    15. 02. 2007.

  2. #2
    Suksese Xheladin ne krijimtarine tuaj!

    Pershendetje
    PAlma

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    shkruan: xheladin hamza

    NËNËS SIME

    Në ëndrrën e natës që iku pa kthim
    Ti nëna ime, mendimet mi përkëdhele
    I bëre të mëndafshtë
    Si flladi i verës në mbrëmje...

    Kujtimet për Ty
    Zbritën qerpikëve të mi
    Të larë me lot...

    Mbi varrin tënd u përkula
    E hapa portën e zemrës së djegur
    Ajo u gjunjëzua totalisht

    Elhamin zëshëm ta këndova
    Shpirti më dridhej si në ankth
    E fjala më mbeti në fytin e tharë...

    Mbi mollëzat e faqeve
    M’u rrokullisën lot dhembjeje
    Ranë mbi varrin tënd
    Me lule mbuluar
    Ku ti rehatshëm fle, nëna ime!

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar xheladin për postimin:

    dobri (28-11-2013)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    shkruan: xheladin hamza


    NGJYRAT E SHKËLQIMIT

    Fillimin dhe mbarimin e jetës
    Trup lodhur
    I përputha në një pikë
    Porsi një semazen...

    Si në ëndërr
    Kalova udhëtimin
    Nëpër kohën këtë të kalbur...

    Pastaj dola nga qetësia
    E varrit
    Që në mua flinte

    Ta ngulfasë zërin që del
    Nga thellësia e shpirtit
    E të dëgjoj muzikën e semasë heshtshëm...


    E mbuloj me vellon e së kaluarës
    Të mbëshjtellur
    Me ngjyrat e shkëlqimit...

    Dhe tani dënesë!

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    shkruan: xheladin hamza

    FLUTURA DHE QIRIRI

    Pas ditës së lodhur
    Në muzgun e mbrëmjes
    Qerpikët mu mbyllën vet

    Në kllapinë e parë të natës
    Në ëndërr e para më erdhe ti

    Je shndërruar në fluturën e bukur
    Që fluturon rreth dritës së qiririt
    Të ndezur enkas për ty

    Gjatë fluturimit u ndeshe me te
    Dhe u dogje në flakën e tij

    U dëgjua një ofshamë
    Nga e cila u zgjova

    Nëpër rreze të hënës
    Në errësirën e natës
    Në shandanin e artë
    Qëndronte qiriri i fikur...

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Poezi të bukura. Urime e suksese, Xheladin.
    Po ua bashkangjes edhe unë vjershën time më të re. Besoj se do t`ju pëlqejë.

    VARGJET E MIA

    Vargjet e mia të ngrohta valë
    Ia dhashë ”xhaxhit” internet
    Si babadimri fëmijëve t`ua falë
    Kudo janë, në secilin kontinent.

    Vargjet e mia me aromë Kosove
    Nuk i mbaj dot në kompjuter
    Tek ju i nisa me shpejtësinë e dritës
    Të ju gjejnë gëzuar shend e verë.

    Anembanë botës ju që keni tretur
    Shumë gjuhë të tjera do të mësoni
    Por gjuhën shqipe n`maje gjuhe ta mbani
    Se do t`ju mallkojë po qe se e harroni.

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    Xani vargje të bukura janë. Të dëshiroj që dora të mos ndalet kurrë në shkrimet e mëtejme.

    Me respekt të veçantë
    xheladin hamza

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    KOSOVA E RE

    Këmbët janë rënduar shumë
    O të mallkuar të kësaj toke
    Sot mjegulla do të tërhiqet
    Ombrellë më nuk do të shërbejë
    Vrasjet janë kohë e kaluar
    Ardhmëria është para nesh

    Evropa në gjirin e saj na pret

    Rehatin shpirtërore ta krijojmë
    Ejani të ecim ballëlartë drejtë saj.

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    FJALA

    Ka fjalë të shkurta
    Ka fjalë të gjata
    Ka fjalë të mprehta
    Që presin si shpata.

    Ka fjalë si pelimi
    Ka fjalë nektarplot
    Ka fjalë që vrasin
    Si armët me barot.

    Ka dhe fjalë si era
    Që s`peshojnë hiç
    Ka fjalë si plumbi
    S`ngriten me vinç.

    Fjala don gdhendur
    Fjala don latuar
    Mos të ketë gjemba
    Njerëz për të lënduar.

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    shkruan: xheladin hamza

    RRUGË TË PANJOHURA

    Në errësirën e natës
    Para syve të mi të përlotur
    Shtrihen rrugë të panjohura

    Rreth meje iluzionet luajnë
    Lojën e tyre të vjetër gënjeshtare
    Nata kafshon ditët në ikje...

    Mendimet pas tyre vrapojnë
    Në zbrazëti të zbrazët
    Si qielli...

    Mbi brigjet e afërta
    Dëgjohen thundrat e kuajve në vrapim
    Hingëllima e tyre e shfrenuar
    Në zemër futë frikë e trishtim...

    Luhatem me këmbë të lodhura
    Në udhëkryqin e rrugëve të panjohur
    Errësira e natës me dorën e saj
    Ledhaton frikën në shpirtin tim...

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    shkruan: xheladin hamza


    PËR TY

    Çdo natë
    Pranë dritares së hapur
    Hidhem në mendime
    Për ty loçka ime

    Shumë të dua
    Ti këtë nuk e di
    Guxim s’pata të të them

    Me lot në sy
    Emri yt
    Mbi buzë të mia fle

    Të thërras me zë
    Kur i tërë qyteti
    Në gjumë është

    Dëgjohet jehona e tij
    Ti nuk më dëgjon, jo
    Jam shumë larg

    Mezi pres takimin tonë
    Të të them sa shumë të dua
    Sa shumë vuaj për ty

    Në ëndërr të kam çdo natë
    Në mëngjes kur zgjohem
    Përsëri shoh
    Pranë nuk të kam, eh...

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar xheladin për postimin:

    dobri (28-11-2013)

  14. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Mendoj se është koha që vargjet e mëposhtme t`ua ofroj forumistëve e sidomos fëmijëve të atyre që i kanë. Urime festën e Vitit të Ri të gjithëve.

    Babadimër hileqar

    O ti babadimër
    Me sajë, drerë e zile
    Përse në pleqëri
    Fëmijve po u bën hile.

    Shkon nëpër qytete
    Në shkolla e spitale
    Njëherë s`u kujtove
    Të vish edhe në male.

    Eh sa fëmijë jetimë
    Të bukur e punëtorë
    Ty me thes në shpinë
    T`kanë parë n`televizor.

    Po na e bën me hile
    O plakush i vjetër
    Nuk erdhe as sivjet
    A të presim vitin tjetër?

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar xani1 për postimin:

    dobri (28-11-2013)

  16. #13
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Citim Postuar më parë nga xheladin Lexo Postimin
    shkruan: xheladin hamza

    NËNËS SIME

    Në ëndrrën e natës që iku pa kthim
    Ti nëna ime, mendimet mi përkëdhele
    I bëre të mëndafshtë
    Si flladi i verës në mbrëmje...

    Kujtimet për Ty
    Zbritën qerpikëve të mi
    Të larë me lot...

    Mbi varrin tënd u përkula
    E hapa portën e zemrës së djegur
    Ajo u gjunjëzua totalisht

    Elhamin zëshëm ta këndova
    Shpirti më dridhej si në ankth
    E fjala më mbeti në fytin e tharë...

    Mbi mollëzat e faqeve
    M’u rrokullisën lot dhembjeje
    Ranë mbi varrin tënd
    Me lule mbuluar
    Ku ti rehatshëm fle, nëna ime!
    Xheladin shume te bukura te gjitha poezite e tua, por une vecova mbi te gjitha kte poezi, ndoshta ngaqe kjo i flet per nenen qe eshte gjeja me e shtrenjte per te gjithe ne ne bote..
    Urime dhe pres poezi te tjera prej teje, pasi do te ishte nje privilegj per mua ti lexoja me endje...
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  17. #14
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    Zotëri Eduard, të felenderoj që lexon poezi të mia dhe u jep një ngjyrë ylberi që mbështjellë të gjithë adhuruesit e fjalës së bukur.

    Me respekt të veçant
    xheladin hamza

  18. #15
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    shkruan: xheladin hamza

    GËZUAR VITIN E RI
    (arkostih)

    Gëzimi dhe dashuria në prag të derës trokasin me mall
    Ëndrrat e parealizuar shekullore jetësohen me ne
    Zemrat le të na hapen si qielli në natën e bekuar
    Urata jonë le të mbërrijë në horizontin e shtatë
    Atje ardhmërinë ta puth me mall e ta marr për dore
    Rehatinë dhe vullnetin ku pret Kosova jonë

    Vetë e kaluara ecën kokulur rrugës pa kthim
    Idealet dhe shpresat tona në një thes të artë
    Tek ne një Baba Dimër plak me dashuri i bartë
    I buzëqeshur si lulja e parë në pranverën e hershme
    Në sytë e tij shkëlqen PAVARËSIA E KOSOVËS

    Endet nga një shtet në tjetër zë zbardhje të KOSOVËS

    Rendin tani kemi E GJITHË SHQIPTARIA
    I dalim para ta presim me shpirt e zemër shqiptari!

    28. 12. 2007.

  19. #16
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    I Nderuar Zoti Xheladin Hamza Lexo Kto Dy Vargje Prej Meje

    A Do Te Me Falesh Dot??
    -----------------------

    Kur Ju Shkruani Poezi
    Shpirti Im Me Trazohet
    A Do Te Me Falni Dot
    Nese Nga Poezit Tuaja Mua Sme Shkohet

    Nese Ju Sme Falni Dot
    Mesohuni Me Mua
    Sepse Cdo Poezi Tuajen
    Une Me Shpirt E Lexoj Dhe E Dua


    Eduart Hoxha

    Tirane Me 28.12.2007
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  20. #17
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga xheladin Lexo Postimin
    shkruan: xheladin hamza

    RRUGË TË PANJOHURA

    Në errësirën e natës
    Para syve të mi të përlotur
    Shtrihen rrugë të panjohura

    Rreth meje iluzionet luajnë
    Lojën e tyre të vjetër gënjeshtare
    Nata kafshon ditët në ikje...

    Mendimet pas tyre vrapojnë
    Në zbrazëti të zbrazët
    Si qielli...

    Mbi brigjet e afërta
    Dëgjohen thundrat e kuajve në vrapim
    Hingëllima e tyre e shfrenuar
    Në zemër futë frikë e trishtim...

    Luhatem me këmbë të lodhura
    Në udhëkryqin e rrugëve të panjohur
    Errësira e natës me dorën e saj
    Ledhaton frikën në shpirtin tim...
    Poezi e vecuar ne pelqimin tim. Dhe akoma me te vecuara dy vargjet e fundit. Kuptohet, nje zgjedhje shpreha kete rradhe, mes poezive tuaja plot shpirt poetik. Suksese.

  21. #18
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    Eduart Hoxha dhe mondishall, shumë faleminderit për mendimet e Juja poezitive për pozitë e mia të shkruara nga dora ima. Ju jam mirënjohës dhe konsideroj si miqtë e mi. Ndoshta një ditë do të keni në duart tuaja librat e mia të botuar, si dhe librin i cili është në botim.

    Me repektë të veçantë
    xheladin hamza

  22. #19
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    shkruan: xheladin hamza

    MË FALË QË U KTHEVA

    Më falë që u ktheva
    Shtigjeve të vjetra
    Me shpirtin e thyer
    E aty s’të gjeta
    Ty më kurrë....

    I besoj bisedës kur të gjithë heshtin
    E ti, më falë për mendimin e fshehur
    Dhe në fjalë që s’ti shqiptova kurrë
    E cila më iku me dritën e ditës së harxhuar ...

  23. #20
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    I nderuar Xheladin,

    " I besoj bisedes kur te gjithe heshtin".... me pelqen dhe une disa here i besoj kesaj bisede ,me shume se kur te gjithe flasin.Urime per vargjet e mira , suksese ne krijmtari te metutjeshme...

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •