Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 176 prej 176
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    BORXHIN ZOTIT IA KTHEJ

    Nëpër mjegullën e dendur vjeshte
    Shikoj natën përtej errësirës
    Në ëndërr nga ëndrra zgjohem...

    Realiteti humbet
    Mbetem vetëm unë
    Dhe hija ime
    Sërish në ëndërr...

    Në qiell
    Murmurima shurdhon
    E unë nga borxhi im
    Ngadalë pastrohem...

    Zotit shpirtin që amanet
    Të kujdesem për te ma dha
    Me buzëqeshje të ëmbël
    Me nder
    Të pastër si biluri ia kthej
    E trupin varrit ia fali
    Përjetësisht le të pushoj në te!

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    AMANET

    Me heshtjen e saj flet
    Fytyra ime e zbehtë
    Se fryma e jetës
    Akoma më është e nxehtë...

    Amanet kur me tabut
    Për në varr më çoni
    Tabanët mi shploni
    Le të më duken këmbë
    Këmbë të zbathura
    Që as çorape të veshura s’kam
    E duart deri në bërryla
    Jo, jo mos mi mbuloni
    Le të shihen nga xhemati
    Që të zbrazëta janë
    Duarthatë erdha
    Në këtë dynja
    Dhe duarthatë shkoj
    Në atë dynja
    Në qiellin e ëndrrave
    Të humbura
    Në shoqëri me njerëz
    Që moti kanë vdekur...

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    PËR TY BABA

    Oh Zot sa e qetë
    Më është kjo natë
    Aromë e vetmisë
    Shpirtin ma mbush
    E unë të kujtoj ty baba...

    Baba jam rit pa ty
    Më la bebe tre vjeçare
    E hidhët më ishte jeta
    Këndoja edhe kur isha në vaj
    Loti në sy reflektonte
    Dhembjen e shpirtit tim
    Të boshatisur...

    Dënesa shumë herë
    Më krijonte dhembje
    Ma therte shpirtin deri në palcë
    E atëherë sa shumë më mungonte
    Ledhatimi i dorës sate
    Të butë si mëndafshi or baba...

    Nuk ka ditë që nuk them
    Baba dënesa dhe dashuria ime e pashuar
    E shpirti im atëherë larg shumë larg udhëton

    E tani jam plak nuk jam më fëmi
    Rrudhat e ballit më janë shtuar shumë
    Mjekra më është zbardhë
    Dhe flet heshtur me gjuhën e saj...

    Për ty baba dhe për ty nënë
    Për ju prindërit e mi
    Çdo natë në nafile i lutem Zotit
    Që shpirtrat e juaj të pushojnë
    Përjetësisht të qetë në xhenet
    E ju ma bëni hallall se ju dua shumë!

    21. 01. 2014.

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2014
    Postime
    21

    Pershendetje

    Citim Postuar më parë nga xheladin Lexo Postimin
    shkruan: xheladin hamza


    NGJYRAT E SHKËLQIMIT

    Fillimin dhe mbarimin e jetës
    Trup lodhur
    I përputha në një pikë
    Porsi një semazen...

    Si në ëndërr
    Kalova udhëtimin
    Nëpër kohën këtë të kalbur...

    Pastaj dola nga qetësia
    E varrit
    Që në mua flinte

    Ta ngulfasë zërin që del
    Nga thellësia e shpirtit
    E të dëgjoj muzikën e semasë heshtshëm...


    E mbuloj me vellon e së kaluarës
    Të mbëshjtellur
    Me ngjyrat e shkëlqimit...

    Dhe tani dënesë!
    i nderuar miku im, te falenderohem per krijimet e tua qe i ndan me ne. Eshte kenaqesi te lexosh vargjet tua. Ne mos gaboj, edhe libri yt titullohet si titulli i kesaj poezie, apo jo?
    Te uroj shume suksese

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Pershendetje

    Citim Postuar më parë nga Besë Lexo Postimin
    i nderuar miku im, te falenderohem per krijimet e tua qe i ndan me ne. Eshte kenaqesi te lexosh vargjet tua. Ne mos gaboj, edhe libri yt titullohet si titulli i kesaj poezie, apo jo?
    Te uroj shume suksese
    E nderuara Besë, faleminderit për kohën që gjeni të lexoni poezitë e mia si dhe për vlerësimin tuaj. Është e vërtetë se edhe libri im i dytë titullohet sipas kësaj poezie, pra, NGJYRAT E SHKËLQIMIT i botuar në vitin 2008. Uroj që në jetën tuaj të keni shëndet dhe lumturi.

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Pershendetje

    SHPIRTI MË RI PEZULL

    Vetëtimës s’ia km frikën
    Vjen drejt nga sytë e tu

    S’më frikëson as buzëqeshja
    E hedhur me erzën
    Nën hijen e vdekjes

    Në shikim tënd shkrihem
    Bëhem urë lidhëse e kohës
    Së kaluar, të tanishmes dhe të ardhmes
    E në te digjem me dëshirë të përmalluar

    Në brendi të syve të mi
    Thellësi e paskajshme
    Shpirti më ri pezull
    Dhe shëtit shtigjeve të pa imagjinuara

    Agu i mëngjesit
    Më takon në dy gjunjë
    Me duar të shtrira
    Në lutjen time të mëngjesit
    Që iku edhe kjo natë

    Edhe pa mua vitet
    Njësoj do të rrjedhin si lum
    E unë si mund të vdes kur nuk jetova?
    Ndryshuar për herë të fundit nga xheladin : 28-02-2014 më 10:25

  7. #167
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Pershendetje

    Citim Postuar më parë nga xheladin Lexo Postimin
    SHPIRTI MË RI PEZULL

    Vetëtimës s’ia km frikën
    Vjen drejt nga sytë e tu

    S’më frikëson as buzëqeshja
    E hedhur me erzën
    Nën hijen e vdekjes

    Në shikim tënd shkrihem
    Bëhem urë lidhëse e kohës
    Së kaluar, të tanishmes dhe të ardhmes
    E në te digjem me dëshirë të përmalluar

    Në brendi të syve të mi
    Thellësi e paskajshme
    Shpirti më ri pezull
    Dhe shëtit shtigjeve të pa imagjinuara

    Agu i mëngjesit
    Më takon në dy gjunjë
    Me duar të shtrira
    Në lutjen time të mëngjesit
    Që iku edhe kjo natë

    Edhe pa mua vitet
    Njësoj do të rrjedhin si lum
    E unë si mund të vdes kur nuk jetova
    ?

    Nje krijim i mrekullueshem. Urime
    What goes around---comes around

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Pershendetje

    Citim Postuar më parë nga Sorkadhe_Kelcyre Lexo Postimin
    Nje krijim i mrekullueshem. Urime
    E nderuara mike Sorkadhe_Kelcyre, faleminderit per leximin e poezise si dhe per uraten tuaj.

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    KOHA

    Koha mi vuri
    Prangat rreth qafës
    Në kërkim të së kaluarës...

    E takoj të tashmen
    Dhe të ardhmen
    Tek më presin
    Me dënesën dhuratë...

    Vetëtima ofrohet dhe largohet
    Nga frika buzët mu thanë
    Fjalët u zhduken
    Në thellësinë time...

    Në vetmi dëgjoj
    Erën dhe shiun
    Tek bëjnë muzikë qiellore
    E unë
    Ty po ti fali këta sytë e mi
    Që mbi ta s’mbeti më gjumë
    Se janë të stërmbushura
    Veç me lot dhembje...

  10. 2 antarët më poshtë falenderuan xheladin për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Agim Metbala (08-04-2014),e panjohura (08-04-2014)

  11. #170
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Për: Ditë e zymtë

    Citim Postuar më parë nga xheladin Lexo Postimin
    KOHA

    Koha mi vuri
    Prangat rreth qafës
    Në kërkim të së kaluarës...

    E takoj të tashmen
    Dhe të ardhmen
    Tek më presin
    Me dënesën dhuratë...

    Vetëtima ofrohet dhe largohet
    Nga frika buzët mu thanë
    Fjalët u zhduken
    Në thellësinë time...

    Në vetmi dëgjoj
    Erën dhe shiun
    Tek bëjnë muzikë qiellore
    E unë
    Ty po ti fali këta sytë e mi
    Që mbi ta s’mbeti më gjumë
    Se janë të stërmbushura
    Veç me lot dhembje...
    Ju lumt i nderuari Z.Xheladin...
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  12. #171
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Ju lumt i nderuari Z.Xheladin...
    Faleminderit e nderuara mike E PANJOHURA per komentin tuaj.

  13. #172
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    MË ZGJO O BYLBYL

    Në ditët e pleqërisë
    O bylbyl
    Të lutem
    Mos më le në vetmi
    Shpirti më është
    I lodhur e i kristaltë
    Dergja
    Çdo ditë
    Po m’i gëlltitë
    Pjesë të trupit
    Më mbetën
    Vetëm gjuha dhe sy
    Që ty të shikoj
    Dhe të bisedoj
    Veç me ty...

    Ej, ti
    Miku im i shpirtit
    O bylbyl
    Si çdo ditë
    Edhe nesër
    Në agun e mëngjesit
    Pash të madhin Zot
    Me atë zërin tënd
    Të bukur e butë
    Mos harro
    Të më zgjosh
    Nga kjo agoni
    Shumë e rëndë
    O bylbyl
    .......... O bylbyl
    ......................O bylbylo!

  14. #173
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    ÇFARË MË MBETI MUA

    Fletë të verdha butësisht bien në tokë
    Degë të zhveshura duke i lënë...

    Me pëlhurë të trash në sy
    E njoha vjeshtën e vonë...

    Sytë përroi që su shterën kurrë
    Liqenet e tyre bëhen përjetësi e largët...

    Mendimet në ëndrrat lundrojnë
    Si të ishin në botën e vdekur...

    Shpirti i përvajshëm shëtit në zbrazëti
    Kozmosit pafund...

    Rrudhat e ballit mbesin
    Dëshmitarë të një jete në ikje...

    Çfarë më mbeti mua
    Nga pjesë e njeriut?

  15. #174
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    SHPIRTI MBETET SHPIRT

    Mendimi i parë
    Kur zgjohem
    Dhe i fundit
    Para se të më zë gjumi
    Më je ti o shpirt...

    Para se të dalësh nga unë
    Dhe të ringjallesh sërish
    Nga mitra e përgjakur
    Diku në ndonjë
    Vend të panjohur për mua
    Do qaj sërish me zërin e foshnjës
    Të sapolindur...

    Më duket
    Se e gjithë jeta
    Është vetëm një frymëmarrje
    Dhe asgjë më shumë
    E shpirti mbetet shpirt
    Përjetësisht i pavdekshëm!

  16. #175
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    DHEMBJA

    Dhembja më është shtrati
    Mbi të cilën shtrihem
    Të pushoj
    Dhe ngritëm në këmbë
    Prapë të pushoj
    Veç pakëz...

    Ëndrrat e mia i derdhi
    Mbi dhembjen që pushim s’do...

    Dhembja
    Le të ngihet
    Le të ngopet
    Edhe me ëndrrat e mia...

    Dhembja
    Sërish më është shtrati
    Më i butë se mëndafshi
    E aty shpirti gjen qetësinë e tij
    Dhe ëndrrat pa mbarim...

    Plakem me te apo veç e kujtoj
    Të gjitha më janë bë njësoj
    Një ditë do të më gëlltitë tërësisht
    Dhe do të bëhem vetëm harresë e saj...

  17. #176
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    Recensioi i librit tim të pestë UDHËTIMI MISTIK

    Udhëtimi poetik në botën komplekse njerëzore

    Bota poetike, në thellësinë e saj, paraqet skutat më të fshehta të egos njerëzore. Vargjet e poetit rrjedhin nga ndjenjat më të thella, rrjedhin nga dashuria e dhimbja. Fjalët poetike thonë atë që çdo njeri mbanë në vete dhe shpesh mbetet e mbyllur në kornizat e mosguximit. Poeti XheladinHamza me vargjet e përmbledhjes me poezi “Udhëtimi mistik” arrin që të lirohet nga dogma e kufizimeve, për të shpalosur disa segmente të përjetimeve të njeriut. Me anë të vargut, ky poet paraqet anët njerëzore, pa rezerva, duke ju dhënë hapësire dhe duke pasur përkushtim, ashtu siç janë edhe përditshmëri e pjesës më të madhe të njerëzve.

    Letërsia shqiptare, gjatë periudhave të ndryshme letrare, përveç temave të tjera, një hapësire dhe përkushtim pati edhe për temën fetare. Në të shumtën e rasteve kjo tematikë u trajtua e zhveshur nga përditshmëria njerëzore dhe nga ndjenjat e tjera të tij, duke qenë e mbështetur kryesisht në librat fetar. “Udhëtimi mistik”, sjell një frymë interesante në fushën e poetikës sonë, gërshetimin e temës fetare/religjioze me atë të dashurisë ndaj femrës; të dashurisë, që nga ajo ndaj Perëndisë, prindërve, motrës e deri te dashuria ndaj krijesës së gjinisë së kundërt. Poeti me mjeshtëri ndërthur ëndrrat rinore me përditshmërinë, jetën me besimin, përpjekjen me arritjen... Pikërisht guximi i qasjes dhe të lartësuarit e aspektit fetar, por njëkohësisht, thurja e vargjeve për ndjenjat më të thella njerëzore, i japin kësaj përmbledhjeje një kolorit interesant për lexuesin.

    Poezitë meditative në këtë libër, paraqesin vazhdimësinë dhe dëshmojnë përvojën krijuese të poetit. Në këto poezi fuqishëm preken aspekte të ndryshim të botës së brendshme të individit, botë kjo që reflektohet te çdo njeri. Lufta me kohën dhe pamundësia e ndaljes së saj, si dhe ngjyrat e ndryshme të dashurisë, përshkojnë me një frymëzim të fuqishëm vargjet e poetit. Në këto vargje vetmia rrëmben ëndrrat e poetit duke lënë shpirtin “humnerë të boshatisur”, por sërish jeta, gjegjësisht përditshmëria vazhdon. Për poetin, jeta paraqet një zbrazëtirë, ndërsa rrudhat janë dëshmi e një jete në ikje. Në fund, natyrisht atë që e gjemë edhe në poezitë fetare, nga pjesët e njeriut s’mbetet asgjë. Dhe njeriu ka nevojë për të bukurën, edhe atëherë kur kalon ditët në vetmi për shkak të pleqërisë.

    Dashuria në përmbledhje prek aspekte dhe persona të ndryshëm të jetës së poetit, dhe jo vetëm. Një vend të posaçëm zënë poezitë për më të dashurit: prindërit e motrën. Kjo dashuri dhe mall pasqyrohet pas vdekjes së tyre, gjë që i jep një dimension tjetër kësaj poezie. Deri sa në një anë i këndohet dashurisë me mall, për shkak të humbjes/mospasjes së saj, në anën tjetër, edhe personave më të afërt ju thuren vargje dhimbjeje të heshtur dhe njëkohësisht mbështetjeje në besim pas humbjes së tyre. Në vargje gjallërohen momentet e fundit të motrës, nënë dëshmori, vargje këto të cilat nuk i përshkon dhimbja, por pritshmëria e vazhdimësisë së jetës në parajsë dhe takimi i saj me të birin. Pajtimi me humbjen e të afërmit lehtësohen për shkak të besimit në jetën e përtejme, por edhe sepse dhimbja e nënës për fëmijën e humbur më në fund përfundon. Malli dhe dashuria nuk pasqyrohet vetëm e nënës ndaj djalit, por edhe e poetit ndaj të ëmës, si dhe ndaj të atit, të cilin e ka humbur në moshë të re (mungesë për shkak të dashurisë së pa përjetuar). Pikërisht, përzgjedhja e dy palëve sjell një kompletim të dashurisë njerëzore familjare. Dashuria ndaj prindërve, si dhe të ndjerit e mungesës së prezencës së njërit prind gjatë rritjes, pasqyrohen te poeti, me gjithë moshës së tij. Thuren vargje për një dashuri që nuk shuhet.

    Poezitë fetare zënë një hapësire të dukshme në faqet e këtij libri. Këto poezi, të mbështetura në njohuritë e thella mistike të poetit, kombinohen me besimin dhe përkushtimin fetar. Aq më tepër, në tematikën e shtjelluar fetare, pasqyrohet painteresimi për këtë botë, që vije me moshë dhe magjepsja nga drita hyjnore. Vargjet fetare, të mbështetura në besimin, hapin një botë të përkushtuar, botë kjo që mban pastërtinë e njeriut dhe përkushtimin e tij për botën e përtejme. Besimi në Zot nuk lejon thyerjen shpirtërore të njeriut, por përkundrazi e mban të fortë edhe atëherë kur jeta nuk është e lehtë, sepse “etja për jetën mbeti e pashuar/ si llava në kraterin e vullkanit/ e cila s’vdes kurrë...”. Përkundër anktheve dhe përvojave jetësore, kënga e poetit është e ngjyrosur me dashuri, sepse është krijesë e Zotit që i këndon njësoj këngës së lindjes dhe vdekjes.

    Përkundër faktit që kjo përmbledhje ka elemente të theksuara fetare dhe meditative, vlerën e veprës e ngrit në një nivel edhe më të lartë fakti se poeti i thur vargje edhe botës së brendshme ende djaloshare të tij. Kjo i jep frymën e një ritmi më intensiv dhe mveshjen e kësaj poezie me elementet e një përjetimi të paharruar. Malli, të cilin as vitet nuk e kanë shuar, shkakton dhimbje tek poeti. E kaluara, në të vërtetë ndjenja e paharruar, paraqitet si pjesë e realitetit, nëpërmjet ëndrrës. Poeti frymon duke ju rikthyer ndjenjave të së kaluarës dhe njëkohësisht duke përjetuar përditshmërinë e kohës.

    Poezitë i kemi në vargje të lira, me një gjuhë sa të qetë e të matur, me plotë respekt, atëherë kur i drejtohet Perëndisë, apo flet për aspekte të ndryshme Kuranore, por edhe kur kemi vargje për të dashurit/familjarët, aq edhe një gjuhë të përvuajtur, plot dhembje e trazim atëherë kur kujtohet e kaluara, apo edhe kur meditohet për vetë jetën.

    Pikërisht, njerëzorja te njeriu, përkundër përkushtimit dhe besimit fetar, poezisë së XheladinHamzës i jep një fuqi poetike. Qasja artistike e elementeve fetare, jo me një zbrazëtirë të mendimit, po me një analizë të botës së brendshme të njeriut, e bënë poezinë më të thellë dhe të këndshme për lexim.

    Rahovec, Qershor 2016. Prof. Dr. Besa HOXHA - BEQIRI

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •