Close
Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 176
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    UDHËTIMI MISTIK

    Derisa udhëtoj shtigjeve të harruara
    Në fund të shpirtit ballafaqohet
    Uni im me mua për fjalë
    ......................të pashqiptuara kurrë!

    Hedhi shikimin e lodhur
    Shikimin e lodhur lëshoj
    Mbi gjethe të zverdhura
    Që kishin mbuluar shtigjet e harruara
    ......................................çuditërisht
    Shoh këmbët e mia tek dridhen
    Si të ishin në ankthet më të forta
    .................tamam si para vdekjes!

    Kthej kokën në anën e djathtë
    Shoh engjëjt me të bardha veshur
    Tek ma bartin shpirtin me TEKBIR!

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anëtarësuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Citim Postuar më parë nga xheladin Lexo Postimin
    UDHËTIMI MISTIK

    Derisa udhëtoj shtigjeve të harruara
    Në fund të shpirtit ballafaqohet
    Uni im me mua për fjalë
    ......................të pashqiptuara kurrë!

    Hedhi shikimin e lodhur
    Shikimin e lodhur lëshoj
    Mbi gjethe të zverdhura
    Që kishin mbuluar shtigjet e harruara
    ......................................çuditërisht
    Shoh këmbët e mia tek dridhen
    Si të ishin në ankthet më të forta
    .................tamam si para vdekjes!

    Kthej kokën në anën e djathtë
    Shoh engjëjt me të bardha veshur
    Tek ma bartin shpirtin me TEKBIR!


    Mik Xheladin !
    Ju pershendes dhe ju them se jeni i vecante ne gjetjet stilistikore.
    Aritmike dhe pikezuese kjo poezi, por e kendshme dhe me mendim.
    Ju pershendes.
    Genti

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga GeoF Lexo Postimin
    Mik Xheladin !
    Ju pershendes dhe ju them se jeni i vecante ne gjetjet stilistikore.
    Aritmike dhe pikezuese kjo poezi, por e kendshme dhe me mendim.
    Ju pershendes.
    Genti
    Miku im Gent, përzemërisht të falenderoj që gjeni kohë të lexoni poezitë e mia. Leximet e juaja më japin kurajo për shkrimet e mëtejme.

    Me respekt
    xheladin hamza

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    GJOKSI MË HAPET SI DYERT TË XHENETIT

    Nefsin tim lëshoj të bredhë pakufi
    Në oqeanin Absolut të Rabbijallahut
    Dhe të lundrojë në gjendje të habitur
    Për trupin dhe shpirtin tim të rraskapitur
    Marr frymë thellë e gjoksi më hapet
    Bash si dyert e mëdha të xhenetit...

    Para syve të mi të mjegulluar
    Rrënohen vitet si muri i Berlinit
    Fatamorgana shkapërderdhet
    ..................në copëza më të imta
    E në horizonte qartë paraqiten
    ........................peizazhe qiellore
    Shijohet një botë e vërtetë hyjnore...

    Aty takova vetën time kokulur e të gjunjëzuar
    Me tepih në dorë duke u lutur për shpirtin tim
    Krijuesit të botërave Allahut të Madhërishëm!

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    PRES RITAKIMIN MË TË BUKUR

    I zënë si merimanga në rrjetën e saj
    Mbi ballin tim lexohen mendimet e mia
    Në vrapim tek ikin diku larg pa kufi...

    Të gjitha vitet të pesëdhjetë e gjashtë
    I kam renditur si lojërat e jetës
    Në ëndrrat më të bukura që i kisha...

    I vetmuar vetëm ty të pres me besim
    Në heshtje ti fali bebëzat e syve të mi
    Të shijosh botën e vërtetë të çudirave
    Të shpirtit tim të plagosur sall për ty!

    Me shpresë të pasosur kurrë
    Pres ritakimit më të bukur
    Kur engjëjt tek unë do të të sjellin
    Të mbështjellur me vello të bardhë
    ..................bash, ama bash si dikur!

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    MEDITIMI

    Mendime të brishta
    Më ndrydhin
    Më frikësojnë...

    Dua të dali e të iki
    Të largohem tërësisht
    Nga lëkura ime...

    Do mbetem i vetmuar
    Në vetmi, vetmi
    Vetëm me vetën time...

    I shtrydhur nga nata
    Në mëngjesin e heshtur
    Lexoj thellësinë qiellore!

    01. 06. 2009

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    MË KAPLOI MALLI
    (Akrostik kushtuar Çamërisë)

    Ç’më kaploi malli për ty Çamëri
    Ah, me sytë të përlotur qaj si fëmi
    Mbushur me aromën tënde magjepse
    Ëndërroj çdo natë shëtitjen qyteteve tua
    Retë mbi ty më duken më të bardha se e bardha
    Ilaç shpirti Janinën tonë përjetësisht kam
    Ashtu si të duam të rrugëtojmë rrugëve tona të bëhemi
    ................................................. NJË PËRGJITHMONË!

    10. 06. 2009.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    DIELLI DO E PUTH FAQEN E DHEUT
    (Akrsotik)

    Zëri më dridhet si tel i këputur kitare
    E heshtazi eci rrugëtimit tim
    Mbi re të bardha në krah engjëjsh
    Rend përshëndes çdo shpirtbardhë
    Ata që i takoj në fluturimin mistik
    Tek vijnë për të pirë ujë të bekuar qielli

    Shtegu më është i njohur për shpirt
    Qetësinë qiellore nuk e trazoj dot
    I bindur në virgjërinë e tij të pastër
    Pika shiu pikojnë nga sytë e mi
    Tulipan në kopsht të rritet përsëri
    Asgjë s’do ta ndalë rritën e tij
    Retë nga qielli do të ikin në tërësi
    E dielli sërish do e puth faqen e dheut
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-10-2011 më 02:16

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    FRIKA DHE VDEKJA

    Vdekja sytë e ballit lehtas mi mbyll
    Dhe për të fundit herë me afsh i puthë
    E ballin të djersitur butësisht përkëdhelë

    Me shikim të fërguar sytë të futur në gropëza
    Mbesin dëshmitarë të fundit që shohin engjëjt
    Tek marrin shpirtin mbi krah të tyre të pastër

    Të gjitha ëndrrat të tubuara në një vend
    Në heshtje si qirinjtë treten e fiken përjetësisht

    Loti mbetet ilaç shpirti mbi buzën e tharë
    Frika çuditërisht në ikje mbetet e vetmuar
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-10-2011 më 02:14

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    M’BESO PASHA TË MADHIN ZOT

    Këmbëzbathur pamëshirshëm
    Shkele mbi shpirtin tim të virgjër
    Dhe në mua mbetën vragë
    Që hapën një jetë dënese...

    Dëshirova në ëndrrat e mia
    Sytë e tu të jenë shkëlqim
    Rreze dielli sall për mua
    Pasha të Madhin Zot!

    Me shpirtin të bezdisur
    Ta fala buzëqeshjen
    Më të pastër se qielli
    Pasha të Madhin Zot!

    Vdekjes nuk ia kam frikë, jo
    Rrugëtoj me të dorë për dore
    Çdo ditë e natë deri në amshim
    M’beso pasha të Madhin Zot!

    Një mëngjes në vjeshtën e vonë
    Do të udhëtoj dhe unë drejt perëndimit
    S’bashku me shumë shpirtra tjerë
    M’BESO PASHA TË MADHIN ZOT!
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-10-2011 më 02:14

Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •