Miku im z. Agim Metbala, faleminderit për vlerësimin tuaj.
me respekt
Miku im z. Agim Metbala, faleminderit për vlerësimin tuaj.
me respekt
xheladin hamza
FLAKË E DRAGONJËVE
Mbi këtë tokë të bekuar
Sërish kudra e vjetër shkeli
Dhe polli këlysh të verbër...
Pela plakë zëshëm hingëllon
Në të katër anët e botës
Sikur humb virgjërinë
Që se kishte kurrë...
Dragonjtë flakën s’harxhojnë dot
Në zhdukjen e kuçedrave
Nëpër kështjella të vjetra...
Tani me gjuhë në trup
Lëpijnë plagë të hapura...
28. 04. 2008.
xheladin hamza
VDEKJEN E PRES
Në muzgun e jetës
Pleqëria fuqishëm
Eshtrat e mekura
Mi shtrëngon
Ditët i numëroj me përtesë
Shpirti lëndimet vajton
I shtrëngoj duart
I shtrydhi kujtimet
Si ngjyrat e mjerimit
Radhazi një nga një...
Në qetësinë e kësaj nate
Me duar të hapura
Vdekjen e pres në vetmi...
xheladin hamza
HERONJTË S’VDESIN KURRË
(Akrostik kushtuar Heroit kombëtar Luan Haradinaj)
Liria e Kosovës, fle mbi supet e tua o Trim
U njom toka, me gjakun tënd rinor
Aurora e shenjtë nga qielli zbriti përmes faqeve tua,
Ndriti fytyra jote, në sytë e çdo shpirti shqiptar.
Heronjtë lindin njëherë, por të mos vdekur kurrë
Armët e kukuvajkës, qëlluan mbi trupin tënd
Ramushi vëllau ynë, me duart e tij varrin hap,
Aty kokën tënde vendosi për pushim të përjetshëm
Dritat në gjithë Kosovën në atë moment u fikën – ERRËSIRË
I rrokën armët sërish, Dragonjtë me Ramushin në krye
Ndër Bjeshkët e Nemuna jehon emri yt o vëlla LUAN,
Anadrinia me ty, o HERO hap faqen e historisë së re
Jeton Kosova, feston Shqipëria,
....................................... me ty lidhet dhe Çamëria!
Rahovec, 07. 05. 2008.
xheladin hamza
JETA IME
Çdo pikë djerse në luginat e shfaqur
Mbi ballin tim merr formë të kristaltë
Ndritë një jetë që ekzistonte dikur
Ushqen një dashuri që s’shuhet dot
Zbukurojnë sytë e tu bojë qielli xhani im
Kujton një pranverë që s’harrohet kurrë
Fton hënën në mesnatë që jep bukuri...
Ju lutem
Mi lexoni rrudhat e ballit
Dhe djersën e kristalte mbi te
Do ta lexoni e gjithë jetën time!
Me la nje shije te vecante kjo poezi.PLAGË TË SHPIRTIT
Derisa plagë të shpirtit
I arnoj me arna të këputura
Nga lëkura ime e tharë
Net të frikshme
Në qiell
Agu i mëngjesit i merr...
Pëlhurë e mëndafshtë
E qëndisur me ndërgjegje
Të pastër a të vrarë
Është një paravan
Mes ëndrrës dhe së vërtetës...
Plage te shpirtit te arnuara me lekure, pelhure e qendisur me ndergjegje te paster apo te vrare...nje jete e lakuriqte(jo ne kuptimin pornografik te fjales se mos keqkuptohet ndokush), pra, nje jete e lakuriqte deri ne palce...
Me dhemben keto vargje Xheladin edhe pse me duket se e paskan "balsamin" brenda...
Te uroj frymezim dhe fat!
Suzana
E bardha eshte pak...
E nderura Suzana, të falenderoj për vlerësimin tënd dhe të përshëndes me sinqeritet më të madh duke të dëshiruar që shkrimet nga dora jote të mos ndalen kurrë.
Me respekt të veçant
xheladin hamza
GJUNJËZOHU PARA TË MADHIT ZOT
Nata në ikje
Trupin tim përkëdhelë
Me zërin e saj të qetë
E ylli Afërdita në lindje mi puthi
Dy sytë e ballin dhe më dha dritë
Dielli më morri në përqafim...
Dita pas lodhjes në muzgun e saj
Mi puthi rrudhat e ballit e tha:
Gjunjëzohu para të Madhit Zot, unë ika
Në agim të gjeta fëmi të porsalindur
E tani u bëre me flokë të thinjur
Mjekërbardhë e me eshtra të mekur
Dora të dridhet nuk mban lapsin dot
Mblidhi shkrimet në një vend
Unë s’kthehem më kurrë!
QETËSIA E BARDHË
Mendimet e bardha
Shkelën kafkën time
Si njeriu i parë në hënë...
Mbi livadhin – qiell
Yjet vallëzojnë si qengja
Të panumërta...
Hëna çobaneshë
Këndon këngët e virgjërisë
E nata fle në qetësinë e bardhë...
PIKA E LOTIT
Era mbi krahët e saj
Bartë mallin që për ty kam...
Lotët derdhen mbi faqe
Si djersë e valtë...
Yjet më pyesin pse në vaj jam
Me mangë lot i fshijë
Përgjigje nuk kam...
Çdo pikë loti
Që derdhet faqeve të mi
Dije që është vetëm për ty!
Ndryshuar për herë të fundit nga xheladin : 26-06-2008 më 04:01
Krijoni Kontakt