-
Faleminderit z. lili99 për mendimin tuaj për shkrimet e mia.
Me respekt të veçantë
xheladin hamza
-
-
është bërë një gabim teknik gjatë shkrimit, duhet të jetë z. bili, e jo z. lili, shpresoj se do të keni mirëkuptim dhe ju kërkoj falje.
me respekt
xheladin hamza
-
-
shkruan: xheladin hamza
LAMTUMIRË PËRGJITHMONË
Atë natë që dy lule u ndanë
Hëna nga pikëllimi humbi shkëlqimin e saj
Shiu dhe loti bashkohen në një rrugë për në lum
Toka dridhej qielli gjëmimin e tij filloi
Herë herë vetëtima bënë ndriçimin e rrugës
Nëpër terrin e së cilës ecin dy lule kokulur
Në kahje të kundërta njëra prej tjetrës
Me hapa të pasigurta e zemra të ndarë në dysh
Humben në errësirën e territ të natës
Duke pëshpëritur fjalën më të dhimbshme
LAMTUMIRË DASHURI PËRGJITHMONË.
Poezi e botuar në librin tim PSE TRËNDAFILAT ÇELIN
-
-
shkruan: xheladin hamza
TË KËRKOJ
Të kërkoj
Mes yjeve
Dhe burimeve të ëndrrave...
Të kërkoj
Në vetminë e mjegullës
Dhe në sytë e kalimtarëve...
Të kërkoj
Në syrin
Të cilin me lot e lagi...
E di që kjo është
E kot
Por unë të kërkoj...
Poezi e botuar në librim tim PSE TRËNDAFILAT ÇELIN
-
-
shkruan: xheladin hamza
TERRI I BALLKANIT
Mbi qytetin tim të bukur
Mbretëron terr i rëndë
Terri i Ballkanit...
Shikoj tërë qytetin si në ëndërr
Tek valvitej në terrin e errët
Dëshiroj me duart e mia
Ta përkdhel e shtrëngoj...
Shpirti më është shndërruar
Në copëza xhevahiri
Të shkëputura nga errësira e kaluar
Që reflektohen në jetën time...
Në këtë qytet të shurdhër e të verbër
Flokë mu zbardhën
Veshtë dëgjimin e humbën
Sytë nga lot mu verbuan...
-
-
shkruan: xheladin hamza
LOTI MBI QERPIK MU NGRI
Brigjeve të gjelbëruara pamëshirshëm
Lulet më të bukura u thanë
E unë vajtoj, vajtoj mbi petalet e tyre
Të gjitha portat e jetës mbyllen
Andej me krah të lehta kah fluturoj
Përsëri pas mortit lindje
Ura nga shpirti në shpirt
Nëpër tehun e shpatës kalon
Ëëë sa e vështirë është ringjallja
Të duket se më nuk je ti
O shpirt që zjarr digjesh
Rend nëpër shtresat e xhehenemit
E loti mbi qerpik mu ngri...
-
-
xheladin hamza
I ETUR JAM
I etur jam
Për fjalë të sinqerta
Që nëpër shpirt kalojnë
Dhe ngjallin ndjenjat e ekzistimit...
Djalli më sjellë shqetësime
Më duket se jam në ëndërr
Dhe vallëzoj me hijen time
Dy herë më të gjatë se unë...
Uria dhe varfëria
Shtrëngojnë barkun e thatë
E tensioni i lartë i gjakut
Në gjoksin tim krijon dhembje anginoze...
Mushkëritë hapen dhe mbyllen
Me frymëmarrjen time të thellë
Dhe ndjej aromën e luleve robinje
Të pranverës së hershme...
-
-
shkruan: xheladin hamza
NA NDIHMO I MADHI ZOT
Me buzë të plasaritura
Me zemër të plasur
Me shpirtin e djegur
Me duar të zgjatura kah Ti
Prej të keqes e cila na kaploi
Në tokat tona
Na shpëto o i Madhi Zot
Lutjet të cilat i bëjmë
Në orët e vona të mesnatës
Në nafile bijë në sexhde
Për shpirtrat e atyre
Që dhanë jetën
Që derdhën gjakun
Për këtë tokë të djegur
Na i dëgjo o i Madhi Zot
Mjerimi zemrat na i ka pushtuar
E mira me të keqen është ndërruar
Parajsa në ferr e shndërruar
Nuri të cilin na e dha
Nga shpirtzi është fikur
Na ndihmo o i Madhi Zot
poezi e botuar në librin tim PSE TRËNDAFILAT ÇELIN
-
-
Urime per keto poezi qe na e solle ketu ne forum, vetem vazhdo ,te lumet.
shpirti _i_bukur
-
-
xheladin hamza
MËKATARE
Nëse ndonjëherë
Do të takohemi përsëri
Mëkatet e tua
Nuk do t’i fali
KURRË...
Je mëkatare
E madhe
Mëkati yt
Është sa qielli
E i rëndë sa
TOKA...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt