-
shkruan: xheladin hamza
HESHTJA NA MBYTË
Ndjenjat tona flenë
Mbi ëndrrat e trëndafilave
Të kuqë e të kaltërtë
Vetëm në ëndrrat
Jeta është e bukur
E ëndrrat na mashtrojnë
Shumë lehtë...
Kundër hajnisë
Të flasim s’guxojmë
Gjuhën na këpusin
Të bërtasim s’guxojmë
Gabzherrin na nxjerrin...
Shpirti na është bërë
Pus i boshatisur
E heshtja na mbytë...
-
-
shkruan: xheladin hamza
ËNDRRAT E JETËS
Larg syve të tu tretem në vetmi
Ngushëllimet lehtas më përkëdhelin
Me dorën e saj të lehtë si pupla
Të këputura nga krahët e pëllumbit...
Kujtimet më torturojnë
Pa mëshirë, pa dashuri
Jeta zhduket në errësirë
Ku përjetësisht humbet lumturia...
Ëndrrat e jetës
Përzihen dhe vdesin
Në gurgullimin e dallgëve të lumit...
-
-
shume e bukur vjersha "Nenes sime"
vazhdo keshtu xheladin
-
-
shkruan: xheladin hamza
O JU MIQTË E MI
Ejani sonte
Kur më së shumti
Nevojë për ju kam
O ju miqtë e mi...
Natë e rënd, shumë e rënd
Shtrati më është bërë
Më i fortë se çdo shkëmb mali...
Rrymë nuk ka
KEK- u e ndal orar e pa orar
E në errësirë i lënduar
Në vetmi gjëmoj...
Nëpër qiellin e hapur
Vetëtima shëtit si zonjë e rënd
Dhe vizaton harta gjeografike
Dhe pentagrame sipas dëshirës së saj
E murmurima shpirtin ma dridh...
Nuk më mbeti më
As gjak
As lot
As djersë...
Të gjitha i mblodha në një vend
Dhe i mbështjelli në mindilin e lagur
Dhe i përziej me qelbësirën
Nga mushkëritë e mi të kalbur
Nga kaverna e lodhur...
Ku keni humbur
Ku keni tretur
Ejani ta festojmë këtë PAVARËSI
Në tokën tonë HYJNORE
O ju miqtë e mi...
11. 02. 2008.
-
-
xheladin hamza
KOSËVËS TË PAVARUR E SOVRANE
(akrostik)
Përplasen shkëmbinjtë shekullore të vjetra e toka ndahet
Ata që me gjakun e tyre të kuq e lagën këtë tokë të bekuar
Varret e tyre përgjithmonë ndritin dritë hyjnore për ne
Aurora mbi shpirtra të tyre shkëlqen me ngjyra të kristalta
Ranishtës me trëndafila të kuq rrugëtojnë botës hyjnore
Ëndrrat për të cilat syhapur ëndërronin – u realizua përjetësisht
Sofrën me bukë, krip e zemër e shtrojmë tani pa frikë në liri
Ikonë dhe emblemë e KOSOVËS TË PAVARUR E SOVRANE
Ashtu si e dëshiruat jeni dhe përjetësisht mbeteni JU!
15. 02. 2008.
-
-
xheladin hamza
VDEKJA ECËN NË HESHTJE E QETËSI
Me gjuhën e heshtjes
Vdekja përjetësisht na flet
E ne fare nuk e kuptojmë...
Pa dallim ngjyre e gjinie
Njësoj me vete merr shpirtra
Të zinj e të bardhë...
Shpirtzinj i merr në dhimbje e mundime
Dhe i vendosë nën pemën e Zakumit
E shoqëri u bëjnë djajtë me brirë...
Shpirtbardhë i merr me lehtësi
Të përcjellur me muzikën hyjnore të semas
E të mbështjellur me aromë lulesh
Të këputura nga kopshti i Edenit...
Lindja dhe vdekja shkruhen
Me shkronja të arta e të zeza
Nga vet dora e të Madhit Zot...
E mes tyre krijojnë harkun
E fillimit dhe mbarimit jetësor...
E vdekja ecën gjithmonë
Në heshtje e qetësi...
23. 02. 2008.
-
-
MA SJELLË ESENCËN E DIELLIT
Shikimin e hudha në ardhmëri
U ngritë mbi maje të ylberit
E puthi ngrohtë dhe mbeti aty
E unë mbeta pa shpresë dhe sytë e mi...
Dhe sot kur dënesa
Pamëshirshëm shpirtin ma theu
Në mijëra copëza më të imta
Të lutem mos shkel mbi mua
Si mbi një lule të venitur...
Edhe njëherë kthe kokën kah unë
Derisa akoma frymoj
Dhe shiko në sytë e mi të verbër
Si vdesin lot veç për ty...
Ma sjellë esencën e diellit
Të ma ngrohë shpirtin e ngrirë
Të një varfanjaku të braktisur
E orkideja le të çelë edhe njëherë
Sall për mua e për ty...
26. 02. 2008
-
-
FJALËT LINDËN TË ÇELIKTA
Guximi dhe trimëria
Ka kohë që kanë rënë në gjumë
Ëndrra të pakëndshme i përqafuan
Në heshtje...
Shkuma mbi Ibrin qanë
Me zërin e një fëmiu të vogël
Të mbetur jetim
Përzihej me britmën e një qyteti plak
Që e pa se drita e diellit për te u fsheh
Koha aty u ndalë për pushim
E nata rënkon mbi brigjet e tij...
Nga malli e nostalgjia për fluturim
Shqiponja dykrerëshe vrullshëm u zgjua
Lindën fjalë të çelikta në vete
Nuk ka ndarje të Kosovës asnjë pëllëmbë!
Nga horizonti i nëntë i nëntokës
U gdhendën shkronja të arta
Edhe mbi shkëmbinjtë
Të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut
E të Leposaviqit
PAVARËSIA E KOSOSVËS!
-
-
xheladin hamza
PRANVERËS SË HERSHME
Në kërkim
Të një dashurie
Shkruaj këto vargje
E ato le të përplasen
Mbi shpirtin e thyer
Si valë deti mbi shkëmbinjtë
Më të thepur...
Në çdo fjalë të vargut
Fshihet nga një ndnjenjë
Që në mua zgjuan
Sytë e tu bojë qielli
Ku shpirti i raskapitur pushon...
Bëhem poet
I vjeshtës së vonë
Me inspirim të parfumit
Të një pranvere të hershme...
-
-
Forumi ka te drejte te mburret per cilesi krijimesh. Mes tyre, ne konsideraten dhe pelqimin tim jeni dhe ju z. xheladin. Suksese ne vazhdimesi!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt