mondishall, faleminderit për konsideratën dhe pëlqimin tuaj, të nejtat mendime edhe unë i kam për ty.
me respekt të veçantë
xheladin hamza
mondishall, faleminderit për konsideratën dhe pëlqimin tuaj, të nejtat mendime edhe unë i kam për ty.
me respekt të veçantë
xheladin hamza
Mik i nderuar, poeti është si një minator - sa më shumë gërmon, aq më shumë xehe të çmuara zbulon, e në rastin konkret, ti na dhurova një xhevahir të bukur.
Ti vazhdo të "gërmosh" e do të zbulosh edhe shumë gurë të tjerëtë çmuar!
Me respekt!
Miku im i nderuar Agim Metbala, kam kënaqësi shpirtërore se të kam mik të vërtetë dhe mburem me ty.
respektë të veçantë
xheladin hamza
POEZI PËR RAMUSHIN
(akrostih)
Kosovë nuk të lejojnë Dielli të shkëlqejë mbi Ty
Ujqit nga të gjitha anët tërbueshëm ulërojnë
Shumë të etshëm për gjakun Dardan janë
Trimat lindin që të mos vdesin kurrë
Ulëroni egërsira ulëroni sa të doni
Asnjë moment nuk mund të na frikësoni
Ramushin kurrë nuk do ta gjunjëzoni
Robërinë e popullit nuk e durove dot
Armët me vëllezërit i shtrënguat
Mbështetje shpirtërore nga gjithë Kosova e kishe
Urata e jonë le të mbërrijë tek i Madhi Zot
Shërbëtor i askujt nuk dëshirove të jesh
Heroizmin në luftë dhe në paq e tregove
Afërsinë Tënde të gjithë ne e shijuam
Radhitemi pas teje të gjithë një nga një
Agresorit ballë për ballë pa frikë t’ia dalim
Dardaninë tonë të përgjakur ta mbrojmë
Ishe Komandant që mburret e gjithë shqiptaria
Nëna që Ju lindi qoftë e bekuar nga i Madhi Zot
Agu i mëngjesit dhe drita e Diellit për Kosovë je Ti
Jeto përgjithmonë o RAMUSH se Ti je engjëlli hyjnor
Ti je shndërruar në çdo pikë të gjakut në trupin tonë.
10. 03. 2005.
xheladin hamza
PLAGË TË SHPIRTIT
Derisa plagë të shpirtit
I arnoj me arna të këputura
Nga lëkura ime e tharë
Net të frikshme
Në qiell
Agu i mëngjesit i merr...
Pëlhurë e mëndafshtë
E qëndisur me ndërgjegje
Të pastër a të vrarë
Është një paravan
Mes ëndrrës dhe së vërtetës...
Ashtu, me plage te arnuara e te paarnuara vllaçitem dhe une, derisa ne vargjet e juaja gjej ekuiliber, nder netet e medyshjes e te frikes qe ia puthis agut te mengjesit te vargjeve te juaja.
Ne poezite e juaja dashuria ime e fjales gjunjezohet ne adhurim, por kur lexoj mes rreshtave hulumtoj i teri e atehere bota juaj eshte dhe e imja ...dhe (mendoj) gjithashtu e çdo dashamiresi arti.
Urime!
Me respekt Pellumb Syku.
Shumë i resektuari z. Pëllumb Syku,
Njihemi përmes vargjeve e që janë urë lidhëse mes shpërtërave tanë. Të ndjej afër shpirtit meqë jemi udhëtarë në të njejtën rrugë.
Me respekt të veçantë
xheladin hamza
Vargu yt eshte i bukur,melankolik e prekes....
Ke shume talent dhe te uroj sa me shume suksese ne fushen e krijimtarise Xheladin.
Te lumte,sinqerisht.
Respekte
Diana
"Carpe Diem"
Tem e papame po eshte nje rremuje marramendese edhe s`arrita te kuptoj gje
Trimi Mire Me Shoqe Shume
Faleminderit DI_ANA për respektin tuaj, të njejtën gjë edhe unë kam ndaj teje.
xheladin hamza
xheladin hamza
UNË E TI
Unë e ti
Dy krijesa të kundërta
Unë zjarr i fikur në sarkofag
E ti ajsbergu i zhytur në det...
Mbi mua dhe mbi ty
Njësoj rresh shiu i butë
Si të ishin lot nga sytë e mi
E vizëllima magjeps njerëzit
Si të ishin zogjtë në parajsën e humbur
Sa interesant është të jesh i gjallë...
xheladin hamza
PORTA E NËNSHTRIMIT
I dua njerëzit e mirë
E unë i tillë s’jam
Zemrën e kam të thyer
E nga dhembja e saj
Dëshiron vendit të dalë...
Trokita portën e nënshtrimit
Tek Allahu i Madhërishëm
E ajo u hapë si qielli në natën e bekuar
Shpirtin tim të përulur aty takova
Tek i bënte sexhde me TEKBIR!
xheladin hamza
ZHVESHI LËKURËN TIME
Shpirti mbushet e zbrazet
Me vepra të bardha e të zeza
Të shkruara nga të dy engjëjt
Të krahut të djathtë e të majtë...
Në çdo falje të xhumasë
Zhveshi lëkurën time
Dhe bëhem shpirt
I mbytur në frikë...
Bërtas deri në kupë të qiellit
Edhe banorët e xhenetit
E të xhehenemit
Vajin tim mallëngjyeshëm
Le ta dëgjojnë...
xheladin hamza
LUTJA
O Zot, mos lejo djajtë
Të më lidhin me zinxhirë
E të më ngrehin zhagë – zhagë
Nëpër njëmijë e një net
Të jetës...
Shtrëngoj shpirtin e këputur
Përulem para Teje
E balli puth tokën e lagur
Nga djersët e mi të ftohët
Shpirti ngrihet shkallëve hyjnore...
O Zot, të lutem
Ma bënë shpirtin tim të lirë
Të marr aromën e kopshtit të parajsës...
xheladin hamza
DRITË E PALODHSHME
(Kushtuar Agim Metbalës dhe Qamil Bugarit)
Në errësirën e qytetit tim
Dritë të palodhshme
Çdo mbrëmje bëjnë dy qirinj
Agim Metbala e Qamil Bugari
Nga një gotë të mbushur
Me ujë të pastër e të bekuar
Ndritin kopshtin e Edenit
Nga mbrëmja gjerë në agim
Aty pranë shoqëri u bënë
Një bletë bukuroshe
Fluturon prej një lule në tjetër
Nektarin me kënaqësi mbledhë
Bilbilave ushqim amanet ua le
Karshi kopshtit të Edenit
Ku djajtë trurin shpërlajnë
Ndihet zhurma e xhehenemit
Edhe guri është mbushur në vaj
I vdekuri në varr rrokulliset
Britmën e të cilit nuk e ndiejnë
Se shpirt nuk kanë, eh
Dhe kështu çdo natë
Qyteti im ri i mbështjellur
Në vellon e errësirës së dendur
Pandërprerë jetojnë dy botëra
E Edenit dhe e xhehenemit!
21. 08. 2006.
Pershendetje, Ztr. Xheladin
Allahu ju frymezofte me shume per shkrime te poezive te kesaj tematike....Allahu ju dashte!!!
xheladin hamza
KUJT T’I GËZOHEM
Më thanë:
Në momentin kur linde
Linde me vaj të madh...
Qetësia...
Shërbëtore e natës
Mi këndon këngët e heshtjes
E shpirti shëtit këngëve të pakënduara...
Qetësia...
Zëshëm jehon në shpirtin tim
Portën e jetës e mbylla me buzë
E flaka e turpit lëpin natën e heshtur
Në varrin e mbyllur
Në errësirën e errësirës
Shndërrit kandili i Allahut
E unë
Kujt t’i gëzohem më shumë
Ditëlindjes apo ditëvdekjes?
Krijoni Kontakt