Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 176
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Ditë e zymtë

    shkruan: xheladin hamza

    DITË E ZYMTË

    Dielli i zbehtë
    Ndritë ditën e vdekur

    Shpresa humbet në kujtimet
    E iluzioneve të pavdekshme

    Mes gishtrinjëve
    Shpalosi qiellin palë palë

    Qetësia që këndon
    Lexon në ballin tim
    Këngët e plagëve ...

    Në rrudhat e fytyrës
    Mbeti e shënuar ditë e zymtë
    Dhjetë shkurti dymijë e shtatë
    E larë me gjakun e njomë

    Mbi toprakun tonë
    Djajtë edhe një herë
    Hedhën vallen e çmendurisë ...

    15. 02. 2007.

  2. #2
    Suksese Xheladin ne krijimtarine tuaj!

    Pershendetje
    PAlma

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    shkruan: xheladin hamza

    NËNËS SIME

    Në ëndrrën e natës që iku pa kthim
    Ti nëna ime, mendimet mi përkëdhele
    I bëre të mëndafshtë
    Si flladi i verës në mbrëmje...

    Kujtimet për Ty
    Zbritën qerpikëve të mi
    Të larë me lot...

    Mbi varrin tënd u përkula
    E hapa portën e zemrës së djegur
    Ajo u gjunjëzua totalisht

    Elhamin zëshëm ta këndova
    Shpirti më dridhej si në ankth
    E fjala më mbeti në fytin e tharë...

    Mbi mollëzat e faqeve
    M’u rrokullisën lot dhembjeje
    Ranë mbi varrin tënd
    Me lule mbuluar
    Ku ti rehatshëm fle, nëna ime!

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar xheladin për postimin:

    dobri (28-11-2013)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    shkruan: xheladin hamza


    NGJYRAT E SHKËLQIMIT

    Fillimin dhe mbarimin e jetës
    Trup lodhur
    I përputha në një pikë
    Porsi një semazen...

    Si në ëndërr
    Kalova udhëtimin
    Nëpër kohën këtë të kalbur...

    Pastaj dola nga qetësia
    E varrit
    Që në mua flinte

    Ta ngulfasë zërin që del
    Nga thellësia e shpirtit
    E të dëgjoj muzikën e semasë heshtshëm...


    E mbuloj me vellon e së kaluarës
    Të mbëshjtellur
    Me ngjyrat e shkëlqimit...

    Dhe tani dënesë!

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    shkruan: xheladin hamza

    FLUTURA DHE QIRIRI

    Pas ditës së lodhur
    Në muzgun e mbrëmjes
    Qerpikët mu mbyllën vet

    Në kllapinë e parë të natës
    Në ëndërr e para më erdhe ti

    Je shndërruar në fluturën e bukur
    Që fluturon rreth dritës së qiririt
    Të ndezur enkas për ty

    Gjatë fluturimit u ndeshe me te
    Dhe u dogje në flakën e tij

    U dëgjua një ofshamë
    Nga e cila u zgjova

    Nëpër rreze të hënës
    Në errësirën e natës
    Në shandanin e artë
    Qëndronte qiriri i fikur...

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Poezi të bukura. Urime e suksese, Xheladin.
    Po ua bashkangjes edhe unë vjershën time më të re. Besoj se do t`ju pëlqejë.

    VARGJET E MIA

    Vargjet e mia të ngrohta valë
    Ia dhashë ”xhaxhit” internet
    Si babadimri fëmijëve t`ua falë
    Kudo janë, në secilin kontinent.

    Vargjet e mia me aromë Kosove
    Nuk i mbaj dot në kompjuter
    Tek ju i nisa me shpejtësinë e dritës
    Të ju gjejnë gëzuar shend e verë.

    Anembanë botës ju që keni tretur
    Shumë gjuhë të tjera do të mësoni
    Por gjuhën shqipe n`maje gjuhe ta mbani
    Se do t`ju mallkojë po qe se e harroni.

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    Xani vargje të bukura janë. Të dëshiroj që dora të mos ndalet kurrë në shkrimet e mëtejme.

    Me respekt të veçantë
    xheladin hamza

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    KOSOVA E RE

    Këmbët janë rënduar shumë
    O të mallkuar të kësaj toke
    Sot mjegulla do të tërhiqet
    Ombrellë më nuk do të shërbejë
    Vrasjet janë kohë e kaluar
    Ardhmëria është para nesh

    Evropa në gjirin e saj na pret

    Rehatin shpirtërore ta krijojmë
    Ejani të ecim ballëlartë drejtë saj.

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    FJALA

    Ka fjalë të shkurta
    Ka fjalë të gjata
    Ka fjalë të mprehta
    Që presin si shpata.

    Ka fjalë si pelimi
    Ka fjalë nektarplot
    Ka fjalë që vrasin
    Si armët me barot.

    Ka dhe fjalë si era
    Që s`peshojnë hiç
    Ka fjalë si plumbi
    S`ngriten me vinç.

    Fjala don gdhendur
    Fjala don latuar
    Mos të ketë gjemba
    Njerëz për të lënduar.

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    shkruan: xheladin hamza

    RRUGË TË PANJOHURA

    Në errësirën e natës
    Para syve të mi të përlotur
    Shtrihen rrugë të panjohura

    Rreth meje iluzionet luajnë
    Lojën e tyre të vjetër gënjeshtare
    Nata kafshon ditët në ikje...

    Mendimet pas tyre vrapojnë
    Në zbrazëti të zbrazët
    Si qielli...

    Mbi brigjet e afërta
    Dëgjohen thundrat e kuajve në vrapim
    Hingëllima e tyre e shfrenuar
    Në zemër futë frikë e trishtim...

    Luhatem me këmbë të lodhura
    Në udhëkryqin e rrugëve të panjohur
    Errësira e natës me dorën e saj
    Ledhaton frikën në shpirtin tim...

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •