Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Question Po me aeroportin e Kukesit cfare behet?

    Ka mese 1 vit qe kan perfunduar punimet ne aeroportin e Kukesit dhe nuk kam degjuar te flitet per te. Flitej se kompania qe ka me koncesion aeroportin e Rinasit ka ekskluzivitetin e licensave per aeroportet ne Shqiperi. Po tani cdo behet do ta mbajme si monument? Apo thjesht do ta leme te kalbet derisa kta miqte ti japin licencen?
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Pista ka prekur pa dashje cepin e nje prone te nje kuksiani. Ky i fundit ka deklaruar se me kazem do filloje te prishe cepin e pistes. Per kete arsye, aeroporti eshte perkohesisht jashte sherbimit. Ju lutemi, provojeni me vone.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po priten zgjedjet e reja ne amerike
    pastaj do behet inagurimi
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e JACK FOLLA
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    120
    per 20 vjet nuk behet gje sepse Qeveria Shqiptare ka nje kontrate me Grupin gjerman per Rinasin, pra kemi nje Monopol.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  5. #5
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    nje marmalate e modhe do behet sic eshte bere me te tjera si puna e kesaj vepre !!! nuk e lejon njeri sepse ka interesat veta si shoqeria qe ka marr me koncesion rinasin edhe qeveria !!! hajde me te mira te gjitheve !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  6. #6
    cfar si ca u be kur oh e mora vesh

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    kane probleme me Kole Frakushin e portokallise pranaj se hapin

  8. #8
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Aeroporti i Kukėsit, 22 mln USD "tė ngrira" nė pistėn pa avionė

    KY ESHTE LAJMI I FUNDIT MBI AEROPORTIN E KUKESIT. I LUTEMI KUSH KA NJOFTIM PER TE TE NA KONTAKTOJ TE NR YNE I TEL 129


    Aeroporti i Kukėsit, 22 mln USD "tė ngrira" nė pistėn pa avionė

    Aeroporti nė veri tė vendit, nė "dorė" tė njė rojeje. Puna ėshtė ndėrprerė pėr ndėrtimin e sistemit tė navigimit

    KUKĖS- Pėr ndėrtimin e aeroportit tė Kukėsit janė shpenzuar mė shumė se 22 milionė dollarė, por fillimi i fluturimeve nga ky skaj verior i vendit mbetet nė pikėpyetje. Megjithėse duhet tė kishte pėrfunduar nė gjashtėmujorin e parė tė vitit 2006, ende nuk dihet asnjė datė e saktė pėr pėrfundimin e punimeve nė kėtė aeroport . Kėshtu pohon pėr "Shekullin" drejtori i Pėrgjithshėm i Aviacionit Civil, Ervis Minollari. Megjithėse konfirmon vazhdimin e punimeve nė aeroportine Kukėsit, ai nuk mund tė thotė asnjė datė tė saktė pėr inaugurimin e kėtij investimi. Ndėrkohė, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, ky aeroport ėshtė marrė nėn administrimin e shtetit shqiptar dhe zėdhėnėsja e Ministrisė sė Transporteve pohon se ky aeroport do tė vihet nė eficencė pas zhvillimit tė transportit tė brendshėm ajror nė vendin tonė.

    ***

    I vetmi njeri qė gjendet nė aeroportin e Kukėsit ėshtė njė roje, i cili qėndron 24 orė nė hyrjen qendrore tė godinave. Madje, edhe banorėt e fshatit Shtiqėn duket se i ka "pėrpirė dheu", pas kompensimit financiar tė tokės qė i ka kushtuar shtetit shqiptar 6 milionė dollarė. Roja thotė se prej ditėsh janė ndėrprerė punimet aty, pėr arsye qė sipas tij dihen. Ai shton se djegia e njė aparature elektrike ka pezulluar punėn pėr vėnien nė funksionim tė sistemit tė navigimit tė aeroportit. Ky ėshtė i vetmi shpjegim qė merr nė aeroport ndėrkohė qė tė ndalohet rreptėsisht hyrja nė ambientet e tij, pėr shkak se konsiderohet objekt i rėndėsisė sė veēantė. E ndėrsa nė aeroportin e Kukėsit nuk tė sheh syri asnjė kėmbė njeriu, as autoritetet lokalenuk dinė gjė pėr vėnien nė funksionim tė tij. Pėrgjegjėsi Remzi Lala thotė se gjithēkavendoset nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Avicionit Civil. "Detyra ime ėshtė qė tė jem si njė hallkė ndėrmjetėse ndėrmjet drejtorisė dhe investitorėve. Por pėrsa i pėrket vendosjes nė eficencė tė aeroportit nuk varet nga unė dhe se nuk jam nė dijeni tė planeve dhe programeve tė DAPC"-tė thotė Remzi Lala. Po kėshtu, pėrgjegjėsi thotė se nuk ėshtė nė dijeni tė ketė filluar ndonjė projekt pėr trajnimin e stafit tė punės qė do tė punojnė nė kėtė aeroport ndėrkohė qė shpreh mendimin se vetėm nė pėrfundim tė rrugės Kalimash-Morinė mund tė flitet pėr vėnien nė eficencė tė aeroportit. "Nėse nuk ka njė rrugė komunikimi ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės, kush do tė fluturojė mbi kėtė aeroport",-ngre supet pėrgjegjėsiRemzi Lala.

    ***

    E ndėrsa Lala ia lė pėrgjegjėsinė Drejtorisė sė Aviacionit Civil, as drejtori Minarolli nuk di tė pėrcaktojė njė datė tė saktė pėr fillimin e fluturimeve. "Ne po punojmė, por ende nuk dihet kur do tė fillojnė fluturimet sepse ka njė sėrė procesesh qė duhen pėrfunduar",-tė thotė nėpėrmjet linjės telefonike, Ervis Minarolli.Por pėrveē proceseve qė zoti Minarolli nuk i bėn me dije dhe zhvillimit tė transportit tė brendshėm ajror, njė faktor tjetėr qė mban peng aeroportin e Kukėsit ėshtė dhe marrėveshja e qeverisė shqiptare me kompaninė gjermano-amerikane"Hochtief" pėr dhėnien me koncension tė aeroportit tė Rinasit . Njė ndėr pikat e marrėveshjes midis qeverisė shqiptare dhe kompanisė gjermane "Tirana Airport Partners" thuhet se tė gjitha fluturimet ndėrkombėtare pėr njė periudhė 20- vjeēare do tė realizohen vetėm nė Aeroportin e Rinasit. Kjo pikė e kėsaj marrėveshjeje nxjerr jashtė loje aeroportin e Kukėsit pėr ndėrtimin e tė cilit janė shpenzuar 22.700.000 dollarė, ku14.2 milionė dollarė janė dhėnė falas nga qeveria e Emirateve tė Bashkuara Arabe.

    Ministria e Transporteve: Do tė funksionojė pas ngritjes sė aeroporteve nė Sarandė e Vlorė

    Fluturimet nė Kukės, "peng"

    i aeroporteve nė zonat turistike

    TIRANĖ- Sipas deklaratave tė ish-ministrit tė Transporteve, Lulzim Basha, nė aeroportin e Kukėsit duhej tė kishin filluar fluturimet qė nė vitin 2006. Tė paktėn kėshtu ka deklaruar ai gjatė prezantimit tė 100 ditėve tė punės sė tij si ministėr i Transporteve. Asokohe, Basha jo vetėm qė dha lajmin se do tė fillonin fluturimet, por prezantoi edhe objektivat e qeverisė pėr ndėrtimin e njė aeroporti tė tretė nė jug tė Shqipėrisė. "Do tė gjejmė skemėn pėr tė vėnė nė eficencė aeroportin e Kukėsit brenda 6-mujorit tė parė tė vitit 2006 dhe pėr tė filluar planin pėr investimet pėr infrastrukturėn e tretė aeroportuale",- ka deklaruar ish- ministri. Por aeroporti i Kukėsit, jo vetėm qė nuk ėshtė hapur porduket se edhe gjatė kėtij viti asnjė avion nuk do tė shkelė ende nė pistėn e pėrfunduar. Nga ajo sa deklarohet nga Ministria e Transporteve, aeroporti i Kukėsit do tė jetė peng i ndėrtimeve tė aeroporteve turistike qė mendohet tė ndėrtohen nė Sarandė dhe nė Vlorė. Pikėrisht vėnia nė funksionim e kėtyre aeroporteve, pėr tė cilėt as qė ka filluar puna mban "peng" edhe aeroportin e Kukėsit, pėr tė cilin deri mė tani janė investuar miliona dollarė. "Pėrsa i pėrket perspektivės sėaeroportit pėr t'u vėnė nė eficencė tė plotė dhe efikase,ne e shikojmė tė lidhur mezhvillimin nė tėrėsitė transportit tė brendshėm ajrornė vendin tonė, sidomos nė zonat turistike nė Sarandė dhe nė Vlorė",-thuhet nė njė deklaratė tė Ministrisė sė Transporteve, e cila bėn me dije se ky dikaster po merret me merret me pėrgatitjen e stafit teknik i cili do tė vėrė nė shfrytėzim aeroportin e Kukėsit . Nė fakt, nė Kukės, pėrveē ca godinave qė do tė shėrbejnė pėr zyra dhe pistės, asnjė aparaturė tjetėr nuk ėshtė instaluar ende. L.Ēela

    PROJEKTI

    Kur filluan punimet

    pėr aeroportin e Kukėsit

    Punimet pėr ndėrtimin e aeroportit tė Kukėsit kanė filluar mė 10 maj tė vitit 2003 dhe kanė pėrfunduar nė fillim tė nėntorit tė vitit 2005. Projekti i kėtij aeroporti kapivlerėn e 14.2 milionė dollarėvedhe ėshtė financuarfalas nga qeveria e Emirateve tė Bashkuara Arabe. Ndėrkohė qė nė bazė tė marrėveshjes shteti shqiptar ka pėrballuar koston e shpronėsimeve, me njė vlerė prej 2.840.00 $. Ndėrsa vitin e kaluar janė akorduar edhe 2.500.000 S pėr pajisje navigacionale tė aeroportit.Zbatimi i projektit ėshtė realizuarnga firmakuvajtiane "AL-KHARAFI", me pėrfaqėsuesn e saj nė Shqipėri " MAK-ALBANIA". Sipas projektit, aeroporti i Kukėsit ėshtėi kategorisė C, me gjatėsi tė pistės 1900 metėr dhe gjerėsi70 metėr. Aeroportipėrbėhet nga terminali i pasagjerėve, kulla e drejtimit, pistė ulje e ngritje, brezi anėsor jeshil i pistės, rrugėt lidhėse, vendqendrimi i avionėve pėr 6-7 tė tillė, sistemi i ndriēimit, sistemi i ndriēimit tė ulje ngritjeve, rrethimi i aeroportit me njė gjatėsi afėrsisht 5000 metra, si dhe vendparkimi i mjeteve private. Aeroporti i Kukėsit ndodhet nė jug tė kėtij qyteti, nė vendin e quajtur Fusha e Meteorit nė Shtiqėn, pranė fshatit me tė njėjtin emėr, rreth 3 kilometėr larg nga Kukėsi.
    Liberté, égalité, fraternité

Tema tė Ngjashme

  1. Sofra e Kukėsit
    Nga [LoTi] nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 26-10-2016, 14:08
  2. Aeroporti i Kukesit do te perfundoje ne tetor
    Nga [LoTi] nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 14:04
  3. Ulje emergjente e nje avioni grek ne aeroportin e Mynihut
    Nga AlbaneZ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 08:53
  4. KRYQI I BUSHATIT dhe XHAMIA E KUKESIT
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:49
  5. Miratohet marėveshja pėr aeroportin Nėnė Tereza me firmėn gjermane
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-11-2004, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •