Atdhe Geci

KUSHTRIM PELLAZGĖ5H - fragmente nga poema me tė njėjtin titull

*
Nė lis mali e kam lidhur fjalėn
tek mė e fismja pemė e natyrės
te mė e kallura llavė e vullkanit
tek mė e urta frymė e kosmosit…
*
Shqipėri e kohrave antike
tė vėrtetėn unė ua thashė,
tė tėra gjykatave tė kohės,
se shumė po rrenė Greqia.
*
Jam popull gjysh i gjuhėve tė lashta
Jam popull gjysh, Lingua i Evropės
Shqiptar jam, kur s“ kishte Greqi
Shqiptar jam, as kur s“kishte Athinė.
*
Tre Drina rrjedhin tokės sė Shqipėrisė
tre Drina bartin flamuj tė ndryshėm
tre Drina flasin me pasaportė mes veti
tre Drina i thėrrasin ndėrgjegjjes sonė.
*
Hapeni librin e jetės t“uaj
histori shqiptare jemi ne,
nė kėngė kemi tė shkruar,
shqiptarėt jemi pellazgėt.
*
Nga rrjedh Drini, Vjosa e Thiami,
gjallė pėr varri lidhur ėshtė ēami
s“na mund toka, s“ na mund deti,
kemi aq gjak t“i dalim zot vetit!
*
Nuk ka mė shqip se gjuha shqipe
Nuk ka mė shqip se shkrimi saj
Nuk ka mė shqip se pellazgo-ilir
Nuk ka mė shqip se sa Shqipėri…
*
Heshtje, sikur kur bie shi
Heshtje, sikur kur bie borė
Qan Ēamėria pėr Pavarėsi,
Qan Atdheu pėr Ēamėrinė…

Atdhe Geci – Dortmund, 2022