Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Bota virtuale dhe rinia e shthurur

    Vrasjet, seksi, dhuna, degjenerimi... tani mund t‘i mėsosh fare lehtė e nė kohė reale nė internet


    Vrasje tė paralajmėruara, seks, dhunė, degjenerim, racizėm e tė tjera. Bota virtuale, aty ku gjėrat e paimagjinueshme janė mė se normale. Ku kėrkon tė arrijė brezi i sotėm, i pasionuar pas internetit?


    Moria e pazbuluar e rrjetit. Kjo ėshtė pjesa enigmatike e vatrės sė madhe nė tė cilėn ushqehet brezi i ri, ai qė ėshtė i aftė tė dialogojė me botėn pėrballė ekranit tė njė kompjuteri. Kėsaj here, specialistėt kanė vendosur tė ndalen nė kėtė pjesė tė errėt, dhe mes xhunglės sė sajteve, blog-eve, videove tė publikuara "online", kanė zbuluar njė botė qė shkon pėrtej fantazisė.

    Drogė, racizėm, seks ekstrem, dhunė e shumė gjėra tė tjera. Duket qartė qė adoleshentėt magjepsen kur shohin se ēfarė ndodh nė ato anė (sajte nė ndryshme interneti). Ajo qė i lumturon pa masė ėshtė kronika e zezė, e cila lidhet edhe me vrasjen e dy studentėve brenda pak ditėsh nė Itali. Njė ngjarje e papritur qė mendohet se ka pėr autor protagonistėt e botės virtuale. Ėshtė ky vendi ku duhet tė fokusohet e gjithė vėmendja pėr tė kuptuar degjenerimin e njė brezi, qė tashmė jeton pėrtej sensit tė privatėsisė. Bėjnė pafund ēmenduri dhe ja njė shembull banal: dehen nė njė festė shkolle, dikush i filmon me kamera apo celular dhe tė nesėrmen videoja ėshtė nė "YouTube". Sigurisht ēdo veprim ėshtė bėrė pa kėrkuar lejen e shokėve.

    Fotoklipi (imazhe tė shoqėruara nga njė sfond muzikor) ėshtė njė format me efekt tė fortė emocional, i pėrdorur pėr tė treguar pėrvoja nga mė tė ndryshmet. Njė gjė e tillė ndodhi edhe me njė prej studentėve tė vrarė, videoja e tė cilit u quajt "Jokela High School Massacre" dhe qė u shfaq gjithashtu nė "YouTube".

    Dhuna

    Nė sajte tė ndryshme interneti qarkullojnė shumė video mbi gueriljet e ngjarje tė tjera tė rėndėsishme. Pėr shembull, pėrleshjet mes policisė dhe fansave tė skuadrave tė ndryshme tė futbollit, me tymuese, gurė e ēdo lloj sendi tjetėr. Tė bėrtitura pafund kundėr forcave tė policisė: "Gjak, dhunė pėr kėdo qė nuk na respekton".

    Pra nėse mes klubeve sportive ndodh diēka gjatė ditėve tė kampionatit, nga qytetet ku ndodhen kėta tė fundit vijnė reportazhe tė filmuara fshehtas me celular. Kėshtu pėr shembull, nė stadiume tė mėdha mjafton njė e shtyrė apo e sharė pėr tė arritur te pėrleshjet e mėdha. Nė kėtė rast kamera e njė telefoni ndizet menjėherė, duke filmuar adoleshentin teksa zihet me spektatorėt e tjerė dhe shan me fjalė fyese kundėr tyre.

    Nė njė filmim tjetėr, njė djalė godet me grushte fytyrėn e njė bashkėmoshatari, ku e detyron tė shtrihet pėrdhe, mė pas i hipėn sipėr dhe fillon ta godasė me njė top tė shfryrė. Dy miq tė djalit afrohen, e filmojnė ngjarjen me celular dhe... ēfarė mendoni, ajo ka pėrfunduar tashmė nė internet, sikur tė ishte njė film i shumė kėrkuar.

    Ndėrsa njė natė nė njė diskotekė, krejt rastėsisht shpėrthen njė "luftė". Nė kėtė moment shfaqen katėr burra tė sigurisė pėr tė ndarė kundėrshtarėt. Dėgjohen tė shara, tė bėrtitura dhe ka shenja gjaku. Janė dy grupe rivale qė "luftojnė" kundėr njėri-tjetrit. Tashmė ėshtė bėrė njė ritual i zakonshėm qė dy grupe kundėrshtare tė shfaqen vend e pa vend, duke bėrė rrėmujė.

    Nė bloge shpeshherė shfaqet edhe njė lloj tjetėr dhune, mė e fshehtė, ajo kundėr vetvetes: "Pavarėsisht dhimbjes, dua tė vras veten", shkruan njė djalosh nė faqen e tij tė internetit. Ndėrsa njė 15-vjeēar tjetėr thotė: "A do tė mund tė vras veten? Ėshtė e vėshtirė ta thuash. Kėtė pyetje ia bėj shpeshherė vetes". Njė vajzė tjetėr, qė ėshtė veterane mes tė pranishmėve, ėshtė prezantuar kėshtu: ėshtė njė vajzė e keqe, "kimike" dhe "acide". "Tek ajo ėshtė rrėnjosur njė e keqe, qė nuk mund tė kurohet as me puthje dhe as me kokainė. Tek ajo nuk ekzistojnė as lotėt dhe as rregullat".

    Armėt dhe droga

    Me internetin agresiviteti mund tė mėsohet shumė lehtė. Nuk ėshtė e vėshtirė tė gjesh video mėsimi, realizuar jashtė vendit, tė cilat tė tregojnė se si tė pėrdorėsh njė kallashnikov, P38 apo pistoletė. Instruktorėt janė shumė tė saktė, tė shpjegojnė pėrbėrjen e armės, mėnyrėn e mbajtjes, funksionin dhe aksionin. Nė disa raste janė fėmijė, tė cilėt veshin njė uniformė ku mbahen pistoletat e armė tė tjera pėr tė provuar forcėn.

    Mė pas vjen droga. Njė grup 20-vjeēarėsh e kalojnė kohėn duke mėsuar mbi llojet e tyre, pasi shitja e tyre bėhet pėr pak euro nė ēdo qytet tė madh. Njė nga pėrdoruesit sistematik rifillon me miqtė menjėherė pasi ka thithur diēka vetė. U mėson atyre mėnyrat e pirjes dhe tė shitjes.

    Racizmi

    "Cila ėshtė raca mė keqe mes ciganėve, rumunėve, kinezėve dhe zezakėve?", pyet njė vajzė nė njė forum shumė tė frekuentuar.

    "Pa dyshim qė ēdo racė ka tė mirat dhe tė kėqijat e saj", i pėrgjigjet njė djalė. Gjithashtu, njė djalosh tjetėr ka krijuar njė blog "Jo Islamit", ku shpjegon, sipas tij, pse italianėt duhet ta rimarrin kryeqytetin e tyre, tė pushtuar nga myslimanėt. Ndėrsa pėrgjigja e njė djali mysliman ėshtė kjo: "Njė ditė Roma do tė jetė kryeqyteti islamik. Mėso t‘i respektosh islamikėt, sepse janė vetėm ata qė do tė qeverisin mbi fėmijėt e tu". Pra, racizmi shfaqet edhe pėrmes videove. "Larg ciganėve", kėshtu titullohet njė manifestim i bėrė me foto e slogane tė marra nga e djathta ekstreme, ndėrsa njė tjetėr spot i xhiruar nga adoleshentė ("Pastrim nga ciganėt") shpjegon se si t‘i pėrzėsh nomadėt. Thirrja "Kundėr pushtuesit tė huaj" ėshtė bėrė nga disa tė rinj, nga dritarja e njė institucioni tė rėndėsishėm, pėrballė publikut tė tyre. Njė djalosh tjetėr, paksa i mbushur, i veshur me njė xhup meshini tė zi, deklaron pėrpara kamerės sė internetit: "Jam kundėr myslimanėve".

    Seksi dhe lidhjet

    Kush ėndėrron tė zhvishet nė njė dhomė tė mbushur plot me njerėz? Ajo qė nė jetėn e vėrtetė nuk lejohet absolutisht, nė rrjet mund tė bėhet njė rregull. Interpretuesit e njė filmi me pėrmbajtje erotike (qė ėshtė i vėrtetė dhe luhet me fytyrėn e personit) janė adoleshentė meshkuj dhe femra, me moshė pėrkatėsisht 20 vjeē. Ndonjėherė ndodh qė fytyrat e personave tė mos shfaqen, por mund shihen vetėm pjesė tė ndryshme tė trupit. Gjithashtu nuk mungojnė edhe nga ata qė shfaqen krejtėsisht e madje duke buzėqeshur. Tashmė filmimet e ndonjė striptize, nuk tė bėjnė mė pėrshtypje, sepse gjėrat kanė evoluar vėrtetė. Mund tė shohėsh liceisten qė kėrcen "lap dance" nė banjėn e shkollės dhe papritur zhvishet e gjitha, dy 20- vjeēarė me mbathje tė lidhura me zinxhir qė "shfrytėzohen" nga padroni tyre, dy vajzat, mė e veshura me xhinse e bluza tė holla, qė puthen pėrpara telekamerės. Zėri i njė djali jashtė fushe jep instruksionet dhe kėmbėngul tė vazhdojnė. Nė fund protagonistet thonė: "Pėr tė vazhduar duhet tė na paguani".

    Shpeshherė shumė filma bėhen nga studentėt, ashtu sikurse edhe reklamat. Njė prej tyre ėshtė edhe "Dhuro p****in tėnd".

    Por ndonjė herė kėto reklama shkojnė pėrtej imagjinatės sė shfrenuar. Pėr shembull, njė djalosh vesh vetėm mbathje tė bardha e kėpucė rozė me taka tė holla dhe shkruan me tė kuq buzėsh mbi mbathje fraza enigmatike si "tri herė seks", apo "orientim seksual". Nė kėtė mes nuk ėshtė vetėm shfaqja, por edhe fiksimi pas gjesteve erotike: Margerita, pseudonimi i njė arkitekti, ka xhiruar pamje nga shtėpia e njė fqinje tė tij, e cila shkon me njė djalosh jo shumė elegant. Tė dy "protagonistėt", me moshė tek tė 25-at, janė tė zhveshur mbi shtrat. Sigurisht pamjet flasin vetė e nuk i lėnė asgjė fantazisė.

    Seksi ėshtė argumenti i mijėrave tematikave tė blog-eve, forumeve, njoftimeve. Ata qė marrin pjesė janė djem rreth moshės 30 vjeē. Mė tė preferuar janė ditarėt erotikė dhe copėza nga tregime tė ndryshme edhe pornografike. Ditari i njė gruaje ėshtė njė thesar, ku brenda tij mund tė gjesh ēdo gjė, ndėrsa profili i moderatorit tė "Spermablog" ėshtė shumė domethėnės: "Nuk po lexoj asgjė, nuk kam parė absolutisht asgjė, lamtumirė vetmi. Do tė dėshiroja qė dikush tė bėhej miku im, tė mė dhuronte njė jetė mė tė mirė".

    Mė tė paditurit bėjnė pyetje se si tė bėsh seks dhe cilin nga forumet tė ndjekin pėr temėn qė dėshirojnė. Nė njė forum dikush shkruan: "Nuk e di nėse kėrkoni ende modele pėr foto... unė jam e interesuar. Kam njė dėshirė absurde pėr tė... Nė fakt jam 26 vjeēe, por tė gjithė mė japin 20, e mė thonė se dukem si engjėll... Jam e gatshme tė pozoj pėr ēdo lloj fotosh, por vetėm me pagesė".

    Shpirti

    Tė ndash me dikė nė internet ambiciet, idetė, frikėn, dyshimet ėshtė njėsoj si tė shohėsh nė njė pasqyrė kolektive tė shoqėrisė bashkėkohore: sigurisht, sytė mund tė mbyllen pėrballė kėtyre historive, ose kush e ka pėr herė tė parė mund t‘i mbajė hapur. Mes shpikjeve tė shumta qė ka bėrė njeriu, zbulimi i celularit ėshtė vėrtetė njė arritje e madhe. Edhe sot pjesėtarė tė kombėsive tė ndryshme janė tė bindur se njė fotografi e thjeshtė, fundja mund tė tė rrėmbejė shpirtin.



    Marrė nga gazeta Ndryshe
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    Gjithashtu, njė djalosh tjetėr ka krijuar njė blog "Jo Islamit", ku shpjegon, sipas tij, pse italianėt duhet ta rimarrin kryeqytetin e tyre, tė pushtuar nga myslimanėt. Ndėrsa pėrgjigja e njė djali mysliman ėshtė kjo: "Njė ditė Roma do tė jetė kryeqyteti islamik. Mėso t‘i respektosh islamikėt, sepse janė vetėm ata qė do tė qeverisin mbi fėmijėt e tu". ........ Thirrja "Kundėr pushtuesit tė huaj" ėshtė bėrė nga disa tė rinj, nga dritarja e njė institucioni tė rėndėsishėm, pėrballė publikut tė tyre. Njė djalosh tjetėr, paksa i mbushur, i veshur me njė xhup meshini tė zi, deklaron pėrpara kamerės sė internetit: "Jam kundėr myslimanėve".
    ne kete pike, jam shume dakord me kete djalin,
    kur do ta kuptoje dhe pjesa tjeter, ketu eshte halli.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anėtarėsuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    une personalisht nuk e dua shume virtualitetin .Une kam pas internet qysh atehere kur eshte zbuluar gati. Ne Prishtine kur ka ardh interneti mas pari une kam pas internet... Ama sme pelqen sepse te largon nga realiteti. Shume me mire me shku ne kinema, teater, disko , mu shetit e keshtu me radh se sa me ndejt ne internet me humb kohe!
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    ^Nga kinemaja po na flet tani Merita?onfused:

    Temen e lexova me vemendje,dhe mu duke shume interesante artikulli,dhe ne te njejten kohe realist per realitetin e brezit te internetit!Per mendimin tim,mire eshte te frekuentosh edhe boten virtuale(se meson shume gjera te ndryshme),por jo te behesh vartes i saj dhe te humbesh nga realiteti,thjeshte nje menaxhim i kohes ne menyren e duhur Por gjthmone perparesi realitetit...
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  5. #5
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anėtarėsuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    Mendoj qe interneti po i corodit njerezit sidomos ata qe jetojne larg atdheut ne rastin konkret larg Shqiperise ,sepse kam vene re qe shumica qe kam folur rrine me ore pafund ne internet duke harruar punet e tyre te perditshme dmth u eshte si fiksim si virus i pandreqshem.Ne kete rast i bie te themi ALLKUAR QOFSH BILL GATES???????????
    * Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*

  6. #6
    rrushja Maska e Bejbi
    Anėtarėsuar
    03-06-2007
    Vendndodhja
    Kėndej rrotull
    Postime
    382
    Mendoj se me pelqen interneti vetem per te kaluar ate pak kohe te lire qe kam
    KAQ
    I chose to love you in silence, for in silence I find no rejection

  7. #7
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Nuk me pelqen ajo lidhja: interneti dhe rinia e shthurur..
    Me duket shume moraliste dhe paragjykuese,kjo eshte nje nga ato idete qe kerkon censuren per internetin, gje qe do ti hiqte esencen kryesore internetit...

    Freedom.....
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783
    titullin une do ta shkruaja keshtu:RINIA VIRTUALE DHE BOTA E SHTHURUR.
    ps.me falni clay more per nderhyrjen.

  9. #9
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Shkrimin nuk e kam bėrė unė por titullin mund ta ndryshojmė nė varėsi tė diskutimeve.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #10
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Citim Postuar mė parė nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    Shkrimin nuk e kam bėrė unė por titullin mund ta ndryshojmė nė varėsi tė diskutimeve.

    Kete e morem me mend....
    Sensi do ishte po i njejte, edhe pa titullin..nuk ia vlen.
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Streha e fundit virtuale
    Nga brooklyn2007 nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 03:40
  2. Shoqėria virtuale...
    Nga ALBA nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 27-01-2008, 03:08
  3. Dashurija Virtuale!.....
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-01-2003, 11:28
  4. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •