Vrasjet, seksi, dhuna, degjenerimi... tani mund ti mėsosh fare lehtė e nė kohė reale nė internet
Vrasje tė paralajmėruara, seks, dhunė, degjenerim, racizėm e tė tjera. Bota virtuale, aty ku gjėrat e paimagjinueshme janė mė se normale. Ku kėrkon tė arrijė brezi i sotėm, i pasionuar pas internetit?
Moria e pazbuluar e rrjetit. Kjo ėshtė pjesa enigmatike e vatrės sė madhe nė tė cilėn ushqehet brezi i ri, ai qė ėshtė i aftė tė dialogojė me botėn pėrballė ekranit tė njė kompjuteri. Kėsaj here, specialistėt kanė vendosur tė ndalen nė kėtė pjesė tė errėt, dhe mes xhunglės sė sajteve, blog-eve, videove tė publikuara "online", kanė zbuluar njė botė qė shkon pėrtej fantazisė.
Drogė, racizėm, seks ekstrem, dhunė e shumė gjėra tė tjera. Duket qartė qė adoleshentėt magjepsen kur shohin se ēfarė ndodh nė ato anė (sajte nė ndryshme interneti). Ajo qė i lumturon pa masė ėshtė kronika e zezė, e cila lidhet edhe me vrasjen e dy studentėve brenda pak ditėsh nė Itali. Njė ngjarje e papritur qė mendohet se ka pėr autor protagonistėt e botės virtuale. Ėshtė ky vendi ku duhet tė fokusohet e gjithė vėmendja pėr tė kuptuar degjenerimin e njė brezi, qė tashmė jeton pėrtej sensit tė privatėsisė. Bėjnė pafund ēmenduri dhe ja njė shembull banal: dehen nė njė festė shkolle, dikush i filmon me kamera apo celular dhe tė nesėrmen videoja ėshtė nė "YouTube". Sigurisht ēdo veprim ėshtė bėrė pa kėrkuar lejen e shokėve.
Fotoklipi (imazhe tė shoqėruara nga njė sfond muzikor) ėshtė njė format me efekt tė fortė emocional, i pėrdorur pėr tė treguar pėrvoja nga mė tė ndryshmet. Njė gjė e tillė ndodhi edhe me njė prej studentėve tė vrarė, videoja e tė cilit u quajt "Jokela High School Massacre" dhe qė u shfaq gjithashtu nė "YouTube".
Dhuna
Nė sajte tė ndryshme interneti qarkullojnė shumė video mbi gueriljet e ngjarje tė tjera tė rėndėsishme. Pėr shembull, pėrleshjet mes policisė dhe fansave tė skuadrave tė ndryshme tė futbollit, me tymuese, gurė e ēdo lloj sendi tjetėr. Tė bėrtitura pafund kundėr forcave tė policisė: "Gjak, dhunė pėr kėdo qė nuk na respekton".
Pra nėse mes klubeve sportive ndodh diēka gjatė ditėve tė kampionatit, nga qytetet ku ndodhen kėta tė fundit vijnė reportazhe tė filmuara fshehtas me celular. Kėshtu pėr shembull, nė stadiume tė mėdha mjafton njė e shtyrė apo e sharė pėr tė arritur te pėrleshjet e mėdha. Nė kėtė rast kamera e njė telefoni ndizet menjėherė, duke filmuar adoleshentin teksa zihet me spektatorėt e tjerė dhe shan me fjalė fyese kundėr tyre.
Nė njė filmim tjetėr, njė djalė godet me grushte fytyrėn e njė bashkėmoshatari, ku e detyron tė shtrihet pėrdhe, mė pas i hipėn sipėr dhe fillon ta godasė me njė top tė shfryrė. Dy miq tė djalit afrohen, e filmojnė ngjarjen me celular dhe... ēfarė mendoni, ajo ka pėrfunduar tashmė nė internet, sikur tė ishte njė film i shumė kėrkuar.
Ndėrsa njė natė nė njė diskotekė, krejt rastėsisht shpėrthen njė "luftė". Nė kėtė moment shfaqen katėr burra tė sigurisė pėr tė ndarė kundėrshtarėt. Dėgjohen tė shara, tė bėrtitura dhe ka shenja gjaku. Janė dy grupe rivale qė "luftojnė" kundėr njėri-tjetrit. Tashmė ėshtė bėrė njė ritual i zakonshėm qė dy grupe kundėrshtare tė shfaqen vend e pa vend, duke bėrė rrėmujė.
Nė bloge shpeshherė shfaqet edhe njė lloj tjetėr dhune, mė e fshehtė, ajo kundėr vetvetes: "Pavarėsisht dhimbjes, dua tė vras veten", shkruan njė djalosh nė faqen e tij tė internetit. Ndėrsa njė 15-vjeēar tjetėr thotė: "A do tė mund tė vras veten? Ėshtė e vėshtirė ta thuash. Kėtė pyetje ia bėj shpeshherė vetes". Njė vajzė tjetėr, qė ėshtė veterane mes tė pranishmėve, ėshtė prezantuar kėshtu: ėshtė njė vajzė e keqe, "kimike" dhe "acide". "Tek ajo ėshtė rrėnjosur njė e keqe, qė nuk mund tė kurohet as me puthje dhe as me kokainė. Tek ajo nuk ekzistojnė as lotėt dhe as rregullat".
Armėt dhe droga
Me internetin agresiviteti mund tė mėsohet shumė lehtė. Nuk ėshtė e vėshtirė tė gjesh video mėsimi, realizuar jashtė vendit, tė cilat tė tregojnė se si tė pėrdorėsh njė kallashnikov, P38 apo pistoletė. Instruktorėt janė shumė tė saktė, tė shpjegojnė pėrbėrjen e armės, mėnyrėn e mbajtjes, funksionin dhe aksionin. Nė disa raste janė fėmijė, tė cilėt veshin njė uniformė ku mbahen pistoletat e armė tė tjera pėr tė provuar forcėn.
Mė pas vjen droga. Njė grup 20-vjeēarėsh e kalojnė kohėn duke mėsuar mbi llojet e tyre, pasi shitja e tyre bėhet pėr pak euro nė ēdo qytet tė madh. Njė nga pėrdoruesit sistematik rifillon me miqtė menjėherė pasi ka thithur diēka vetė. U mėson atyre mėnyrat e pirjes dhe tė shitjes.
Racizmi
"Cila ėshtė raca mė keqe mes ciganėve, rumunėve, kinezėve dhe zezakėve?", pyet njė vajzė nė njė forum shumė tė frekuentuar.
"Pa dyshim qė ēdo racė ka tė mirat dhe tė kėqijat e saj", i pėrgjigjet njė djalė. Gjithashtu, njė djalosh tjetėr ka krijuar njė blog "Jo Islamit", ku shpjegon, sipas tij, pse italianėt duhet ta rimarrin kryeqytetin e tyre, tė pushtuar nga myslimanėt. Ndėrsa pėrgjigja e njė djali mysliman ėshtė kjo: "Njė ditė Roma do tė jetė kryeqyteti islamik. Mėso ti respektosh islamikėt, sepse janė vetėm ata qė do tė qeverisin mbi fėmijėt e tu". Pra, racizmi shfaqet edhe pėrmes videove. "Larg ciganėve", kėshtu titullohet njė manifestim i bėrė me foto e slogane tė marra nga e djathta ekstreme, ndėrsa njė tjetėr spot i xhiruar nga adoleshentė ("Pastrim nga ciganėt") shpjegon se si ti pėrzėsh nomadėt. Thirrja "Kundėr pushtuesit tė huaj" ėshtė bėrė nga disa tė rinj, nga dritarja e njė institucioni tė rėndėsishėm, pėrballė publikut tė tyre. Njė djalosh tjetėr, paksa i mbushur, i veshur me njė xhup meshini tė zi, deklaron pėrpara kamerės sė internetit: "Jam kundėr myslimanėve".
Seksi dhe lidhjet
Kush ėndėrron tė zhvishet nė njė dhomė tė mbushur plot me njerėz? Ajo qė nė jetėn e vėrtetė nuk lejohet absolutisht, nė rrjet mund tė bėhet njė rregull. Interpretuesit e njė filmi me pėrmbajtje erotike (qė ėshtė i vėrtetė dhe luhet me fytyrėn e personit) janė adoleshentė meshkuj dhe femra, me moshė pėrkatėsisht 20 vjeē. Ndonjėherė ndodh qė fytyrat e personave tė mos shfaqen, por mund shihen vetėm pjesė tė ndryshme tė trupit. Gjithashtu nuk mungojnė edhe nga ata qė shfaqen krejtėsisht e madje duke buzėqeshur. Tashmė filmimet e ndonjė striptize, nuk tė bėjnė mė pėrshtypje, sepse gjėrat kanė evoluar vėrtetė. Mund tė shohėsh liceisten qė kėrcen "lap dance" nė banjėn e shkollės dhe papritur zhvishet e gjitha, dy 20- vjeēarė me mbathje tė lidhura me zinxhir qė "shfrytėzohen" nga padroni tyre, dy vajzat, mė e veshura me xhinse e bluza tė holla, qė puthen pėrpara telekamerės. Zėri i njė djali jashtė fushe jep instruksionet dhe kėmbėngul tė vazhdojnė. Nė fund protagonistet thonė: "Pėr tė vazhduar duhet tė na paguani".
Shpeshherė shumė filma bėhen nga studentėt, ashtu sikurse edhe reklamat. Njė prej tyre ėshtė edhe "Dhuro p****in tėnd".
Por ndonjė herė kėto reklama shkojnė pėrtej imagjinatės sė shfrenuar. Pėr shembull, njė djalosh vesh vetėm mbathje tė bardha e kėpucė rozė me taka tė holla dhe shkruan me tė kuq buzėsh mbi mbathje fraza enigmatike si "tri herė seks", apo "orientim seksual". Nė kėtė mes nuk ėshtė vetėm shfaqja, por edhe fiksimi pas gjesteve erotike: Margerita, pseudonimi i njė arkitekti, ka xhiruar pamje nga shtėpia e njė fqinje tė tij, e cila shkon me njė djalosh jo shumė elegant. Tė dy "protagonistėt", me moshė tek tė 25-at, janė tė zhveshur mbi shtrat. Sigurisht pamjet flasin vetė e nuk i lėnė asgjė fantazisė.
Seksi ėshtė argumenti i mijėrave tematikave tė blog-eve, forumeve, njoftimeve. Ata qė marrin pjesė janė djem rreth moshės 30 vjeē. Mė tė preferuar janė ditarėt erotikė dhe copėza nga tregime tė ndryshme edhe pornografike. Ditari i njė gruaje ėshtė njė thesar, ku brenda tij mund tė gjesh ēdo gjė, ndėrsa profili i moderatorit tė "Spermablog" ėshtė shumė domethėnės: "Nuk po lexoj asgjė, nuk kam parė absolutisht asgjė, lamtumirė vetmi. Do tė dėshiroja qė dikush tė bėhej miku im, tė mė dhuronte njė jetė mė tė mirė".
Mė tė paditurit bėjnė pyetje se si tė bėsh seks dhe cilin nga forumet tė ndjekin pėr temėn qė dėshirojnė. Nė njė forum dikush shkruan: "Nuk e di nėse kėrkoni ende modele pėr foto... unė jam e interesuar. Kam njė dėshirė absurde pėr tė... Nė fakt jam 26 vjeēe, por tė gjithė mė japin 20, e mė thonė se dukem si engjėll... Jam e gatshme tė pozoj pėr ēdo lloj fotosh, por vetėm me pagesė".
Shpirti
Tė ndash me dikė nė internet ambiciet, idetė, frikėn, dyshimet ėshtė njėsoj si tė shohėsh nė njė pasqyrė kolektive tė shoqėrisė bashkėkohore: sigurisht, sytė mund tė mbyllen pėrballė kėtyre historive, ose kush e ka pėr herė tė parė mund ti mbajė hapur. Mes shpikjeve tė shumta qė ka bėrė njeriu, zbulimi i celularit ėshtė vėrtetė njė arritje e madhe. Edhe sot pjesėtarė tė kombėsive tė ndryshme janė tė bindur se njė fotografi e thjeshtė, fundja mund tė tė rrėmbejė shpirtin.
Marrė nga gazeta Ndryshe
Krijoni Kontakt