Zyrtare te Misionit te Kombeve te Bashkuara dhe Komisionit Evropian thane dje ne Prishtine se gjate vitit te ardhshem do te rindertohen 13 objekte ortodokse te demtuara gjate trazirave te dhunshme te muajit mars te vitit 2004. Gjithsej 34 objekte fetare jane demtuar apo shkaterruar teresisht gjate atyre trazirave te cilat lane pas vetes 19 te vrare dhe qindra te plagosur.

Sipas VOA-s, Ema Karmajkell Carmichael nga Komisioni per Rindertim i cili perbehet nga perfaqesuesit e UNMIK-ut, Komisionit Evropian, Qeverise se Kosoves dhe perfaqesuesit e Kishes Ortodokse serbe tha se deri tani jane perfunduar 17 projekte, ndersa kater te tjere do te perfundojne deri ne fund te vitit, ndersa 13 te tjera do te vazhdojne ne vitin e ardhshem me mbeshtetjen e institucioneve te perkohshme te veteqeverisjes ne Kosove, qe jane financuesit kryesore. Gjashte milion euro jane ndare deri tash dhe 1.8 milion jane zotuar per vitin e ardhshem, tha ajo, duke nenvizuar se ndihmese te madhe pos ketyre fondeve eshte dhene edhe nga Komisioni Evropian. Perfaqesuesi i ketij te fundit, Zurab Kachkatchishvilli tha se Komisioni Evropian eshte i perkushtuar te ndihmoje jo vetem rindertimin e ketyre objekteve te demtuara gjate marsit te vitit 2004 por edhe objekteve tjera qe jane pjese e teresise se trashegimise kulturore te Kosoves. Perfaqesuesi i UNMIK-ut, Fedor Klimtchouk terhoqi verejtjen se ka pasur Qeveria e Kosoves ka ndare nje fond prej 50 mije eurosh per permiresimin e sigurise perreth objekteve fetare. Mbrojtja e trashegimise kulturore ishte nje nga eshtjet e negociatave gati dyvjeare ndermjet Prishtines dhe Beogradit per zgjidhjen e statusit te Kosoves, te cilat perfunduan me 28 nentor pa asnje marreveshje.
Mbrojtja e kesaj trashegimie eshte pjese e veante e propozimit te krye negociatorit te Kombeve te Bashkuara Martti Ahtisaari i cili parasheh pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven.

Balkan


Sipas mendimit tim eshte vertet nje hap pozitiv per te sjellur nje baraspeshe fetare kete rast ne Kosove por edhe ne te gjitha vendet shqiptare, akcionet e tilla tregojne se sduhet te dallohemi ne fe, nje gjak kemi dhe nje komb jemi, duhet ndihmuar njeri-tjetrit.