Close
Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 264 prej 264
  1. #261
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga amenti Lexo Postimin
    thotë goca që s'i vnon synin kanunit.
    Me fal qe po ta them, por nese e kishe me mua, skuptova se cfare doje te thoje pak me lart! Fol pak me shqip te lutem!
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  2. #262
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ne kete rast nuk kan gjak borxh, perderisa kan vra edhe motren e tyre, ata nuk ju kan borxh, sikur te kishin vrare vetem djalin po, por tani nuk kan borxh askujt, sic e tha edhe "alibaba".
    Se i ke apo s'i ke gjak borxh, nuk varet nga ajo se a e ke vrarë motrën a jo. Djali i huaj vritet kur i fut hundët tek "kurtha e miut". Pra ku cënon aty ku nuk duhet, vritet. Sa i përket vajzës Kanuni i jep të gjykohet nëse ka qenë e fajshme a e pafajshme, sepse simbas kanunit nëse femra është përdhunuar ajo nuk goxon të preket me dorë, dhe është e pafajshme plotësisht dhe ka atë imazhin që ka pasur më parë.
    Edhe po të mos oshte vrarë vajza dhe djali po, përsëri nuk do t'i kishte gjak borxh. Djalin e vret pse bëri gabim të pafalshëm ndaj teje, por ai nuk mund të detyrojë t'a vrasësh vajzën.

    Logjikisht po të shikohet, vajza nuk ka faj, ajo bëri dashuri të lirë, atëherë kush e edukoi?
    Nëse prindërve u ka pengu kjo punë, është ta edukojnë me kohë në frym'ën e tyre.

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    paska plas kanuni ktu , femren e botes e ka mbulu dheu ktu qenka hapa sofra kanunit.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  4. #264
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    o lionesh e ka me meshkujt, jo me ju femrat

    he se edhe ju vlonjatet me shoke vetem keni
    Dakort mo Xhuxhi, por kam vella une, baba, fis etj.

    Per temen:

    Deklaratë para Kuvendit të Shqipërisë për Gravrasjen!

    Lëvizja Mjaft ndodhet këtu, para këtij Parlamenti me përfaqësim thellësisht të deformuar, 133 meshkuj dhe 7 femra, për të dëshmuar ndjeshmërinë dhe revoltën tonë e të shumë shqiptarëve për dukurinë më çnjerëzore, më të përbindshme, atë që syri kundërshton ta shohë, e mendja nuk e rrok, dukurinë që në mënyrë thuajse të programuar, ka përfshirë krejt vendin: Vrasjen e femrave!
    Aktet kriminale të vrasjes së femrave, sot tek ne, janë vetëm një nga pasojat e dhunës, pandjeshmërisë, indiferencës dhe arrogancës së pushtetit që shqiptarët vuajnë ç’do ditë, varfërisë së skajshme, shkallës së ulët të arsimimit, mungesës së ligjeve të përshtatshme, mosrespektimit të atyre ligjeve që i kemi, si dhe të transformimeve të munguara të cilët duhej të ishin kryer me kohë por ende nuk kanë nisur.

    Jo më larg se një vit më parë, burrat e parlamentit shqiptar, ata të ardhurit në parlament edhe me votat e femrave shqiptare, refuzonin me muaj të tërë të mblidheshin të hartonin ligje për mbrojtjen e Femrës duke refuzuar në mënyrë cinike kriminale; “Nuk mblidhemi për punë grash”. Madje dikush prej tyre, në zonën zgjedhore të të cilit me sa duket gratë vriten, tha; “Këto ligje bien ndesh me traditën e zonës që përfaqësoj”.

    Ky rast, dhe plot të tjerë, dëshmojnë më së miri, e janë prova të fundme, se shfaqjet e fenomenit sa kriminal edhe absurd të vrasjes së femrave, nuk janë ngjarje sporadike që kryhen aty-këtu nga “përbindësha të sëmurë” por janë krime që në një “shoqëri të sëmurë” lehtësohen nga klima aq e përhapur e konsiderimeve absurde lidhur me lirinë e femrës, kësaj pasqyre ku mund të shihet fare qartë pamja e vërtetë aq keqardhëse, aq anormale, aq e shpërfytyruar, e krejt shoqërisë së sotme shqiptare.

    Në Kuvendin e Shqipërisë me 133 meshkuj dhe vetëm 7 femra, më së fundi u thanë dy fjalë. Me këtë rast, kryeministri apo kryeburri, propozoi që për vrasësit brenda familjes të aplikohet dënimi me burgim të përjetshëm. E tha këtë me pretendimin sikur kjo të ishte zgjidhja shpëtimtare. Sigurisht gaboi. Gaboi përderisa plagë të tilla nuk mund të shërohen kurrsesi pa ligje të reja, reforma të vërteta dhe të thella, luftë ndaj varfërisë e arsimim.

    Prandaj,
    Zotërinj deputetë,
    Zotërinj qeveritarë,
    Levizja Mjaft! ju bën thirrje ta konsideroni urgjente çështjen e dhunës e vrasjeve të femrave ne vend. Kuvendi i Shqipërise, si organizmi me i madh politik e ligjbëres duhet ta konsiderojë çështjen e emancipimit e mbrojtjes së gruas si çështje thelbësisht politike. Duhet te angazhoje te gjitha strukturat dhe instrumentet, duke përfshire Komisionet Parlamentare, për të ndërtuar strategjinë e një lufte pozitive të thellë ndaj shkaqeve të kësaj gjëndjeje. Kjo luftë ndaj fenomenit gravrasës nuk bëhët as me fushata sensibilizuese parlamentare, as nuk do zgjidhet me burgim të përjetshëm. Këto janë masa të cekëta. Zbatimi i politikave ekonomike, krahinore, sociale e ekonomike me aspekt gjinor është domosdoshmëri.

    Lëvizja Mjaft!, ju lutet, në këto ditë kaq të trishta fund-viti vrasjesh makabre që nuk duken aspak si ditë feste, bëhuni pak më të ndjeshëm, pak më të arsyeshëm duke bërë e gjitha reformat e nevojshme, e duke përdorur të gjithë instrumentet që keni në dorë e për të cilët jeni votuar. Kështu nuk mund të ecet më, se një shoqëri pak e vëmendshme ndaj femrës, është një shoqëri e sëmurë që nuk meriton veçse turpin, e së cilës pakngapak i vjen fundi.

    LEVIZJA MJAFT!

Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314

Tema të Ngjashme

  1. Plagos kunatin se i la motrën.
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-02-2010, 14:44
  2. Babai vret veten se vajza iku me te dashurin
    Nga toni007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 13:53
  3. I droguari, 11 plumba gruas e nënës së saj
    Nga c.Ronaldo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2006, 08:35
  4. Deri ku do arrinit per te fituar dashurin e nje vajze?!
    Nga FierAkja143 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 14:21
  5. Ushtari vetëvritet me tre plumba
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-12-2002, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •