Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 36
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Astriti
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    67

    Si e kuptoni kete shprehje ?

    Kam lexuar nje shprehje Greke qe thote :"Gruaja eshte si ajo lulja qe kundermon vecse ne Hije " ju lutem jepini mendimin Tuaj ,si e kuptoni Ju kete shprehje ? Kam bere debat me nje shok dhe nuk po biem dakort prandaj vendosem t'i drejtohemi forumit .Faleminderit per bashkepunimin ose me sakte per ndihmen.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Ashtu sic e kuptoj une, te gjitha grate e reja ne rinine e tyre jane te bukura e te hijshme (pra ne diell te gjitha e mashtrojne syrin me bukurine e tyre). Por kur iken bukuria me moshen, dalin rrudhat, rriten femijet, burri atje e vlereson gruan e tij me shume se kurre, pra "ne hije".

    Bukuria e brendshme e nje femre zbulohet ne vite (hije), bukuria e jashtme e zbulon vetem ne diell.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Cdo femer(apo GRUA ) sic i thua ti ne kete ne kete shprehje ,per mendimin tim Bukuria e femres lulezon me rinine e saj,njehere vjen ne rini e pastaj ajo iken si hije (fantazme )qe zhduket me misteret dhe intrigat e jetes familjare ...
    Me kete do te kuptojme se bukuria iken me moshen ......dhe mosha iken me problemet e jetes dhe jo cdo here do mbetesh i ri dhe i fresket (hija misteri anonim i jetes sime......)
    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  4. #4
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Astriti, lulja nuk KUNDERMON, ajo bie ERE, ose EREBIE, ose AROMON kjo vjen nga arome (fjale te rralla). Kundermimi eshte per gjellen, stallen, halen, ndryshe pse te kete (KUNDER) te nderfutur ne ket fjale, si thua TI?

    Tani per pyetjen tende qe thua ti, mendoj qe "ne hije" simbolizon "mbrapa burrit" hijes tij, ne plan te dyte, aty ndodhet dhe MBRETERIA e saj e VERTETE. heheh greket s'ishin budallenj.
    Me e forta eshte qe nga kjo shprehje vjen fjala mahnitese shqipe HIJESHON, HIJESHI, qe ka kuptimin BUKURI E MBRENDESHME, BUKURI SHPIRTERORE, me nje fjale BUKURIA E VERTETE asaj qe dhe plakja i ha mune.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Astriti
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    67
    Te nderuar faleminderit per sugjerimet Tuaja Nje gje desha te theksoj Une shprejhen e kam shkruar ashtu sikur e kam gjetur dua te them nuk eshte nga une ,prandaj nuk eshte nevoja te me thuash i nderuar Ornament qe lulja nuk kundermon por leshon arome , bie Ere , etj etj .Nese ke ndonje mendim tjeter miresetevini jeni i mirpritur Ju dhe te tjeret .Falenderoj Albon dhe Letersine 76 per mendimet e tyre.

    Desha te them gjithashtu qe Ju Ornament s'para keni dhene mendimin tuaj do te benit mire te e jepnit ndoshta jeni gjeni edhe ne te kuptuar sikur qenkeni ne gjuhe .!!!!!!

  6. #6
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Kundermimi eshte me kuptimin "arome" apo...?
    Ne rast se eshte me kuptimin ere e kendshme atehere do te thesha se ajo qe do te thote, ka te beje me thjeshtesine e nje gruaje. "Fakti eshte se te gjitha femrat duan, pak a shume ,te duken-te dalin ne diell-, por ne te vertete ato qe pelqehen dhe duhen me shume nga burrat jane femrat e THJESHTA-ato qe rrijne ne hije." Kjo eshte dhe zanafilla e nje proverbi tjeter:
    "Thjeshtesia eshte bizhuteria me e bukur e femres, por jane te ralla ato qe e vene."

    Neqofte se eshte me kuptimin ere e keqe... atehere...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  7. #7
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    .........nen hijen e nje mashkulli!

    Por kjo nuk do te thote aspak "ne plan te dyte"
    Ji Vetvetja!

  8. #8
    Stela angel Maska e stela
    Anëtarësuar
    24-08-2002
    Vendndodhja
    Greqi, tani per tani
    Postime
    81
    kete shprehje nuk e kam degjuar ndonje here.
    Meqenese eshte shprehje e vjeter atehere:

    Roli i femres ne Greqi ka qene: te krijoje familje dhe te jete e zonja to effect(power) burroin dhe te jete ne krahun e tij( stand by him) .Keto jane kaq te rendesishme sa eshte diell per lulet
    So you offer smth.

    Keshtu qe sipas mendimit tim :
    roli i femres is to be abble to offer things, ndryshe jeta e saj do ishte pa kuptim.

  9. #9
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    ShpirtI, e vertete, HIJA e nje trupi varet nga burimi drites qe bie mbi te. Po ta kemi diellin pas, atehere kemi Hijen perpara (ne plan te pare), bashke me te dhe gruan. Por besoj qe HIJE nenkupton FSHEHUR dhe fshehur nenkupton 'ne plan te dyte'. Gjithashtu FSHEHUR s'do te thote PA VLERE, siç me duket e morre ti shprehjen "ne plan te dyte".
    Sidoqofte greket ishin heroike, aspak sentimentale. Ndoshta vjen nga kjo.
    Ndersa sot eshte ne mode sentimentalizmi, per ilustrim shih nje strofe kenge qe lidhet me HIJEN. (shpresoj te dish frengjisht):

    ....
    Ne me quitte pas
    Je ne vais plus pleurer
    Je ne vais plus parler
    Je me cacherais là
    A te regarder
    Danser et sourire
    Et à t'écouter
    Chanter e puis rire
    Laisse-moi devenir
    L'ombre de ton ombre
    L'ombre de ta main
    L'ombre de ton chien
    Ne me quitte pas
    Ne me quitte pas
    Ne me quitte pas
    Ne me quitte pas.

  10. #10
    Stela angel Maska e stela
    Anëtarësuar
    24-08-2002
    Vendndodhja
    Greqi, tani per tani
    Postime
    81
    Nuk diskutohet, femrat greke kane qene dhe heroike. Mbase doli me teper sentimentale, por nuk e kisha kete qellim.
    Me ate qe shruajta nenkuptoja qe ato ikishin guxim dhe ishin te forta sa te mbanin dhe te ate familje. Flasim per vitet e hershme kur burrat shkonin ne lufte

  11. #11
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    stela, posti im ishte per shpirtIfshehur, dmth per ate "ne plan te dyte" qe mu duk si imja. Ne momentin qe po shkruaja shkrimi jot, ne ekranin tim s'ishte çfaqur akoma, hehe ndodhin keto gjera ne informatike.
    Kur rikthehem ç'te shoh, midis NESH ishe TI, sa çudi!

  12. #12
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    KJo kenga mos eshte nga Charles Aznavour?
    Summertime baby!

  13. #13
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Ajo "ne plan te dyte" ishte pikerisht e jotja, ornament.

    Une jam dakord me idene tende qe gruaja kundermon ose erebie ose ......... nen hijen e(ose prane) nje mashkulli.

    Gruaja mund te beje kariere dhe te fitoje reputacion, nga meritat e saja, por kariera nuk e ben te "kundermoje" ose lulezoje. Vetem dashuria e nje mashkulli ia jep keto cilesi.

    Por nese greket (e vjeter) e shikonin ne plan te dyte, pra pas mashkullit, une (dhe besoj edhe ti) nuk e themi dot kete ne ditet tona.

    Mendoj qe shkojne ne plane paralele.......

    Gjithsesi, mua me pelqen ajo shprehja greke dhe me duket me shume kuptim.

    PS. FSHEHUR, ndonjehere nenkupton me shume vlera .
    Ji Vetvetja!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Me sa di une jane disa lloj llulesh te vecanta qe quhen lulet e nates. Ato kane vetine qe celin gjate nates, kundermojne (japin ere te mire) jashtezakonisht ne oret e nates madje pas mesnates. Dhe ne mosgabohem ndodhet nje vend tepr i njohur diku ne Rumani per kulticvvimin e kesaj luleje.
    Ato kultivohen dhe perdoren per prodhimin e parfumeve, dhe mbledhja e tyre behet pikerisht ne oret e mesnates.
    Sa per ate qw u tha mw lart eshte alegori e feminitetit dhe bukurise. Por fakti eshte se vleresohet ne te shumten e rasteve ne ato oret e veshtira, "ne oret e errrta" te jetes sone...
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  15. #15
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Me sa shoh me duhet te rinderhyj per te qartesuar akoma.
    Ne ket shprehje nuk eshte "kundermimi" kyçi saj, kjo eshte veti e pergjithshme e luleve, te gjitha lulet mbajne ere. Gjithashtu kundermimi (veti e luleve) s'ka lidhje me BUKURINE e tyre, e cila varet nga gje tjeter (forma, ngjyra).
    Per greket (ne kohe te tyre) simbol bukurie ishte mashkulli, ndersa sot eshte femra.
    PRA kyçi i shprehjes mbetet HIJA. Mirepo cila hije, hija e kujt, i sherben kesaj "luleje" te bjere ere, dmth i eshte e domosdoshme per funksionin e saj VITAL.
    Kjo shpjegohet lehte; meqenese kemi fjalen Grua, "hija" nenkupton Burrin.

    ShpirtIfshehur e shtjelloi drejt, duke shtuar qe kjo shprehje sot s'ka me vlere. Ketu ngelet per ta vazhduar diskutimin, epoka jone çfare ndryshoi tek grate, apo jane burrat ata qe ndryshuan, ata s'bejne me HIJE.
    Pra ja nje trampolin i ri per vazhdim.

    ps, Ihti ai teksti eshte i Jacques Brel.

  16. #16
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Edhe une do doja te rinderhyja perseri.

    Me falni nese po behem perseritese por doja te theksoja edhe njehere qe per mendimin tim, as fama as suksesi dhe as kariera nuk i jep gruas ate lloj shkelqimi dhe arome qe i jep hija e dashurise se nje burri.

    Ajo qe une nuk isha dakord me siper ishte qe te jesh nen hije (ne ditet tona) nuk do te thote te jesh ne plan te dyte, ose me pak e rendesishme. Nen hije, eshte thjesht nje vendodhje dhe kaq.

    Sa per ndryshime qe nga ajo kohe, kane ndryshuar shume edhe burrat edhe grate.
    Ji Vetvetja!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Astriti
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    67
    Te them te drejten nuk ma merte mendja qe do te ish molle sherri kjo teme .Une e hapa per te mare nje pergjigjie te qarte rreth kuptimit te kesaj shprehje ,por me sa duket qenkam gabuar se ju po beheni lemsh .Megjithate jeni shume te kendeshem .
    Per mendimin Tim Gruaja eshte krijesa me e bukur dhe sido qe te jete e kudo qe te jete asaj nuk i bie vlera pervecse kur shtiret ashtu sikur s'eshte.

  18. #18
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Po te isha mashkull, do i doja shume grate (dhe ju betohem qe do e kisha te veshtire qe te zgjidhja). Nuk ma do mendja se do behesha Don Zhuan por do kerkoja aromen e gruas ne cdo prekje te shpirtit tim.
    Bota e gruas eshte vetem gjysma qe ploteson boten e mashkullit, njesia e te cilave ben njeriun edhe pse ky i fundit ngelet thjesht nje ide.
    Te jesh njeri eshte detyra me e veshtire.
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  19. #19
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    hehe! fjale ne diell, dua te them nga nje "grua-lule" qe s'eshte ne "HIJE", pra nga nje femer (grua beqare). Keshtuqe dokra.
    Ku e di ti mi dreq, qe gruja eshte gjysma burrit, mund me qene totali e burri veç pyka e tij. Ose mund me qene "brima B" balenes ne konserve sardelesh, pra asgje. Du me thene, nje nga femrat e haremit, asgje tjeter.
    Nji keshtu pra siç e thashe; fjale ne diell. Kur s'ke hije (burre) rrotull, blej ombrelle (ombre=hije) moj çike.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e ViVaci
    Anëtarësuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    45
    sic e morem vesh te gjithe fjala hije eshte kyci i muhabetit.greket sidomos te lashtit nuk ishin toca edhe kete gje e dim.fraza na ka ardhe deri ne kohen tone,pra i reziston kohes dmth i pershtatet.ne fakt fjala hije te le vend per shum interpretime(shum e pershtatshme),prandaj te gjith gjejn nje version te vetin.
    per mua hije mund te meret si humbje,harrese-kujtese,kujtim i kaluar.
    hija eshte ajo qe na ka ngelur nga femra qe nuk eshte me.(ska te beje vetem me vdekjen).ne memorie ngelin gjerat me te forta emocionale,prandaj kundermon ose bie ere ose ereron si pozitivisht dhe negativisht.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shprehje dhe idioma nga gjuha e bukur shqipe!
    Nga MtrX në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 23-01-2022, 16:21
  2. Tironsit që skalitën shprehje në gjuhën e sotme shqipe
    Nga drini_në_TR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 22-12-2015, 04:01
  3. Shprehje nga fjalori i pasur i popullit tonë # 2
    Nga Hyllien në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 173
    Postimi i Fundit: 05-10-2009, 10:15
  4. Cila shprehje është e saktë?
    Nga DEN_Bossi në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 09:58
  5. Çfarë kuptoni me termin Demokraci?
    Nga Kryeplaku në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •