Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    114 falenderime nė 103 postime

    Mbase - Ndarja Prozė 2007

    MBASE…


    Ja, gjendem nė njė dhomė hoteli. Jam shtrirė mbi njė shtrat prej druri, mbi rroba. Njė ēarēaf i bardhė ėshtė kthyer deri nė gjysėm tė shtratit, nga ku shfaqet pastaj njė batanije pambuku e vjetėruar. Me siguri qė duhet tė ketė pasur diēka tė kuqe nė ngjyrat e saj. Kėtė e dalloj nga njė vello e lehtė e kuqėrremtė e cila tė kujton ngjyrėn e dheut tė ngjeshur. Babai ka zbritur deri poshtė nė sportel, mė ka thėnė tė mos lėviz. Nuk vonohet, thjesht do tė pyesė pėr orarin e autobusit nesėr nė mėngjes. Ai kthehet, e shoh nė sy. Ende nuk tė ka zėnė ? mė pyet ai duke lėnė mbi tavolinė njė panine. Jo, i pėrgjigjem unė, nuk mė zė. Ska sesi, vazhdon ai, ke fjetur gjatė gjithė rrugės. Nata bie. Babai mbyll perdet. Nga jashtė, drita ngjyrė qumėshti e njė llampadari tė madh depėrton nė dhomėn tonė pa pyetur shumė pėr perdet e ngrėna ngjyrė bezhė. Shkojmė hamė bukė, thotė babai dhe ngrihet. Ngrihem dhe unė, i lehtėsuar paksa qė do tė shoh njerėz. Mė pėlqen tė shoh njerėz nėpėr restorante. Mė pėlqen t’i shoh tek pėrtypen e tek flasin pėr hallet e tyre. Por mė pėlqen mė pak tė mė shohin. Kushedi, ndoshta ngaqė atėherė e ndjej veten si nė faj. Biem poshtė. Hyjmė nė restorant. Shohim me sy njė tavolinė jo pranė derės dhe drejtohemi pėr nga ajo. Pa zhurmė, eci duke vėshtruar majtas-djathtas njerėzit qė mė kanė kthyer shpinėn. Disa pėrballė mė shohin dhe ata. Nuk arrij tė kap asgjė nė vėshtrimet e tyre. Syri mė kap njė shpinė tė gjerė, ca shpatulla tė fuqishme ku pėrsipėr tyre dallohet njė kokė e vogėl burri. I kėrrusur, tė dyja duart tė zėna, nė njėrėn bukėn e nė tjetrėn lugėn, ai ha njė pjatė me bishtaja. Herė pas here, kthen njė bilur birrė. Ky njeri duhet tė jetė shumė i fuqishėm, mendoj unė dhe ndėrkohė kemi mbėrritur tek tavolina jonė. Ulemi. Babai kėrkon me sy kamarierin, i cili duket i trazuar, tejet i trazuar dhe ecėn me njė shpejtėsi si njė milingonė qė sapo ėshtė ngacmuar nga njė fije kashte e cila ėshtė e fiksuar nė njė dorė fėmije, fėmijė qė zbavitet me plotfuqishmėrinė e vet. Kamarier ! thėrret babai, pa rezultat. Kthej kokėn nga babai dhe mė vjen keq. Nė sytė e tij ndjej njėfarė zemėrimi tė lehtė dhe njė padurim qė sapo ka filluar tė zgjohet. Kthej kokėn nga kamarieri dhe filloj ta urrej qė nuk vjen aq shpejt sa ē’kėrkon babai. E shoh tek vėrtitet nga tavolina nė tavolinė, herė i ngarkuar me pjata e herė me njė bllok nė dorė, dhe veshi mė kap tek-tuk ndonjė "faleminderit" tė tij. Por, ndėrsa ndjek me vėmendje sjelljet e tij, dėgjoj njė "Mirėdita, ēfarė dėshironi ?". Kthej kokėn dhe shoh njė femėr tė re, diku tek tė njėzet e pestat, e bukur, shumė e bukur, me njė lėkurė tė bardhė qumėshti e me mollėza tė buta e tė rrumbullakta. Nuk e di pse, gjėja e parė qė shoh tek njė femėr janė mollėzat. Mė pėlqen gjithēka e pastėr, e hijshme, e rregullt. Me siguri qė kjo duhet tė mė ketė ardhur nga ora e bukurshkrimit ku fletorja ime del pėr ēdo ditė para klasės. Babai porosit, i qetė, prania e vajzės sė re nuk e ka turbulluar fare. Mua, po. Bukuri tė tilla nuk shihen pėrditė. Ia ngul sytė dhe kam dėshirė t’i them qė e dua shumė, qė dua ta shoh papushim, qė dua tė mė flasė, por vetėm kaq. Babai mė pyet ēfarė dėshiroj. Nuk di ē’ti them. Atėherė i ngatėrroj diēka tė llojit : Merr diēka qė tė pėlqen dhe ty. Atėherė babai porosit njė meze (e adhuroj mezen) dhe pastaj njė pjatė bamje, si dhe nė fund njė krem karamel. Vajza e re mė buzėqesh dhe ikėn. Ajo e ka vėnė re turbullimin tim. Ndihem flakė, me siguri qė faqet e mia janė prush. Dashuria, vallė ? Po, nuk kam pse ta fsheh, kjo ėshtė dashuria. Por kėtė ia them vetėm vetes, babai nuk duhet tė dijė asgjė nga kėto. Hamė nė heshtje dhe nė fund babai mė pyet nėse mė kishin pėlqyer. Shumė, i pėrgjigjem unė duke u marrė pak mė gjatė me krem karamelin. Vajza e re vjen dhe babai paguan. Kam dėshirė t’i them atij qė t’i lerė vajzės njė bakshish, por nuk flas asgjė. Babai m’i ka lexuar mendimet dhe i lė njė bakshish jo tė vogėl. Vajza e re buzėqesh dhe njė herė dhe largohet. Babai mė thotė tė ngrihemi. Ngjitemi nė dhomė. Ora ka ecur dhe lodhja e ka bėrė tė vetėn. Shtrihem, futem poshtė rrobave. Babai mė uron njė natė tė mirė dhe fik dritėn. Drita e llampadarit vazhdon tė jetė e ftuara jonė. Nganjėherė, drita tė gjata makinash krijojnė figura tė ēuditshme mbi mur. Filloj tė pėrfytyroj gjithēka me kėto lėvizje hijesh. Nuk e di sa kam ndenjur ashtu por mė del gjumi dhe ndjehem i pushtuar nga njė ndjenjė e pashpjegueshme frike, njė ndjenjė hiēi, dėgjoj vetėm zhurmėn e asgjėsė. Befas, njė dritė makine mė sjell ndėrmend qė jam nė njė hotel, qė duhet tė jetė mesnatė dhe qė babai im gjendet as dy metra larg meje. Mė zė gjumi ashtu dhe humbas nė ėndrra qė shuhen me tė rėnė drita e agimit.


    Njėzet vjet mė pas, gjendem nė tė njėjtin hotel. Diēka ka ndryshuar por pikat e mia tė referimit aty janė. Vendosja e dhomave, shkallėt, numrat mbi dyer. Kanė ndryshuar vetėm ēarēafėt, batanijet si dhe poēet e llampave. Kam ardhur tė pres babain nė aeroportin e Rinasit. Ka qenė jashtė shtetit. Ca kushėrinj tė vet, kush dreqin e di ē’janė. Di qė kanė ikur shumė herėt, punė pushteti e punė armiqsh klasash, por vetia ime prej njeriu tė mbyllur ka bėrė qė t’u bie tėrthor kėtyre gjėrave. Ngrihem dhe bie nė restorant. Ha mėngjes, marr makinėn dhe dal pėr nė aeroport. Babai kthehet sipas parashikimit. Vajti mirė udhėtimi ? Shumė mirė, pėrgjigjet ai, kishim dhe verė nė avion. Kthej kokėn nga babai dhe shoh thinjat e tij. Mė duket njeri tjetėr, i ndryshuar, mė i heshtur. Shkojmė, i them unė dhe ngjitem nė makinė. Ulet dhe ai dhe drejtohemi nga hoteli. Ngjitemi nė dhomė, lėmė bagazhet dhe babai shtrihet tė pushojė pak. Nuk flet. Baba ? i them unė. Po ? mė pėrgjigjet ai. Je mirė ? e pyes unė. Po, po, s’kam gjė, thjesht pak i lodhur. Dhe ēudi, shton ai me njė zė gati nė shuarje, gjithė ai avion dhe nuk ndihej fare. Nuk flas asgjė. Do hamė drekė ? i them babait kur shoh qė i hapi sytė. Po, mė thotė ai, dhe madje mė ka marrė dhe uria. Zbresim nė restorant. Kujtime tė hershme, tė vjetra, qė vetėm kujtesa e njė fėmije mund t’i ketė ruajtur deri tani. Ulemi nė njė tavolinė dhe kthej kokėn tė shoh kamarierin. Ėshtė njė vajzė, e shquaj nga larg, ajo na ka parė qė jemi klientė tė sapoardhur dhe drejtohet nga ne. Ėshtė e re, e bukur, fėrkoj sytė mos po shoh ndonjė ėndėrr, kujtimet vėrshojnė, sytė mjegullohen dhe humbasin nė flokėt e bukur tė vajzės sė re tė para njėzet viteve. Ajo mbėrrin dhe na thotė mirėdita. E pėrshendesim dhe porosisim. Ndihem keq, i turbulluar. Mos kam rėnė nė dashuri ? Oh, jo, nuk besoj, madje jam i sigurtė. Njėherė jetohet ajo, dashuria e pastėr, e ēiltėr, pa asnjė prapamendim, pa asnjė interes, tashmė jam i rritur, kam filluar tė kuptoj ē’ėshtė jeta. Por gjithsesi, nuk e fsheh qė vajza e re ėshtė shumė e bukur. Do tė kisha mundur fare mirė tė bija nė dashuri me tė, por kjo nuk bėhet tani me njė rrahje zemre, apo me njė pulitje sysh tė turpėruar. Vajza e re bėn njė buzėqeshje tė rastit dhe largohet. Kthehem nga babai. Shoh ballin e tij tė rrudhur, tė menduar. Ē’mendon vallė ai ? A i kujtohet dhe atij ajo mbrėmje e para njėzet viteve ku djali i tij i vogėl kishte rėnė nė dashuri me njė kamariere tė bukur ? Nuk besoj. Por nuk i dihet, gjithēka mund tė ndodhė. Askush nuk e di ē’ndodh prapa kockės sė sheshtė tė ballit tė njė njeriu. Ndėrkohė, shoh sytė e tij qė drejtohen nga dera e restorantit. Kthej kokėn dhe shoh njė grua tek tė dyzetė e pestat, ndoshta dhe ca mė shumė. Nuk e dalloj aq mirė, ėshtė ende larg. Por shpejt e heq vėshtrimin nga ajo, ēėshtje mirėsjellje. Babai e sheh dhe njė copė herė, nė ballin e tij kap njė drithėrimė tė lehtė… Jam me shpinė nga gruaja, ajo afrohet, dėgjohet zhurma e takave tė saj tė holla, dhe kalon pėrbri tavolinės sonė. Babai nuk e ka mendjen tek ajo, ėshtė diku tjetėr. Ndoshta nuk ka zbritur ende nga avioni. Kur ngre kokėn tė shoh kalimthi fytyrėn e gruas, vė re qė ajo mė sheh me ca sy tė ndezur dhe gjuha e saj, e dalė nga njė gojė e rrumbullakėt, fillon tė bėjė njė rrotullim, dy rrotullime, tre rrotullime pėrreth buzėve tė lyera me njė tė kuq tė rėndė deri nė shkarravitje. Ishte njė prostitutė. E ndėrsa ajo mė sheh nė sy dhe lėviz shpejt gjuhėn e saj si njė ftesė pėr njė akt tė rėndomtė, ndjej qė gjaku ka vėrshyer nga tė gjitha udhėt e tij tė mundshme, me njė shpejtėsi qė koka fillon tė mė vijė vėrdallė, sytė mė mbėrthehen si tė hipnotizuar mbi sytė e saj, dhe atėherė, ajo ēka unė pashė, nė njė ēast vegimi tė turbullt qė ringjitej thellė ne skutat dhe kthinat e kujtesės sime, ishte… ishte dashuria ime e parė.

    Ja, kėshtu ka ndodhur, por mbase dhe jo. Nuk e mbaj mend mirė, gjithēka ėshtė e turbullt, mosha ka bėrė tė sajėn. A mos ishte e gjitha kjo veēse njė ėndėrr ? Mbase…

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mire.
    Vertet.
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

Tema tė Ngjashme

  1. Ndarja e Maqedonisė do tė jetė e pashmangshme
    Nga Faik nė forumin Shqipe nga Maqedonia
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-05-2009, 07:00
  2. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 07:25
  3. Ndarja e fjalėve nė fund tė rreshtit
    Nga sadete71 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2006, 08:14
  4. Moore: Ndarja e Kosovės, recetė pėr rindezje tė konflikteve
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 23:53
  5. Petersen: Ndarja e Kosovės nuk ėshtė opsion
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 17:39

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •