Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    114 falenderime nė 103 postime

    Italia - Ndarja Poezi 2007

    Italia


    Me kete emer u pagezua femija, qe lindi ne mes te detit, ne anijen rimorqator, e cila u nis nga brigjet e Vlores me 2 Mars te vitit 1991. Mbrriti ne brigjet e jugut te Italise, ne Monopoli, me 3 Mars 1991. Shpetimi i 800 jeteve qe ndodheshin ne anije i dedikohet femijes se porsalindur.



    Nė kohėn kur populli
    theu trishtimin,
    grupe njerzish
    mbi makina,
    mbi biēikleta,
    mbi karoca
    e nė kėmbė
    zaptuan detin,
    duke i dhuruar
    zhurmėn,
    arrogancėn,
    padurimin,
    e deshirėn - diell.


    Ata, buzė detit, qėndronin
    nė pritje pėr njė agim,
    nė pritje pėr njė tė nesėrme.
    E dallgėt godisnin nga padurimi,
    horizonti nga sytė u largohej,
    i mallkonin nga injoranca
    qė s'i merrnin e matan t'i ēonin.


    Rrugėt, zhurmonin brigjet:
    anomali kryeneēe
    e njė qyteti bregdetar
    qė vlonte si njė vullkan.
    Marrėzia e braktisjes
    lundronte si anija e vrazhdė,
    nė mėndjen e ēdo tė 'marri'
    qė sytė mallėngjyes
    drejtonin nga bregu lindor.
    Qėndronin tė gozhduar,
    mes hekurave tė kriposur
    me sytė e pėrlotur.


    Atdhe, atdhe...!,
    Me duar, si fėmija
    luanin me ujin e kaltėr,
    mpirja e gėzimi
    gėzimi e mpirja
    nė kėtė aventurė i shoqėronin.
    Brohoritje, qarje e ngushėllime,
    kėndonin me zėrin e shuar
    si kor i lodhur nga asma.
    Mes kėsaj kėnaqesie tė trazuar
    anija mes detit u paralizua.


    Kalonin orėt,
    lėkundej anija si djepe shprese,
    horizonti u vesh me mjegull,
    paniku mposhti gėzimin,
    nėpėr koridore e borde
    errėsirė, tmer e vuajtje.
    Rriteshin dallgėt
    e mbi fytyra u pėrplaseshin.


    Nė atė grumbull te madh
    dhimbje,
    plagosje,
    mallkime,
    qarje fėmijėsh tė mitur,
    gra qė villnin,
    burra tė trishtuar nga lodhja;
    nė mėshirėn e natės ogurzezė,
    nė duart e dallgėve vrasėse,
    luanin me jetėn
    larg tė dashurėve.
    E zotit i bėnin lutje
    nė emėr tė jetės,
    tė fėmijve
    tė diellit
    qė t'u falte shpresėn.


    Natėn njė dritė e mbuloi
    fytyrat e pa shpresa i ndriēoi,
    diku nė horizont
    njė anije.
    Zhurma e saj
    nė ankthin e turmės,
    nė dhimbjet e nėnės shtatėzanė.


    Shpėrthyen momente gėzimi:
    Qarje - tė thella jete;
    tė mbijetuarit u ringritėn,
    vėrshuan drejt zėrit qiellor.
    E puthnin me mall
    vajzėn hyjnesh tė detit,
    e pagėzuan njė zėri
    me emrin kuptimplotė
    Italia, Italia...

  2. #2
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Mosha
    56
    Postime
    1,805
    Faleminderit
    483
    46 falenderime nė 33 postime
    Ikje e dhimbshme nga per vetveten...por jo edhe nga vetvetja shpresoj..mbijetesen vulosi foshnja -ardhmeria

    me nderime
    ,bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #3
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 14 postime
    Me pelqeu. Mund te ishte me e shkurter, me e permbledhur, por kishte disa shprehje qe te mbeten ne
    mendje. Edhe strofa e fundit ishte pulitje pulsi.
    Pres te lexoj me teper prej ketij autori/kesaj autoreje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Historia mbi te cilen bazohet eshte magjike.


    Nuk e di se pse po kjo mu duk me shume si proze, dmth, une e lexova si proze.
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Projektet greko-serbe pėr pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 07:19
  3. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  4. Goran Bregoviē pėr herė tė parė koncert nė Tiranė
    Nga BOKE nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 369
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 10:51
  5. Projekti i zhdukjes sė shqiptarėve - Ivo Andriq
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 17:46

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •