Italia
Me kete emer u pagezua femija, qe lindi ne mes te detit, ne anijen rimorqator, e cila u nis nga brigjet e Vlores me 2 Mars te vitit 1991. Mbrriti ne brigjet e jugut te Italise, ne Monopoli, me 3 Mars 1991. Shpetimi i 800 jeteve qe ndodheshin ne anije i dedikohet femijes se porsalindur.
Nė kohėn kur populli
theu trishtimin,
grupe njerzish
mbi makina,
mbi biēikleta,
mbi karoca
e nė kėmbė
zaptuan detin,
duke i dhuruar
zhurmėn,
arrogancėn,
padurimin,
e deshirėn - diell.
Ata, buzė detit, qėndronin
nė pritje pėr njė agim,
nė pritje pėr njė tė nesėrme.
E dallgėt godisnin nga padurimi,
horizonti nga sytė u largohej,
i mallkonin nga injoranca
qė s'i merrnin e matan t'i ēonin.
Rrugėt, zhurmonin brigjet:
anomali kryeneēe
e njė qyteti bregdetar
qė vlonte si njė vullkan.
Marrėzia e braktisjes
lundronte si anija e vrazhdė,
nė mėndjen e ēdo tė 'marri'
qė sytė mallėngjyes
drejtonin nga bregu lindor.
Qėndronin tė gozhduar,
mes hekurave tė kriposur
me sytė e pėrlotur.
Atdhe, atdhe...!,
Me duar, si fėmija
luanin me ujin e kaltėr,
mpirja e gėzimi
gėzimi e mpirja
nė kėtė aventurė i shoqėronin.
Brohoritje, qarje e ngushėllime,
kėndonin me zėrin e shuar
si kor i lodhur nga asma.
Mes kėsaj kėnaqesie tė trazuar
anija mes detit u paralizua.
Kalonin orėt,
lėkundej anija si djepe shprese,
horizonti u vesh me mjegull,
paniku mposhti gėzimin,
nėpėr koridore e borde
errėsirė, tmer e vuajtje.
Rriteshin dallgėt
e mbi fytyra u pėrplaseshin.
Nė atė grumbull te madh
dhimbje,
plagosje,
mallkime,
qarje fėmijėsh tė mitur,
gra qė villnin,
burra tė trishtuar nga lodhja;
nė mėshirėn e natės ogurzezė,
nė duart e dallgėve vrasėse,
luanin me jetėn
larg tė dashurėve.
E zotit i bėnin lutje
nė emėr tė jetės,
tė fėmijve
tė diellit
qė t'u falte shpresėn.
Natėn njė dritė e mbuloi
fytyrat e pa shpresa i ndriēoi,
diku nė horizont
njė anije.
Zhurma e saj
nė ankthin e turmės,
nė dhimbjet e nėnės shtatėzanė.
Shpėrthyen momente gėzimi:
Qarje - tė thella jete;
tė mbijetuarit u ringritėn,
vėrshuan drejt zėrit qiellor.
E puthnin me mall
vajzėn hyjnesh tė detit,
e pagėzuan njė zėri
me emrin kuptimplotė
Italia, Italia...
Krijoni Kontakt