Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Engjellorja dhe Pratolini....


    Shume faleminderit prej jush....nuk e kam ne edukate te ofendoj,kjo eshte poezia ime dhe le t,ju duket si e nje nxenesi te klase te gjashte,nuk ka problem!

    Ju uroj suksese te dyve!
    "Carpe Diem"

  2. #22
    Perjashtuar Maska e Arsyetimi
    Anëtarësuar
    09-10-2006
    Vendndodhja
    i zbuluar , tek dy maloret :p INTERIST per jete jam,se per vdekje jan kto milanistat :D
    Postime
    119
    Poezi, e bukur si ne jet reale m'pelqeu vleresim maksimal nga un



    t-du.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    Mua me duket shume poezi e bukur dhe shume e arritur, perderisa kjo poezi te prek ne shpirt, atehere dmth qe te ngjall emocion, te ngjall nje ndjenje... dhe kjo e ben ate te bukur per shpirtin. crendesi kane gabimet qe mund te kishte ne ate poezi, kur ajo mesazhin e vet e percjell me shume elegance dhe bukuri ne shpirti???
    Per mendimin tim autorit te poezise i ve nje 10 me yll
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Engjellorja dhe Pratolini....


    Shume faleminderit prej jush....nuk e kam ne edukate te ofendoj,kjo eshte poezia ime dhe le t,ju duket si e nje nxenesi te klase te gjashte,nuk ka problem!

    Ju uroj suksese te dyve!
    Jo DI_ANA! ajo poezi ka shume bagazh brenda, ka shume formim dhe nuk mund ta ofendosh ate qe e ka shkruar duke i thene duket si e nje nxeneseje te klases se gjashte!! Per me teper qe ti sje as poete dhe as shkrimtare, qe te marresh nje vleresim te atillle... Poezia eshte shume e bukur dhe shume e goditur! Mua DI_ANA me pelqen shume!
    Engjellorja dhe Pratolini mund te kene mbaruar per letersi, e te jene "shkrimtare", e kerkojne shkrimtare e poete edhe ketu qe ti vleresojne ashtu sic duhet...
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  5. #25
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Glamorous Lexo Postimin
    Mua me duket shume poezi e bukur dhe shume e arritur, perderisa kjo poezi te prek ne shpirt, atehere dmth qe te ngjall emocion, te ngjall nje ndjenje... dhe kjo e ben ate te bukur per shpirtin. crendesi kane gabimet qe mund te kishte ne ate poezi, kur ajo mesazhin e vet e percjell me shume elegance dhe bukuri ne shpirti???
    Per mendimin tim autorit te poezise i ve nje 10 me yll

    Glamorous

    Te falenderoj shume...sinqerisht,une nuk jam poete dhe e pranoj,keto ishin vargje te perjetuara qe skisha si ti pershkuaja ndryshe perveç gjuhes se zemres!
    Gezuar Glamorous!

    Respekte shume...

    PS....arsyetimi flm shume edhe prej teje....respekte!
    "Carpe Diem"

  6. #26
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Bukur! Pamvaresisht nga stili dhe tejshtjellimi, eshte per tu vleresuar mesazhi. Ia vlen pasi lexohet, te ndalemi nje cast dhe te hedhim nje shikim ne pjeset e dhimshme te jetes sone te varrosura ceket me pluhur kujtimesh dhe rere klesidre. Ato pjese qe shpesh prishin endrrat e nates.
    Jo per te kerkuar kompasion dhe bashkevuajtes, por per te ringritur deshiren per jeten si feniksi nga hiri. Per te kuptuar qe cdo dite eshte nje dite e re dhe duhet jetuar me force... per te kuptuar se sa me fat jane mjaft nga ne qe nuk kane perjetuar kurre gjera te tilla.
    "Cfare nuk ju ka vrare ju ka bere me te forte!"
    Ve bast qe autorja dhe ata qe kane perjetuar gjera te ngjashme, kur e lexojne, ndjejne shkarkime adrenaline.

    Ndjese paraprake per komentin teresisht amatoresk.


    P.S. - Pratolin, sido qe disa nga gjerat qe thua mbi stilin mund te kene sens, arroganca e treguar nuk i ben nder edukates/miresjelljes. Askush nuk tha se autorja eshte profesioniste, dhe as qe gjykuesit/votuesit ishin profesioniste. Prandaj modero "ndershmerine" ne perputhje me etiken... perndryshe fjala vjen une (qe ndryshe nga DI_ANA mund te ofendoj lirshem) mund te them me bindje qe komenti jot eshte po aq profesional sa nje keshilla e nje "sommelier"-i eskimez. Prandaj STFU heren tjeter kur je me sindrome pre-menstruale mashkullore.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    Fëmijëria e humbur


    Ti linde nga dy prindër, që bashkë kurrë si ke parë,
    sa shumë që të munguan, në fëmijërinë e vrarë,
    jo përkëdhelje s'njohe, se ndjeve kurrë ngrohtësinë,
    në qoshe vetëm rrije, mendoje lumturine...

    Shikoje moshatarët me prindërit të rrethuar,
    dhe ti gjithmonë e vetme,e strukur,e lënduar,
    si ta doje të ishe, jo kaq e dëshpëruar,
    një mrekulli kërkoje, për shpirtin e munduar...

    Dhe luteshe ti e vetme, dikush të të dëgjonte,
    një shishe në det hodhe, askush nuk e shikonte,
    nga dallgët seç u mor, në thellësi e futën,
    një letër me lot shkruar, rrymat diku e zhdukën..

    Dhe vitet po kalonin, po lotët s'po shteronin,
    mungesën shumë e ndjeje, me ty ëngjëjt lotonin,
    ata i kishe shokë, me ta ndaje hidhërimin
    një botë imagjinare..asaj ja dhe besimin...

    Dhe ëngjëjt të mësuan, se jeta të ish dhënë,
    aty duhej luftuar, në tokë për të mos rënë,
    me forcën të pajisën, dhe krahët ty ti dhanë,
    "vazhdo të ecësh para, gjithmonë do na kesh pranë"!

    E vetme more rrugët, ku shkoje as vetë s'dije,
    me jetën do luftoje, dhe fatin ti do gjeje,
    shpresa të shoqëronte, si hije pas gjithmonë,
    jo s'kishe më ti frikë, për lumturinë s'ish vonë..

    Natyrën shumë e doje, dhe sytë po të shkëlqenin,
    me hënën bisedoje, dhe yjet t'u rrëfenin,
    nga dielli lart shikoje, dhe rrezet ty të ngrohnin,
    dhe ëngjëjt prapë me ty, vazhdonin bisedonin...

    Papritur e kuptove, sa shumë që ishe rritur,
    sa shpejt vitet kaluan, nuk ishe më e mitur,
    po prapë sa do të doje të thoje fjalën "nënë",
    te dy seç të mungonin, dëshira s'të kish lënë..

    Dëshira për ti parë, dëshira për ti puthur,
    jo s'munde ti urreje dhe zotit i je lutur,
    i'u lute që ti njihje, i'u lute që ti falte,
    me zemër i kërkoje, asgjë nuk mund të ndalte...

    Larg vendit tënd ti ike, kurbetin ti e njohe,
    vazhdoje drejt një rrugë, ku veten do e zgjoje,
    njerëzit të vlerësuan dhe shumë të përkrahën
    dhe prapë ëngjëjt të flisnin,jo kurrë ata s'u ndalën...

    Kurbeti ty të rriti, sa shumë gjëra mësove,
    një ditë një letër erdhi, dhe befas prapë lotove,
    "të lutem bija ime,të lutem të më falësh,
    më jep ti sot një çast dhe ndjenjat mos mi ndalësh,

    jo kurrë s'të kam harruar, fajtor për ty kam qënë,
    më ler që të të dua, sa shumë kam për të thënë,
    më ler që të të prek, më ler që të të shoh,
    të lutem mos gjyko, sa dua të të njoh"...

    Dhe letrën fort shtrëngove dhe zemra fluturoi,
    një çast harrove dhimbjet që jeta të shkaktoi,
    i fale që të dy, sa shumë kishin munguar,
    mos vallë po të mos vuajmë, nuk dalim të fituar?!.

    Dhe befas ti e njohe, atë që quhej "at",
    sa tepër e shtrëngove, sa tepër atë natë,
    sa shumë që kish ndryshuar, sa shumë e kishe dashur,
    përditë edhe më tepër, në zemrën fort të plasur!

    Dhe jeta s'të la kohë, gëzimin të shijoje,
    një ditë vdekja ta mori, dhe s'munde ta shikoje,
    dhe shpirti prapë u vra, sërish u përvëlua,
    sa doje të ish afer...ti thoje-"sa të dua"!

    E humbe,u trishtove dhe ëndrrat seç t'u zhdukën,
    në thellësinë e dhimbjes ato një ditë u futën,
    dhe përsëri u struke, thërrisje lumturinë,
    atë që ty të mori, shpresat dhe fëmijërinë...

    Dhe përsëri u ngrite dhe përsëri luftove,
    e doje ti pasionin, dashurinë ti doje,
    e doje njerëzimin, doje gjithçka të bukur,
    se doje më trishtimin, për jetën ishe lutur...

    Kur zemrën tënde shoh, me mijëra drita dalin..
    "Akoma ke të japësh, akoma do të falin,
    mos ul ti kokën sot, të lutem fshiji sytë,
    e fortë gjithmonë qëndro, mendo që je e dytë.

    Kur zemrën tënde shoh,ylberin e vështroj,
    sa herë ndeshem me të,mërzitjen e largoj,
    kur zemrën tënde has, dhe shoh sa tepër vuaj,
    ul kokën dhe largohem..skur të jem e huaj.

    Kur ti fillon më flet,më dalin trëndafilat,
    kur ti më reciton, për vete bën bilbilat,
    kur sytë e tu i ndjej,shkëlqimi më mahnit
    kur lehtë të vështroj vetevetja më habit,

    jo vetëm ti nuk je, dikush nga lart shikon,
    ëngjëlli yt është bërë dhe dhimbjen ta largon,
    jo s'mund të jetë i vdekur, se zemrën ty ta dha,
    diçka qe ka shume vlere, ai për ty e la"!

    Shikimin ti më hodhe, dhe dorën më shtrëngove,
    "të lutem shiko pak- dhe befas më lëshove-,
    je zëri që më flet, je zëri im i fshehtë,
    je forca që kam brenda dhe kur s'e kam të lehtë".

    Dhe njësh me ty u bëra, siç kisha qenë gjithmonë,
    me ty vazhdoj unë ecjen, jo s'mund të jetë vonë,
    pasioni, dashuria, ndjenja..sot po mungojnë,
    e di që do ti gjejmë, nuk mundemi ti harrojmë..

    Krenare jam për ty, ashtu siç je për mua,
    me ty unë linda mike, shumë fort sot une të dua,
    nuk ka jetë pa disfata, nuk ka jetë të dhuruar,
    të gjithë po luftojmë, ç'do ditë për të fituar..

    Të gjithë të fortë të jemi, jo dhimbja s'na rrëzon,
    vërtetë na lagën syte, vërtetë zemra loton,
    vërtetë ne vuajmë jetën, vërtetë ka padrejtësi,
    po vetëm një jetë kemi, s'ia vlen të rrimë në zi!

    Ia vlen që ta shijojmë, jo ndjenjat mos harrojmë,
    vërtetë shenjë e kaluara, vërtetë do ta mendojmë,
    po jo të na pengojë që dritën të shikojmë,
    po jo të na pengojë me ëngjëjt të vallzojmë..

    Të tashmen të shikojmë, frikën ne ta ndalim,
    të duam njerëzimin, gabimet ne ti falim,
    gjykimet nuk kanë vlerë as vend në zemrat tona,
    të ardhmen të mendojmë, kjo botë është e jona!
    DiAna
    Me vjen keq që e paskam humbur konkursin që prej fillimit.
    Suksese.
    Më pëlqeu poezia vërtet.
    Arsyet??
    Përveç historisë që përshkruan e cila është prekëse, shumë prekëse, mesazhi i cili poezia kalon është ngritja e njeriut në këmbët e tija pas çdo dhimbje dhe sprovimi që jeta sjell. Ky njeri i sprovuar në të tillë mënyrë është një person që nuk ja ka më frikën jetës, që e përballon atë me sukses, që nuk e vë poshtë në çdo provë. Shumë veta të rrahur me vështirësite e jetës, nuk kanë arritur të përballohen dot.

    Përveç mesazhit pra që poezia sjell, gjithashtu gjuha në të cilën është shkruar më pëlqen.E shkruar në një gjuhë të thjeshtë shqipe dhe jo e tipit...me gjak nga thonjtë e mi, apo valët e detit më çanin gjoksin,,,etj. etj. të cilat janë hiperbola dhe figura të bukura por dhe të lodhshme dhe aq të shumëshkruara..
    Ndonjëherë e thjeshta është dhe më e bukura.

    Pra prano dhe urimet e mia.
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  8. #28
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Flm shume prej teje Elen.....Perla...Force-Intruder....Palma...Eduart

    Flm per kurajon qe me jepni,ju vleresoj pa mase!

    Gezuar dhe qofshi te lumtur!

    Respekte shume!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 27-12-2007 më 12:51
    "Carpe Diem"

  9. #29
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Urime poezise fituese*

    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    Poezi-poeme , autobiografi e dhimbshme......Perfundim inkurajues me veteinkurajim:
    "Te ardhmen te mendojme, kjo bote eshte e jona".... bukur.

    me nderime,
    bili99

    Une dy fjale i kam thene perpara se te ndahet cmimi fitues .Do them edhe dy fjali te tjera qe te perforcoj ate qe kam thene perpara.
    Perpara se te them dua te them vetem nje gje per Pratolini: une mendoj se ke shije te perkryer , nuk mund ta kontestoj ate. Duket qe di c'flet me njefjale e di definicionin e poezise dhe shkrimeve ne pergjithesi.Por, me duhet te them se je i ashper gjitheashtu dhe nuk i le vend elasticitetit te shpirtit dhe te shprehurit qe do me thene jo cdo shpirte dhe varg hyn ne ate definicionin qe ti pershkruan poezine se tek e fundit nuk do te ishte nje poezi unike asnjera qe i u permbahet atyre far rregullave qe thua ti i mungojne. Nuk do te ishte varg shpirti, nuk do te ishte varg poezie.. nuk do te quhej bile poezi, do te ish nje shkence egzakte qe do te definohej si ne rregullat qe thua ti.
    Kaq per Pratolini, qe ti drejtohem perseri as qe e bej per te kontestuar shijen e perkryer dhe ashpersine ne kritike, vec te tregoj qe ka edhe mendime te ndryshme nga nje rregull e shkruar e poezise, ka edhe perjashtime. Nderkaq qe asnjera pale nuk mund te thote se e mbart te verteten vleresuese, vleresimin meritore, fakt eshte qe pasi eshte zgjedhur nuk eshte per tu nencmuar.
    .................................................. .................................................. ....................
    Tash per menyren se si eshte shkruar, per moshen: Per hesapin tim kethimi ne femijeri, rigrumbullimi i kujtimeve me dhimbjet dhe emocionet e asaj moshe dhe shprehja si femije ne retrospektive nuk e ben autoren klase te pare o kelase te gjashte, eshte nje belbezim poetik ne retrospektive , jane shume ngjenja dhe shume kujtime te hidhura te rigrumbulluara, te ringjallura ne origjinal pra si nje femije i vertete. perjetimi i shprehur ne retrospektive nuk e ben vargun femijnore te patakat e ben perkundrazi virgjin te padjallezuar dhe triumfal njekohesisht.Thua ti qe nga keqardhja per autoren e zgjodhen poezine? une them se per menyren e perjetimit dhe shprehjes origjinale sic e di ajo vete.
    Dhe perfundimi triumfal i jep takat autopersonazhit te lodhur dhe njeriut-lexuesit ne pergjithesi qe sjelle mesazhin : Edhe pas te gjitha peripecive jetesore qe kane lene vrrage te pashlyera ne tru dhe zemer te autores perseri thote qe, e kaluara me te gjithe te keqiat nuk duhet te jete percaktuese e fatit te ardhmerise.JO NUK DUHET.....URIME

    me nderime,
    bili99

    P.S.
    Nuk e bej kete te ndjehet mire autorja, as nga zemergjeresia per ata qe kane votuar, keshtu une e vleresoj kete poezi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 27-12-2007 më 13:22
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Shume e bukur Di-ana, perse nuk e ben edhe tekst kenge,do me pelqente ta degjoja me nje melody te lehte sikur po i vjen fundi botes dhe njekohesisht gjithcka po rilind.

    nje verejtje,zakonisht kur poeti perdor engjell,i referohet dikujt,gjersa ti e ke perdorur per engjejte qe mendojme qe ekzistojne,, interesante

    Urime.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  11. #31
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Persa i perket poezise se DI_ANA-s...mua te them te drejten me ka pelqyer qysh ne fillim...ai vargu ne dukje naiv,bart ne vetvete nje madheshti te jashtezakonshme...madheshtine e thjeshtesise..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 29-12-2007 më 01:57

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Fëmijëria e Humbur:
    Nga Kryeplaku në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 13-07-2012, 08:40
  2. [Sukses] Gjendet pas 38 vitesh në Turqi Arta Tahiri
    Nga korab_2006 në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 28-10-2007, 13:25
  3. Lajmërime për personat e humbur
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 20:45
  4. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  5. Balli Kombëtar në kërkim të identitetit të humbur
    Nga DARDAN PEJA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 22:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •