Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 15 prej 15
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    114 falenderime nė 103 postime

    I fola vetvetes - Ndarja Poezi 2007

    I fola vetvetes

    Ashpėr i fola vetvetes sot
    Dhe ndjeva se ē'ėshtė ashpėrsia
    U mundova ta zbut, por mė kot
    Dhe ndjeva se ē'ėshtė mėria.

    Fjalė tė ndyra vetvetes i thash'
    Dhe ndjeva se ē'ėshtė ofendimi
    Pėrkulshėm ju luta, "Mė fal. mė fal!"
    Dhe ndjeva se ē'ėshtė pendimi.

    E mbusha vetveten me lėvdata
    Dhe ndjeva se ē'ėshtė mburrja
    Ajo iku tutje, mė la prapa
    Dhe ndjeva se ē'ėshtė humbja.

    U ula shtruar me vetveten
    Dhe ndjeva se ē'ėshtė llogjika
    Vendosa, kėshtu do tė mbetem
    Dhe ndjeva se vetvetja ėsht' timja!

  2. #2
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Mosha
    56
    Postime
    1,805
    Faleminderit
    483
    46 falenderime nė 33 postime
    Vargje te bukura pershkrimi te ecjes ne jete me vetveten-ndergjegjen.. drejt pjekurise.....bukur..dhe qe ke arritur komfortin me vetveten ,paqen me ndergjegjen kjo eshte lumturia.
    me nderime,
    bili
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #3
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 2 herė nė 1 postim
    I mungon ai kapercimi ne nivel qe eshte i domosdoshem per tu quajtur nje poet i mirefillte. Shume standarde, nuk te transmeton asnje ndjenje te vecante. Gjithsesi mund te quhet e pranueshme, aq me teper ne raport me poezite e tjera qe kam pare ketu.

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,877
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 21 postime
    Shume vargje te bukura....ishte poezia qe votova por siē thashe te gjitha po te kisha mundesine do ti votoja!

    Suksese autorit!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    I fola vetvetes, poezi e vargut tė matur dhe e ritmit.
    Nėse autori ia ka vėnė vetes detyrė tė krijojė njė tekst tė tillė poetik, kujtoj se e ia ka dalė. Por, poezia ka edhe anė tjera: temėn, pėrmbajtjen, idenė, transponimin artistik, figuracionin, gjuhėn e zgjedhur, dhe pėrmes tė gjitha kėtyre krijimin e njė teksti poetik qė ka njė mesazh qė shqetėson pėr diēka ose kėnaq shijen estetike vetėm si art. Elementet qė i ceka mė lart (ritmi, rima, strofa e rregullt, masa metrike: numri i rrokjeve brenda vargjeve) kryesisht janė anė jashtletrare. Nuk po them tė panevojshme, por ato e kanė fuqinė vetėm atėherė kur kanė edhe figuracionin, gjuhėn e zgjedhur, mesazhin poetik dhe thellėsinė, mendimin.
    Rimariumi qė hasa te kjo poezi, ėshtė gjithsesi njė melodi qė sjell ngrohtėsi, e cila lexuesin e rremben, por pėr shkak tė mangėsive tjera, nuk mund ta shoqėrojė pėr gjatė kohė.

    Pėrshėndes autorin duke i uruar sukses!
    Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!

  6. #6
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Mosha
    42
    Postime
    1,947
    Faleminderit
    62
    63 falenderime nė 54 postime
    Bashkohem me komentin e Trysil

    Urime autorit...
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2007
    Postime
    18
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    poezi e shkruar pa kujdes

    Dhe ndjeva se vetvetja ėsht' timja!...

    cfare lloj perfundimi i panjohur eshte ky? te gjithe e dine qe jo vetem vetvetja por dhe vetja, tendet jane...lol

  8. #8
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 14 postime
    Perkujdesje nuk ka, ndoshta per shkak te shkrehjes qe percillet ne vargje.

    Perseritja e disa fjaleve perbrenda nje strofe m'u duk si pamundesi per te gjetur nje fjale tjeter (zevendesim). Fill pas leximit te dy vargjeve te para, poezia u be e parashikueshme.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    62
    Postime
    2,692
    Faleminderit
    0
    56 falenderime nė 48 postime
    Citim Postuar mė parė nga Ra_ORA Lexo Postimin
    poezi e shkruar pa kujdes

    Dhe ndjeva se vetvetja ėsht' timja!...

    cfare lloj perfundimi i panjohur eshte ky? te gjithe e dine qe jo vetem vetvetja por dhe vetja, tendet jane...lol
    Ah sikur ta dinin te gjithe, c'bote qe do ishte!!!
    p.s. Qe me pyetjen dhe pergjigjen e dhene ne emer te te gjitheve, zute vend i/e nderuar kritik ne nje nga vargjet e mia. Gjejeni vete se ku.
    Respekt

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2007
    Postime
    18
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    i nderuar, s'dua ti hyj gares se kush eshte me i mencur...po flisnim per poezine tende, dhe ajo ishte verejtja ime...

    spo e gjej dot ku hyj tek poezia jote...lol

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    62
    Postime
    2,692
    Faleminderit
    0
    56 falenderime nė 48 postime
    Citim Postuar mė parė nga Rebele Lexo Postimin
    Perkujdesje nuk ka, ndoshta per shkak te shkrehjes qe percillet ne vargje.

    Perseritja e disa fjaleve perbrenda nje strofe m'u duk si pamundesi per te gjetur nje fjale tjeter (zevendesim). Fill pas leximit te dy vargjeve te para, poezia u be e parashikueshme.
    Me pelqen ashpersia ne vleresim, pasi dhe une ne shume poezi te mia jam i ashper.
    Me pelqen te shkrehem ne vargje, por mund te them me sinqeritet qe pak ja arrij ta shkarkoj ne vargje. Po t'ja kem arritur ketu(perjashto te metat qe i kam pranuar) qenka dicka e papritur dhe duhet ta rremoj per ta mesuar.
    Perseritja e disa fjaleve, vertet sjell bezdi kur nuk percjell si duhet mendimin e autorit. Mua, (mbase gaboj) me perseriteshin vetvetiu ne cdo strofe, vec se me tjeter destinacion. Po, e pranoj hapur, qe ishte PAMUNDESI ne c'ka desha te them, te gjeja fjale tjeter. Une nuk kerkoj fjale, ato me vine papritur dhe papritur zgjedh. Poezia nuk eshte fjalor ne vetvete, por fjalor qe flet.
    Ka shume raste qe mendimi i shkruesit lexohet qe ne fillim. Me ka ndodhur shume here ne jete edhe mua, ne poezira, romane, filma. drama dhe vazhdon te me ndodhe. Nuk mund te percaktoj dot se cfare shpreh ky lloj parashikimi, pasi me ka ndodhur si me krijime ordinere, amatore(nga ku s'e perjashtoj veten time), ashtu dhe me krijime profesionistesh.
    U zgjata ca, pasi morra ne konsiderate verrejtjet tuaja dhe ju lutem qe keshtu te vazhdojme ne kete forum, pasi kemi c'te mesojme nga njeri-tjetri.
    Respekt

  12. #12
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 14 postime
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Me pelqen ashpersia ne vleresim, pasi dhe une ne shume poezi te mia jam i ashper.
    Me pelqen te shkrehem ne vargje, por mund te them me sinqeritet qe pak ja arrij ta shkarkoj ne vargje. Po t'ja kem arritur ketu(perjashto te metat qe i kam pranuar) qenka dicka e papritur dhe duhet ta rremoj per ta mesuar.
    Perseritja e disa fjaleve, vertet sjell bezdi kur nuk percjell si duhet mendimin e autorit. Mua, (mbase gaboj) me perseriteshin vetvetiu ne cdo strofe, vec se me tjeter destinacion. Po, e pranoj hapur, qe ishte PAMUNDESI ne c'ka desha te them, te gjeja fjale tjeter. Une nuk kerkoj fjale, ato me vine papritur dhe papritur zgjedh. Poezia nuk eshte fjalor ne vetvete, por fjalor qe flet.
    Ka shume raste qe mendimi i shkruesit lexohet qe ne fillim. Me ka ndodhur shume here ne jete edhe mua, ne poezira, romane, filma. drama dhe vazhdon te me ndodhe. Nuk mund te percaktoj dot se cfare shpreh ky lloj parashikimi, pasi me ka ndodhur si me krijime ordinere, amatore(nga ku s'e perjashtoj veten time), ashtu dhe me krijime profesionistesh.
    U zgjata ca, pasi morra ne konsiderate verrejtjet tuaja dhe ju lutem qe keshtu te vazhdojme ne kete forum, pasi kemi c'te mesojme nga njeri-tjetri.
    Respekt
    Mondishall,
    Ne krahasim me shume te tjera ketu, poezia juaj eshte e pertypshme (ka trajten e jehones - vetes, tek vetja). Edhe vargu permbylles shpreh nje te vertete te thjeshte, por qe shpesh e anashkalojme. Per parashikueshmerine: lexon vargun ku autori ben dicka me veten dhe e hamendeson fare lehte pasojen qe ai perjeton, ne vargun pasues.
    Pershendetje!
    R.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Mosha
    32
    Postime
    2,186
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Poezia e mondishallit kjo,shume e bukur
    kam lexuar shume poezi te bukura qe ke krijuar ti.

    po ajo,, ofendova veten,dhe ndjeva se cdo te thote ofendim ........... ...............

    shume i ashper

    gjithmone eshte ajo kur ofendohesh nga tjeret eshte me e rende,sepse ofendim qe i jep vetes e di vec ti,por njekohesisht dhe me e renda.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    62
    Postime
    2,692
    Faleminderit
    0
    56 falenderime nė 48 postime
    Pa dashur tani te permend gjithe shkruesit ketu, ju shpreh pa perjashtim te gjitheve te vetmen fjale te sternjohur dhe te pazevendesueshme, FALEMINDERIT!
    Dijeni miq te dashur, qe pavaresisht nga teprimet e ndersjellta ne debate, tek une do gjeni te mirepriturin e mendimit kritik, qe i ve me te vertete pikat mbi i-ne. Nese kjo pike me bie e troket mua ne koke, s'ma keni ju fajin, po koka time. Ndryshe do t'ju trokasin ju pastaj.lol.
    Fundviti eshte dhe s'ka si mos ju uroj ju dhe gjithe forumisteve, Gezuar, per shume vjet gezuar! 2008 qofte me me shendet e suksese ne jete! Perqafime Mondi

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pak me vonese, po ja ku jam.

    Me pelqen. Nuk do rri ketu te flas per metafora, krahasime, metrik etj sepse nuk kuptoj asgje, - ato jane gjera per Profesoret, personalisht jam vetem nje Punetor i Litersise - por thjesht me pelqen ajo qe me transmeton. Eshte e thjeshte, thote diēka, e ēon konfliktin nje hap perpara dhe biles menyra e shkrimit me kujton disa kenga te Dylanit, tip Blowin in the wind apo Take a message to Mary.
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

Tema tė Ngjashme

  1. Ndarja e Maqedonisė do tė jetė e pashmangshme
    Nga Faik nė forumin Shqipe nga Maqedonia
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-05-2009, 07:00
  2. Si T’i Ndihmosh Vetvetes Nė Raste Fatkeqėsie Dhe Pikėllimi
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 19:08
  3. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 07:25
  4. Ndarja e fjalėve nė fund tė rreshtit
    Nga sadete71 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2006, 08:14
  5. Petersen: Ndarja e Kosovės nuk ėshtė opsion
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 17:39

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •