Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Një pëllumb i bardhë - Ndarja Poezi 2007

    Një pëllumb i bardhë

    Një vegim i largët çukiti vetëtimthi
    Si pëllumb në dritaren e kujtesës sime
    Në sqep dy zemra mbante si dy lule fletëkuqe
    Dhe te gusha një pështaf përplot kujtime

    Errësira mërgoi , ngrohtë më erdh ngado
    Se isha krejt e vetme, duke mardhur
    Sa dhimbje kishin sytë e atij pëllumbi
    Dhe sa i bardhë që ishte! Sa krahë të bardhë!

    Me sqep dritaren se çe hapi pëllumbi
    Dhe hyre ti duke më parë si i babëzitur
    Unë nisa të të shtrëngoja, të puthja papushim
    Por ti rrije palëvizur.

    Sytë e kaltër më panë me dhimbje dhe një herë
    Dhe sërish more fluturim për atë botë
    Me të luturat e mia që të këputnin shpirtin:
    Mos u largo!...Rri dhe pak!...Jam skllavja jote!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 05-12-2007 më 11:26

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    NJE PËLLUMBË I BARDHË

    Si pjesa më e madhe e poezive që konkurrojnë e janë me rimë, poashtu edhe kjo.
    Rima nuk është elementi kryesor në poezi. Më shumë zilkat e rimave i duan fëmijët. Këto qenë ca gjëra të përgjithshme të venerimeve të mia.

    Poezia Një pllumb i bardhë është poezi e ngrohtë dhe e ndërtuar me mjete artistike. Pëllumbi dhe një monolog i dialogizuar i autorit me te e përbëjnë subjektin poetik të poezisë. Pëllumbi ngritet në simbol: Jetë, dashuri, urtësi dhe ëndrrim.
    Pëllumbi simbol dhe dritarja e kujtesës figur janë të pakta. por simbolika e Pëllumbit e mbulon gjithë tekstin...
    Hetohet një tis i hollë romantizmi që shkrihet në realizëm.

    Përshëndetje dhe suksese!
    Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar trysil për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2007
    Postime
    18
    Sytë e kaltër më panë me dhimbje dhe një herë
    Dhe sërish more fluturim për atë botë
    Me të luturat e mia që të këputnin shpirtin:
    Mos u largo!...Rri dhe pak!...Jam skllavja jote!

    -----------------------------------------------------------------------------

    kjo strofe eshte nje shembull i shkelqyer sesi nuk duhet shkruar nje poezi, madje jo vetem kaq, por sesi duhet te flakesh pende e kompjuter kur te hipen delli te shkruash kesisoj...

    nje pyetje per te gjithe: keni ndonje klase shkolle ju qe keni marre pjese ke poezia?

  5. #4
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Lirike e holle.

Tema të Ngjashme

  1. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 12:57
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Izet Shehu
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-04-2008, 21:19
  5. Skandali i ambasadorit shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •