Një pëllumb i bardhë
Një vegim i largët çukiti vetëtimthi
Si pëllumb në dritaren e kujtesës sime
Në sqep dy zemra mbante si dy lule fletëkuqe
Dhe te gusha një pështaf përplot kujtime
Errësira mërgoi , ngrohtë më erdh ngado
Se isha krejt e vetme, duke mardhur
Sa dhimbje kishin sytë e atij pëllumbi
Dhe sa i bardhë që ishte! Sa krahë të bardhë!
Me sqep dritaren se çe hapi pëllumbi
Dhe hyre ti duke më parë si i babëzitur
Unë nisa të të shtrëngoja, të puthja papushim
Por ti rrije palëvizur.
Sytë e kaltër më panë me dhimbje dhe një herë
Dhe sërish more fluturim për atë botë
Me të luturat e mia që të këputnin shpirtin:
Mos u largo!...Rri dhe pak!...Jam skllavja jote!
Krijoni Kontakt