Amaneti im për ty
Atje më çoni në akull
në oqean
të ngrij ashtu siç jam
se Toka nuk më tret mua dhe dhimbjet që kam.
Atje më çoni,
në këtë botë një herë linda,
një herë dashurova,
dhe një herë do vdes,
e tani po ju lë këtë amanet.
'Trupi le të ngrijë po zemrën e dua jashtë,
të vrarë të copëtuar ashtu siç e kam.
Dhe një ditë kur të kalojë Ai
që unë e desha si e çmendur
jepjani...
zemra ime është tani e TIJ
dikur ja fala dhe s'e dua mbrapsht!
I thoni lamtumirë
por jo se ku jam.'
Ruaj Lidhjet