Seç m’u trembën të bukurat fjalë
Do të vijë një ditë, e fundit fjalë
Do të hesht' në buz’ të pikëllimit
Dhe dhimbje nuk do ndjej aspak
Kur të hapen plagët prej thëllimit
Do të vijë një ditë si kjo e shtunë
dhe me vete do të marr gjithçka.
Do të mbetemi qielli dhe unë….
dhe ëndrra me të thyerat krahë.
E ndjej këtë çast heshtjen e shpirtit
Si kjo stinë që është në të ikur.
Për çudi, mendim i ri më ndriti
S’ish gjë tjetër veç varg i përsëritur.
Seç m’u trembën të bukurat fjalë,
të bukurat mendime m’u trembën.
Jo,lavdine nuk e kerkova nepër varg,
vetëm ty,të të bëja të pavdekshëm.
Do të vije një ditë si kjo e shtunë,
ku ndihem gjys’e vdekur,gjys’e gjallë
dhe s’do të kem asgjë për të thënë
dhe s’do kem asgjë që të humbas…
Krijoni Kontakt