Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    114 falenderime nė 103 postime

    Perėndia e Shqiptarit - Ndarja Poezi 2007

    Perėndia e Shqiptarit

    Njė Shqiptar ecte ndėr udhė,
    I lodhur e i djersitur,
    E mė pas vendos tė ulet,
    E ti flas Zotit tė ndritur

    Zot o Zot, o Perėndi,
    Kam Atdhe a s'kam Atdhe,
    Unė e dua e mė do,
    S'bėj pėr tė, e bėn pėr ne

    Zot o Zot, ēfarė tė bėj,
    Qė Atdheun ta shpėtoj,
    T'i kthej Shqiptarėt nė rrugė tė mbarė,
    Mos ta bėjnė tė renkojė

    Rėnkon, e lėndon, nga hija e krimit,
    Vuan e mjeron, nga humbja e trimit,
    Digjet e pėrvėlohet nga urrejtja qė ėshtė mbjellė,
    Qan e loton ēdo ditė, nga fytyra me maskė tė ējerrė

    Kur e shoh, mė vjen tė qaj,
    Na mėsojnė ca tė marrė,
    Mė dhimbset nė shpirt, e ndaj sot,
    Vendosa tė flas me ju, tė na ndihmosh o Zot

    Zoti ndenji nė qetėsi, e me vėmėndje dėgjoi,
    Mori frymė thellė, thellė, e nė sy Shqiptarin shikoi,
    Ngriti dorėn, fshiu lotėt,
    E vendosi tė tregojė...

    Kur e bėra Shqipėrinė, ish e blertė dhe e bukur,
    Bėra male tė thepisura, e burime me ujė tė ndritur,
    Bėra fusha tė gjėra, prodhuese, e tė begata,
    Bėra kodra ca tė larta, tė ndalė erėn e shtrėngata

    Bėra lumenj tė pastėr, pėr tė treguar simbolin e lirisė,
    Rrjedhin, rrjedhin e nuk shterin, deri sa nė zemėr tė tyrė tė mbėrrijnė,
    Bėra pyje tė jeshiltė, plot me zogj qė kėndojnė,
    Bėra kec, edhe qengj, qė fushėn tė zbukurojnė.



    E mė pas thash me vete, tani duhet tė bėj njerinė,
    Qė tė dijė tė punojė, qė tė gjithė bukurinė,
    E vendosa ta bėj tė zgjuar, e vendosa ta bėj trim,
    E vendosa ta bėj tė fitojė, se jeton me emrin tim

    E i thashė ėshtė e jotja, zbukuroje dhe gėzoje,
    E mė tha unė e im bir do ta bėjmė, por mė pas Ti shikoje,
    Se unė tė falemnderoj pėr gjithēka qė ti mė dhe,
    Do punoj, jetoj me nder, pėr gjithēka qė bėre pėr ne

    Por s'e di ata qė vijnė, a do dijnė qė ta mbajnė,
    A do tallen me tė drejtin, e do zėnė qė ta shajnė,
    Por ta dish nėse njė ditė, do ta bėjnė Atdheun tė rėnkojė,
    Do tė ngrihem prej ku jam, e do vij tė tė tregoj,
    Se vetėm ju mbi kėta njerėz mund tė vini drejtėsi,
    Se do zihen e do grinden, e do tė bėjnė shume marrėzi

    E tani qė ti erdhe, e gjithėka ti mė the,
    Shko i qetė e mos rėnko, se tani mua mė ke,
    Shko i qetė te tė tjerėt, e tė gjithėve tregohu,
    Do tė bėhet mė e mira, pėr kėtė nga unė premtohu

    Unė do t'i jap tė drejtit, atė qė ai meriton,
    E do t'i jap mėkatarit, zėrin e fortė qė ndėshkon,
    Do ta bėjmė prapė tė mirė, tė bukur, e tė lirė,
    Do ta laj dhe pastroj, nga llumi i vjetėr e i ndyrė,
    Do t'i jap forcė, do t'i jap mėnd, e pastaj do t'i jap shpresė,
    Do t'i them ėshtė pėrsėri e jotja, do ta puth, e uroj mirembeēė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 05-12-2007 mė 11:18

  2. #2
    :)
    Anėtarėsuar
    28-02-2006
    Postime
    188
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Vargje te rende, qe ngrene peshe nacionalizmin e cdo shqiptari!

    Urime te metejshme autorit te saj!

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,877
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 21 postime
    Patriotizmi qe ngre peshe zemren....e bukur!


    suksese!
    "Carpe Diem"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    PERENDIA E SHQIPTARIT

    Poezi e gjatė 52 vargje, me metrikė jo tė rregullt. Nė katėr-pesė katrenat e para autori ėshtė munduar ta ruaj numrin e rrokjeve brenda vargjeve, por nė katrenat tjera ky rregull thehet.
    Eshtė poezi refleksive, me motiv patriotik, me rimė, ritėm..
    Nė gjithė tekstin kemi rrėfim, diskrepcion dhe tė folur tejet tė rėndomtė.
    Ka ndikime tė shumta tė romantikėve sidomos nga Naimi dhe Ēajupi.
    Pėrshkrime tė tilla, por natyrisht, gjithsesi mė poetike te kryevepra e Naimit "Bagėti e bujqėsia"
    Ideja ishte e mirė. Dialog me fuqinė supreme, por realizimi i gjithė tekstit ėshtė varfėr dhe nuk ofron kėnaqėsi estetike.

    Ky ėshtė sall mendim imi.

    Pėrshėndetje dhe sukses!
    Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2007
    Postime
    18
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    oh cfare torture...c'te kemi bere o zot...lol

    shume shume shume, po shume shume shume dobet

  6. #6
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 14 postime
    Ufff, me vjen keq qe atdhedashuria bymehet me ligjerata te pluhurosura. Nejse, une eci mbi dhe' me tim at' ne xhep.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Postime
    2
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pershendetje,

    Falemnderit per shkrimet tuaja. Une shkruajta ate qe mendova dhe ndjeva. Do te ishte shume mire sikur fjala kritik ndertuese te kuptohej me qarte nga disa. Pershendetje te gjitheve. Paqe, Nder, Njohuri, Pune

Tema tė Ngjashme

  1. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •