Existence manquée
Tik-tak, tik-tak…
Një orë dhe përdëllitja ime vrapon si e marrë
Asgjë...veç tym I shpifur duhani
Asgjë veç tym.
Gishtat e mi kutërbojnë mërzitjen dhe ethshëm përkunden neuronet
Kërkëllitja e pendimit nëpër gotë i ngatërroi si mos më keq
Sepse… nuk ka asgjë veç tym
Krijoj me mijëra Galatea dhe aty për aty I shëmb prapë
siç kam prishur me mijra kala rëre
që me tim at' kam ndërtuar anës detit…
Tik-tak, tik-tak….
Ruaj Lidhjet