Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011

    Existence manquée - Ndarja Poezi 2007

    Existence manquée


    Tik-tak, tik-tak…

    Një orë dhe përdëllitja ime vrapon si e marrë
    Asgjë...veç tym I shpifur duhani
    Asgjë veç tym.
    Gishtat e mi kutërbojnë mërzitjen dhe ethshëm përkunden neuronet
    Kërkëllitja e pendimit nëpër gotë i ngatërroi si mos më keq
    Sepse… nuk ka asgjë veç tym
    Krijoj me mijëra Galatea dhe aty për aty I shëmb prapë
    siç kam prishur me mijra kala rëre
    që me tim at' kam ndërtuar anës detit…

    Tik-tak, tik-tak….
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 06-12-2007 më 11:05

  2. #2
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Mosha
    57
    Postime
    1,804
    Egzistence...i thone...bukur tik...tak... mendoj se vargjet do te jetojne edhe pas tik..takut te fundit te autorit, detyrimisht edhe autori permes vargjeve
    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Existence manquée

    Autori i këtyre vargjeve në poezi ka një përvojë.
    Shenjat, gjuha, mjetet artistike, dhe materiali shkrihen harmonishëm në njësinë poetike. Poe e quaj kushtimisht poezi, ngase ky krijim është diçka mes poezisë dhe prozës së shkurtër poetike.
    Por, për lexuesin pak ka rëndësi gjinia. E rendësishme është sesa na kënaq ëstetikish një krijim. Kujtoj se autori e provokon lexuesin, madje edhe atë që nuk është në gjendje të kapë mirë vlerën.
    Në këtë poezi shihet se autori është i prirur kah krijimi i tekstit të abstraksionit poetik, dhe gjithsesi shumështresor.
    Është poezi e mirë...

    Përshëndetje të miqësore dhe suksese!
    Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!

  4. #4
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Te falenderoj Trysil !
    E vleresoj opinionin tend. Sinqerisht do prisja me shume deshire edhe nje kritike rreth poezise per te kuptuar se ku calon.
    Pratolini

  5. #5
    Me vjen keq te arrij ne perfundimin, qe permbajtja e kesaj poezie eshte "asgje, vec tym", sic e thote dhe vete autori. Nuk percjell asnje emocion tek lexuesi, sado qe autori i saj kerkon te ngaterrohet neper fjale abstrakte. Ana ortografike eshte e nje niveli te ulet. Nuk ekziston asnje presje apo pike, ne vendin e duhur. Plus "I-ja" e madhe mes fjalive...qe vazhdon te me sjelle tek e njejta dore prozaike.

    Pershendetje dhe suksese ne te ardhmen!

  6. #6
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Faleminderit Pisha, por te jesh e bindur qe targeti te cilin une zgjedh per te me pelqyer dhe kritikuar ne te njejten kohe, nuk ka te beje fare me dike si puna jote !
    Te pershendes !

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Pratolini Lexo Postimin
    Faleminderit Pisha, por te jesh e bindur qe targeti te cilin une zgjedh per te me pelqyer dhe kritikuar ne te njejten kohe, nuk ka te beje fare me dike si puna jote !
    Te pershendes !

    Lexuesin dhe kritikun, fatkeqesisht nuk mund t´a zgjedhesh dot ti, ose une.
    Ti kerkon te eksperimentosh me krijimet e tua, ndaj te urova suksese ne te ardhmen, pasi momentalisht nuk terhoqi asnje lexues. Ky nuk eshte vetem mendimi im, por i numrit te votave (0) qe u arrit ne kete konkurs nga 64 votues.

    P.s Se fundi, kam nje emer, te cilin nuk mund ta "pishosesh" sipas qejfit.
    Njehere ironizon, apo ben shaka njeriu. Nese do perseritje, mund te gjesh moshen tende dhe vendin e duhur (por jo me mua).

    Te pershendes dhe une!

  8. #8
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    E nderuar Palma !
    Ben gabim nese mendon se qellimi i pjesemarrjes sime ne kete konkurs ka qene te meritoja vota. Qe kete nuk do ta arrija une e kam pasur te qarte qe ne fillim dhe ky per mua eshte nje detaj shume dytesor ( por gjithsesi nje tregues i mire )
    Une respektova idene e Fiorit ( te cilen e vleresoj shume ), dhe per me teper isha i bindur se krijimi im do sillte dicka me alternative ne konkurim ( sic shpresoj te kete sjelle )
    Une i perkas nje zhaneri dhe nje formimi te tille letrar dhe artistik qe shume pak pelqehet nga masat, dhe per kete jam i ndergjegjshem.
    Ajo qe te tjeret nuk po kuptojne ketu eshte se kritika ime e rrepte, nuk eshte aspak dashakeqese por nje tentative per te sensibilizuar cdo krijues se ketu pervec anes masive, duhet te kemi edhe prirjet tona origjinale dhe ekscentrike, sado te papranueshme qofshin keto per te tjeret.
    Gjithsesi te falenderoj per kritiken tende !

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    63
    Postime
    2,690
    Tashme "loja" e kritikes u hap dhe kjo sa me emocionon dhe "tremb", aq dhe me meson e kenaq. Pratolini nese do dhe besoj qe do doje ne vazhdimesi, mund te kontribuoje shume ne te mire te krijimtarise se gjithsejcilit. Tjeter gje jane ngacmimet e castit, qe me siguri e ka ne dore t'i anashkaloje. Vetem keshtu do ndjejme kulture ne debate dhe rritje cilesore ne krijimtari. Une besoj dhe pranoj kete nderhyrje me vend te kritikes dhe pershendes dashamiresit e saj. Respekt.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    Existence manquée


    Tik-tak, tik-tak…

    Një orë dhe përdëllitja ime vrapon si e marrë
    Asgjë...veç tym I shpifur duhani
    Asgjë veç tym.
    Gishtat e mi kutërbojnë mërzitjen dhe ethshëm përkunden neuronet
    Kërkëllitja e pendimit nëpër gotë i ngatërroi si mos më keq
    Sepse… nuk ka asgjë veç tym
    Krijoj me mijëra Galatea dhe aty për aty I shëmb prapë
    siç kam prishur me mijra kala rëre
    që me tim at' kam ndërtuar anës detit…

    Tik-tak, tik-tak….
    Urime Pratolin,
    poezi e filluar mire!

    Vetemse ,ajo qe nga trysil u quajt “dicka mes poezise dhe prozes se shkurter poetike”, per mua s`eshte vecse Renja e Poezise.Eshte pikerisht kalimi nga poezia ne proze ku autori ,ate qe e ka filluar bukur (nga vargu tik –tak deri te vargu i V-ste) e vazhdon me fjale pershkruese(qe s`jane me fjale poezie po proze ) qe s`e mbajne dot nivelin e filluar artistik!

    Per mua kjo eshte poezi e filluar por jo e mbaruar!
    Me e rendesishmja : autori ka dore per poezi te mirefillta!Mirepo atij i duhet perkushtim me i madh, ne menyre qe inspirimet e castit ,jo vetem te filloj t`i shprehe me vargje te qelluara por edhe t`i vazhdoje ashtu deri ne perfundimin e poezise.
    Perndryshe, kjo ishte poezia qe me pelqeu me se shumti.
    Te tjerat… disi s`i kapa si duhet.

  11. #11
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Kjo poezi dhe Det-varr ishin poezite e mia te preferuara. Te tjerat s'me bene ndonje pershtypje. Perpjekja per rime "perfekte" ngushton vizionin e poezise/ndjenjes, rrjedhimisht shume prej tyre m'u duken shabllone. (Ky eshte mendimi im personal dhe jo profesional.) Si lexuese urrej "monotonine rimike" ne poezi.

  12. #12
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Kandili, e vleresoj kritiken tende.
    Eshte e vertete qe ritmi poetik bie pak ne mesin e poezise dhe kritika jote eshte e gjetur. Une do perpiqem ta perpunoj duke i dhene nje version tjeter ketij krijimi.

    Lioness, te falenderoj per komentin tend !

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    858
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Kjo poezi dhe Det-varr ishin poezite e mia te preferuara. Te tjerat s'me bene ndonje pershtypje. Perpjekja per rime "perfekte" ngushton vizionin e poezise/ndjenjes, rrjedhimisht shume prej tyre m'u duken shabllone. (Ky eshte mendimi im personal dhe jo profesional.) Si lexuese urrej "monotonine rimike" ne poezi.
    ke shprehur edhe mendimin tim luaneshe (si eshte e mundur qe kemi gjithmone mendim te njejte ne te dyja?)

    mua me duket se rima e kerkuar ta fut ne kornize mendimin....(flas per rastet kur rima eshte e kerkuar me sforco )

    komplimente pratolini....

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    AUTORËVE U DËSHIROJ SHQETËSIME POETIKE

    Sipas venerimeve të mia, pra me sa kam mundur të vërej, vlerësime lidhur me krijimet pjesëmarrëse në Konkursin Letrar, kanë dhënë edhe vetë autorët. Mendoj se kjo nuk është në rregull. Ata duhet të janë vetëm pjesëmarrës, por jo edhe vlerësues e votues.

    A ka pasur mundësi të ndodhë loja unë ty, ti mua...?!

    Mbase, këtë vërejtje miqësore, moderatorët do ta kuptojnë si qëllimirë dhe në të ardhmën do të eleminohen kjo dhe ndonjë dobësi eventuale.

    I përshëndes të gjithë pjesëmarrësit e konkursit duke u dëshiruar shqetësime të mëdha poetike...
    Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!

  15. #15
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011
    trysil, konkursi u mbyll ne daten 25. Deri ne ate date, asnje autor nuk ka komentuar per shkrimin e tij Tani gjithcka eshte pas 'fakteve'...

    Gezuar Festat
    Fiori

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Sinqerisht, kërkoj ndjesë.
    Nuk kam shikuar datat, dhe nëse është ashtu siç thua ti, është mirë ta fshini postimin fare.

    Fiori, gëzuar festat!
    Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!

  17. #17
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Me pelqen kjo duhme e perhirte. Urime autorit!

  18. #18
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Faleminderit Rebele.
    Me perkedhel sedren menyra e thjeshte me te cilen e perkufizon gjendjen qe te jep poezia ime !

    Pratolini

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2007
    Postime
    18
    nuk e kuptoj fjalen perdellitje... deri me sot njoh " perdellim", por ketu sikur s'kane te njejtin kuptim. ideja e mungeses se peshes a ekzistences, eshte e rrahur shume. ndihet qe ka nje stil me te kujdesshem se tek shum poezi ketu, por mungon ajo gjeja qe e ben nje poezi te mire, roberuese, a goditese.

  20. #20
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Nga mijera anetare kane votuar nje numer minimal. Duhej te kishte me shume hapesire! Personalisht nuk kam votuar por voten time meriton Existence manquée te tjerat ishin vetem renditje fjalesh!



    URIME autorit!
    • The rest is silence.


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndarja e Maqedonisë do të jetë e pashmangshme
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-05-2009, 07:00
  2. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  3. Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit
    Nga sadete71 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2006, 09:14
  4. Petersen: Ndarja e Kosovës nuk është opsion
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 18:39
  5. Ligjerohet ndarja e Mitrovices
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-01-2003, 16:07

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •