Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011

    Shërbim lakuriq - Ndarja Poezi 2007

    Shërbim lakuriq

    Në këtë ndërrim shekujsh
    Në Ballkanin e trazuar
    Epshet shtazarake për tokë
    U paguan me gjak e kokë.

    Më nxorën nga shtrati,
    Para fëmijëve m’u zbulua shtati,
    Kolektivisht më dhunuan,
    Edhe shoqet shumë duruan.

    Na detyruan: darkën e dreqit
    Ta shërbejmë me trupat tanë!
    Duke kënduar e shërbyer lakuriq
    Atëherë kur fara jonë-konsiderohej hiç!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 05-12-2007 më 13:03

  2. #2
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Mosha
    57
    Postime
    1,804
    realitet i dhimbshem qe me shkakton aq dhimbje sa vete perjetuesit...s'mund ta lexoj per se dyti.
    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    SHËRBIM LAKURIQ

    Poezi me tri katrena dhe me rimë të alternuar. Poezi me mesazh të qartë që jep fotografinë e një momenti tragjik. Absurdi dhe shtazarakja, trauma janë dhënë përmes një gjuhe pa shpërthime të thella poetike.
    Dhembja e autores, është edhe dhembja ime. Nëpër atë kalvar kemi kaluar...
    Në katrenën e parë shihet një tendencë për të folur paksa më të thellë poetikë, por gradacioni në dy katrenat në vijim bie.

    Autorës i uroj sukses sinqerisht!
    Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!

  4. #4
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Permbajtja eshte e bukur (ka gjetje), por ekzekutimi i idese ne poezi le shume per te deshiruar.
    Per mua, subjekte kaq te renda (rrenqethese) kerkojne varg te lire (ose te pakten jo ritem te haperdare) per tu percuar fuqishem.

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  3. Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit
    Nga sadete71 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2006, 09:14
  4. Profesor Hamit Beqja tregon se si ...
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 14:02
  5. Lakuriq sonte...
    Nga arusha84 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-02-2003, 22:18

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •