Shërbim lakuriq
Në këtë ndërrim shekujsh
Në Ballkanin e trazuar
Epshet shtazarake për tokë
U paguan me gjak e kokë.
Më nxorën nga shtrati,
Para fëmijëve m’u zbulua shtati,
Kolektivisht më dhunuan,
Edhe shoqet shumë duruan.
Na detyruan: darkën e dreqit
Ta shërbejmë me trupat tanë!
Duke kënduar e shërbyer lakuriq
Atëherë kur fara jonë-konsiderohej hiç!
Ruaj Lidhjet