Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Është koha për.... - Ndarja Prozë 2007

    "Është koha për.... "

    E ndien frymarrjen e pemëve të trishtuara nga koha,
    nga fakti i të qënit në vetmi, aty mes rrugëve
    të zbrazura ku unë eci dhe nuk dua të prekem prej
    asgjëje.

    Sot u zgjova ndryshe u çova mora frymë, jetova ndryshe
    ....ndryshe nga ato 20 vitë që kisha jetuar deri tani.
    Kur pashë veten në mëngjes atje mes kristalit të
    ngjitur në mur nuk e besova se isha unë...vështrova
    thellë në heshtje në çmenduri një kufomë e vdekur që
    jeton në mes të një kaosi...dhe faji i kësaj ishe
    ti....

    Dridhem e tëra..dhe nuk gjej më forcë për të jetuar
    pushtohem e gjitha nga frika dhe nuk gjej dot më forcë
    për të ulëritur, për t'i thënë botës "Mëso prej meje,
    s'të mjaftoj unë copëza e vdekur, qënie e
    papërfillshme" ...atje ku në rrugë më shtypin dhe unë
    nuk them dot "Ndal", atje ku më godasin dhe une nuk them
    dot "Përse" atje ku dua të ringrihem po këmbet nuk ecin
    si më parë.....

    Sot u çova ndryshe, jetoja ndryshe ....ndryshe,
    pa flokët e mi të bukur mbi supe,
    pa buzëqeshjen mes dy syve përvëlues,
    pa ëndrrën e një jete....


    Dhe faji ishe vetëm ti....mu kujtua një ditë më parë
    kur krevat për ëndrrat e mia zgjova stolat e një parku
    në të ftohtin e dimrit në këtë qytet aty ku binte borë
    dhe njerzit gëzoheshin....oh Zot sa kontraste ka ky
    dimër në këtë qytet..dy hapa para një gëzof që
    shtrihet mbi trupin e dikujt të jep përshtypjen e një
    qyteti pasanikësh..dy hapa pas jam unë që po
    dridhem aty në të ftohtin e acartë dhe ndiej nevojën
    tënde nëpër damar....

    Ti më thërret, çohem, bie, mundohem ,qaj ,,,thërras
    askush asnjë dhe asgjëkundi....

    Sot u çova ndryshe...po mundohem të jetoj pa ty,
    por ti s'më lë të qetë...po mundohem të çohem
    mbi një këmbë të vrarë por plaga më therr....
    po mundohem të kthej buzëqeshjen e bukur..
    por sytë janë errur e më nuk shikojne...
    je ti që kushedi sa njerëz në këto momente
    si unë po i torturon...

    Nuk mundem dot..hapat e mi ishin deri këtu..
    një dy tre...unë ika...
    mëso ti prej ikjes sime..nëse e do jetën..
    dashuroje atë, nëse e do gëzimin jetoje atë nëse
    e do shpresën beso në të ,nëse e do vetveten mos e
    përdor kurrë këtë ....

    Ajo u fut mes damarëve të mi një dite të bukur
    maji...dhe u varros aty....kurse une ika nga kjo
    botë pa e marr vesh kush dhe pse......vetëm damarët e
    mi e kuptuan se efekti i saj për jetën shteroi..

    Ajo është e bardhë si bora.......e bardhe ...e
    pagëzuar me emrin drogë...

    Unë ika.....sa e ftohte paska qënë kjo botë....
    sa e ftohtë !

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Është koha për...

    "Është koha për..." është tekst poetik. Këtu kemi gërshëtimin e poezisë dhe prozës, ndaj si i tillë ky krijim quhet prozë poetike. Proza poetike kryesisht nuk ngatërrohet me ngjarjen. Ajo e shpërfill këtë dhe krijon të imazhin poetik, në të cilin paksa më vështir depërtohet.
    Në këtë prozë poetike, kemi boten e brendshme të personalitetit të thyer dhe të zhgënjyer, e cila botë na jepet përmes të folurit poetik, figurës...
    Heroi i këti krijimi është i mbyllur në vete, pesimist dhe i papërspektivë. Bota e tij është e errët, por, kur ai mendon, thellohet dhe preokupohet me botën që e rrethon, e ndjen të ftohtë,indiferente, injorante, absurde. Ai, pra heroi lirik, e sheh të tillë, sepse ndoshta pikërisht indiferenca e saj e ka quar deri te përdorimi i drogës: vetëshkatërrimi.
    Citojmë:
    Unë ika.....sa e ftohte paska qënë kjo botë....
    sa e ftohtë !

    Autori e mbyll ligjerimin e tij poetik me një dhimbje të pakrahasueshme, ku heroi lirik ikën dhe njëkohësisht akuzon...
    Atori, gjithsesi me përvojë, përdor, siç thashë më lart, një gjohë poetike si kjo: E ndien frymarrjen e pemëve të trishtuara nga koha,
    Krijimet e tilla me vështirësi komunikojnë me lexuesin, pasi që janë tekste të dendura.

    Autorit i uroj suksese!
    Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!

Tema të Ngjashme

  1. Ndarja e Maqedonisë do të jetë e pashmangshme
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-05-2009, 07:00
  2. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  3. Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit
    Nga sadete71 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2006, 09:14
  4. Moore: Ndarja e Kosovës, recetë për rindezje të konflikteve
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 23:53
  5. Petersen: Ndarja e Kosovës nuk është opsion
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •