Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    "Besimi fitohet,por nuk dhurohet"!

    Besimi eshte ai qe perben bazen e relacioneve tona.Ai eshte i ndertuar me ndergjegjshmerine, ndershmerine,mbi llogjiken dhe arsyen dhe eshte shqise e angazhimeve te bera ndaj njeri tjetrit.Besimi eshte si uji,ai mund te shnderroje nje oasis ne shkretetire dhe nje shkretetire ne nje oasis.
    Eshte nje shprese teper e forte qe ne ja kushtojme nje njeriu ose shume personave,nje ndjenje sigurie,nje asurance ku ne te cilen mendojme qe asgje e keqe nuk mund te na gjeje pret atyre,te cileve ua kemi kushtuar.
    Nje ndjenje qe ne ndjejme drejt ketyre personave ose nje te vetmi me bindjen e plote qe kurre nuk mund te na tradhetojne!
    Nje ndjenje qe eshte teper e rendesishme si per dashurine ashtu edhe per miqesine.
    Ashtu si ai besim qe mund te kete nje bebe ndaj nenes se tij.
    Besimin ne ua japim me sy mbyllur njerezve qe duam,pasi mendojme se eshte teper i rendesishem per tu dhene ne ē'faredo lloj lidhje qofte miqesore apo sentimentale.
    Mund ta identifikojme si nje "person te sigurt".Meqenese ky besim eshte baze ne nje relacion,eshte mese teper llogjike qe duhet te jepet i dyanshem ne te gjitha rastet.
    Besimi eshte nje lufte kenaqesie dhe ndarjeje kunder indiferences,por qe mund te fluturoje dhe te zhduket shume lehte,kur ai te cilit ose ciles ja kemi dhene,ka abuzuar ne perfitim te kenaqesise personale dhe duke bere keq ne kete menyre atij te cilit ja ka marre!
    Po mos ekzistonte besimi nuk mund ti afroheshim dot nje personi,eshte nje ndjenje qe na jep kurajo dhe siguri ne ēdo vend dhe ne ēdo moment.Me mungesen e tij asnje gje nuk do te mund te benim ne jeten tone.
    Shume nga ne besojne teper kollaj,shume te tjere jane me te arsyeshem,shume te tjere kerkojne prova per te dhene besimin te tjetri....meqenese karakteret tona jane te ndryshme,dhe grada e besimit qe japim eshte e ndryshme!
    Po ama nje gje e kemi te gjithe te perbashket....nje dite humbim besimin te dikush dhe eshte teper e veshtire qe ta krijojme per se dyti.
    Eshte ky zhgenjim per diēka qe e dhame me zemer dhe pa ndrojtje,diēka qe e besuam te paster dhe te sinqerte,diēka per te cilen kemi qene verberisht dhe marrezisht ne bindje te plote per tjetrin.

    Nje shprehje thote "Besimi fitohet por nuk dhurohet"!
    Po a nuk jemi ne vete ata qe e japim dhe e marrim pa patur arsyet dhe pa kerkuar provat,thjesht sepse te tille e ndjejme ne zemer.

    Cili eshte mendimi juaj per kete shprehje?
    A mund te besojme kur kemi humbur besimin te tjetri?
    Ju ka zhgenjyer ndonjehere "besimi i dhene"?!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028
    DI_ANA :

    Cili eshte mendimi juaj per kete shprehje?
    "Besimi fitohet,por nuk dhurohet"!

    Respekte.


    Pershendetje DI_ANA ,

    Definitivisht sot gjindemi ne nje kohe ku njerezve i eshte shtuar mizoria , i besohet tradhtarit e nuk i besohet besnikut , njerezit qe ne fakt ishin te besueshem behen tradhtare , ka filluar te humbet sinqeriteti neper zemra , sot njerezit mirepresin njeri-tjetrin duke iu ruajtur sherrit qe mund te vie nga njeri-tjetri , deshirat e njerezve jane duke ndryshuar cdo seconde , genjeshtra lejohet s'ka lidhje nese loz me ndjenja te njerezve , viktimat kryesisht jane ata te pafajshmit te cilet e besojne nje gje te tille , kto jane disa nga arsyet te cilat te dergojne tek tradhetite , ne keto gjera gjithashtu ndihmojne edhe shpifjet .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gimi3 : 04-12-2007 mė 17:33
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  3. #3
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028
    DI_ANA:

    A mund te besojme kur kemi humbur besimin te tjetri?

    Respekte.
    Nese e analizojme termin besim - besueshmeri atehere i bie keshtu :

    Besim do tė thotė: njohje me zemėr, pohimi me gjuhė dhe zbatimi i obligimeve nė praktikė.

    Rastesisht qellova prane TV-se ishte nje film i mire , e kam zakon ... mundohem cdo dite te mesoj dicka te re ... ishte nje film boks , fatkeqesisht humbi personazhi kryesor , mirepo trajneri i tha : " Kuptoje nje gje , nese nuk te ka mbytur , atehere dije se te ka bere me te forte "

    D.m.th. Na ka thyer premtimin , ka humbur besimi tek ai person , na ka lenduar , kjo s'do te thote qe nuk kemi perfituar dicka , pervoja eshte ajo cfare kemi perfituar , pervoje kjo se si te sillemi herave tjera me njerez te tille qe kane me shume se 2-3 fytyra !

    Une mendoj qe sot ka plot njerez qe ne shikim te pare duken koxha te besueshem , njerez qe te mahnitin me fjalet e tyre ! Cfare duhet te bejme ne kete rast ?! Eshte mire t'i japim dicka ne bese , jo per t'ia zbuluar te metat , mirepo ta vleresojme se a eshte me te vertet njeri te cilit mund ti besosh !?

    Ia vlen ti besosh te tjereve edhe nese na ka humbur besimi tek tjetri , me kalimin e kohes fitohet e verteta nga ata e nuk shitet kurrsesi , ashtu sic blehet urtesia dhe miresjellja e personit tek i cili jemi duke e vleresuar se a mund te kemi besim tek ai/ ajo ... kuptohet te mundohemi qe kjo te behet me mendjemprehtesi.

    Respekte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gimi3 : 04-12-2007 mė 18:01
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga gimi3 Lexo Postimin
    Besim do tė thotė: njohje me zemėr, pohimi me gjuhė dhe zbatimi i obligimeve nė praktikė.

    Ia vlen ti besosh te tjereve edhe nese na ka humbur besimi tek tjetri , me kalimin e kohes fitohet e verteta nga ata e nuk shitet kurrsesi , ashtu sic blehet urtesia dhe miresjellja e personit tek i cili jemi duke e vleresuar se a mund te kemi besim tek ai/ ajo ... kuptohet te mundohemi qe kjo te behet me mendjemprehtesi.

    Respekte.

    Jam shume dakort me ty per te gjitha ato qe thua...
    Nuk kemi pse denojme te tjere thjesht prej mungeses se besimit qe na ka shkaktuar dikush te cilin e besonim ne menyre te padiskutueshme.
    PO them qe edhe kur arrijme pastaj te besimi qe duhet ti japim dikujt tjeter,nuk mendoj se e kemi edhe aq te lehte!

    respekte
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Besimi ėshtė ajo fuqi e cila e drejton anijen e ndjenjave dhe botėkuptimeve tė njeriut nė oqeanin e jetės, besimi ėshtė rruga e sigurt nė tė cilėn njeriu e gjen rehatinė shpirtėrore dhe na garanton shpėtimin...
    "Carpe Diem"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •