Sapo pashe filmin "Bowling for Columbine" dhe me beri te mendoj shume thelle (nje veper qe shume pak filma e arrijne) per vendin ku jetoj dhe kerkoj te ndertoj nje te ardhme, Ameriken.
Po ajo qe pashe (jo se ishte e panjohur) me tronditi me te vertete. E verteta e hidhur se Amerika eshte nje shoqeri qe mbizoterohet nga frika, dhe jo nga frika e gjerave qe ndodhin po nga frika e gjerave qe "mund te ndodhin" dhe ne shumicen e rasteve nuk ndodhin.
Nga se ka frike Amerika?
Pergjigja eshte e tjeshte-nga gjithcka
frike se mos humbim punen
frike nga zezaket
frike nga emigrantet, sidomos ata me ngjyre
frike nga semundjet
frike nga droga
frike nga terroristat
frike nga shoferet e pire
frike nga pirja e cigares
frike nga qeveria
frike nga sida
frike nga komunizmi, homoseksualizmi, myslimanizmi
frike nga pesha e tepert
frike nga prifterinjte pedofile
frike ti bertasesh femijes tend
frike nga gruaja se te fut ne burg
Lista vazhdon e shtohet cdo dite me "arsye" te reja pse te kemi frike nga cdo gje rreth nesh. Kjo frike "fryhet" nga lajmet e mbremjes qe reklamojne me te madhe se "ti mund te vdesesh nga nje agjent i fshehur ne dhomen tende te gjumit" ose nga nje "virus qe e ke me vete ne ushqimin e drekes". Media gjen lloj lloj arsyesh si ti beje me interesante lajmet, vetem e vetem qe te kete sa me shume shikues per perfiimet e tyre, packa se konsekuencat i vuajne njerezit e thjeshte.
Rezultati eshte nje popullsi e veshur me frike nga cdo gje qe e rrethon qe e ben jeten e perditshme me te tensionuar dhe si efekt kriojn probleme psikologjike ne nje numer te madh njerezish. Prandaj Amerika kryeson boten e zhvilluar per numrin e Psikiaterve.
Keto fenomene dihet qe ekzistojne, por zelli i mediave per ti fryre tej propporcioneve qe u perkasin, shkakton kete ortek te pandalshem te frikes Amerikane.
Fatkeqesia qendron ne faktin se duam s'duam, duke jetuar ketu, dhe ne biem pre e kesaj frike te pabaze.
Z
Krijoni Kontakt